dhurime

3f0d55ef-2c72-459a-aa32-03803759aff0.jpg
R D16:33 | 26/12/2019

Është bërë sot një muaj nga termeti tragjik i 26 Nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, dhjetëra të tjerë u plagosën dhe me mijëra e mijëra shqiptarë kanë mbetur pa strehë. Abc News është në terren me të gjithë grupet e xhirimit dhe gazetarët të shpërndarë në Durrës e Thumanë për të sjellë panoramën pas termetit dhe dëshmitë e banorëve që u goditën më rëndë.

Gjatë raportimit të saj nga Thumana, gazetarja Esiona Konomi tha se “në Bashkinë e Kurbinit dhe të Krujës nuk ka nisur ende rindërtimi sepse s’ka një financim të qartë nga qeveria. Në Thumanë është publikuar një projekt nga Behgjet Pacolli, por është në leter, puna për ndërtimin ende s’ka nisur dhe s’ka territor të percaktuar ku do ndertohen keto pallate”.

Ndërsa nga studio  “Abc-ja e mëngjesit”, moderatori dhe gazetari Enkel Demi deklaroi se oligarkët s’kanë dhënë një kryq leku. Ai hodhi dyshime se po ndërtohen skema përfitimi, ndaj paralajmëroi se Abc News do ta ndjekë këtë çështje për të zbardhur të vertetën.

Enkel Demi: “U premtuan miliona, njëri tha 1 milionë e ca euro, tjetri 2 milionë e ca euro, por ende nuk kanë dhënë një kryq leku, por vetëm projekte në 3D, siç është rasti i Behgjet Pacollit. Sipërmarrësit e mëdhenj që ne i njohim dhe si oligarkë s’kanë dhënë një kryq leku. Shumë shpejt Abc News do ti marrë emer për emer…

Kjo është tronditëse sepse është mashtrim i madh…ndoshta po ndërtojnë skema përfitimi… por këto, ne do përpiqemi ti zbulojmë në abcnews.al”.

Biznesmenët që premtuan miliona euro pas termetit

I pari që deklaroi dhurimin prej 1 milion eurosh ishte zv.kryeministri dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli. Ai u shpreh se me këtë shumë do ndërtohen nga kompania e tij disa pallate në Thumanë.

Nismës iu bashkua boss-i i hidrokarbureve, Shefqet Kastrati i cili premtoi se do të japë 1.5 milionë euro.

Aeroporti i Rinasit u zotua sakaq se t’i japë shtetit 1 milionë euro si donancion për të dëmtuarit nga termeti. Ndërsa biznesmeni i njohur i qendrave tregtare Samir Mane premtoi 1,2 milionë euro. Ndërsa biznesmeni i ndërtimit, Pëllumb Salillari dha se do dhuronte 1 milionë dollarë.

Ka kaluar 1 muaj por milionat e oligarkëve ende nuk janë lëvruar… ose qeveria nuk ka bërë asgjë transparente mbi këto para të premtuara me bujë…!

/abcnews.al

 

mpapee-1280x738.jpg
ad min17:25 | 17/07/2018

Kylian Mbappe nuk është vetëm një futbollist i madh, por edhe një njeri i ndjeshëm. Sulmuesi i Francës ka vendosur të dhurojë për bamirësi, të gjithë shpërblimin që ka marrë në Kupën e Botës në Rusi.

Bëhet fjalë për 430.000 euro, të cilat do t’ia dhurojë një fondacioni parizien, që organizon aktivitete sportive, për fëmijët me probleme fizike, apo mendore.

Kjo shumë nuk është shumë e madhe, në krahasim me rrogën që Mbappe fiton te klubi i tij, Paris Saint Germain, por gjithsesi veprimi është mjaft kuptimplotë. Adoleshenti 19-vjeçar është rritur si një fëmijë i varfër në rrethinat e Parisit dhe shprehet se nuk e ka harruar atë periudhë të vështirë.

Mbappe shkëlqeu në Kupën e Botës, duke shënuar 4 gola, e duke ndihmuar Francën të fitonte titullin botëror. Ai u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono