diber

gjykata-e-dibres.jpg
G. P.10:43 | 02/07/2019

Ka nisur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Dibër seanca për masën e sigurisë ndaj të arrestuarve për sulmin ndaj KZAZ-së në 28 Qershor.

Bëhet fjalë për 13 persona, ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim policor pas sulmit ndaj forcave të rendit dhe tentimit për t’u futur me dhunë në KZAZ nr. 19 në palestrën e shkollës së mesme “Nazmi Rushiti”.

Militantët e Partisë Demokratike protestuan edhe përpara komisariatit të policisë për të kërkuar lirimin e tyre./ABC News Albania 24/7

DIBER-ARRESTIMI-MBULIM.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela14:59 | 01/07/2019

Policia ka kapur në doganën e Bllatës nënkryetarin e Partisë Demokratike të Dibrës Korab Muça. Ai ishte shpallur në kërkim për protestën e 28 qershorit në KZAZ numër 19 të këtij qyteti. Muça akuzohet për nxitje dhe shkaktim të dhunës në këtë tubim, ku morën pjesë shumë simpatizantë të opozitës. Për këtë protestë, gjatë së cilës u dogjën dhe u shkatërruan materiale zgjedhore janë arrestuar 13 persona dhe 39 të tjerë u shpallën në kërkim. /ABC News Albania 24/7

diber-1280x708.jpg
Sej rie13:01 | 30/06/2019

Kandidati i PS-së për Bashkinë e Dibrës Dionis Imeraj i bëri thirrje qytetarëve të japin votën e tyre pasi sot është një ditë feste.

“Sot është një ditë e veçantë, është një ditë feste, pasi çdo shqiptar ka të drejtën të japë mendimin e tij nëpërmjet votës. Ju bëj thirrje votuesve të vijnë patjetër të votojnë, sepse është suporti më i madh që i jepet familjes së tyre. Procesi po vazhdon normalisht dhe kështu do jetë. Dibranët dijnë gjithmonë të vlerësojnë mirë njerëzit”, tha Imeraj./abcnews.al

paloka-1-1280x853.jpg
ent ela14:32 | 29/06/2019

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjeve që kanë ndodhur në KZAZnr 19 në Dibër. Nëpërmjet nënkryetari të kësaj partie, Edi Paloka akuzojnë se është ushtruar dhunë e terror mbi qyetarët nga forca të ushtrisë me maskë.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Nënkryetari Edi Paloka

Regjimi në ikje e Edi Ramës e ka kthyer dhunën shtetërore në mjetin kryesor që mishëron procesin kriminal, anti kushtetues dhe antiligjor të 30 Qershorit.

Dibra është prova më e qartë e kësaj dhune shtetërore. Policë, njerëz mer maska dhe uniforma shteti, por pa identifikim, si dhe forca speciale të ushtrisë me uniforma të përziera janë bërë njësh për të dhunuar, për të terrorizuar qytetarët e Dibrës dhe për t’i detyruar ata të dalin në votimet moniste dhe të paligjshme, të organizuara nga Edi Rama.

Mbrëmjen e djeshme nuk ka ndodhur asgjë nga ato që policia politike e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt mashtroi. Ka patur vetëm protestues paqësorë në të drejtën e tyre kushtetuese për të kundërshtuar rikthimin e diktaturës në vend.

E vetmja që ka qenë në paligjshmëri, ishte policia, e cila ka goditur me gaz lotsjellës protestuesit paqësore.

Dëshmia e infermieres kurajoze nga Dibra, rrëzon poshtë propagandën dhe mashtrimet luftënxitëse të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës. Infermierja tha të vërtetën se policët nuk janë lënduar nga protestuesit paqësorë, por nga vetë kolegët e tyre.

Në dhunim të rëndë të ligjit, policia dhe forca të paidentifikueshme, të pajisura me armatim ushtarak dhe jo policor, kanë ndërhyrë si banditë në familjen Kaloshi në Dibër, duke arrestuar dhe dhunuar në orën 03.00 të mengjesit disa anëtarë të kësaj familjeje.

Ata kanë goditur me gaz lotsjellës dhe janë treguar barbarë kundër grave dhe fëmijëve, duke i goditur dhe duke i ndaluar të marrin menjëherë ndihmën e shpejtë.

Arsyeja e vetme e kësaj dhune shtetërore dhe kriminale është se anëtarët e familjes Kaloshi janë kundërshtarë politikë të regjimit të Edi Ramës.

Dhuna shtetërore në Dibër organizohet nga e njëjta bandë shtetëroro-kriminale që ka dalë në përgjimet e BILD-it, duke blerë vota, duke kërcënuar dhe dhunuar qytetarët, duke penguar votën e kundërshtarëve.

Në vend që Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditë të tjerë të ishin pas hekurave të burgut për shkatërrimin e proecit zgjedhor të Dibrës, ata janë janë të lirë dhe po organizojnë farsën e së dielës dhe dhunën shtetërore për llogari të Edi Ramës.

Imer Lala, Dionis Imeraj, Robert Aga dhe banditët me apo pa uniformë, me apo pa maska janë simbolet e Edi Ramës për 30 Qershorin në Dibër.

Qytetarët nuk pranojnë kurrë dhunën shtetërore të Edi Ramës, që për karrigen e tij, është gati të shkatërrojë gjithçka.

Shqiptarët janë gati të reagojnë si qytetarë europianë kundër instalimit të një diktature të re në Shqipëri.

Edi Rama kërkon viktima ndaj nxit konflikt me dhunën shtetërore dhe banditeske kundër qytetarëve të pafajshëm.

Por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për t’i zgjatur jetën këtij regjimi në grahmat e fundit.

Partia Demokratike fton çdo qytetar të mos bjerë pre e provokimeve të Edi Ramës.

Refuzojeni Edi Ramën!

Braktiseni Edi Ramën!

Bojkotojeni Edi Ramën!

Sfidojeni dhe mos ju përkulni presionit të tij për të dalë në votimet farsë!

Filmoni, regjistroni, fotografoni dhe denonconi çdo dhunim, presion, dhunë, falsfikim, mashtrim që regjimi i tij bën.

Të bashkuar ne jemi shumica, ne jemi forca dhe garancia e ndryshimt që po vjen! /abcnews.al

pilicia-diber-1280x702.jpg
ent ela11:00 | 29/06/2019

12 persona u arrestuan dhe 39 të tjere u shpallën në kërkim pas përplasjes që ndodhi të premten në darkë në KZAZ nr.19 në Peshkopi. Sipas policisë protestuesit sulmuan me molotov shkollën, ndersa deputeti demokrat Xhemal Gjunkshi thotë se policia ka ushtruar terror ndaj të shoqëruarve dhe familjarëve të tyre.

Për sulmin e një ditë më parë në KZAZ nr. 19 në qytetin e Peshkopisë janë vënë në pranga 12 persona dhe janë shpallur në kërkim 39 të tjerë.

Mbremjen e vonë të së premtes militantët e opozitës protestuan para shkollës së mesme “Nazmi Rushiti” dhe tentuan të hynin me forcë brenda ambjenteve të institucionit arsimor.

Sipas Policisë së Shtetit protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov,  në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim dhe të KZAZ.  Për të shmangur depërtimin e protestuesve në shkollë policia reagoi me gaz lotsjesllës. Për pasojë mbetën të lënduar 6 policë, një kameramen dhe një protestues.

Akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve janë “Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike për Dibrën pretendon se policia ka ushtruar terror ndaj personave të shoqëruar dhe familjarëve të tyre.

Paraditen e së shtunës u mblodhën për të protestuar para komisariatit simpatizantët e Partisë Demokratike. /ABC News Albania 24/7

pilicia-diber-1280x702.jpg
nev ila22:21 | 28/06/2019

Policia e Shtetit përmes një komunikimi me median ka bërë me dije se rreth 250-300 persona po vazhdojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta kapsolla e molotov me qëllim depërtimin brenda ambienteve të KZAZ-s. Policia e shtetit bën me dije se në ndihmë të forcave të rendit në Dibër janë nisur forca të lëvizshme operacionale të cilët do të bëjnë të mundur ndalimin e personave përgjegjës për sulmin.

Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë.

Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin.

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore“, shkruan ne njoftimin e saj policia e shtetit./abcnews.al

kzaz-diber.jpg
G. P.21:59 | 28/06/2019

 

Militantët e opozitës zhvilluan një protestë mbrëmjen e vonë të së premtes para KZAZ nr. 19 në Dibër. Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se rreth 300 persona tentuan të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të shkollës dhe sulmuan me molotov e sende të forta policinë.

Efektivet e policisë reaguan duke përdorur gaz lotsjellës dhe nuk lejuan depërtimin e tyre në KZAZ nr.19.  Situata e tensionuar në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti” vijoi prej disa minutash.

 

Vazhdimisht pati përplasje fizike mes protestuesve të opozitës dhe forcave të policisë që kanë marrë në ruajtje objektin.  Në ndihmë të policisë shkuan edhe Forcat e Lëvizshme Operacionale. Pas një ore protestë, militantet e opozitës u shpërndanë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës”, shkruan në postimin e tij në Twitter ministri Lleshaj.

/ABC News Albania 24/7

blerina-gjyameti.jpg
G. P.17:02 | 28/06/2019

“Fenomeni i shitblerjes në Shqipëri nuk është një fenomen as që ka lindur me PS në pushtet, aq që është shumëfishuar me PS në pushtet”.

Kështu deklaroi këtë të premte deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ajo ishte e ftuar studion e ABC News dhe tha se rezultati në Dibër krahasuar me vitin 2016 dhe 2017 ka ardhur në rritje.

Blerina Gjylameti: Nuk kam qenë drejtuese, kam qenë pjesë e shtabit si sekretare e koordinimit elektoral. Unë e kam në përshkrimin e punës time që të jem kudo për sa i përket ngritjes së strukturave të koordinimit elektoral në Shqipëri dhe po ashtu kam qenë në Dibër gjatë gjithë kohës. Mjafton të shikojmë rezultatin në Dibër të 2016-s dhe më pas të shikojmë thellimin e rezultatit të 2017-s për të kuptuar që nuk ka ndryshuar rezultati për shkak të ndonjë fenomeni tek-tuk të ndonjë shitblerje votash.

Juli Xhokaxhi: Realisht thjesht një fenomen tek-tuk ishte zonja Gjylameti?

Blerina Gjylameti: Po të shikojmë që nga njësitë administrative qytet, njësitë administrative ish-komunat e dikurshme që i janë bashkuar bashkisë së madhe Dibër, po të shikojmë rezultatin mjafton për të kuptuar që nuk është një çështje fenomeni shitblerje. Nëse kjo ka të bëjë në 2016-n po në 2017-n? Askush nga ne nuk ka qenë në Dibër, por rezultati është shtuar me 3100 vota përafërsisht./abcnews.al

policia-e-shtetit.jpg
nev ila22:32 | 26/06/2019

Ish-deputeti i PD Xhemal Gjunkshi në një komunikatë për mediat nga selia blu deklaroi se drejtuesit e policisë  në Dibër po shpërndajnë pistoleta për militantët e Rilindjes, si dhe po kërcënohen me jetë qytetarët që të dalin dhe të votojnë në 30 qershor.

Gjunkshi tha se drejtuesit e policisë në Dibër iu bëjnë presion qytetarëve që të japin votat. Ai shtoi se ministri Lleshaj gënjeu publikisht kur tha se ka shkarkuar drejtuesit policorë në Dibër, pasi ata janë akoma duke punuar.

Për këtë deklaratë të Gjunkshit ditënn e sotme, ka reaguar Policia e shtetit e cila mohon akuzat dhe thotë se deklarata e Gjunkshit është një shpifje e ulët.

“Reagim i Policisë së Shtetit

Lidhur me deklarimin e sotëm publik të ish-deputetit të PD, Xhemal Gjunkshi, ku aludon se Policia e Dibrës ka shpërndarë armë në qytet, sqarojmë se:

Kjo deklaratë është krejtësisht një shpifje e ulët dhe plotësisht e fabrikuar.

Policia e Shtetit e hedh poshtë me përbuzje një deklarim të tillë, që në fakt të vetmin reagim që meriton është padia ndaj deklaruesit Gjunkshi në gjykatë.

Aty ai do të duhet që përpara ligjit të sqarojë motivet e kësaj insinuate të ulët.

Policia e Shtetit gjen rastin të garantojë qytetarët se është në krye të detyrës dhe e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe sigurinë e tyre në tërësi.

Për çdo informacion që disponon, çdokush mund të denoncojë në kushte anonimati në numrin unik 112 ose numrin falas të SHÇBA, 0800 90 90″./abcnews.al

mjeku.jpg
G. P.09:50 | 19/06/2019

Një fëmijë 6 vjeç mbeti i plagosur pak pas mesnate në qytezën e Krastës në Martanesh. Siç raporton gazetari i Abc News, Neki Feta, shkak është bërë konflikti që autori i ngjarjes, Jetmir Koxherri pati me babain e të miturit në një lokal.

27-vjeçari është konfliktuar fillimisht verbalisht me Miftar Rrushin, ndërsa më pas gjithçka degradoi në një sherr fizik. Pas largimit nga lokali, Koxherri ka shkuar në shtëpinë e tij, ka marrë armën automatike dhe ka qëlluar me breshëri në banesën e Rrushit. Për pasojë është plagosur me katër plumba fëmija i këtij të fundit.

“Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në orët e vona pas mesnatës në qytezën e Krastës. Në lokalin në qendër të kësaj qyteze kanë qenë duke pirë disa persona. Për motive të dobëta sipas policisë ka pasur një shkëmbim verbal mes tyre dhe më pas ngjarja ka degraduar në përdorimin e forcës fizike. Pas largimit nga skena e ngjarjes autori Jetmir Koxherri ka shkuar në shtëpinë e tij ku ka marrë një armë automatike dhe ka qëlluar drejt banesës së Miftar Rrushit. Për pasojë nga plumbat është plagosur djali i Miftar Rrushit, 6-vjeçar. Ka marrë katër plumba sipas mjekëve, një në zonën e qafës ku plumbi nuk dalë. Ka patur një plumb në trup dhe dy plumba në këmbë. I plagosuri është sjellë në spitalin rajonal të Peshkopisë rreth orës dy të mëngjesit. Është trajtuar nga mjekët e spitalit të Peshkopisë dhe më pas për ndihmë më të specializuar është dërguar në spitalin e Traumës me helikopter”, raportoi gazetari Neki Feta.

Për ABC News ka folur edhe mjeku Agron Mezenxhiu që trajtoi fillimisht plagosjen e të miturit. Ai ka deklaruar se fëmija ka marrë katër plagë dhe ka ardhur në spital në gjendje të rëndë. Pasi u stabilizua, ai u dërgua me helikopter në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Fëmija erdhi rreth orës 1 i plagosur me armë zjarri. Kishte një plagë të madhe në fytyrë dhe plumbi i ngelur mbrapa qafës. Kishte një dëmtim në kyç dhe një plagë të madhe në kofshën e djathtë. Gjithashtu kishte dhe një plagë, e cila mund të ishte një rikoshet në bazën e hemitoraksit të majtë. U reanimua, ishte në gjendje të rëndë me anemi të theksuar. U reaminua në sitalin e Dibrës me gjak. Gjendja u stabilizua. Rreth orës 7 u lajmërua qendra në Tiranë dhe erdhi helikopteri e çuam për një trajtim më të specializuar në spitalin e Tiranës. Aktualisht u reanimua me tërë mjetet e mundshme në spitalin e Dibrës. Gjendja ngelet problematike se mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjikale në struktura mjaft vitale të organizmit”, tha doktori në spitalin e Dibrës.

Autori i ngjarjes, 27-vjeçari Jetmir Koxherri është arrestuar nga policia. Gjithashtu është sekuestruar edhe arma automatike që ai përdori për të kryer krimin./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono