diskutime

AMBASADORET-e-BE-1280x720.jpg
ent ela18:10 | 13/06/2018

Ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur për të diksutuar mbi hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Midis tyre nuk kanë munguar vendet skeptike që kërkojnë realizimin e plotë të reformave të kërkuara.

“28 ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian janë mbledhur këtu në ndërtesën e Këshillit të ministrave të Bashkimit Europian për të diskutuar ndër të tjera edhe për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Diskutimet janë fokusuar në dy kampe: Ambasadori gjerman ka deklaruar, se Gjermania pret vendimin e parlamentit federal, Bundestagut, ndërkohë që ambasadori francez është shprehur se Franca është  kundër zgjerimit aktualisht. Edhe pse ky qëndrim është i përgjithshëm, sipas Francës, vende që pretendojnë ngjitjen në një shkallë më të avancuar të integrimit europian si Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kryejnë reformat e brendshme në kuadrin e forcimit të shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Ndërkohë, që ambasadori holandez ka thënë se qëndrimi i Holandës do jetë strikt dhe i ndershëm lidhur me atë nëse janë përmubushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Shtetet e tjera anëtare duket se janë në favor të hapjes së negociatave, por jemi ende larg arritjes së unanimitetit për vendimin e ministrave të jashtëm të BE-së 26 qershorit që do t’i prijë vendimit zyrtar të liderëve europianë në 29 qershor”.

Diskutimi i ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian i paraprin vendimit që ministrat e jashtëm të kësaj organizate do të marrin në 26 qershor lidhur me negociatat e anëtarêsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian. Vendimi i ministrave të jashtëm do të shërbejë si bazë për vendimin zyrtar të liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian në 29 qershor.

Ndër shqetësimet e ngritura nga disa shtete anëtare skeptike për Shqipërinë, janë se zbatimi i reformës së drejtëisë është ende në fazat e para dhe është herët për të bërë vlerësimin e kësaj reforme dhe në veçanti të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Po, ashtu është artikuluar, se korrupsioni mbetet një problem serioz dhe reflektohet edhe në gjirin e administratës publike dhe te forcave të rendit. Për luftën kundër krimit të organizuar rezultatet e paraqitura janë të pamjaftueshme, ku numri i padive dhe dënimeve përfundimtare për krime të rënda mbetet shumë i vogël, ndërkohë që kërkohet intensfikimi i luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikut të drogës.

Për Maqedoninë, reforma e re e drejtësisë sapo ka filluar dhe kërkon një proces të gjatë dhe një qasje të re. Autoriteteve maqedonase u kërkohen përpjekje për depolitizimin e administratës publike dhe punësimin e punonjësve të administratës bazuar në parimin e meritokracisë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk ka dhënë ende rezultate të mjaftueshme dhe ka defiçencë strukturore dhe operacionale të kapacitetit të institucioneve për të luftuar korrupsionin.

Gazetare e ABC News: Erisa Zykaj

 

 

PD-GRUP-PER-PROTESTEN-1280x720.jpg
ent ela15:26 | 09/04/2018

Si deklaroi vetë Lulzim Basha pas takimit me aleatët parlamentar ditën e premte, opozita i rikthehet protestave pas festës së pashkëve ortodokse.

Kreu i opozitës gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në vend, deklaroi  mbështetjen për protestën e ditës së nesërme të paralajmëruar nga bizneset e vogla se do të ulin qepenat prej orës 11:00 deri në 12:00.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike pritet të zhvillojë një mbledhje në selinë blu rreth orës 18:30 ku deputetët pritet të diskutojnë për vazhdimsinë e aksionit të mosbindjes civile, thirrur nga kjo force politike.

Pas bllokimit të katër akseve rrugore në Shqipëri të ditës së enjte, shkak për procedimin e thuajse 30 deputetëve dhe kryebashkiakëve opozitar, Partia Demokratike pritet të artikulojë planin për vijimin e kësaj proteste./abcnews.al

vlcsnap-error899-1280x720.jpg
us er11:24 | 24/11/2017

Udhëheqja e Partisë Social Demokratike gjermane deklaroi mëngjesin e së premtes  se ishte e hapur për diskutim për krijimin e qeverisë së re, duke hequr dorë nga kundërshtimi  për një aleancë me Angela Merkel.

“PSD është e bindur se duhet të vijojë diskutimet  per krijimin e qeverisë së “, tha sekretari i përgjithshëm i i Partisë Social-demokrate Hubertus Heil, pas takimit 8 orësh me udhëheqësit e saj përfshirë dhe kreun e kësaj force Martin Schulz.

Deri më tani ky i fundit kishte hedhur poshtë kategorikisht çdo ide për të zgjatur koalicionin aktual mes partisë së tij dhe konservatorëvee të Angela Merkel pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit,  ku PSD-ja e shënoi një humbje të thellë. Maqrtin shulc kishte mbështetur deri tani opsionin e zgjedhjeve të reja.

Por presioni po rritet në lëvizjen e tij për një ndryshim të kursit, veçanërisht pasi Presidenti gjerman Frank-Valter Steinmeier, edhe ai vetë një Social Demokrat, deklaroi se dëshironte që të shmangeshin zgjedhjet e reja dhe iu bëri thirrje të gjitha palëve që të gjenin zgjidhje të krizës.

Sekretari i Përgjithshëm Heil tha se po pret propozimet nga Presidenti Steinmeier, i cili do të takohet përsëri javën e ardhshme me presidentët e grupeve parlamentare nga të gjitha partitë. “PSD nuk mund të sillet si një fëmijë që sulmon nga qoshja”, tha një tjetër përfaqësues i rëndësishëm i PSD-së, ministri aktual i drejtësisë Heiko Maas.

Zëra të tjerë brenda Partisë Social-Demokrate gjermane kanë folur në mbështetje të formimit të një qeverie të pakicës të udhëhequr nga Konservatorët, një opsion që Merkeli deri më tani e ka përjashtuar.

Të hënën e kaluar, vetëm disa orë pas dështimit të negociatave qeveritare për krijimin e një koalicioni mes konservatorët, liberalëve dhe ambientalistëve, udhëheqja social demokratik përsëriti refuzimin e saj për të marrë pjesë në një koalicion të madh të ri me konservatorët./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono