diena karanxha

diena-karanxha-1.jpg
nev ila23:52 | 09/12/2019

Ditën e sotme, në qarkun e Durrësit ka rinisur mësimi pas tërmetit të 26 nëntorit.

Por ka pasur një nxënëse që mungonte, dhe ajo ishte Esiela Karanxha, 8-vjeçarja që humbi jetën në krahët e të ëmës.

Mësuesja e saj, i ka dedikuar të ndjerës një shkrim prekës në rrjetin e saj sociale. Në postimin e saj mësuesja Eda Katroshi ka përshkruar mungesën e nxënëses së saj.

“Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. Çfarë t’u thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e përmbante dot ngashërimin. Nuk duroi që ti u bëre ëngjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shokët e patën të vështirë mos të të përmendnin. Do të të kujtojmë gjithmonë!”,shkruan mësuesja e Esielës.

Esiela Karanxha humbi jetën në krahët e nënës së saj Diena Meçej nën rrënojat e banesës së tyre në mëngjesin e 26 nëntorit. 8-vjeçarja nuk ia doli që të dilte e gjallë nga rrënojat, njësoj si gjyshja e saj Roza. Ndërsa nëna e saj, Diena doli me shenja jete por ndërroi jetë në spital.

Disa vite më parë, Esiela kishte humbur dhe babanë e saj, piktorin Dorian Karanxha, si pasojë e një ataku kardiak./abcnews.al

 

 

DIENA-1280x720.jpg
Autor E16:34 | 29/11/2019

Diena Karanxha, Saimir Gregu dhe Klement Çupi ishin mes 49 viktimave që shkaktoi tërmeti tragjik i tre ditëve më parë në vend. Ata u nxorrën gjallë dhe të vetëdijshëm nga rrënojat, ndërsa papritur u dha lajmi se kishin ndërruar jetë në spital.

Diena ishte e vetëdijshme duke u thënë ekipeve të shpëtimit që ta linin të ndërronte jetë nën rrënoja ku kishte humbur edhe vajzën, ndërsa Klement Ccupi bënte shaka me ekipin e shpëtimit grek dhe të afërmit duke thënë se duhej të pinin kafe pasi të mbaronte e gjithë kjo. Ndërkohë, Saimir Gregu komunikoi gjatë gjithë ditës me ekipet e shpëtimit deri në nxjerrjen e tij në orët e pasdites së datës 26 nëntor.

Por, nëse dolën gjallë dhe të vetëdijshëm pse vdiqen Diena Karanxha, Saimir Gregu dhe Klement Ccupi? Sigurisht, kjo nuk ka të bëjë me neglizhencën e mjekëve, por sipas kreut të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj lidhet me një fenomen që zhvillohet tek muskujt e njëriut kur ato shtypën.

I ftuar tek “ABC-ja e mëngjesit”, Brataj shpjegon se vdekja lidhet me shkatërrimin e muskujve fillimisht, e cila bën që në gjak të injektohet emiozinë me sasi të lartë duke nxjerrë jashtë funksionit fillimisht veshkat dhe më pas organet e tjera.

“Probemi i personave që dalin nga rrënojat lidhet me kohën që kanë ndejtur aty dhe sa dëmtime kanë tek indet e buta, pra muskujt. Shkatërrimi i muskujve shkakton çlirimin e emiozinës, e cila futet fillimisht në gjak dhe përfundon në veshka duke mos u eliminuar nga veshka gjë që shkakton insuficiencë renale dhe më pas mos funksionim të organeve të tjera që çon në vdekje”, shpjegon Brataj.

Përveç 49 të vdekurve, tërmeti ka shkaktuar edhe rreth 750 të lënduar, ku një pjesë e madhe kanë marrë trajtim në spital. Dëmet materiale janë të konsiderueshme dhe do të duhet një ndërhyrje e madhe e qeverisë për të rikthyer zonat në gjëndjen e mëparshme. /abcnews.al

diena-karanxha.jpg
ger ta19:36 | 28/11/2019

Media britanike “Mirror” i ka kushtuar një artikull Diena Karanxhës, 30-vjeçaja nga Durrësi e cila mbeti viktimë nga tërmeti bashkë me vajzën e saj 8 vjeçe.

“Një nënë e goditur nga tërmeti në Shqipëri iu lut ekipeve të shpëtimit që ta linin të vdiste në krahët e së bijës, pasi vogëlushja u vra gjithashtu”, e nis kështu artikullin “Mirror”.

“Diena Mecaj Karanxha, 30 vjeç, thuhet se u gjet në rrënojat në qytetin e Durrësit në Shqipëri pasi një ndërtesë gjashtë katëshe u rrëzua gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Diena u raportua se u gjet me trupin e vajzës së saj të vdekur Esiel, e cila kishte ndërruar jetë 12 orë më parë.

Ajo thuhet se u ishte lutur ekipeve të shpëtimit, duke thënë: “Mos më nxirrni jashtë, unë dua të vdes në krahët e vajzës time”.
Mediat lokale raportojnë se Diena vdiq nga një hemorragji gjatë rrugës për në spital.
Burri i saj, Dorian Karanxha vka ndërruar jetë nga një sulm në zemër në vitin 2015 dhe ajo i kishte kushtuar jetën e saj për të rritur vetëm vajzën e tyre.
Diena postoi foto të tij me titullin: “Dita e babait. Sa do të doja që të ishe këtu me Esielin tonë të dashur, të cilës i mungon kaq shumë”. “Shumë njerëz quhen” baba “por ti ishe nga të paktët që me të vërtetë meriton të quhesh baba. I mirë, i dashur, i ëmbël, ke pasur një zemër shumë të madhe. Unë do të të dua përgjithmonë”.
Sipas mediave lokale, të dy nëna dhe vajza do të varrosen në fustane nusërie”, është ky artikulli i plotë nga Mirror./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono