devi kasmi

greku.jpg
G. P.14:05 | 13/06/2018

Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje shtetasin grek Efthimious Efthimiou, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në 29 Janar në Tiranë. Seanca e pyetjeve, që ka zgjatur gati pesë orë, është zhvilluar në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit në Elbasan, ku vuan masën e sigurisë “arrest në burg” 41-vjeçari grek.

Në praninë e avokatit të tij, Efthimiou ka këmbëngulur në pretendimin e tij për pafajësi. Ai i ka qëndruar versionit të dhënë pas arrestimit se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe se ardhja e tij në Shqipëri ka qenë vetëm për qëllime turistike.

Sipas burimeve, ai ka guxuar edhe të sfidojë përfaqësuesit e prokurorisë, duke u kërkuar që t’i paraqesin një provë që e përfshin atë në ngjarjen kriminale. Greku Efthimious Efthimiou është një nga katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen. Sipas prokurorisë, ata kanë vepruar në formën e një grupi të strukturuar kriminal./abcnews.al

 

kasm1.jpg
G. P.12:26 | 04/05/2018

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda nuk pranoi kërkesën e avokatit të Mario Meshinit për lirimin e tij. Pala mbrojtëse e Meshinit, një nga të arrestuarit, pas vrasjes së Devi Kasmit në Tiranë, kishte paraqitur këtë kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, duke argumentuar se nuk ka asnjë provë që të implikojë përfshirjen e Mario Meshinit në këtë ngjarje.

Por gjykata e Apelit për Krime të Rënda e rrëzoi këtë kërkesë, duke e lënë të riun në burg. Mario Meshini, sipas prokurorisë, dyshohet se nxorri në pritë Devi Kasmin pranë shtëpisë së tij.

Veç Mario Meshinit, në qeli për të njëjtën vrasje janë edhe shtetasi grek, Efthimios Efthimiu, që akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit si dhe shqiptarët Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari, që dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në krim./abcnews.al

greku.jpg
G. P.15:27 | 27/04/2018

Gjykata për Krimet e Rënda shtyu për një datë tjetër seancën gjyqësore për shtetasin grek Efthimious Efthimiou, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 Janarit në kryeqytet. I dyshuari kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë me herët ndaj tij nga Shkalla e Parë e Tiranës e më tej nga Krimet e Rënda.

Shkak i shtyrjes së seanës në ngarkim të Efthimiout dhe tre të bashkëarrestuarve të tij u bë mungesa e avokatëve mbrojtës.

Hetimet për vrasjen e Devi Kasmit u zhvilluan fillimisht nga Prokuroria e Tiranës.

Më tej, kjo prokuroria konstatoi se bashkëpunimi mes të dyshuarve ishte në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe e kaloi dosjen për kompetencë tek Krimet e Rënda./abcnews.al

devi-kasmi.jpg
G. P.11:52 | 17/04/2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rivlerësuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 Janarit.

Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë greku Efthimio Efthimius që akuzohet si ekzekutori i Kasmit. Gjithashtu, në burg do të qëndrojnë dhe Mario Meshini, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Dosja për vrasjen e Kasmit u transferua nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda për shkak se Prokuroria e Tiranës provoi që personat e përfshirë në vrasje kishin krijuar grup të strukturuar kriminal./abcnews.al

devi-kasmi-2-640x363.jpeg
G. P.11:47 | 06/04/2018

Personat e arrestuar për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 Janarit në Tiranë do të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda. Prokuroria e Tiranës transferoi dosjen, pasi ngriti dyshime se të arrestuarit kanë vepruar si “grup i strukturuar kriminal”.

Prokuroria e Tiranës e ka përcjellë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dosjen hetimore të vrasjes së Devi Kasmi në 29 Janar 2018 në Tiranë. Pas më shumë se dy muajve hetim, prokurorët e kryeqytetit kanë konstatuar se në veprimet e kryera nga të akuzuarit për ngjarjen, mes të cilëve edhe greku Efthimiou Efthimious, ka elemetë të “grupit të strukturuar kriminal”. Duke mos qënë kompetentë për hetimin ata e kanë dërguar dosjen në duart e kolegëve të tyre tek Krimet e Rënda.

Transferimi i dosjes tek Krimet u bë shkak të premten që Gjykata e Tiranës të mos merrte në shqyrtim një kërkesë të Mario Meshimit për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë. Meshini këmbëngul në mungesën e provave ndaj tij dhe në faktin se nuk ka asnjë lidhje me krimin. Por hetuesit kanë dyshime se ai ka nxjerrë viktimën në pritë. Gjykata shpalli moskompetencë të shqyrtimit të kërkesës dhe vendosi dërgimin e saj tek Krimet e Rënda.

Në lidhje me vrasjen e Kasmit janë lënë në paraburgim Efthimio Efthimou, Elton Hoxhallari, Elton Halipaj dhe Malin Dinellari, si edhe shpalli në kërkim Aurel Hoxhallarin. Sipas Prokurorisë, katër të arrestuarit kanë konsumuar veprat penale të “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike”. Ata u arrestuan në 2 Shkurt nga operacioni policor të koduar “Enigma”, gjatë të cilit u sekuestrua edhe një arsenal armatimi./abcnews.al

vlcsnap-error828-1-1280x720.jpg
ent ela14:04 | 22/02/2018

Gjykata e Apelit Tiranës konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” të dhënë nga Shkalla e Parë për Efthimious Efthimiou.

41 vjeçari grek dyshohet të jetë ekzekutori i Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 29 janarit pranë spitalit të fëmijëve në Tiranë.

Në seancën e së enjtes, togat e zeza të Apelit refuzuan kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë. Efthimiou nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, ku u përfaësua nga avokati i tij Saimir Vishaj.

Para treshes gjykuese avokati mohoi përfshirjen e klientit të tij në ngjarje, si edhe pretendoi mungesë provash nga ana e prokurorisë.

Kundër këtij qëndrimi ishte prokurori, i cili tha se hetimi ishte në vazhdim dhe se nuk kishte ndryshuar asnjë rrethanë që mund të sillte nevojën e ndryshimit të masës së sigurisë.

Në të njëjtën seancë, Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë edhe për Elton Halipajn dhe Elton Hoxhallarin, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasje. Burime pranë Apelit bënë me dije se ankimi i bërë nga i prangosuri tjetër për krimin, Malvin Dinellari, do të shqyrtohet në ditët në vijim.

Javën e kaluar Apeli la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” edhe për Mario Meshinin, dëshmitar okular në vrasjen e Kasmit, i cili po hetohet si i përfshirë në ngjarje.

Katër të arrestuarit nga operacioni policor i koduar “Enigma” dyshohet të kenë konsumuar veprat penale të “vrasje me paramendim”, në bashkëpunim, “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim dhe shitje të lëndeve narkotike”.

/abcnews.al

vlcsnap-error560-1280x720.jpg
ent ela10:39 | 20/02/2018

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda shtyrë për në datën 22 shkurt vendimin për 4 personat e arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit pasi, sic u tha, kishte bërë gabim njoftimet. Elton Hoxhallari, Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Efthymious Efthimiou kërkuan nga gjykata e Apelit lirimin nga burgu, duke pretenduar se nuk kanë lidhje me krimin.

Efthymios Efthimiou dyshohet të jetë ekzekutori i 42 vjeçarit Kasmi. Sipas hetimeve të deritanishme ai mund të jetë vrasës me pagesë, i porositur nga një tjetër shqiptar i botës së krimit për të kryer vrasjen e Devi Kasmit në 29 janar në Tiranë. Ndërsa 3 personat e tjerë te arrestuar akuzohen si bashkëpunëtorë të ish-policit grek Efthimiou./abcnews.al

vlcsnap-error724-1280x720.jpg
ent ela11:26 | 15/02/2018

Edhe Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në burg Mario Meshinin, personi i parë i arrestuar nga policia si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 Janarit në Tiranë. Seanca e zhvilluar paraditen e së enjtes ishte një masë për rivlerësimin e masës së sigurisë të apeluar nga mbrojtësit ligjor të 26 vjeçarit Meshini. Më herët, në fillim të këtij muaji, Meshini u la në masën e sigurisë burg pa afat nga gjykata e shkallës së parë të Tiranës. 26 vjeçari Meshini ka mohuar me forcë në vijimësi akuzën e ngritur ndaj tij. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit. I riu ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Mario Meshini është dëshmitar okular i vrasjes së Kasmit. Ai pretendon se ishte duke folur me Kasmin  në momentin që 42 vjeçari u qëllua disa herë nga afër. 26-vjeçari u arrestua dy ditë pas ngjarjes, pasi kishte dhënë deklarime në cilësinë e personit që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjen./abcnews.al

vlcsnap-error184-1280x720.jpg
ent ela15:09 | 07/02/2018

Zbulohen të tjera detaje për ekzekutimin e tipit mafioz Devi Kasmit, disa ditë më parë në Tiranë. ABC News ka mësuar se personi dyshuar që ka porositur vrasjen e 42-vjecarit Kasmit, është një i burgosur në shteti grek, i cili është një emër i njohur i narko trafikut. Për arsye të hetimit, ABC News ka zgjedhur të mos e bëjë publik emrin e tij.

Policia Shqiptare i kërkon palës greke, informacion lidhur me një të burgosur Shqiptarë, i prangosur një vit më parë me disa kilogram kokainë në jug të shtetit helen, pasi dyshohet se mund të jetë ai personi që kishte porositur edhe ekzekutimin e Devi Kasmit pak ditë më parë në Tiranë.

ABC News e disponon emrin të dyshuarit, por për arsye të hetimit ka vendosur të mos e bëjë të ditur për publikun emrin e tij.

Ndërkohë bëhet e ditur nga hetimet si brenda ashtu edhe jashtë vendit, se personi i dyshuar ka pasur miqësi në tregun e kokainës me Domart Konjarin. Emir i këtij të fundit doli menjëherë në skenë nga policia e kryeqytetit pas vrasjes së tipit mafioz të Devi Kasmit. Ish- punonjësi policisë greke Efthymiou Efthymious, sipas grupit hetimor ishte porositur nga brenda burgut nga shtatasi me origjinë shqiptare për të kryer atentatin ndaj 42-vjeçarit Kasmi. Njohja ndërmjet ekzekutorit grek së bashku me shtetasin shqiptar një emër i njohur i botës së narkotrafikut, kishte ndodhur gjatë kohës kur të dy këta kanë qenë në paraburgimin e shtetasit fqinj. 

Për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës, prangosi më datë 2 shkurt katër shtetas, ndërmjet tyre edhe personi që dyshohet se kreu vrasjen Efthymiou Efthymious. Por personi që vuri në zbatim planin në vendin tonë, Aurel Hoxhallari vijon të jetë në kërkim. Në banesën e Hoxhallarit policia gjeti arsenal të vërtetë armës, duke filluar nga snajper, automatik, mina me telekomandë e deri te raketa-hedhëse./abcnews.al

 

vlcsnap-error047-1-1280x720.jpg
ent ela11:46 | 06/02/2018

Detaje të rëndësishme lidhur me ekzekutimin e Devi Kasmit në kryeqytetin shqiptar, janë bërë publike nga mediat greke. Gazeta e njohur “Kathimerini”, shkruan duke cituar një burim të policisë se Efthimios Efthimios është porositur nga një i dënuar shqiptar në një burg të Greqisë për të vrarë 42-vjeçarin në Tiranë. E përditshmja aludon se ky krim mund të lidhet me mosmarrëveshje të mundshme lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Kathimerini” shkruan edhe për seancën të zhvilluar të hënën në Gjykatën e Tiranës, ku bën me dije se ish-agjenti i forcave speciale greke Efthimios pretendon se është i pafajshëm dhe ka kërkuar të paguajë 10 mijë euro për lirimin me kusht. Por kjo kërkesë nuk është kërkuar nga prokuroria. Atij iu caktua masa e “arrestit me burg”.

“Përveç ish-policit, tre shtetas të tjerë shqiptarë u arrestuan për të njëjtin rast, ndërsa një arrestim i katërt u kërkua”, thekson gazeta greke.  Kathimerini shkruan se sipas aktakuzës, ish-polici grek mori pjesë në grupin kriminal, i cili më 29 janar vrau Devi Kasmin, në një ekzekutim ku ishte i punësuar si “vrasës me pagesë”. Ai u arrestua të premten në një banesë jashtë Tiranës, ku oficerët e policisë gjetën armë dhe municion. Në pronën e tij u gjetën 2 mijë euro, një telefon celular, si dhe një pasaportë dhe patentë greke. Duke cituar mediat shqiptare, gazeta gerke nënvizon se gjatë kontrollit të banesës së Kasmit, pas vrasjes, është zbuluar dhe sekuestrua një sasi e madhe e kokainës.

Ndërkohë, të hënën, mediat greke zbuluan detaje të tjera lidhur me autorin e dyshuar të kësaj vrasjese, Efthimios Efthimios. “To Vima” bëri me dije të shkuarën kriminale të 43-vjeçarit, i cili ka shërbyer për dy dekada si pjestar i forcave speciale greke. Efthimios ishte ndaluar disa herë në vendin fqinj dhe ishte dënuar me 4 vite burg. Por ai ishte lënë i lirë pasi një person dëshmoi se 43-vjeçari e posedonte drogën për përdorim personal. Sipas gazetës “To Vima”, Efthimios i cili banonte në një fshat malor të Artës, pas lirimit nga burgu kishte ardhur në Shqipëri ku dhe kishte krijuar lidhje me banda kriminale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono