dhjami

nje.jpg
G. P.11:56 | 11/09/2019

Dr. Vincenzo Collabianchi, kirurg plastik pranë Spitalit Amerikan 3, jep informacion më të detajuar për këtë temë shqetësuese për femra dhe meshkuj.

Dhjami në bark”: Shqetësim për meshkujt dhe femrat

Eliminimi i yndyrës së barkut duket se është një detyrë shumë e vështirë për shumicën e njerëzve. “Dhjami në bark”  është një problem shqetësues si për burrat ashtu edhe për gratë, madje edhe për të rinjtë. Shpesh, pavarësisht se janë në gjendje të mirë fizike, duke ndjekur një dietë të kontrolluar dhe duke u ushtruar rregullisht, dhjami në bark duket se i reziston çdo lloj përpjekjeje, duke prishur kështu harmoninë e një fiziku që mund të ishte perfekt.

Parandaloni dhe luftoni “dhjamin në bark”

Ndërkohë që nuk do të lodhemi kurrë së përsërituri, të kemi një formë të mirë fizike dhe gjithashtu të parandalojmë dhe eliminojmë yndyrën e barkut, rregullat që duhet të ndiqni për një jetë të shëndetshme, të ekuilibruar dhe aktive janë gjithmonë të njëjtat:

  • Ndiqni një dietë të larmishme, të ekuilibruar dhe të kontrolluar, e cila shmang mbipeshën dhe obezitetin ose, në të kundërt, hollimin e tepërt, mangësitë në ushqyerje ose kequshqyerjen;
  • Stërvituni rregullisht duke kryer aktivitet fizik (cardio), për të djegur yndyrën e tepërt, në këtë mënyrë përmirësoni sistemin kardiovaskular, si dhe bëni ushtrime të posaçme për të bonifikuar barkun;
  • Pini çdo ditë sasinë e duhur të ujit, që i nevojitet trupit për të parandaluar dehidratimin, i cili çon në mbajtjen e lëngjeve dhe ënjtjen;
  • Shmangni zakonet jo të shëndetshme si; pirja e duhanit, alkooli, ushqyerja e parregullt dhe yndyrnat, stresi i tepërt dhe kafeina.

Shkaqet e yndyrës abdominale rezistente 

Sidoqoftë, shumë njerëz, si burra ashtu edhe gra, ndërsa ndjekin me përpikëri të gjitha këshillat për parandalimin e “dhjamit në bark” vënë re se eliminimi i yndyrës së barkut ndonjëherë është me të vërtetë i vështirë.

Edhe nëse arrijnë të humbasin peshë, të kenë një sasi të mirë të muskujve dhe një fizik të skalitur, “dhjami në bark” është aq rezistent saqë dështojnë për ta zhdukur atë.

Pse? Cilat janë shkaqet?

  • shtatzënia, e cila bën që toni i muskujve të barkut të humbasë;
  • humbje e papritur e peshës, e cila dobëson muskujt e barkut që nuk janë më në gjendje të punojnë dhe për këtë arsye tonifikohen;
  • shkaqe gjenetike;
  • shkaqe hormonale, veçanërisht për gratë, pasi estrogjenet kanë tendencën të promovojnë akumulimin e yndyrës në zonën e barkut dhe ijet;
  • jeta sedentare dhe pak motivim ose pamundësi për të ushtruar sporte dhe ushtrime të posaçme.

Si të eliminoni”dhjamin në bark”?

Nëse ushqimi i kontrolluar dhe aktiviteti fizik, ndoshta edhe i kombinuar me trajtime të veçanta bukurie si; baltë, alga, masazhe, nuk japin rezultatet e dëshiruara, për shkak të një ose më shumë arsyeve të listuara më lart, zgjidhja për të eliminuar yndyrën rezistente të barkut mund të jetë kirurgjia kozmetike. Në këtë rast, kryhet liposuction. Kjo është një ndërhyrje e cila mundëson thithjen e yndyrës së tepërt, duke rikthyer një bark të sheshtë, të fortë dhe të lëmuar.

 

Eliminoni yndyrën e barkut falë liposuction

Yndyra e barkut mund të eliminohet me një procedurë të quajtur liposuction. Liposuction realizohet me anestezi lokale ose të përgjithshme. Operacioni zgjat rreth 45 minuta. Plotësisht pa dhimbje. Teknika bën të mundur përdorimin e kanulave të lidhura me një aspirator, të futur nëpër prerje të vogla prej 3-4 mm që, me një veprim mekanik, prishin indin dhjamor dhe e aspirojnë atë. Në këtë mënyrë realizohet rimodelimi i zonës së barkut. Pas operacionit, pacienti për 2-3 javë duhet të mbajë veshur nje korse të veçantë për belin dhe pas 24-48 orësh mund t’i rikthehet aktiviteteve normale.

Avantazhet e liposuction

Është një ndërhyrje relativisht e thjeshtë, minimalisht invazive, pa dhimbje dhe e shpejtë. E cila bën të mundur eliminimin e dhjamit të barkut shumë rezistent, duke e kthyer në një bark të sheshtë, të hollë, të lëmuar dhe të tonifikuar.
Ndërhyrja bën të mundur harmonizimin e siluetës, duke e çliruar atë nga “dhjami i tepërt”, i cili është shumë i vështirë për t’u zhdukur pa ndihmën e operacionit.

Çfarë rezultatesh jep liposuction abdominal

Ndërhyrja e liposuctionit abdominal mundëson shpërndarjen dhe eliminimin e yndyrës së tepërt në bark. Pas ndërhyrjes, do të keni një pamje më të dobët, më harmonik edhe “dhjami në bark” do të zhduket. Natyrisht, për të ruajtur rezultatet e marra falë ndërhyrjes, pacienti më pas do të duhet të angazhohet për të shmangur akumulimin e yndyrës përsëri, duke mbajtur një dietë të shëndetshme të kombinuar me një nivel të mirë të aktivitetit fizik.

Konvaleshenca

Pas ndërhyrjes së liposuction për të eliminuar yndyrën e barkut, pacienti mund të rifillojë aktivitetet e tij normale maksimumi brenda tre/katër ditëve. Për 15-20 ditë pas operacionit rekomandohet përdorimi i një korsejetë posaçme përzonën e barkut. Pas një muaji mund të rifillohet pa asnjë problem aktiviteti fizik.

Për më shumë informacion ose vizitë me Dr. Vincenzo Collabianchi kontaktoninë 042357535 ose klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono