diplomatike

gjyqtaret-shqiptare-1280x716.jpg
nev ila18:12 | 11/07/2019

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë ka paditur qeverinë, pasi kjo e fundit më 12 qershor u hoqi të drejtën për t’u pajisur me pasaporta shërbimi. Padia është dorëzuar në gjykatën Administrative, ndërsa pritet që me short të përzgjidhet trupa gjykuese dhe të publikohet data e seancës.

Në padinë e bërë shoqata e gjyqtarëve të Shqipërisë rendit argumentat, kundër Vendimit të Këshillit të Ministrave.

 

Sipas gjyqtarëve, kjo e drejtë atyre u lind nga neni 138 i Kushtetutës, i cili shpjegon statusin e tyre, duke garantuar përfitimet dhe të drejtat që u rrjedhin nga ky status. Një tjetër argument i gjyqtarëve lidhet me rritjen e kostos së marrjes së vizave, tek vendet të cilat kërkojnë vizë.

Këtë të drejtë gjyqtarët e të gjitha shkallëve të gjyqësorit e gëzonin prej 2 shtatorit 1997./ABC News Albania 24/7

cakaj.jpg
Sej rie18:15 | 02/07/2019

Shqipëria dhe Kosova po eliminojnë barrierat mes tyre gjithnjë e më shumë edhe në aspektin diplomatik. Në kuadër të përafrimit mes dy vendeve në diplomaci, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me homologun e Kosovës, Behgjet Pacolli.

Cakaj në fjalën e tij theksoi se nga sot e në vijim përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë do t’i shërbejnë edhe Kosovës në mbarë botën

Edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli u shpreh entuziast për këtë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve, që sipas tij ishte ide e vjetër, por tani i erdhi koha.

Cakaj dhe Pacolli gjatë konferencës nënvizuan se ka ardhur koha që Shqipëria dhe Kosova të thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në çdo sektor, ku ndër më të rëndësishmit mbetet ai ekonomik./ABC News Albania 24/7

Palmer-deklaratat-1280x739.jpg
nev ila18:35 | 10/04/2019

Pas deklaratave të Zv/ndihmës Sekretarit në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euro-Azisë Matthew Palmer, aleatët e Partisë Demokratike Dashamir Shehi dhe Agron Duka, në një intervistë për ABC News, i kanë komentuar qëndrimet e zyrtarit të DASH, si brenda standarteve diplomatike.

Deklaratat e zyrtarit të DASH Matthew Palmer të konsideruara si shuplakë ndaj aksionit opozitar, aleatët e demokratëve Dashamir Shehi dhe Agron Duka i shohin si të pritshme dhe brenda kornizës diplomatike.

Dashamir Shehi shprehet se:

Unë gjykoj që janë brenda standartit diplomatik, nuk kam dëgjuar ndonjëherë të thonë nuk është legjitime qeveria, i bie që atë ditë të fillojë revolucioni, ndaj Z.Palmer ndenji brenda kufijve të diplomacisë”.

Ndërsa Agron Duka tha se:

“Axhenda e Palmer nuk ishte për krizën politike, natyrisht braktisja e institucioneve gjykohet si negative dhe mendoj se ka folur parimisht pa e parë gjendjen në detaje”.

Për Shehin, takimi i zhvilluar në selinë blu me kreun e opozitës Lulzim Basha, ka ndihmuar në krijimin e një ideje të qartë mbi situatën në vend.

Nga kjo pikëpamje, takimin që pati me opozitën e quajmë pozitiv. Fatkeqësisht në Shqipëri, ndodhi një krim i rëndë gjatë qëndrimit të tij këtu. Kjo gjë e ka sqaruar edhe më mirë gjendjen, vetë departamenti e njeh problematikën shqiptare dhe e shprehu në raportin e tij”, tha ai.

Për aleatët e Partisë Demokratike, të huajt po interesohen për situatën në Shqipëri dhe kjo vjen pikërisht pas djegies së mandateve të deputetëve.

 “P.sh deklarata  e ambasadorit italian që mazhoranca duhet të bëj hap prapa është domethënëse, tha Duka.

S’ishte thënë deri më sot nga të huajt se mazhoranca duhet të bëj një hap prapa. Kjo nuk është çështje që proteston opozita, por cili është reagimi nga kjo mazhorancë”, nënvizon Shehi.

“Ka zëra, si nga Bundestagu Gjerman, njerëz të kancelerive të ndryshme, mediat botërore, të cilat tashmë po shohin kush është shkaku i kësaj pasoje. Si ka mundësi që një opozitë në zemër të Evropës, të marrë një veprim in- ekstremis të djegies së mandateve”, u shpreh Duka.

Për sa i përket zgjedhjeve Dashamir Shehi thotë se:

“Sigurisht edhe ne mendojmë që zgjedhjet duhet të bëhen. Ne gjykojmë që zgjedhjet janë e vetmja mënyrë,  për të ndryshuar pushtetin. Sigurisht me kushte të tjera nga këto që janë sot”.

Duke bërë dallimin stabilitet – demokraci, Shehi mendon se:

 “Realiteti fatkeqësisht është shumë i rëndë, nuk është i rëndë se e marrin vesh të huajt, por sepse e jetojnë shqiptarët. Të huajt sigurisht që e shohin nga pikëpamja e interesit të vet, ata kanë vënë stabilitetin përpara demokracisë. Mendoj që, ne meritojmë një minimum demokracie dhe respekti për punën e shqiptarëve të ndershëm, nuk mund ta dorëzojmë pushtetin në duart e 10 apo 15 vetave, vetëm sepse u ka rënë pushteti në dorë atyre”.

Ndërsa Agron Duka shprehet:

 “Duke marrë parasysh edhe kohën, duket sikur vëmendja ndaj Shqipërisë nuk është në fokus, por në një kohë të afërt besoj do jetë më shumë.  Insistoj se opinioni ndërkombëtar ka rëndësi, por më shumë rëndësi ka cfarë bëjmë ne dhe opinioni vendas, për zgjidhjen e krizës”.

Thellimi i kësaj krize, do të sjellë si pasojë edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, theksojnë aleatët sipas të cilëve zgjidhja në mënyrë pozitive do të vijë pikërisht përmes kësaj rruge./abcnews.al

cakaj-2.jpg
ent ela13:55 | 09/04/2019

Ka dalë për të publikuar një tjetër çudi shqiptare që ka prodhuar ministria që i kanë lënë të drejtojë.

“Sot në Shqipëri ka më tepër se 350 persona që mbajnë pasaportë diplomatike dhe që dalin e hyjnë nëpër kufijtë ndërkombëtarë si personalitete me status të veçantë. Deputetë përtej legjislaturave të fundit, gjykatës të lartë dhe kushtetues që nuk e kanë kaluar Vettingun, e deri të shoqërues të personaliteteve të njohura në Shqipëri, sot gëzojnë status të veçantë diplomatik. U bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë menjëherë dorëzimin e pasaportës diplomatike sepse pasaporta e tyre diplomatike do të bllokohet menjëherë dhe do të shpallet e pavlefshme”, u shpreh Cakaj.

Duke u treguar i kujdesshëm që këtë çudi t’ia faturojë shumicës së drejtuesve të Ministrisë së Jashtme, ministri në detyrë, Gent Cakaj, thotë se sot është koha që t’i jepet fund abuzimit me dhënien e pasaportave diplomatike.

“Një sërë vendimesh të marra në të shkuarën, kanë krijuar një situatë atipike dhe absurde duke bërë që Shqipëria të ketë pothuajse dyfishin e pasaportave diplomatike krahasuar me vendet më të fuqishme europiane”, tha ai.

Vendimin e ka gati për ta çuar në tavolinën e Këshillit të Ministrave.

“Abrogimin e VKM-së që u jep të drejtën e pasaportës diplomatike drejtuesve të antërëve të bordeve, udhëheqësve të enteve e autoriteteve të ndryshme rregullatore deri tek shoferët e institucioneve të caktuara”, tha Cakaj.

Grupi i punës po punon për një plan për t’ia prezantuar edhe Kuvendit tha ministri në detyrë Cakaj, i cili premtoi se ashtu si pesha e pasaportës diplomatike të vendit do restaurohet edhe pesha e pasaportës Republikës së Shqipërisë do fuqizohet përmes liberalizimit të vizave me një numër shtetesh më shumë se ai aktual./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono