diplomati

nesho-1280x723.jpg
Sej rie21:52 | 22/04/2019

Diplomati Agim Nesho në studion e “Byro Politike” ka komentuar zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehu se faktori shqiptar ka një rol vendimmarrës në raundin e dytë të zgjedhjeve për President që do të mbahen më  5 Maj.  

“Ajo që mendon se është e nevojshme për elementin shqiptar, është se duhet të tregojë se është pro perëndimor, pro NATO-s,  pro BE, nuk është deklarata e dhënë nga ish-kandidati Reka që ne nuk bëjmë shitje ose trafikim të votave, por që shqiptarë duhet të votojë sepse ky është një moment politik dhe historik për ta që të kenë një orientim të qartë sepse nuk mund ta lënë si në të shkuarën që të jetë Maqedonia e dyzuar. Faktori shqiptar është vendimmarrës por ende nuk ka arritur që të jetë i koordinuar mirë që të mbrojë interesat. Sa më i bashkuar të jetë dhe i qartë për perspektivat e tij dhe të shqiptarëve në Maqedoni aq më shumë fiton terren, fiton pozitë ashtu sikundër e përmendët edhe ju, sepse arritën deri tek kryetari i Parlamentit, për arsye se është një element shtet-formues”, u shpreh Nesho.

Asnjë nga tre kandidatët për president në Maqedoninë e Veriut nuk ka marrë numrin e duhur të votave, ndoshta dhe për shkak të pjesëmarrjes së ulët në votime. Në balotazhin e 5 majit përballë njëri-tjetrit do të jenë kandidati i LSDM-së dhe koalicionit qeveritar Pendarovski si dhe kandidatja e opozitës Davkoka. Ndërsa kandidati i pavarur, shqiptari Blerim Reka ka mundur të fitojë shumicën e votave vetëm në komunat shqiptare.

“Të tre kandidaturat ishin kandidatura të zgjedhura. Të tre profesorë më një situatë akademike të dallueshme dhe po të mos ishte lufta politike e brendshme e ndarë në dy grupime të fuqishme, ngjarjet që kanë prodhuar dhe realizomi i marrëveshjes me Greqinë, kjo do ishte një zgjegdje e zakonshme. Zgjedhja e presidenti në republikat parlamentare nuk ka atë vëmëndjen që kanë zgjedhjet parlamentare. Por ne kishin edhe kandidatin shqiptar që ne na u bë qejfi që mori rreth 80 mijë vota”, tha Nesho./abcnews.al

HALE-NE-SERBI.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:39 | 08/03/2019

I dërguari i Uashingtonit, David Heil, ndodhet në Serbi për të porositur për ndalimin e provokimeve dhe kthimin në dialogun mes palëve. Beogradi e cilësoi si një platformë lufte, platformën e përbashkët për dialog që u miratua të enjten në parlamentin e Kosovës.

David Heil, nënsekretari amerikanë për punë politike, ka arritur në Serbi për të cuar mesazhin për ndalimin e provokimeve nga të dyja palët dhe kthimin në dialog. Këtë porosi e ka sjellë edhe në Beograd, optimist se brenda këtij viti mund të arrihet marrëveshja. Kaq është bërë e ditur në njoftimet për shtyp.

Por, politikani amerikan ka arritur në mes ngjarjes që përcojnë tension.

Serbia reagoj në platformën e Kosovës duke e quajtur një platformë për luftë që të vetëm gjë kërkon është njohja e pavarësisë. Reagimet kanë nisur një ditë më parë.

Marko Gjuriç, Shef i Zyrës për Kosovën: “Platforma nuk përmend asnjë moment të drejtat e serbëve, kishat apo pronat, por kërkohet njëfarë dëmshpërblimi i luftës, mbase për qindra mijëra serb të dëbuar, për djegien e çdo prone dhe vrasjen e mijëra bashkëkombasve tanë?”

Pas largimit të Heil nga Presidenca vazhdoi puna dhe gjithçka u sqarua në rrejtet sociale. Drejt Presidencës nxitimthi u mblodhën njerëzit e rëndësishëm për sigurinë pasi Presidenti, Aleksandër Vuçiç, ka mbajtur mbledhje të Këshillit për Siguri Kombëtare për ta diskutuar platofrmën për një përgjigje të fortë të Serbisë.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se Serbia tani do të ketë reagim të qetë, por kjo është goditje ndaj dialogut.

Ana Brnabiç, Kryeministre e Serbisë: “Presidenti, Aleksandër Vuçiç, ministri i jashtëm dhe unë të dielen do të takohemi edhe me Patriarkun e Kishës Ortodokse për të diskutuar pasi kjo paraqet fundin e dialogut”.

Diplomacia amerikane ka sjellë insistimin për një zgjidhje për Kosovën dhe ulje tensionesh, pavarësisht se kjo duket e vështirë në një ditë të tillë. /abcnews.al

2E5841FE-1C7A-4FFD-A57C-9C29238C4577_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s.jpg
ent ela13:40 | 23/01/2019

Diplomati kryesor për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit Ues Mitcell ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij, dhe pse do të qëndrojë deri në datën 15 shkurt. Në deklaratën e tij ai sqaron se ka marrë vendimin për arsye personale dhe profesionale.

Uess Mitchell, diplomati kryesor për Çështjet Europiane në Departamentin Amerikan të Shtetit konfirmoi se do të japë dorëheqjen muajin e ardhshëm.

Në letrën e dorëheqjes, që i ka paraqitur Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, 41 vjeçari Mitchell, përmend arsye personale dhe profesionale për vendimin e tij. Dita e tij e fundit si ndihmës sekretar i shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike do të jetë 15 shkurti.

Dorëheqja e tij vjen në një klimë marrëdhëniesh problematike midis Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane, që janë tensionuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth tregtisë, shpenzimeve të mbrojtjes dhe tërheqjes amerikane nga marrëveshja bërthamore për Iranin.

Mitchell shkruan në letrën e dorëheqjes se “ndërsa administrata hyri në vitin e saj të dytë, ai ndjente se kishte përmbushur objektivat e tij.

Në shtator 2017, Mitchell u bë i pari ndihmës sekretar i shtetit në administratën Trump i konfirmuar nga Senati dhe do të jetë i emëruari i parë i zotit Trump në këtë post që largohet.

I cituar nga “Uashington Post”, Mitchell tha se dorëheqja e tij nuk është një protestë ndaj politikave të administratës apo ndaj drejtimit të politikës së jashtme amerikane. /abcnews.al

KANADEZI-KINE-1280x645.jpg
ent ela16:16 | 11/12/2018

Një diplomat kanadez është arrestuar në Kinë, duke ngjallur frikën se e gjitha mund të jetë një hakmarrje e qeverisë së Pekinit ndaj arrestimit të menaxheres së gjigandit kinez të komunikimit “HUA UEI”. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia “REUTERS”, e cila citon burime të rezervuara, ndërkohë që në rrugë zyrtare nuk është konfirmuar ende. E sigurt është se arrestimi i Meng Uanzhou më herët gjatë muajit në aeroportin e Vankuverit acaroi pa masë Kinën. Sipas “REUTERS”, diplomati i arrestuar është Majkëll Kovrig, ekspert për Azinë veri-lindore pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave. Përmes një komunikate, GNK ka deklaruar se është në dijeni të ndalimit të funksionarit të tij dhe se është në kontat me autoritetet kineze për të siguruar lirimin. Aktualisht vendndodhja e Kovrig nuk dihet dhe thirrjet në adresë të numrit të tij të telefonit nuk marrin përgjigje. Edhe motivet e arrestimit janë të paqarta. Ambasada kanadeze në Pekin refuzoi të bënte komente dhe po ashtu Ministria e Jashtme dhe ajo e Brendshme kineze nuk iu përgjigjën interesit të mediave. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono