diamant

1579146632-DIAMOND-VUITTON-3-0-e1579146665531.jpg
So Nila11:00 | 18/01/2020

Vetëm dy muaj më parë, kompania  Louis Vuitton LVMH njoftoi blerjen e Tiffany për një rekord prej 16.2 miliardë dollarësh. Tani, vetë Louis Vuitton ka paguar një shumë të pazbuluar për gurin më të madh të minuar që nga diamanti Cullinan në 1905.

Kjo është një tjetër shenjë e ambicieve të markës franceze në tregun e bizhuterive luksoze.

Diamanti përafërsisht 1.758 karatësh u gjet nga Lucara Diamond Corp në Botswana prillin e kaluar. Ai ka ngjyrë të errët dhe është në madhësinë e pëllëmbës së dorës.

Kompania e minierave e quajti atë “Sewelô”, që do të thotë “gjetje e rrallë” në gjuhën e Tswana të Afrikës së Jugut.

 

Dhe tani Lucara së bashku me kompaninë HB, një prodhues belg i diamanteve, kanë arritur një marrëveshje me Louis Vuitton për të lustruar dhe prodhuar një numër të xhevahireve më të vegjël nga Sewelô.

Por procesi i prerjes në vetvete është kompleks: “Do të planifikohet me teknologjinë më të lartë të skanimit të diamantit për të prodhuar një imazh 3D në të cilin do të simulohen opsionet e prerjes. Vendimi i prerjes përfundimtare do të merret në varësi të përfitimit maksimal dhe shitjes së pjesëve të lëmuara , ”thotë Kaplan. Një ekspert diamanti me përvojë shumë të lartë do të ndjekë planin nga afër me një sharrë lazer dhe çdo gur  do të lëmohet me kujdes. “Me një diamant të kësaj madhësie dhe kompleksiteti, ky proces mund të zgjasë më shumë se një vit,” përfundon ai.

Aktualisht, diamanti është i veshur me karbon dhe ajo që qëndron poshtë është një mister që e bën më të vështirë prerjen e tij. Blerja është një veprim që nuk është pa rrezik për Louis Vuitton, por përfaqëson llojin e bastit më të madh që tërheq vëmendjen duke e bërë LVMH grupin luksoz më  të  madh në botë, dhe Louis Vuitton markën e saj më të vlefshme luksoze./abcnews.al

MBULIM-EKSPRESI-AR-ABC-M1-T2.mpg_snapshot_00.00-1280x876.jpg
ad min22:46 | 23/10/2018

Quhet Ekspresi i shpejtë Mbretëror dhe është një makineri për kafe, që kushton 187 mijë euro. E prodhuar në një numër të kufizuar dhe e frymëzuar në formën e motorit të një automjeti të Formula 1, aparati luksoz i ekspresit është i mbuluar me ar të bardhë 18 karat, diamantë, gurë të çmuar dhe me fibra karboni. Aparati ka dhe një shpërndarës të veçantë, për ata që preferojnë të shijojnë një kafe pak më të fortë./abcnews.al

farnese.jpg
ad min08:22 | 16/05/2018

Një diamant i rrallë blu është shitur për një shifër rekord prej 6.7 milionë dollarësh në një ankand në Gjenevë.

Diamanti, i quajtur “Farnese Blue”, i  ishte dhënë si dhuratë vajzës së Dukës së Parmës, Elizabeth Farnese-s, kur u martua me Filipin e Pestë të Spanjës në 1715-n.

Më pas, u trashëgua në brezat e ardhshëm dhe lëvizi nga Spanja në Francë, Itali dhe Austri.

Diamanti 6.1 karat vjen nga miniera e famshme Colconda në Indi.

Çudia është se “Farnese” u shit vetëm katër minuta pas u hap ankandi për ofertat. Nga përfaqësuesit e shtëpisë së ankandit, diamanti ishte vlerësuar me një çmim fillestar prej 3.5 milionë dollarësh.

“E prisnim një rezultat të mirë, por e filluam me 3.5 milionë dollarë dhe përfunduam me 6.7 milionë dollarë. Kështu që i kaloi pritshmëritë tona”, tha specialistja e bizhuterive, Daniellla Mascetti.

Ndërkohë, identiteti i zotëruesit të ri të diamantit nuk është zbuluar ende./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono