diplomate

RRITJA-E-PAGAVE-PER-VITIN-2019.mpg_snapshot_00.47-1280x720.jpg
ent ela17:18 | 06/01/2019

Këtë vit rriten pagat për 65 mijë punonjës të administratës shtetërore. Rritja do te jete nga 5 deri në 20 përqind, sipas sektorëve të përcaktuar nga vendimi i këshillit të ministrave.

Paga më të larta do të marrin gjatë këtij viti 65 mijë të punësuar. Vendimi i qeverisë ka parashikuar disa nga kategoritë që do jenë përfitues. Duke filluar nga 3 mujori i dytë i këtij viti paga do të rritet 10 % në sistemin e shëndetësisë.Në arsim rritja është vendosur të jetë 7%.

Sipas kategorive janë edhe ushtarakët që do të përfitojnë rritje page nga 5% deri në 7%.

Ndryshime pagash do të ketë edhe për punonjësit në sistemin penitenciar. Për herë të parë përfitojnë edhe diplomatët, paga e të cilëve do të rritet 20%.Të gjitha këto ndryshime janë bërë publike më herët edhe nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Prej një janarit të këtij viti ka ndryshuar edhe paga minimale. Në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë nga 24 mijë lekë, që ishte më parë.

Me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2019, zgjerohet edhe kufiri i pagës që do të taksohet me 23%, nga 13 mijë lekë të rinj në 15 mijë lekë të rinj. /abcnews.al

1234.jpg
ad min22:35 | 28/12/2018

Britania dhe Rusia kanë rënë dakord për rikthimin e diplomatëve në ambasadat përkatëse, pas dëbimit masiv që pasoi helmimin me agjent nervor të ish-spiunit rus Sergei Skripal, 9 muaj më parë në Angli.

Moska dhe Londra kanë arritur një marrëveshje për të rikthyer pjesërisht stafet në ambasadat përkatëse, pas valës së dëbimit të diplomatëve që u verifikua më herët gjatë vitit. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Tass”, që citon burime pranë ambasadës ruse në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që Ministritë e Jashtme të dy vendeve kanë zgjedhur të mos bëjnë komente.

“Kemi arritur një marrëveshje në bazë të së cilës, nga janari do të fillojë rivendosja e stafit diplomatik si në Moskë dhe në Londër”, ka deklaruar ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Aleksander Jakovenko.

Ambasadori ka nënvizuar se për momentin nuk do të jetë i gjithë stafi që do të kthehet në detyrë, por gjysma. Britania dëboi 23 diplomatë rusë pasi akuzoi Kremlinin si përgjegjës për helmimin me agjent nervor të ish-agjentit Sergei Skripal dhe së bijës së tij në qytetin Sallisburi, në Angli. Rusia, që mohoi çdo përfshirje në këtë ngjarje, reagoi duke dëbuar nga vendi të njëjtin numër të diplomatëve britanikë.

Lëvizja e Londrës zyrtare pati një efekt domino, pasi vendet europiane morën një masë të ngjashme ndaj diplomatëve rusë. Më herët gjatë muajit, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë britanike konsideroi spiunazhin rus si rrezikun kryesor për Perëndimin, më shumë sesa ISIS dhe Al Kaeda./abcnews.al

greqi.jpg
ad min12:15 | 11/07/2018

Greqia do të dëbojë dy diplomatë rusë dhe do të ndalojë hyrjen në dy të tjerëve në këtë vend. Gazeta greke Kathimerini raporton se shkak janë bërë përpjekjet e diplomatëve rusë për të minuar një marrëveshje që Greqia nënshkroi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë muajin e kaluar, duke i dhënë fund një mosmarrëveshje të vjetër diplomatike mbi emrin e Maqedonisë.

Një zyrtar grek i Ministrisë së Jashtme nuk pranoi të bënte një koment për këtë lajm. Po ashtu edhe ambasada ruse në Athinë nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Ndërsa Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të kundërpërgjigjet ndaj dëbimit të dy diplomatëve rusë./abcnews.al

stoltenbergq-1280x654.jpg
ad min18:45 | 27/03/2018

NATO ka vendosur këtë të martë dëbimin e 7 diplomatëve rusë dhe reduktimin e misionit të Moskës pranë Aleancës. Sekretari Jens Stoltenberg ka deklaruar se ky është një mesazh i qartë për Rusinë, se veprimet e saj nuk do kalojnë pa u ndëshkuar.

NATO ka deklaruar se do të dëbojë 7 diplomatë rusë, si përgjigje ndaj sulmit me agjent nervor ndaj ish-agjentit Sergei Skripal në Britaninë e Madhe. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg ka thënë në një konferencë shtypi se kjo lëvizje është një mesazh i qartë për Rusinë, se veprimet e saj kanë “kosto dhe pasoja”.

“Kjo është një përgjigje ndërkombëtare e gjerë dhe e koordinuar dhe në kuadër të saj NATO është i unifikuar për të marrë veprime të tjera”, ka deklaruar Stoltenberg.

Në vijim numri një i organizatës ndërkombëtare të sigurisë ka saktësuar se këtë të martë ka anuluar qëndrimin e 5 zyrtarëve rusë në NATO dhe se do të ndalojë akreditimin për tre të tjerë.

“Gjithashtu Këshilli i Aleancës do të reduktojë numrin e diplomatëve rusë në NATO me 10 njësi, duke e çuar atë në 20. Ky është një mesazh i qartë për Rusinë se ka kosto dhe pasoja për sjelljen e saj të rrezikshme e të papranueshme”, ka thënë Stoltenberg.

Të 25 vendet anëtare të NATO-s kanë dëbuar diplomatë rusë në ditët e fundit, përfshirë Shqipërinë që dëboi dy ditën e hënë, duke treguar solidaritet ndaj Mbretërisë së Bashkuar. Ish-oficeri i shërbimeve sekrete ruse Sergei Skripal dhe e bija, Julia, u helmuan më 4 mars në Salisburi, në jug të Anglisë, me një agjent nervor.

Autoritetet britanike akuzuan Rusinë, e cila nga ana e saj ka mohuar çdo përgjegjësi dhe më herët gjatë së martës akuzoi Shtetet e Bashkuara se po ushtrojnë presion ndaj Bashkimit Europian për të dëbuar diplomatët rusë./abcnews.al

ministria-1.jpg
ad min16:28 | 26/03/2018

Edhe Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të SHBA-ve dhe BE-së për të dëbuar diplomatë rusë, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal në Britaninë e Madhe.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka thirrur Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë, Aleksandër Karpushin, të cilit iu komunikua nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve rusë, veprimtaria e të cilëve nuk përputhet me statusin e tyre diplomatik.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht, përmes një njoftimi për media, nga zyra e shtypit e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Ndërsa përmes një njoftimi të shpërndarë nga ambasada ruse në Tiranë, shprehet protesta e Moskës zyrtare lidhur me vendimin e disa vendeve anëtare të BE-së dhe NATO për dëbimin e diplomatëve rusë.

Ky veprim konsiderohet nga ambasada ruse ne Tirane si një akt jomiqësor.

“Ky gjest provokues i solidaritetit famëkeq me Londrën nga ana e këtyre vendeve, të cilët i ndoqën verbërisht autoritetet britanike në të ashtuquajturën “çështje Skripal” dhe as nuk u përpoqën t’i merrnin vesh rrethanat e ngjarjes, përbën vazhdimin e linjës konfrontuese drejt përshkallëzimit të situatës”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse./abcnews.al

be-1280x664.jpg
ad min14:10 | 23/03/2018

5 vende europiane mund të vendosin të përjashtojnë diplomatët ruse, pas përplasjeve diplomatike të shkaktuara pas helmimit të ish-spiunit të KGB, Sergei Skripal në Britani. Lajmi është konfirmuar mga Financial Times.

Disa vende europiane janë të gatshëm të përjashtojnë diplomatë ruse si pasojë e helmimit të ish-spiunit rus në Britaninë e Madhe. Deklarata është bërë nga një funksionar i lartë i Bashkimit Europian në përfundim të ditës së parë të Këshillit Europian në Bruksel.

Sipas të njëjtit burim, një numër i caktuar shtetesh anëtare po marrin në konsideratë idenë për të dëbuar diplomatët rusë apo të thërrasin në vend diplomatët e tyre që janë në Rusi. Gjithsesi, ai nuk ka dhënë emra të këtyre shteteve.

Financial Times shkruan se të paktën pesë vende, Franca, Polonia, Estonia, Letonia e Lituania po marrin parasysh të dëbojnë diplomatët rusë si reagim ndaj helmimit të ish-spiunit të KGB-së. Akuzat e liderëve europianë ndaj Moskës për përgjegjësi rreth asaj që ndodhi në Salosburi i hap rrugën dhe mundësisë për sanksione ndaj Rusisë.

Italia, Greqia, Hungaria dhe Qipro kundërshtuan të akuzonin drejt për së drejti Moskën. Ndërsa nga ana tjetër Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca janë të bindur për përgjegjësitë e Rusisë në këtë rast./abcnews.al

lavrov-1.jpg
ad min19:27 | 15/03/2018

Rusia do të dëbojë shumë shpejtë diplomatë të Mbretërisë së Bashkuar. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në një kundërpërgjigje për dëbimin e 23 diplomatëve të Kremlinit nga Britania. Dëbimet dhe sanksionet Londrës erdhën pas helmimit të ish agjentit rus dhe të bijës me agjent nervor në territorin Britanik.

Nga ana e saj, Moska mohon çdo përgjegjësi për këtë ngjarje. Ministri i Jashtëm i cilëson akuzat e kryeministres, Theresa May, si “çmenduri dhe brutale”. Lavrov, gjithashtu, tha se qasja e Britanisë së Madhe për këtë çështje është ndikuar nga problemet e qeverisë për largimin nga BE./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono