dhurojë

patozi-2-1280x705.jpg
ent ela21:21 | 08/04/2019

Ish-deputeti i PD-së Astrit Patozi i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet vendore për të mirën e vendit.

Sipas tij, nëse Basha nuk hyn në zgjedhje atëherë ai do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Ramës një minierë ari.

“Unë nuk dua të bëj Kasandrën, por parashikoj vështirësi shumë të mëdha për opozitën shqiptare nëse nuk do arrijë dot të futet në zgjedhje. Unë mendoj se Lulzim Basha nuk ka këllqe, nuk ka shpatulla të mbajë barrën e rëndë të nxjerrjes së PD-së nga i gjithë sistemi politik. Do mbajë barrën e rëndë të përgjegjësisë së heqjes së përfaqësimit politik të PD-së në të gjitha nivelet.

E di ç’do të thotë të mos hysh në zgjedhjet lokale, se në zgjedhje të përgjithshme edhe mund të mos hysh. Ose futesh me shpresën që mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Por zgjedhje lokale të parakohshme nuk ka kurrë. Duhet të ishte një kambanë për Lulzim Bashën dhe për këdo tjetër se është e frikshme mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale. Do të hyjë në histori si njeriu që i ka dhuruar Edi Ramës një minierë floriri. Në sensin që do t’i ketë kryetarët e bashkive sikundër ka drejtorët.   Nëse opozita nuk merr pjesë në zgjedhje dhe nëse nuk merr pjesë asnjë forcë tjetër relevante, sigurisht që Rama mund t’i fitojë të gjitha bashkitë. Kjo do ishte një gjë shumë e rëndë dhe e pandreqshme”, tha Patozi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono