diktatori

MIRA-MEKSI-PER-LIBRIN-M1T1.mp4_snapshot_00.42-1280x720.jpg
ad min19:01 | 25/10/2019

Shkrimtarja Mira Meksi sjell anët e errëta dhe pikat e dobëta të diktatorit  Enver  Hoxha   me romanin e ri “Diktatori në kryq”. Meksi me këtë vepër letrare çmitizon pushtetin e Hoxhës te lexuesit.

Mira Meksi shfleton një faqe të re si shkrimtare me  romanin  me titull provokues “Diktatori në Kryq”. Prototipi i diktatorit të luftës së ftohtë vjen i portretizuar  me mjeshtri nga Mira Meksi përmes figurës së diktatorit Enver Hoxha.

Diktatori dhe kryqi janë dy anë të kundërta të medaljes, por Mira Meksi me këtë titull ka ndarë edhe linjat e romanit. Meksi thotë se vrasësi i klerikëve, kërkon shpëtimin në grahmat e fundit prej kryqit.

Aty ku mori shkëndijat e para për këtë roman nga kryqi i kishës së Labovës, shkrimtarja i ka dedikuar  një pjesë të rëndësishme të romanit. Madje edhe shoqëruesi i saj Xha Stefani ishte i pranishëm në prezantim të librit.

Në këtë roman ka një gjuhë të fortë simbolike dhe gjurmë të hershme të  shkrimit të gjuhës shqipe thekson Meksi. Kujtesa historike është me mjaft rëndësi në krijimtarinë e Mira Meksit, por kësaj here ka këtë motiv. “Dikatori në kryq” është një libër  i ndërtuar  me fakte historike,  por i rrëfyer më një gjuhë të pasur letrare  dhe simbolik që i flet lexuesve të gjerë./ABC News Albania

ben-ali.jpg
ad min21:39 | 19/09/2019

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Tunizisë, Ben Ali. Diktatori 83-vjeçar jetonte në Arabinë Saudite, ku ishte strehuar pas kryengritjeve të vitit 2011 që çuan në rrëzimin e tij dhe që i dhanë jetë asaj që u njoh si “Pranvera Arabe”.

Ish-presidenti i Tunizisë Ben Ali, i cili u rrëzua nga pushteti në vitin 2011 nga protestat që i dhanë jetë të ashtuquajturës “Pranvera Arabe”, ka ndërruar jetë të enjten në Arabinë Saudite, ku jetonte në mërgim.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, që citon avokatin personal të Ali, ish-kreu i shtetit do të varroset ditën e premte. Ben Ali u largua nga Tunizia në Janar të vitit 2011, kur qytetarët u ngritën kundër regjimit të tij shtypës, që frymëzoi kryengritje edhe në shtete të tjera në Lindjen e Mesme dhe që çoi në një tranzicion demokratik në vend.

Dhe në fakt, të dielën e kaluar tunizianët votuan në zgjedhjet e përgjithshme ku morën pjesë kandidatë nga i gjithë spektri politik, dy prej të cilëve kaluan në një raund të dytë balotazhi, gjë që ishte e paimagjinueshme gjatë qeverisjes 20-vjeçare të Ben Ali.

Megjithatë, edhe pse qytetarët tunizianë kaluan një tranzicion demokratik më të lehtë krahasuar me vendet e tjera arabe, shumë prej tyre sot ndodhen në një gjendje ekonomike më të rëndë se gjatë epokës së diktatorit.

Dikur një ish-oficer i lartë sigurie, Ben Ali qeverisi Tunizinë për 23 vjet, duke marrë fillimisht pushtetin si kryeministër në vitin 1987, kur shpalli presidentin e përjetshëm Habib Burguiba të paaftë për të drejtuar vendin.

Në detyrë ai u përpoq të asgjësonte çdo zë politik ndryshe, por hapi ekonominë, një lëvizje që i dha jetë një rritjeje të shpejtë por që dhe ushqeu një pabarazi të thellë dhe një nivel të lartë korrupsioni./ABC News Albania 24/7

ARRESTIMI-NE-SPANJE.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
ad min09:44 | 09/11/2018

Policia spanjolle ka parandaluar një atentat ndaj kryeministrit Pedro Sançez. Autori, një snajperist, pranoi se do të vrisje shefin e qeverisë për tu hakmarrë ndaj faktit që ky i fundit urdhëroi heqjen e eshtrave të diktatorit Franko nga memoriali i luftës civile.

Ai kishte përgatitur armët e tij dhe po kërkonte detaje në agjendë. Një snajperist profesionist ishte gati të vriste Kryeministrin spanjoll, Pedro Sánchez, fajtor në sytë e tij, se donte të hiqte trupin e diktatorit Francisco Franco nga memoriali i luftës civile. Me këtë akuzë u arrestua në Terrassa të Katalonjës, Manuel Murillo Sánchez, 63 vjeç, me profesion spiun dhe një ekspert i armëve të zjarrit. Në shtëpinë e tij, Mossos d’Esquadra, policia katalane, gjeti një arsenal: 16 armë të shkurtra dhe të gjata, përfshirë një pushkë ushtarake dhe katër pushkë me precizion të lartë, të afta për të goditur objektivat mbi një kilometër larg.

Dy automjetin e tij u gjetën dhe dy pistoleta, njëra prej të cilave u modifikua në mënyrë ilegale. Synimi për të vrarë shefin e qeverisë spanjolle u pranua nga vetë Murillo në marrjen në pyetje në burg: “Unë kam qenë i gatshëm të sakrifikoj veten për Spanjën”, ka thënë ai sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle. Murillo, sipas të dhënave të para, frekuentonte me vite të tëra ambjente pranë së djathtë ekstreme spanjolle, por nuk kishte asnjë dosje penale. Policia arriti të bllokojë vrasjen, sepse Murillo kërkoi ndihmë nga një grup (shumë i ngushtë) në Ëhattsapp, për përgatitjen e sulmit, veçanërisht snajperisti kërkonte detaje mbi axhendën e udhëheqësit socialist./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono