Dhunë

hong-kong.jpg
nev ila15:38 | 31/08/2019

Përplasje të dhunshme mes protestuesve në Hong Kong, dhe pse autoritetet nuk kishin dhënë leje për zhvillimin e manifestimit. Protestuesit kanë sulmuar forcat e rendit me gurë dhe bomba Molotov, ndërsa agjentët janë përgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Tensione dhe dhunë në protestën e rradhës në Hong Kong, ku manifestuesit janë mbledhur pavarësisht se autoritetet nuk kishin dhënë leje për protesta.

Policia ka rimarrë kontrollin në zonën përreth parlamentit pas më shumë se një ore përplasjesh me manifestuesit të cilët kanë qëlluar me gurë dhe objekte të rënda.

Disa prej tyre kaën përdorur dhe bomba Molotov kundër forcave të rendit. Policia është përgjiggjur me gaz lotsjellës.

Në qendër të Hong Kongut u mblodhën me mijëra persona dhe pse një ditë më parë organizatorët anuluan cdo gjë.

Policia ka përdorur ujë dhe bojë blu kundër manifestuesve të cilët janë shpërndarë duke u drejtuar në ndërtesat e institucioneve kryesore në vend.

Gjatë trazirave është parë dhe një flamur kinez me shenjën e nazistëve dhe një slogan ku bashkohej fjala Kinë me Naziste.

Protestuesit akuzojnë regjimin e pekinit për shkelje të të drejtave të njeriut në ish koloninë britanike.

Ndërsa të tjerë e kritikojnë për mungesë respekti për viktimat e luftës së dytë botërore./ABC News Albania 24/7

dhune.jpg
G. P.11:36 | 16/08/2019

Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane për shkak se kërcënonte ish-bashkëshorten. Identiteti i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane për të mos zbuluar gjeneralitetet e ish-gruas së tij.

Mësohet se, gruaja kishte tre muaj që i kishte dhënë fund marrëdhënies me shqiptarin. Mirëpo që prej asaj dite kishte qenë nën kërcënimet e vazhdueshme madje edhe të dhunës fizike.

Mediat përmendin një rast në një bar në Montecatini, ku shqiptari e kishte goditur me grusht në fytyrë dhe më pas kishte dashur ta mbysë. Pas kërkesave të vazhdueshme të gruas, autoritetet kishin hetuar dhe vendosën ta arrestojnë 39-vjeçarin.

Që prej momentit të ndarjes, gruaja kishte qenë nën kërcënimet dhe ofendimet e vazhdueshme të burrit të saj. Këtë e bënte kudo ku ajo qëndronte, në shtëpi ose punë, madje e merrte në telefon dhe i dërgonte vazhdimisht mesazhe.

Bashkëshortja kishte arritur deri aty sa i kishte bllokuar numrin e telefonit dhe rrjetet sociale. Madje ishte larguar edhe nga zona, por sërish ndihej në rrezik për jetën e saj.

Mediat bënë të ditur edhe një rast tjetër të dhunës së 39-vjeçarit. Ai kishte shkuar dhe kishte bastisur zyrën e saj. Përveç kësaj kërcënoi edhe një punonjës aty pasi tentoi të lajmëronte policinë./ABC News Albania 24/7

Basha-mallakaster.jpeg
nev ila18:46 | 10/08/2019

Ndërsa PD refuzoi regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit, Kryedemokrati Basha ka kërkuar nga Mallakastra mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë.

Gjatë një takimi me strukturat e PD në Mallakastër, Basha tha se beteja e opozitës ka nisur me një qëllim, që t’u rikthejë shqiptarëve të drejtën e dhunuar të votës së lirë.

“Kjo betejë ka për të përfunduar me një rezultat, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në të njëjtën ditë”, ka theksuar kreu i opozitës në Mallakastër.

Më tej, Basha është shprehur se nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike përmes një qeverie tranzitore që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.

Kreu demokrat ka deklaruar gjithashtu se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës është e paligjshme dhe kriminale.

“Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama”, është shrehur kreu i PD, teksa ka paralajmëruar se kushdo që ka shkelur Kushtetutën dhe ligjin pas dekretit të 10 qershorit do të ndëshkohet./ABC News Albania 24/7

 

 

vjedhja.jpg
G. P.09:01 | 19/07/2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një të ri, i cili akuzohet për vjedhjen e disa celularëve. Në një njoftim për mediat thuhet se ndalimi i 36-vjeçarit A.A. u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe informacioneve të marra në rrugë operative.

Më 16 Korrik i riu ka hyrë në një dyqan në rrugë “Sulejman Delvina” dhe ka vjedhur dy celularë. Vlera e tyre shkonte deri në 70.000 lekë të reja. Megjithatë policia vijon hetimet, pasi dyshon se ky person ka kryer edhe vjedhje të tjera.

Gjithashtu është kapur edhe një i ri tjetër i shpallur në kërkim. Sipas policisë, 27-vjeçari E.G. për veprën penale të dhunës në familje, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjithashtu mësohet se i riu është një person i dënuar ë parë për “Prodhim, mbajtje apo shitje pa leje të armëve të ftohta”./abcnews.al

farmacia.jpg
G. P.10:48 | 15/07/2019

Një i ri nga Vlora është arrestuar këtë të hënë pasi vodhi disa para në një farmaci.

Sipas një njoftimi nga ana e uniformave blu, I.P., 27 vjeç vodhi me dhunë farmacinë e L.Ll duke marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj. Ngjarja ndodhi më 7 Korrik në lagjen “28 Nëntori”, ndërsa për të kryer këtë akt i riu përdori një thikë.

Arrestimi i tij u bë pas shpalljes në kërkim në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative. Ndaj 27-vjeçarit do të rëndojë akuza e vjedhjes me dhunë./abcnews.al

arif-kaloshi.jpg
G. P.11:07 | 02/07/2019

Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka çuar në shtëpi të arrestuarit për sulmin ndaj KZAZ-së në 28 Qershor.

Në një seancë që nisi orëve të para të ditës dhe përfundoi në orën 15.30 u caktua masa e sigurisë për çdo njërin prej tyre, “detyrim paraqitje”

Bëhet fjalë për 13 persona , ndërsa 39 të tjerë janë shpallur në kërkim policor pas sulmit ndaj forcave të rendit dhe tentativës për t’u futur me dhunë në KZAZ nr. 19, në palestrën e shkollës se mesme “Nazmi Rushiti”.

Militantët e Partisë Demokratike protestuan edhe përpara komisariatit të policisë, duke kërkuar lirimin e tyre./ABC News Albania 24/7

 

lulzim-basha-7.jpg
G. P.21:26 | 25/06/2019

Gjatë një konference për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se avokati që Rama ka pajtuar ndaj gazetarit Peter Tiede është një nga më të shtrenjtët në Europë. Sipas tij, të gjithë klientët e avokatit janë multimilionerë dhe miliarderë, prandaj vazhoi kryetari i PD-së, nuk është e rastësishme që aty të bëjë pjesë edhe kryeministri Rama.

“Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.

Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat”, tha Basha.

Sipas kryedemokratit Basha, Rama po përpiqet që të mbajë pushtetin duke realizuar zgjedhje farsë. Më tej, ai nënvizoi se Rama po provokon dhe po nxit përplasje shoqërore.

“Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë. Por ky do të jetë fundi i tij. Jo shumë kohë më pare Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës. Edhe atëherë kishte votime. Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.

Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë. Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë. Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill. Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës.  Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë”, tha Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se opozita do të vijë në pushtet duke rrëzuar qeverinë e Ramës dhe jo me dhunë.  

“Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve. Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë. Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes”, theksoi Basha./abcnews.al

Palmer-deklaratat-1280x739.jpg
G. P.16:08 | 08/06/2019

Zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer jep paralajmërime të forta për kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi. Palmer shprehet se nëse në protestën e sotme do të ketë dhunë, përgjegjëse do të jetë opozita. Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit deklaron gjithashtu se me 30 Qershor, amerikanët do të monitorojnë procesin zgjedhor.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA Matthew Palmer gjatë një interviste ka deklaruar se nëse në protestën e kësaj të shtune do të ketë dhunë, përgjegjëse është opozita.

“Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha dhe Znj. Kryemadhi nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Demonstratat e dhunshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE”.

Palmer jep edhe një mesazh për ata që do të tentojnë të pengojnë qytetarët të votojnë ne zgjedhjet e 30 Qershorit.

“Gjatë vizitës time në Prill, e nxita opozitën të merrte pjesë në zgjedhje. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raportimet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR”.

Palmer thotë me tej se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE për të siguruar integrimin me sukses të Shqipërisë, ndërsa shprehur mbështetje edhe për procesin e reformave gjyqësore legjitime dhe kushtetuese./ABC News Albania 24/7

protestat-1.jpg
nev ila12:57 | 06/06/2019

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë sot nën masën e sigurisë “burg pa afat” Zamir Sijanin, 43 vjeçarin e arrestuar pak dite më parë për akte dhune gjatë protestës së fundit të opozitës.

Sijani akuzohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së organizuar në mbrëmjen e 2 qershorit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Zamir Sijani akuzohet se ka goditur me mjete të forta shtetasit, Ymer Çelën dhe Erjon Çelën, babë e bir banues në Tiranë. 43-vjeçari, nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”./ABC News Albania 24/7

mb.jpg
G. P.15:22 | 03/06/2019

Publikohet një video nga Ministria e Brendshme nga protesta e mbrëmshme e opozitës, ku situata degjeneroi në dhunë ndërmjet të pranishmëve. Ngjarja ndodhi në afërsi të ish-Hotel Dajtit, ndërsa mbetën të lënduar me mjete të fortë babë e bir.

Ministria e Brendshme ka shpërndarë një video, lidhur me konfliktin e në protestën e organizuar nga opozita mbrëmjen e së dielës. Në pamje shihen se protestuesit janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Babë e birë u konfrontuan me persona të tjerë që ndodheshin pranë zonës së ish-Hotel Dajtit. Sherri ka vijuar për disa çaste, ndërsa të lënduar mbetën, Ymer dhe Erion Çela, të cilët morën plagë në kokë dhe trup.

Në video e bërë publikë në Twitter nga ministri Brendshëm Sandër Lleshaj, duken disa prej personave që mbajnë në duar shufra hekuri. Policia ka analizuar pamjet filmike dhe ka kërkuar ndalimin e personave të përfshirë në konflikt për sqarimin e ngjarjes./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono