Dingel

KONGRESISTJA-MAQEDONI-1280x720.jpg
ent ela15:55 | 19/01/2019

Duke theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë në Nato forcon sigurinë në rajo, kongresistja amerikane Debi Dingëll ka thënë një sërë arsyesh se pse vendi duhet të jetë anëtar i aleancës euroatlantike.

Kongresistja amerikane, Debbie Dingell, ka deklaruar se Marrëveshja Maqedoni-Greqi lidhur me emrin dhe aderimi i Maqedonisë në Aleancën ushtarake të NATOs ka për të kontribuar në forcimin e sigurisë ndërkombëtare, por edhe të adresimit të çështjeve të tjera tepër të rëndësishme.

Në një intervistë dhënë seksionit maaqedonas të Zërit të Amerikës, kongresisja demokrate Debbie Dingell, ka deklaruar se zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë do të bëjë që Evropa të jetë më e sigurt kurse klima ndërkombëtare më e qëndrueshme: ‘Maqedonia do të jetë shteti i 30-të që do të hyjë në NATO. Shpresoj se, sikurse po shkojmë përpara, me punë e komunikim të përbashkët, do ta bëjmë të mundur që ajo të hyjë sa më parë në Aleancë. Kjo është veçmas e rëndësishme për sigurinë botërore,’- ka deklaruar demokratja Dingell duke shprehur bindjen se nëqoftëse shtetet, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, bashkëpunojnë së toku në koalicionin, sikurse NATO-ja, ato do të kontribuojnë me efikasitet për adresimin e shumë çështjeve të ndërlikuara dhe të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit në botë: ‘Maqedonia – anëtare e NATO-s ka për të punuar me 29 shtetet e tjera për sigurinë në rajon dhe çështjet e tjera kyçe,’- thotë kongresistja amerikane që njihet si një mbështetëse e fuqishme e Aleancës, për shkak të bindjes se shtetet bëhen më të forta nëse bëjnë punë të përbashkët dhe konform kësaj edhe marrin përgjegjësinë.

Debbie Dingell thotë se kundërshton idenë e presidentit amerikan Donald Trump për daljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga NATO-ja për shkak se Aleanca është një platformë e rëndësishme për zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që, si e tillë, u sjell shteteve, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, qëndrueshme ekonomike dhe një të ardhme të sigurt. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono