dhurata cupi

edi-rma.jpg
ad min11:44 | 31/10/2019

Sipas Partisë Demokratike Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes, pasi vazhdon të mbrojë Agim Kajmakun edhe pasi prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai ka shkelur ligjin e dekriminalizimit. Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ish-deputetja Dhurata Çupi se Rama ka tre ditë që ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e Vorës.

Deklarata e plotë:

Sot bëhen 3 ditë që Edi Rama është zyrtarisht në mbrojtje të Agim Kajmakut, i cili fshehu me qëllim arrestimin e tij në Greqi disa vjet më parë me emrin Jorgo Toto.

Edi Rama duhet ta kishte shkarkuar Agim Kajmakun që në momentin, kur prokuroria verifikoi zyrtarisht se ai kishte shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur krimin për të cilin ishte arrestuar dhe ishte në kërkim në Greqi dhe në kërkim europian deri pak kohë më parë.

Duke mbajtur në detyrë një funksionar të lartë publik që shkel ligjin, që kryen vepra të rënda penale dhe mashtron qytetarët, Edi Rama tregon se antiligji është modeli i tij i qeverisjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Edi Rama ka qenë në mbrojtje të Agim Kajmakut, edhe pse e dinte se ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit. 3 javë më parë, Edi Rama e mbrojti atë edhe publikisht.

Qendrimi i Edi Ramës në mbrojtje të një funksionari publik që e ka vendin në burg dhe jo në krye të një bashkie, tregon se Edi Rama dhe Agim Kajmaku ndajnë të njëjtin moral. Për ta ligji nuk ka vlerë, kur cënon pushtetin e tyre.

Duke kandiduar persona me të kaluar kriminale, si në Shkodër, Vorë apo Vaun e Dejës, Edi Rama dëshmon se nuk ka ndërmend të marrë seriozisht plotësimin e 9 kushteve të Bundestagut, që është e vetmja rrugë për të hapur derën e mbyllur të Europës për të katërtën herë radhazi.

Marrja në mbrojtje e Agim Kajmakut, siç ka bërë më çdo kriminel tjetër që ka futur në politikë, dëshmon, gjithashtu, se Edi Rama as nuk ka bërë ndonjëherë shtet, as nuk ka ndërmend të respektojë shtetin ligjor.

Në shtetin e Edi Ramës ligji nuk është i barabartë për të gjithë. Njësoj si në “Fermën e kafshëve” të Orwellit, kriminelët e Edi Ramës, janë më të barabartë se qytetarët e zakonshëm. Ata janë të paprekshëm, veçanërisht nëse janë politikanë apo klientë biznesi të Edi Ramës.

Fshehja pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është një qëndrim prej burracaku i Edi Ramës. Ai e di shumë mirë se, siç thotë Zëri i Amerikës, për Agim Kajmakun nuk ka shpëtim.  Edi Rama e di, po aq mirë, se shumë shpejt do t’i vijë radha edhe atij!/abcnews.al

IMG_7975-1280x853.jpg
ent ela13:01 | 07/09/2019

Partia Demokratike ka reaguar për rrezimin e dekretit të Presidentit Meta për ligjin e qeverisjes vendore nga Komisioni i Ligjeve. Në një dalje për mediat nga selia blu, ish-deputetja Dhurata Çupi tha se me këtë vendim, Kryeministri Rama do të grabisë me ligj pronat e pushtetit vendor.

Deklaratë e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi

Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor.

Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive.

Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv.

Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.

Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve.

Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë.

Plaçkitja, vjedhja e zgjedhjeve dhe e pasurive të shqiptarëve është i vetmi projekt i Edi Ramës. Prandaj, vendi ka nevojë urgjente të çlirohet nga kjo qeveri dhe ky kryeministër , që po rrënon shqiptarët dhe pasurohet për vete!

/ABC news Albania 24/7

IMG_3948-1280x854.jpg
ent ela11:50 | 02/09/2018

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se jo vetëm nuk i justifikon taksat e rritura, por paratë që mblidhen ua jep krimit dhe trafikantëve të lidhur me deputetët. Deklaratën nga selia blu e bëri deputetja Dhurata Çupi sipas të cilës taksa më e fundit abuzive është taksa e banesës.

Deklaratë e Partisë Demokratike, deputetja Dhurata Çupi

Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit:

Nga njëra anë rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë;

Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantëve shokë e miq të deputetëve.

Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë.

Këtë ka ndërmed të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëve.

Nga një anë u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë

Dihet se ku i çon OSHEE-ja paratë e shqiptarëve: ia jep miqve trafikantë droge te qeveritareve  ose baxhanakut të kryeministrit.

Sipas planit të Edi Ramës grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë.

Njëherë me rritjen e pajustifikuar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE-së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 përqind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura.

Përveçse një dhunim flagrant i  kompetencave të pushtetit vendor,   vendimi pasuron arkën e OSHEE-së hajdute, duke i hequr nga xhepi një dorë parash shumicës dërrmuese të qytetarëve. Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje.

Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës, ne vit,  Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro.

Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetem  dy tenderat që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës.

Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë tek krimi, miqtë dhe familja.

Së bashku, ne duhet të bëjmë gjithçka për të larguar një qeveri që po rrënon ekonominë e familjeve të zakonshme shqiptare! /abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-2018-08-24-15h25m44s083-1280x720.png
ad min15:28 | 24/08/2018

Pasojat e shkaktuara nga tërmeti i datës 11 gusht i cili ka lënë pa strehë shumë familje të qarkut Dibër, ishin qëllimi i takimit informues të kryetarit të Bashkisë Mat, ku pjesmarrës ishin edhe deputetët demokratë të kësaj zone. Sipas këtyre të fundit, përpos punës së kryer nga pushteti vendor edhe ai qëndron duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

Deputetet e Partisë Demokratike të qarkut Diber morën pjesë në takimin informues që kryebashkiaku i Matit, Nezir Rizvani zhvilloi mbi monitorimin e situatës së krijuar në zonë nga termeti i 11 gushtit. Gjatë diskutimit, ky i fundit njoftoi pamundësinë e pushtetit vendor për përballimin e këtyre situatave.

Nezir Rizvani, Kryetari i Bashkisë Mat: “Fatmirësisht nuk kishte dëme në njerëz, ndërsa dëme në banesa ka patur. Pas verifikimit të parë në terren të grupeve të verifikimit, ka dhe grupe vlerësimi sepse e tillë është procedura. Buxheti i Bashkisë së Matit e ka të pamundur të përballojë raste të tilla, raste të emergjencave civile sepse fondet ne dispozicion të bashkive të pushtetit vendor janë pothuajse krejt minimale”.

Për deputeten Dhurata Çupi situata duhet shpjeguar qarte për qytetarët e prekur sa i përket pergjegjesive, pasi ligji për emergjencat e përcakton qartë çfarë i takon qeverisë dhe çfarë pushtetit vendor.

Deputetja e qarkut Dibër, Dhurata Çupi: “Kjo nuk është një shembje ure kjo nuk është një prishje rruge që janë kompetenca të pushtetit vendor. Kjo është një fatkeqësi natyrore me të cilat nuk merret pushtetit vendor për buxhetin. Nuk ka kapacitet pushteti vendor të përballojë 300 familje të cilat sot janë në kushtet e mosqendresës në banesat e tyre.”

Pas takimit, deputët inspektuan zonat e prekura nga tërmeti në Derjan e Macukull ku edhe biseduan me banorët sipas të cilëve, vizita e përfaqësuesve të qeverisë në familjet e prekura ishte selektive.

Banorja: “Këta të bashkisë dhe komunës kanë ardhë. Për Zotin qeveria është ndarë me krahe. Olta Xhaçka kaloi dje s’erdhi ktej nga ne fare. Pardje shkoi kënd më kënd dhe këtu s’erdhi”.

Demokrati Xhemal Gjunkshi i bëri apel qeverisë për ndihmë ndaj banorëve.

Xhemal Gjunkshi: “Pavarësisht punës së komisioneve, unë do kërkoja që edhe pushteti qendror të japë ndihmën duke rrit kapacitetet për të shkurtuar afatin e vlerësimit të këtyre objekteve”.

309 janë banesat e dëmtuara nga tërmeti dhe kjo për Gjunkshin është tregues për situatë gadishmërie./abcnews.al

Dh.-Cupi-1280x853.jpg
ent ela11:47 | 10/08/2018

Partia Demokratike akuzon qeverinë se ka përdorur pronën publike për interesa klienteliste. Ndërkohë deputetja Dhurata Çupi shigjetoi Prokurorinë, e cila sipas saj nuk heton qeveritarët e korruptuar.

19 milionë euro është dëmi i shaktuar nga qeveria me pronën publike. Denoncimi vjen nga Partia Demokratike. Deputetja Dhurata Çupi i referohet të dhënave të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërkohë shigjeton edhe organin e akuzës.

“Me një dëm prej 19 milionë eurosh, qeveria e Edi Ramës është sjellë si pushtuese me pronën publike, duke e dhënë atë apo tjetërsuar sipas interesave të saj mafioze, korruptive dhe klienteliste.

Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qëndror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë”

Partia Demokratike do të kryejë një analizë të plotë për pronat e grabitura këto pesë vite, sipas deputetes Çupi dhe do të angazhohet për të krijuar një regjistër të plotë elektronik që do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm. /abcnews.al

mentor-kikiaaa.jpg
ad min11:13 | 23/06/2018

“Jo” e Holandës dhe debati për emigrantët, ishte kjo tema e diskutuar në Byro Politike, ku të ftuar ishin: Dhurata Çupi, deputete e PD-së; Mentor Kikia, drejtor i Klan Plus; Mimoza Koçiu, gazetare dhe Roland Lamja, analist.

Sipas deputetes Çupi, asnjë shqiptar nuk i gëzohet vendimit të Holandës që kërkon të mos hapen negociatat me Shqipërinë.

Në pjesën tjetër të debatit, Mentor Kikia u shpreh rreth debatit për emigrantët. Sipas tij, në qarqe të ndryshme ndërkombëtare po diskutohet për mundësinë e cakktimit të një kuote për pranimin e emigrantëve në Shqipëri./abcnews.al

byroja.jpg
ad min11:17 | 26/05/2018

Në pritje të protestës ishte tema që u diskutua këtë të premte në “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi.

Të ftuar në studio ishin: Dhurata Çupi, deputete e PD; Klotilda Ferhati, deputete e PS; Alfred Lela, analist dhe Alfred Peza, gazetar.

Mes të ftuarve u diskutua rreth arsyeve që njerëzit pritet të dalin në shesh për të protestuar. Sipas deputetes Çupi, kjo do të jetë një nga protestat më të mëdha në Shqipëri.

Ndërkohë sipas deputetes tjetër, Klotilda Ferhati, protesta është e pakuptimtë sepse opozita duhet të jetë në parlament për të punuar me ligjet./abcnews.al

BYRO-POLITIKE-06-PRILL-2018-1280x720.jpg
ent ela09:10 | 07/04/2018

Mosbindja civile e kërkuar nga kreu demokrat Basha dhe aleatët e tij që do të nisë të martën e ardhshme ka qenë në fokus të bisedës në studion e “Byro Politike” nga Juli Xhokaxhi në ABC News. Të ftuar në studio ishin: Dhurata Çupi deputete e PD-së, Ervin Bushati deputet i PS, Luçiano Boçi deputet i PD dhe Alfred Peza, gazetar.

Për deputeten e PD-së Dhurata Çupi opozita është në krah të qyetarëve të varfër të Shqipërisë.

Sipas Bushatit jemi para një fenomeni pozitiv, por reagimi negativ, pasi është hera e parë që protestohet për arsye ekonomike, ndërkohë që deri më sot arsyet kanë qenë politike.

Deputeti demokrat Boçi tha se sheh një lojë të Ramës për të fituar kohë, pasi tërheqëja e tij është në një vendim të dytë.

Gazetari Peza u shpreh se nisi si një lëvizje civile dhe në momentin që politika kuptoi se mund të kishte sukses e ktheu në kauzë./abcnews.al

DHURATA-CUPI-1280x720.jpg
ent ela14:59 | 10/03/2018

Partia Demokratike nuk i është përgjigjur sot akuzave nga selia rozë, por ka bërë një denoncim për kryeministrin dhe ish ministrin e brendshëm. Deputetja Dhurata Çupi tha se kryeministri Rama po hesht për kokainën kolumbiane pasi lidhjet e saj shkojnë tek familja e tij. Ajo tha se kryeministri  është takuar mëngjesin e të premtes me Saimir Tahirin, nën hetim për trafik droge, në një nga spitalet private të Tiranës.

Deklarata e plotë e Dhurata Çupit:

Edi Rama duhet t’u tregojë sa më shpejt shqiptarëve përse e ka takuar dje në mëngjes Saimir Tahirin në një nga spitalet private të Tiranës.

Edi Rama duhet të tregojë se për çfarë kanë biseduar për më shumë se 1 orë me ish Ministrin e tij të Brendshëm, i akuzuar për trafik droge.

Edi Rama duhet të flasë edhe nëse vëllai i tij fshihet pas kokainës kolumbiane dhe jo t’u shesë shqiptarëve 613 kilogramë kokaine për sapun.

Ka një arsye pse Edi Ramën e ka pushtuar një heshtje varri për kokainën, madje as nuk mburret më për kapjen e saj.

Arsyeja është se kokat e vërteta të kokainës janë pranë tij, në majat e politikës dhe në gjirin e familjes. Arsyeja është se garancia që ai dhe njerëzit e tij u dhanë kriminelëve të Klanit të Gjirit të Kolumbisë dështoi, sepse ia dogjën partnerët ndërkombëtare.

Ndaj Edi Rama sot ndjehet nën presion nga të gjitha anët, çfarë i ka shkatuar një gjendje të rënduar psiqike, për të cilën ai ka tre ditë që viziton spitalin.

Edi Rama gjendet mes dy zjarresh. Nga njëra anë ka presionin e trafikantëve, të cilëve u ka shkaktuar një dëm të madh dhe janë të rrezikuar. Nga ana tjetër, është nën presionin e partnerëve ndërkombëtarë. Edi Ramës i është bërë e qartë nga disa qeveri europiane se po nuk u kapën kokat e kokainës, nuk ka Shqipëri në Europë!

Edi Ramës i është bërë e qartë se, nëse Saimir Tahirit nuk i hiqet mbrojtja politike, nuk ka Shqipëri në Europë! Por Edi Rama nuk e dorëzon dot as Saimir Tahirin, as Olsi Ramën as Agron Xhafajn, se pastaj do t’i duhet të dorëzohet vetë.

Këtë fakt nuk mund ta fshehë as Edi Rama, as matrioshkat e tij, që me përralla me rubla ruse, përpiqen më kot të fshehin të vërtetat kriminale të kryeministrit të vendit.

/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono