detyrim

8-1280x745.jpg
ad min18:45 | 14/08/2019

Detyrim paraqitje ka vendosur gjykata e Durrësit për nëndrejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Arben Isaku. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në legalizimin e një sipërfaqeje toke truall në bregdet me dokumente të falsifikuara. E njëjta masë sigurie u dha edhe për dy punonjësit e tjerë me detyrë ekonomist dhe specialist pranë kadastrës, të cilët dyshohet të jetë të implikuar në falsifikim. Arben Isaku, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit të ALUIZNI-t u vetëdorëzua një ditë më parë në polici./ABC News Albania 24/7

 

pensione.jpg
ad min15:37 | 14/07/2019

Qytetarët do të detyrohen të paguajnë sigurime me qëllim përfitim të pensionit të pleqërisë tek privati. Skema e pensioneve do të ndryshojë përsëri. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka nisur hartimin e një dokumenti orientues.

Ndonëse kanë kaluar vetëm katër vite nga reformimi, skema shqiptare e pensioneve do të ndryshoje përsëri. Në të do të parashikohet sigurimi i detyrueshëm tek privati.

Kuvendi ka ngarkuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financare të hartojë një dokument orientues për zgjerimin e skemës së pensioneve private dhe me një kolonë të dytë dhe të parashikojë rregullimet ligjore për të.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare i tha ABC Neës se ka ngritur grupin e punës me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe kompanive private pjesë e tregut të pensioneve.

Specialistët sipas AMF do të analizojnë të gjithë elementët dhe më pas do të japin opsionin e tyre për integrimin në skemën e pensioneve të kolonës së dytë dhe ndikimin që ajo do të japë.

Skema e pensioneve aktualisht ka vetëm dy kolona: të parën, që është sigurimi i detyrueshëm që paguhet në shtet dhe administrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe të tretën që është kolona private vullnetare dhe administrohet nga fondet.

Rënia e numrit të lindjeve dhe rritja e jetëgjatësisë po shfaq pasojat në kolonën e parë ndërsa interesi i ulët i qytetarëve për t’u siguruar vullnetarisht në të tretën.

Të ardhurat që të punësuarit dhe të vetëpunësuarit paguajnë për efekt sigurimi dhe që administrohen nga Institituti i Sigurimeve Shoqërore aktualisht kapin vlerën e 99.9 miliardë lekëve ndërsa shpenzimet për pensionet deri në fund të vitit 2018 ishin 125 miliardë lekë.

Ndërsa vlera neto e aseteve në fondet e pensioneve vullnetare është sa 0.1% e PBB-së çka tregon për një pjesë minimale në të gjithë përbërjen që kanë tregjet financiare në vend.

Këta tregues kanë detyruar këtë herë Kuvendin që t’i hapë rrugë diskutimit për ndryshimin e skemës së pensioneve./ABC News Albania 24/7

Rama-Haradinaj-1.jpg
ad min20:20 | 02/05/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vijuar replikat me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në reagimin e radhës, Haradinaj ka deklaruar se do ta tregojë gjithmonë të vërtetën, pavarësisht nëse ajo i pëlqen apo jo të tjerëve.

Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës:  “Shqiptarëve, të majtë e të djathtë u kam borxh të vërtetën. Siç ka thënë dhe at Zef Pëllumbi, “rrno për me tregue”. Ndaj do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt, sepse kemi detyrimin ndaj qytetarëve tanë”./ABC News Albania 24/7

vlcsnap-error283-1280x720.jpg
ad min18:56 | 24/01/2018

Kompanitë nuk kanë shlyer detyrimin ligjor për dëmin që kanë shkaktuar në mjedis. Këtë fakt e vë në dukje ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit që zhvilloi me përfaqësues të bizneseve. Ministri Klosi paralajmëroi se kjo histori do të marrë fund.

Në të gjithë vendin vetëm dy kompani kanë zbatuar ligjin për të pyllëzuar mjedisin që kanë dëmtuar. Të tjerët kanë qëndruar indiferëntë duke i hequr Shqipërisë mundësinë e 4 milionë pemëve të reja. Kjo kohë mbaroi paralajmëroi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Blendi Klosi: “Biznesi të shlyejë detyrimin ligjor për zhdëmtim të dëmit mjedisor. Nga kjo mosshlyerje dëmi, 4 milion pemë mungojne në fondin pyjor. Kjo histori do të marrë fund. Biznesi do të shlyejë këtë detyrim ligjor”.

Përfaqësuesve të bizneseve u tha se institucioni që drejton do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të rivendosur ekuilibrat natyrorë nga shfrytëzimi pa kriter i resurseve.

“Çdo pemë e prerë, çdo pemë e lëvizur në vendin tonë ka detyrimin që të mbillen trefish. Pra, për një pemë të prerë duhet të mbjellim 3, dhe për çdo pyll të shpyllëzuar, ne duhet të ndërtojmë sipërfaqe të pyllëzuara 3 herë më e madhe që sipërfaqja të zhdëmtohet”, tha ministri Klosi.

Pyllëzimi i vendit dhe objektivi për mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve do të mbështetet në të gjitha burimet dhe mbi të gjitha do të bazohet mbi plane efikase menaxhimi, ndryshe nga planet e vjetëruara dhe aspak reale që ekzistojnë prej vitesh deklaroi ministri Klosi.

“Ne do të kërkojmë në çdo praktikë ligjore që Ministria jonë ka detyrën që të japë konfiurmimin të kemi një dakordësi me kryetarët e bashkive edhe me ekspertët e ambientit ku zbatohet sidomos të poykllësimit të çdo peme të mbjellë që këto pemë të mos mbillen kuturu të mos mbillen me planet e menaxhimit të pyjeve para 7 vjetësh që në përgjithësi janë me shumë problem; problem transparence, problem korrupsioni”, u shpreh ministri.

Përveç detyrimeve, bizneset duhet të mbështesin bashkitë për të krijuara ambjente të gjelbërta në zonat urbane. Një shembull konkret është kjo firmosje e një kontrate dhurimi nga një biznes i zonës të 400 fidanëve për bashkinë e Shijakut, e cila do t’i përdorë këto fidanë për krijimin e një parku rekreativ./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono