deti

NISIN-NEGOCIATAT-ME-GREQINE-1280x720.jpg
G. P.15:57 | 07/07/2018

Sipas të përditshmes greke Ekathimerini, bisedimet mes Athinës dhe Tiranës për çështjen e detit, janë ngrirë. Kjo deri në ratifikimin për marrëveshjen me Maqedoninë për emrin, në parlamentin grek dhe në atë maqedonas.

Situata e acaruar në vend pas marrëveshjes së arritur me Maqedoninë për çështjen e emrit ka detyruar qeverinë greke të shtyjë në kohë përpjekjet për të zgjidhur çështjet dy palëshe me Shqipërinë. E përditshmja greke Ekathimerini shkruan se zyra e kryeministrit grek Tsipras po pret për ratifikimin e marrëveshjes me Shkupin në parlamentin maqedonas dhe më pas në atë grek para se merret me çështjen e detit me Shqipërinë.

Por pavarësisht kësaj, negociatat mes Athinës dhe Tiranës do të vazhdojnë, në mënyrë të veçantë mes dy komiteteve për demarkacionin e zonave ekonomike ekskluzive të të dyja vendit, një hap që ka lënë varur dhe çështjet e tjera. Përpjekjet për demarkacionin e këtyre zonave është bllokuar disa herë në të kaluarën për shkak të mosmarrëveshjeve politike me Shqipërinë, shkruan më tej e përditshmja greke.

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka shfaqur hezitimin për të ratifikuar një marrëveshje të EEZ ndërsa kryeministri Edi Rama është shumë më i gatshëm. Përveç heqjes së statusit së luftës që ka mbetur në fuqi që në Luftën e Dytë Botërore, Greqia do të sigurojë të drejtat e grekëve etnikë në Shqipëri. Sipas deklaratave të mëparshme të ministrit të Jashtëm grek, janë bërë progrese për sa i përket çështjes së minoritetit grek në vendin tonë.

Qeveria greke ka mohuar kategorikisht se çështja e mprehtë e çamëve, të cilën Tirana e ka shtyrë me forcë, është ndër çështjet që duhen negociuar. Çamët pretendojnë të drejtën e pronës që kanë lënë në Greqi, kur ata u dëbuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Greqia hedh poshtë pretendimet, duke thënë se çamët ishin bashkëpunëtorë nazistë.

Deri më tani, të dyja palët kanë bërë përparim në të ashtuquajturat çështje me prioritet të ulët si p.sh. heqja e taksave konsullore për shqiptarët në Greqi dhe njohja e patentave shqiptare. Për më tepër, Shqipëria tashmë ka filluar procesin e zhvarrosjes të eshtrave të ushtarëve grekë që ranë në jug të Shqipërisë gjatë luftës greko-italiane në vitet 1940-41./abcnews.al

kotzias.jpg
G. P.15:10 | 28/06/2018

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka sqaruar edhe njëherë se për çfarë po negociohet me palën shqiptare per arritjen e marrëveshjes bilaterale. Gjatë një interviste për mediat greke, ai njoftoi se “baza për përcaktimin e hapësirës detare mes dy vendeve do të jetë 12 milje”.

Kotzias u shpreh se qeverisë greke i interesojnë më shumë ishujt në afërsi të Korfuzit. Gjithashtu ai përsëriti se çështja çame nuk është pjesë e negociatave. Madje Kotzias nënvizoi se nuk do të pranojë kurrë që kjo çështje të jetë pjesë e negociatave mes dy delegacioneve./abcnews.al

palet.jpg
G. P.14:43 | 24/06/2018

Pakti detar është pika më e diskutueshme për arritjen e një marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë. Megjithatë në fund të dyja fqinjët do të marrin çka kërkojnë sipas gazetës greke “To Vima”.

Kufiri detar me Greqinë duket se do të kënaqë të dyja shtetet fqinjë që po negociojnë. Është gazeta greke “To Vima” që duke iu referuar burimeve pranë qeverisë në Athinë sjell një pasqyrë të asaj çfarë është duke u diskutuar midis dy Ministrive të Jashtme.

“Marrëveshja e ardhshme midis Greqisë dhe Shqipërisë, e cila është hartuar nga ministritë përkatëse, është një nga proceset më të rëndësishme diplomatike në të dyja vendet. Arsyeja është se marrëveshja do të rregullojë çështjen e kufijve detarë të të dy vendeve dhe rrjedhimisht çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike në hapësirën më të gjerë të Jonit, duke lejuar shfrytëzimin e depozitave të rëndësishme hidrokarbure që vlerësohen të ekzistojnë atje. Veçanërisht për Greqinë, e cila ka nisur “parcelizimin e tokës” në Jon, kjo ndarje është një përparësi vendimtare”.

Sipas gazetës greke, marrëveshja e re që po hartohet ka marrë parasysh kundërshtimet e palës shqiptare, duke i dhënë asaj më shumë hapësirë. Ana greke argumenton se kjo nuk ndryshon thelbin, ndërsa në të njëjtën kohë krijimi Zonave Ekskluzive Ekonomike në detin Jon është një precedent shumë pozitiv për Kastellorizon ​​dhe të drejtat sovrane greke në detin në Egje. Sa i përket çështjes çame, Greqia nuk ka ndryshuar qëndrim. Shteti helen e ka konsideruar një faqe të mbyllur këtë histori që nga periudha e pasluftës së dytë botërore.

“Përveç kësaj, është sqaruar edhe në institucionet e tjera evropiane dhe gjykatat se mbrojtja evropiane e të drejtave të pronësisë nuk shtrihet në ngjarjet para vitit 1950”.

Ky qëndrim i qeverisë greke është pohuar edhe nga qeveria shqiptare pavarësisht deklaratave se në një farë mënyre diplomacia e Shqipërisë e ka bërë detyrën e saj, duke ia vendosur në tavolinë shtetit grek./abcnews.al

BUSHATI-ME-KOTCIAS-1280x720.jpg
G. P.10:36 | 01/05/2018

Pas raundit të parë të negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e hapësirës detare, ka reaguar Ministria e Jashtme e Athinës.

Me anë të një deklarate të shkurtër, institucioni që drejtohet nga ministri Nikos Kotzias nënvizon se “takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive bashkëpunimi”.

Ndërkohë, raundi i parë i negociatave u mbajt në Tiranë. Deri më tani shumë pak detaje janë dhënë lidhur me atë se çfarë është diskutuar./abcnews.al

meta.jpg
ent ela14:17 | 09/03/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta nuk ka pranuar të japë detaje rreth bisedës që ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama pak ditë më parë në zyrën e tij. Në studion e emisionit Real Story në Vizion Plus kreu i shtetit mohoi të ketë përplasje midis qeverisë dhe presidencës ndonëse mban ende pezull dhënien e autorizimit për plotfuqinë për marrëveshjen me Greqinë dhe firmosjen e dekretit për emërimin e kreut të ri të shërbimit informative shtetëror.

Dy firma pret kryeministri Edi Rama nga presidenti i Republikës Ilir Meta.

Autorizimin për plotfuqinë e negociatave me Greqinë dhe pranimin e vendosjes në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror të Helidon Bendo.

Në takimin që zhvilluan kokë kë kokë në Presidencë disa ditë më parë  nuk u zbardh asgjë konkrete përvecse u tha se folën mbi marrëveshjen për kufirin detar me shtetin fqinj. Po kaq hermetic tregohet presidenti i Republikës edhe kur pyetet në emsionin Real Story në Vizion Plus.

Është duke u vazhduar të shqyrtohet me kujdes edhe letra e dytë që i ka dërguar ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Madje edhe emrat e negociatorëve përshi këtu Artur Meçollarin por vetëm kaq mund të thotë tani për tani Presidenti Meta.

Buzëqeshja nuk e karakterizon kur pyetet për cështjen e dytë që mban pezull prej disa muajsh në tavolinën e tij. Pranimin e propozimit të kryeministrit Edi Rama për të vendosur Helidon Bendon në krye të SHISH. Për kreun e shtetit e rëndësishme është që shërbimi informative shtetëror të përmbush detyrat e veta cdo ditë, një prej të cilave është droga.

Për herë të parë presidenti Meta flet për kapjen e 613 kg kokainë.Një ngarkesë me vlerë 180 milionë euro është shqetësuese për të.

Nuk saktësoi se kur do ta firmosë dekretin për emërimin e kreut të SHISH e as për lëshimin e autorizimit për dhenien e plotfuqisë për negociatat me Greqinë, megjithatë sqaroi se kjo nuk është një përplaseje qeveri-presidencë. Për më tepër që duke iu referuar historisë së marrëdhënieve të dy institucioneve në shumicën e rasteve nuk kanë presidentët problem, me ndonjë përjashtim. /abcnews.al

 

deti-ne-velipoje-1280x621.jpg
G. P.10:15 | 04/03/2018

Ndryshimi i temperaturave në mënyrë të menjëhershme ka shkaktuar problemet e para. Për shkak të erërave të jugut, deti në Velipojë ka kaluar të gjithë rërën e plazhit dhe ka hyrë në brendësi të zonës. Duket se ky fenomen do zgjasë disa ditë, çka vështirëson edhe derdhjen e ujërave të lumenjve të Shkodrës në det. Aktualisht, uji ka mbërritur deri tek shëtitorja e plazhit. Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash në Velipojë, zona e rërës është mbuluar nga uji, niveli i të cilit ka shkuar deri në 60 centimetra./abcnews.al

aa_picture_20150309_4740426_high-jpg20150427182953.jpg
ent ela10:46 | 26/02/2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidenti të Republikës lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë. Një prej pikave të kërkuara nga Presidenti Ilir Meta ka të bëjë me emrat e grupit të negociatorëve. Në përgjigjen e kthyer nga Ministri Ditmir Bushati mësohet se do të jenë dy bashkëkryetarë; Armand Skapi nga Ministria per Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Emrat e tjerë jane Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore  Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita kreu i Institutit te Arkeologjisë, Lorenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës si dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Sqarimet e tjera të kërkuara nga presidenti i republikës kanë të bëjnë me pretendimet territoriale dhe ku do të përdoret barazlargimi strikt dhe ai i korrektuar në vijën e demilitimit. Burime pranë Institucionit të Republikës bëjnë me dije se kanë protokolluar letrën e dërguar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/abcnews.al

vlcsnap-error197-1-1280x720.jpg
G. P.15:26 | 25/02/2018

Mediat greke kanë pasqyruar gjerësisht protestën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kundër marrëveshjes së qeverisë së Tiranës me atë të Athinës për ndarjen e hapësirës detare.

Televizioni “ANT1”, shkruan se demonstrimi, i zhvilluar në ambasadën greke në Shqipëri, ishte provokativ. Gjithashtu thekson se në të janë dëgjuar fyerje kundër Greqisë. Kjo media shton më tej se “Çamët i barazuan politikanët e Athinës me një politikan nazist në kohën e Hitlerit”. Kurse gazeta “Prototema” nënvizon se “shqiptarët po mundohen me çdo mënyrë të vendosin çështjen e Çamërisë në bisedimet mes dy ministriave të Jashtëm të dy vendeve. Ndërkohë, mediat raportuan edhe kërkesën e PDIU-së, që Greqia të kërkojë falje për genocidin ndaj çamëve./abcnews.al

vlcsnap-error390-1280x720.jpg
ent ela15:06 | 24/02/2018

Në një intervistë radiofonike, ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh se opozita në vend po e akuzon pa fakte kur deklaron se ai i ka falur det Shqipërisë. Ndërkohë që javën e ardhshme ai pritet të jetë në parlament për një interpelancë rreth marrëveshjes me Shqipërinë.

Ish-ministrja greke Dora Bakoyannis ka kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e jashtëm Nikos Kotzias për marrëveshjen me Shqipërinë. Vetë Kotzias i është përgjigjur kësaj kërkese në një intervistë për ERT. Ai u shpreh se aktualisht politika e jashtme dhe pse mbetet një fushë interesante është e rrethuar nga lajme të rreme dhe shtrëmbërime të realitetit. Kotzias theksoi se po akuzohet pa të drejtë nga opozita në vend për faktin se mund t’i ketë dorëzuar të gjithë Jonin shqiptarëve. Sipas tij marrëveshja mes dy vendeve është akoma e papërfunduar dhe askush nuk mund ta ketë parë e nuk mund të jetë në dijeni për atë që po ndodh në këtë proces.

Ministri i jashtëm grek u shpreh se për sa i përket çështjes së zonave detare, negociatat janë në fazën ku Presidenti i Shqipërisë duhet të japë autorizimin për skuadrën e negociatave të ministrisë së Jashtme Shqiptare për të negociuar me atë greke. Dhe përderisa ka ende një proces institucional në Shqipëri, opozita greke po akuzon për përmbajtjen e kësaj marrëveshje që do negociohet me detaje pas lejes së Presidentit të Shqipërisë. Kotzias përfundoi reagimin e tij duke thënë se ka njerëz që nuk e kanë idenë e politikës së jashtme dhe si negociohet. /abcnews.al

vlcsnap-error254-1280x720.jpg
ent ela15:06 | 10/02/2018

Marrëveshja e detit me Greqinë ka kthyer qytetarët në protestë përpara Kryeministrisë. Ata kërkojnë zhvillimin e një referendum popullor për këtë çështje, ose shprehje të Gjykatës Kushtetuese.

 

Me këngë patriotike qytetarët u rikthyen sërish para Kryeministrisë.  Zbardhjen e marrëveshjes për detin me Greqinë e kërkojnë me zë e me figurë.

Pakti detar mes Shqipërisë dhe Greqisë sipas protestuesve është më shumë se çështje kufijsh.

Shoqëria civile përmes një letre i ka kërkuar Kryeministrit të bëje transparente paketën e bisedimeve Shqipëri-Greqi. T’u vendosë në dispozicion kopje të procesverbaleve të bisedimeve mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Niko Kotzias zhvilluar në Kretë dhe në Korçë bashkë me dokumentin që Presidenti i Republikës i ka dhënë plotfuqinë për të negociuar grupit negociator. Afati i lënë në dispozicion ka përfunduar, ndërsa përgjigja ka munguar.

Në këto kushte protestuesit thonë se kanë vetëm dy rrugë. Të vendosë populli përmes referendumit ose të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Për mbajtjen e një referendumi duhet ndryshuar Kushtetuta, e cila në nenin 151 pika dy ndalon zhvillimin e tij për çështje të tërësisë territorial ndërsa Gjykata Kushtetuese mund të vihet në lëvizje vetëm nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, 1/5 e deputetëve dhe Avokatja e Popullit.

Ndërkohë që diçka e tillë s’ka ndodhur protestuesit paralajmërojnë përshkallëzim të protestave të tyre. Të hënën do të jenë në Shkodër më pas do të vijojnë edhe në qytete të tjera./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono