disa

brtitani-1280x705.jpg
Sej rie10:30 | 10/08/2019

Britania e Madhe është përfshirë të premten në kaos për shkak të ndërprerjes së energjisë. Pjesa më e madhe e Londrës dhe disa qytete të tjera si Liverpool, Glasgoë, Uells, dhe Manchester kanë qëndruar për disa orë në errësirë. Ndërpreja e energjisë elektrike ka prekur linjat e transportit dhe semaforët duke shkaktuar kaos kombëtar në të gjithë vendin. Trenat u vonuan dhe u anuluan në të gjithë Anglinë dhe Uellsin, dhe semaforët në Londër pushuan së funksionuari. Ndërkohë, qindra mijëra njerëz janë prekur nga ndërprerja e madhe e energjisë edhe në shtëpitë e tyre. Autoritetet thanë se ndërprerja e energjisë ishte shkaktuar nga një problem me dy gjeneratorë të energjisë dhe se defekti është rregulluar./ABC News Albania 24/7

kqz-4-1280x714.jpg
Sej rie09:45 | 12/07/2019

Një lloj si PS në vitin 2009, as PD tani nuk do të marrë nga KQZ listën e pjesëmarrësve në votimet e 30 qershorit. Komisioni  argumenton se ky dokument elektoral mban të dhëna personale, e nuk mund të jepet, ndërsa PD do të marrë gjithë informacionet e tjera që janë jashtë kutisë së materialeve zgjedhore, sic janë procesverbalet apo pamjet filmike gjatë numërimeve.

Partia Demokratike nuk do të mundë të verifikojë nëse kutitë e votimit u mbushën apo jo nga komisionerët e Partisë Socialiste.

Kjo pasi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos i japë opozitës listën e pjesëmarrësve në votime, dokument që është brenda kutisë së materialeve zgjedhore.

Komisionerët qendrorë të PS, përdorin sot të njëjtin argument që PD përdori në vitin 2009, kur refuzoi Ramën në fushatën e tij “hap kutitë ose largohu”.

Ndërkohë, KQZ është duke i përgatitur Partisë Demokratike të gjitha materialet e tjera që ka kërkuar, që janë jashtë kutive, si tabelat e rezultateve apo pamjet filmike të të gjitha grupeve të numërimit./ABC News Albania 24/7

biii-1280x732.jpg
Sej rie23:30 | 19/06/2019

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot 10 audio-përgjime të tjera, pjesë e dosjes “184” se hetimit për dyshimet për shitblerje votash në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Dibrës në 2016.

Në këto përgjime dëgjohen biseda të disa eksponentëve lokale në Dibër me disa ministra e deputete të PS-së.

Në audio-përgjimin e parë të publikuar nga “Bild” dëgjohet një bisedë telefonike e ministrit Damian Gjiknuri drejtues politik i PS-së në qarkun e Dibrës në 2016 me shefin e policisë Robert Aga dhe një person të quajtur Bekim Krashi. Fjala që përdor Gjiknuri për rezultatin e PS në Dibër është “tërmet”.

 

Me të njëjtin përcaktim “termet” shprehet Gjiknuri edhe në një bisedë telefonike me Ymer Lalën, të cilësuar nga “Bild” në komentin që shoqëron audio-përgjimin, si një bos i krimit.

Edhe një bisedë tjetër e publikuar nga gazeta gjermane ka protagonist Gjiknurin dhe Lalën

Ky personazh Ymer Lala shfaqet në shumë nga audio-përgjimet e publikuara nga “Bild”. Në një nga bisedat telefonike Ymer Lala vihet në dijeni nga nipi i tij për investigimin e një programin televiziv për zgjedhjet në Dibër.

Në një tjetër bisede Ymer Lala informohet nga një person i panjohur se kreu lokal i FRD ka votuar kandidatin e PD-së.

Në audio-përgjimin e aradhes, dëgjohet Ymer Lala në  bisedë me një qytetar me emrin Ardit.

Një tjetër person Ymer Lala e instrukton të kthejë mbrapsht kartat ID.

Ndërsa në 3 biseda të tjera telefonike me 3 persona të panjohur për publikun, Ymer Lala tregon për njohjen që ka me Kryeministrin Rama.

Në një tjetër përgjim të publikuar nga “Bild” dëgjohen tre deputetë të PS Xhemal Qefalia, Saimir Tahiri dhe Ulsi Manja që bisedojnë me shefin e Policisë së Dibrës Robert Aga./ABC News Albania 24/7

klp.jpg
nev ila18:01 | 15/04/2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka pranuar që të marrë pjesë në mbledhje anëtari më i ri Vatë Staka, pasi ligji thotë se  anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh. KLP ka caktuar me afat 3 mujor, drejtuesit e rinj të prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të udhëheqësve të mëparshëm.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në mbledhjen e kësaj të Hëne nuk ka pranuar që ta marrë pjesë anëtari më i ri, Vatë Staka i cili u zgjodh më 11 prill nga asambleja e prokurorëve.  Sipas nenin 116 ligjit 115/2016, anëtari i ri merr pjesë në mbledhjet e Këshillit pas përfundimit të afatit të ankimimit prej 5 ditësh.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi raportin për analizën e aftësive profesionale të prokurorëve, një pjesë e të cilëve janë kandidatë për SPAK dhe do të kenë përparësi në procesin e vetingut. Prokurorët që janë vlerësuar në kuadër të rivlerësimit kalimtar janë:

Manjola Kajani

Ened Nakuçi

Eugen Beci

Njazi Seferi

Doloreza Musabelliu

Blerim Tominaj

Elisabeta Imeraj

Olsian Çela

Përparim Kulluri

Vladimir Mara

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë vendosur me shumicë votash, caktimin e përkohshëm me afat 3 mujor drejtuesit e prokurorive, pas shkarkimit nga KPK të drejtuesve të mëparshëm.  Sali Hasa caktohet drejtues në Prokurorinë e Sarandës, Ludovik Doda në Prokurorinë  e Apelit Durres.

KLP caktoi Isa Jatën, si drejtues e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda dhe  Aferdita Ndoin në Prokurorinë e Apelit Durrës.

Këshilli ka vendosur që të rikthejë në sistemin e prokurorisë  Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë.  Filopati dhe Bledar Valikaj do të jenë prokuror pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë.

Në fund të mbledhjes anëtarët e KLP kanë miratuar rregulloren “Për kriteret dhe procedurën e caktimit të përkohshëm në detyrë”./abcnews.al

protesta-2-1280x717.jpg
Sej rie22:07 | 13/04/2019

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve vijojnë para Parlamentit. Gaz lotsjellës, flakë, gurë e sende të forta po përdoren nga policia dhe protestuesit në protestë. Ndërsa raportohet se të paktën 5 persona mund të jenë shoqëruar me forcë nga forcat e policisë. Ndërsa nga pamjet e siguruar nga ABC News, disa protestues shikohet të qëllojnë më gurë në drejtim të efektivëve./abcnews.al

shkodra.jpg
ent ela15:45 | 10/04/2019

Dy gra humbën jetën dhe 5 persona të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën po udhëtonte njëra prej mjeteve.

Përplasja e dy makinave në Kryebushat të Shkodrës ka shkaktuar dy viktima dhe pesë persona të plagosur. Mjeti tip “Nissan”, në tentativë për të parakaluar dhe që udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara ka goditur nga pas makinën “Audi”.

Në sediljen e pasme të këtij mjeti ndodheshin dy gra, të cilat mbetën viktima të aksidentit tragjik. Nga ngjarja që ndodhi në aksin Shkodër-Lezhë u dëmtuan edhe pesë persona.

Të plagosurit që po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e qytetit verior janë Lutfi Kubaci, 55 vjeç; Emanuel Perjaku, 23 vjeç; Jak Perjaku 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeçe dhe Pjeter Zefi, 66 vjeç.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik./abcnews.al

librazhd-1280x699.jpg
G. P.17:28 | 02/04/2019

Policia e Librazhdit ka shoqëruar në Komisariat disa persona të cilët tentuan t’i bllokonin rrugën eskortës së Kryeministrit Edi Rama për në Përrenjas.

Grupi i protestuesve janë mbështetës te Partisë Demokratike dhe udhëhiqeshin nga kryetari i degës së PD në Librazhd Bujar Vreto.

Të shoqëruar të tjerë janë Arben Kurti, Roland Abazi, Xhevdet Balliu, Florant Vreto dhe Arjanit Leka.

Edhe policia e Elbasanit shoqëroi në Komisariat ish-deputetin Luciano Bocin. Ai së bashku me protestuesit demokrate tentuan të bllokonin rrugën e Kryeministrit në Cërrik, por policia ndërhyri në kohë.

Kryeministri Edi Rama organizoi ditën e sotme disa takime me qytetaret në Përrenjas dhe Librazhd./abcnews.al

SHTYLLA-TRITOLI-1280x730.jpg
ent ela10:50 | 19/03/2019

Gjatë natës është punuar për riparimin dhe vënien në funksion të shtyllës së tensionit të lartë që u hodh në erë mëngjesin e djeshëm në Thumanë.

Sipas autoriteteve të OST, specialistët kanë qenë në gatishmëri gjatë gjithë kohës që shtylla nr 65 e linjave Tiranë- Podgoricë dhe Tiranë- Prizren, të jetë në rregull.

Ndërkohë grupi hetimor i ngritur posaçërisht për këtë ngjarje ka shoqëruar disa persona, por pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Ende nuk janë gjetur gjurmë që policia të orientohet drejt një autori të dyshuar të ngjarjes.

Nga shpërthimi me eksploziv shtylla u dëmtuar në njërën këmbë të saj. Kjo ngjarje shkaktoi akuza në radhët e politikës./abcnews.al

holande-1280x709.jpg
ent ela12:10 | 18/03/2019

Gokman Tanis, një 37 -vjeçar turk mendohet të jetë autori i sulmit me armë në një tramvaj qe ndodhi sot rreth orës 11.00 në Utreht në Holandë. Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në tre, kurse të plagosurit janë 9 persona. Numri i viktimave është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit.
Kryeministri i vendit, Rute ka mbledhur njësinë e krizës dhe po përforcohet pista e terrorizmit.
Policia vendase ka publikuar në faqen e saj Twitter një fotografi të autorit te dyshuar, i cili ende në kërkim. Ai është një turk 37 -vjeçar i quajtur Gokman Tanis.
Tre helikopterë të policisë janë vënë në kërkim të autorit të sulmit nga ajri, duke fluturuar ulet mbi zonen e dyshuar.
Në një apel të radhës autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre duke shpjeguar se nuk përjashtohet mundësia e sulmeve të reja.
Ndërsa një nga dëshmitarët që ndodhej në tramvaj në momentin e sulmit u shpreh se autori i sulmit kishte parë njëherë rrotull dhe më pas kishte nisur të qëllonte me një pistoletë të madhe njerëzit që qëndronin ulur.
Policia ushtarake mbretërore ka shpallur gjendjen e alarmit dhe në aeroporte dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme në vendet e ulëta.
Ndërkohë gjendje alarmi është vendosur dhe në Amsterdam dhe Roterdam, sidomos në stacionet e metrove dhe në xhami.
Sulmi i sotëm vjen vetëm tre ditë pas aktit terrorist të një ekstremisti të djathtë në Zelandë, në të cilin humbën jetën 49 persona./abcnews.al

tragetet-1280x674.jpg
ent ela14:41 | 03/02/2019

Prej tre ditësh është i pezulluar totalisht lundrimi detar në Vlorë për shkak të motit te keq. Ndërsa në Durrës tragetet kanë mbërritur me disa orë vonesë. Nga era e forte në Vlore janë dëmtuar edhe shtyllat elektrike duke lënë pa energji disa zona të qytetit.

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Vlorë. Lundrimi detar mbetet i pezulluar dhe trageti Vlorë – Brindisi vijon të qëndrojë në rade.

Po ashtu është paralizuar edhe lëvizja e anijeve të peshkimit. Pesë varka të vogla janë përmbytur në zonën e plazhit të Vjetër nga dallgët e mëdha.

Era e fortë rrëzoi edhe pemët në pyllin e Sodës duke bllokuar rrugën për rreth 45 minuta. Nga moti i keq janë dëmtuar edhe shtyllat që furnizojne me energji disa zona të Vlorës.

Ndërsa ekipet e OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve. Moti i keq në të dy anët e Adriatikut, shoqëruar me erë të forta ka sjellë anomali në lundrimin e trageteve të pasagjerëve.

Trageti i Ankones mbërriti në portin e Durrësit me tre orë vonesë, ndërsa dy tragetet e linjës Durrës-Bari u nisen  me 8 orë vonesë. Anijet tregtare dhe ato të peshkimit po qëndrojnë në kalatat përkatëse deri në përmirësimin e kushteve atmosferike./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono