deti

deti-trazira.jpg
ad min21:01 | 28/07/2019

Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve klimaterike ka shkaktuar dallgë të fuqishme në bregdetin tonë. Ku për pasojë kanë humbur jetën dy pushues në plazhin e Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit. Ndërkohë në Velipojë, Sarandë dhe Vlorë janë shpëtuar 24 pushues nga ana e policisë dhe rojeve bregdetare. 

Deti i trazuar dhe dallgët e forta kanë marrë jetën e dy pushuesve këtë të diel, ndërsa 24 të tjerë u shpëtuan nga  policia dhe rojet bregdetare.

Shkak për një bilanc të tillë është bërë ndryshimi i papritur i kushteve atmosferike në vendin tonë. Një 33-vjeçar ka ndërruar jetë në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku po bënte xhiro në det me motor uji. Si pasojë e shpejtësisë së lartë të mjetit lundrues, ai është rrëzuar dhe për pasojë është mbytur.

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Durrësit ku një pushuese rreth 50 vjeç është mbytur. Viktima sapo është futur në det për t’u larë nuk është ndjerë mirë.

Pushuesit e tjerë e kanë dërguar atë në spital, por 50-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Shkak sipas bluzave të bardha dyshohet të jenë bërë problemet shëndetësore pasi viktima vuante nga zemra.

Ndërsa në Velipojë të Shkodrës është shmangur një bilanc tjetër tragjik. Policia kufitare në bashkëpunim me Forcat e ndërhyrjes së shpejtë u kanë ardhur në ndihmë 5 shtetasve shqiptarë dhe 9 çekëve, të cilët rrezikuan të mbyteshin në lagunën e Rrjollit.

Pesë shtetasit shqiptarët u transportuan në spital, ku gjenden jashtë rrezikut për jetën. Rojet bregdetare në plazhin e Velipojës kanë shpëtuar një grup tjetër prej 7 personash të cilët rrezikuan të merreshin nga dallgët.

Gjithashtu, në Sarandë, Policia Kufitare ka shpëtuar një pushues, i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit. Nga ana tjetër, një pushuese nga Kosova dhe një 9 vjeçare u shpëtuan nga rojet bregdetare përkatësisht në Velipojë dhe në plazhin e ujit të ftohtë në Vlorë./ABC News Albania 24/7

roje.jpg
ad min14:23 | 19/07/2019

Në liqenin e Pogradecit mungojnë rojet. Pushuesit  thonë se ndihen të pasigurt sidomos për të moshuarit dhe fëmijët. Nga 50 subjekte që operojnë në këtë zonë, vetëm dy prej tyre kanë certifikuar rojet konform ligjit.

Piku i sezonit turistik e gjen liqenin e Pogradecit pa kushtet minimale të sigurisë. Në të gjithë gjatësinë e vijës bregliqenore konstatohet mungesa e rojeve.

Edhe ato pak kulla vrojtimi të ngritura vite më parë janë bosh, duke rritur pasigurinë tek pushuesit. Askush nuk garanton shpëtimin  e jetës së tyre në rast mbytje. Të lahesh në liqen mund të rezultojë fatale për gjithkënd sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.

“Unë kam gati 10 ditë këtu në Pogradec dhe mungojnë rojet e sigurimit bregliqenore”.

“S’ka fare roje. Burri ikën më tutje, unë rri këtej se kam frikë fëmijët”.

“Gjatë kohës që jepet licenca për këto shezllonet të jepet edhe e drejta, ndryshe të hiqet e drejta dhe për shezllonet”.

Teksa apelojnë bashkinë dhe strukturat e tjera shtetërore për të zgjidhur problematikën, për vizitorët siguria është arsye për t’ju dhënë fund pushimeve para kohe.

“Njerëz shpëtimi dhe pa polici bregdetare nuk ka. Më pëlqeu Pgradeci, më pëlqeu deti, por mbrojtje nuk ka, kështu që nesër duhet të iki”.

Nga 50 subjekte,që kanë kontratë me bashkinë për shfrytëzimin e bregut të liqenit, 3 prej tyre kanë ngritur kulla vrojtimi dhe vetëm 2 subjekte kanë certifikuar rojet e sigurisë konform ligjit. Vetëm disa ditë më parë Prefekti i Korçës Dhori Spirollari paralajmëroi ashpërsim të masave ndaj bizneseve që shfrytëzojnë plazhin dhe nuk vendosin roje./ABC News Albania 24/7

deblaso.jpg
ad min14:43 | 15/03/2019

Bashkia e New York po ndërmerr masa për të shtuar mbrojtjen në bregdet si pasojë e ndryshimeve klimatike të cilat rrezikojnë të shkaktojnë përmbytje të konsiderueshme për shkak të rritjes së nivelit të detit.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio paralajmëroi një plan për mbrojtjen e pjesës së poshtme të Manhatan nga rritja e nivelit të detit, duke e rrethuar dhe duke e zgjatur bregun dhe për 150 metra të tjera.

Kryebashkiaku democrat prezantoi planin të enjten, pasi më parë kishte konfirmuar ekzistencën e tij në një revistë të Nju Jork. Ekspertët e bashkisë kanë nisur të hartojnë ide dhe projekte për të përforcuar bregdetin e New York që kur stuhia Sendi shkatërroi me mijëra shtëpi dhe biznese në vitin 2012.

De Blasio mendon se qyteti mund të mbrojë pjesën më të madhe në zonën e ulët të Manhatan me barriera të lëvizshme dhe me një investim prej 500 milion dollarësh. Gjithsesi mbrojtja e zonave më të ulëta të Seaport District, nga ura e Brooklyn në Battery, do  të kërkojë shtimin e një sasi të madhe dheu me një kosto që mund të shkojë deri në 10 miliardë dollarë./abcnews.al

katrougalos.jpg
ad min12:59 | 14/03/2019

Në një intervistë për mediat vendase, ministri i Jashtëm grek Katrougalos u shpreh se negociatat me Tiranën janë zhbllokuar pasi nga pala shqiptare janë marrë më në fund përgjigjet që priteshin.

Ministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos deklaroi se negociatat me Shqipërinë janë zhbllokuar “në një farë mënyre”. Gjatë një interviste në radion “Real FM”, kreu i diplomacisë greke është pyetur nëse negociatat Athinë-Tiranë, për zgjidhjen paketë të çështjeve dypalëshe, janë ende të bllokuara. Katrougalos pohoi se negociatat kanë pasur një “vonesë relative”.

Ai e shpjegoi këtë vonesë me situatën e trazuar politike në vendin fqinj. Por edhe me faktin se duheshin marrë disa përgjigje nga pala tjetër, për çështje që kanë të bëjnë me minoritetin grek; dy ligjet që i referohen mbrojtjes së pronave të tyre në lidhje me bregdetin në Himarë, por edhe në lidhje me të drejtën e vetëpërcaktimit, domethënë me mundësinë e deklarimit që janë pjesëtarë të minoritetit.

Ai theksoi se janë marrë disa përgjigje nga pala shqiptare dhe në një farë mënyre negociatat janë zhbllokuar, por është e parakohshme të thuhet nëse do të kenë përfundim pozitiv.

Gjithsesi, ministri i Jashtëm grek tha se vullneti i Athinës është që të avancojnë dhe të përmirësohen marrëdhëniet dypalëshe, dhe përmes zhbllokimit të këtyre çështjeve të hapet edhe rruga europiane e Shqipërisë.

Shefi i diplomacisë greke përsëriti se zgjerimi në 12 milje i detit territorial, është një vendim politik, për të cilin kryeministri Tsipras ka thënë se do të zbatohet me një ligj të posaçëm. Sipas Katrougalos, shtrirja në 12 milje, “inkuadrohet në përpjekjet për delimitimin e zonës ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italinë”.

Katrougalos tha se koha e realizimit nuk është përcaktuar ende, pasi kjo do të varet nga negociatat për zonat detare. “Mirëpo nuk kemi për ta çuar në kalendarët greke”, theksoi duke nënkuptuar se zgjerimi i detit territorial nuk do të shtyhet pafundësisht./abcnews.al

lundrimi.jpg
ad min11:07 | 02/01/2019

Në detin Jon dhe në Adriatik është pezulluar përkohësisht lundrimi i mjeteve për shkak se sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, gjë që do të ndikojë edhe në ujërat territoriale. Në detin Adriatik dhe Jon ka erëra të forta dhe temperaturat janë ulur ndjeshëm. Një ditë më parë në njoftimin e tyre, DPD paralajmëron subjektet që ushtrojnë veprimtari lundrimore që të kenë kujdes dhe të marrin të gjitha masat e duhura për të parandaluar incidentet e mundshme./abcnews.al

VLORE-KRISHTLINDJET-NE-DET_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
ad min13:06 | 25/12/2018

E pazakontë, por jo e pamundur. Shumë vlonjatë kanë zgjedhur t’i festojnë Krishtlindjet pranë bregdetit. Ndërsa më guximtarët janë larë në det.

Krishtlindje në det. Nga titulli i ngjan filmave të famshëm, por në Vlorë është realitet. Të sfidosh edhe temperaturat e ulta. Mbi të gjitha të zgjedhesh që në këtë ditë të Krishtlindjeve të kalosh disa orë pranë detit, madje dhe të lahesh, pavarësisht të ftohtit. Kështu ndodhi edhe këtë 25 dhjetor. Një mënyrë e veçantë për të festuar Krishtlindjet. Një prej guximtarëve është femër. Prej disa vitesh jashtë vendit, ajo ka zgjedhur ti kalojë festat në vendlindje.

Notarja: “Unë duhet të futem në det, është dashuria ime.”

Një pjesë tjetër e qytetarëve vlonjatë ka preferuar të festojë në shtëpitë e tyre ose në restorantet pranë familjarëve. Megjithatë deti mbetet gjithmonë i dashur për vlonjatët, kur edhe ditën e Krishtlindjeve kanë preferuar ta nisin duke u larë në det./abcnews.al

koza-lara-123.jpg
ent ela16:57 | 16/12/2018

Kompozitori i njohur Kozma Lara na rrëfen emocionet e të jetuarit nën efektin e tingujve muzikorë. “Artisti i merituar” në një intervistë për ABC News rrëfen frymëzimin që ka marrë gjithnjë nga deti i vendlindjes së tij Durrësit në krijimtarinë e tij.

Kozma Lara është padyshim një prej kompozitorëve, të cilët i kanë dhënë shumë muzikës shqiptare. Ai ka lëvruar thujase çdo zhanër të muzikës serioze dhe ku vazhdon të krijojë edhe sot. Ajo çfarë e karakterizon këtë artist është modestia.

“Muzika në përgjithësi që unë e barazoj me tinguj merr jetë sikur të jenë një ose dy tinguj. Ata bëjnë shumë jo vetëm në sferën intelektuale, por edhe në atë të gjallën. Të dyja sëbashku komunikojnë me njëra tjetrën dhe na japin pikërisht atë madhoren, atë që mishërohet në një vepër qoftë e vogël ose e madhe”, tha kompozitori.

Kozma Lara jeton një jetë nën tingujt muzikorë, ndaj ai nuk i reziston edhe improvizimit mbi tastet e pianos. Miqtë e tij artistë në Akademinë e Shkencave nxorrën në pah vlerat e tij në krijmtarinë muzikore, ku Lara jetoi emocione të veçanta. Teksa rrëfen plot pasion për të shenjtën muzikë, pranon se aroma e detit ka qenë një frymëzimi i pashtershëm për profesor Kozma Larën.

“Vij nga një qytet bregdetar që u rrita me ndjenja të fuqishme që mora pikërisht nga deti i pafund. Sa herë që shkoja unë vështroja gjithnjë nga deti për të zbuluar enigmën e pafundësisë. Po s’e gjeta asnjëherë. Kaq ishte i madh deti! Ç’është e vërteta ky ballafaqim me detin, fillova të bisedoj, krijova monologun me të. Siç ishin dallgët njëherë të fuqishme që më ndihmuan me kuptu dramaturgjinë muzikore. Kontrasti midis tyre po edhe numeriteti që ekziston edhe midis tyre”, tha ai.

Por ajo që e gëzon më fort sot është liria. Ai thote se e ka sfiduar edhe diktaturën e kornizave në këtë formë.

“Sot kam kohën në dispozicion. Jam i lirë. Ashtu siç kam qenë i lirë dhe në trajtimin e veprave të mia. E kam sfiduar sipas mendimit të diktaturës, e cila qe sfida e parë. Unë duke qenë pianist e pashë që qysh në këngët kishte qëndrime ideologjike, politike të krijuesve. Unë nuk ia dal thashë. Jam me temperament shumë emocional dhe shkruajta në një literaturë që e pranonte piano. Sfidova pak a shumë atë gjendje shumë të vështirë. Ato ngacmime që jepnin nga koha në kohë dhe kur mora vesh që krijuesit e tjerë, piktorë më vinte shumë keq. Atëherë pse ta bëj unë këtë? Sepse kafshët që ishin në fuqi nuk e kuptonin muzikën serioze”, tha Lara.

E ndjen veten me fat që një pjesë të krijmtarisë e ka botuar dhe brezi i ri. I ka ndër duar partiturat e tij, për t’i luajtur në koncerte të ndryshëm.

“Pjesë të krijimtarisë time është e botuar në kohët e fundit, në tre volume. Janë sonatat e mia. E vështirë në zhanrin simfonik që marrin e i japin njëra-tjetërs pranë. Është ajo që krijon aty përmbajtje të karakterit, atij detit që them unë. Janë kontraste kaq të nevojshme për t’i aplikuar në format e mëdha të muzikës, qofshin këto simfonike apo instrumentale”, u shpreh ai.

Por ai vlerëson edhe pianisten e re Ana Kaçinarin e cila interpretoi sonatën nr. 7 të tij.

“I ra shumë bukur. E kishte kuptuar mesazhin tim dhe interpretimi i saj më shtyu të them se është përfaqësuese e gjeneratës së re. Çfarë mund të bëjë gjenerata e re? Shumë gjëra. Respekton traditën. Me ato veçori që marrin duke i parë me profesionalizëm, me një optikë të re ato karakteristika të reja, bashkëkohore që i kërkon vetë jeta jonë”, u shpreh ai.

Megjithëse aktualisht është i fokusuar tek këngët, ai renditet në sërën e kompozitorëve që lanë pas një thesar të muzikës serioze të gjinive të ndryshme.

“Historia do të evidentojë vlerat e saj. Krijuesit tanë, kompozitorët në atë kohë kanë krijuar vepra ç’është e vërteta, opera simfoni. Sot ka një vakuum. Kur meditojmë sot për krijimtari muzikore, për kompozitorët që kanë shkruar me pasion kjo mungon në kohën e sotme”, theksoi Lara.

Kompozitori i mirënjohur, autor i shumë krijimeve muzikore: kuartete, trio, romanca, rapsodi intervistën për ABC News e përmbyll  me një këshillë për brezin e ri.

“Muzikë do thoja në vazhdim të asaj që kemi krijuar duke respektuar momentet, veçoritë, identitetin kombëtar në përgjithësi, traditën. Vetëm në saj të kulturës që marrin, fitojnë, kulturë e cila jo vetëm të jetë për artin muzikor, por edhe ana tjetër, të njohin letërsinë e këtij vendi, poezinë e këtij vendi. Është një domosdoshmëri për të kompletuar atë që thoni ju se pa këto nuk mundet të krijosh”, përfundoi kompozitori.

/abcnews.al

KALAJA-BORSHIT-RRENOJAT.mpg_snapshot_06.22-1280x720.jpg
ad min19:41 | 24/08/2018

Në këtë puntatë, Edicioni Veror vizitoi kalatë e Borshit. Nëpërmjet rrugëve aspak të rehatshme, kamera jonë arriti në kodrën ku kanë qenë dikur kalatë. Nga aty vihej re prania e një fushëpamjeje vërtet të gjerë.

U njohëm dhe me zotin Ridvan, të parin e zonës përreth, i cili shpjegoi se kalaja të cilën Edicioni Veror vizitoi, i kishte fillesat e saj pas erës së re dhe më pas nuk dihet më tej se përse është rrënuar plotësisht. Për këtë duhen bërë gërmime arekologjike të mëtejshme. Vendndodhja e tanishme ishte qendra e ish-koperativës bujqësore të Borshit. Kjo zonë kishte resurse si nga ana gjeografike po ashtu dhe nga ana historike. Për shkak të gjendje së shumë objekteve të kultit, sugjerohet që arkeologët ti kthejnë sytë nga Borshi për të gërmuar pasuritë e tij.

E veçanta e këtij udhëtimi ishte vëzhgimi i një rrënoje që akoma nuk ishte deshifruar nësë ishte mbetje e ndonjë kishe apo kështjelle. Gjithashtu u bë një takim me Adi Boçin, kryetar i njësisë administrative të Borshit, i cili na tregoi se shqiptarët ishin më së shumti të tërhequr vetem nga plazhi dhe jo nga pjesë të tjera arkeologjike. Ai premtoi se në vijim do të krijohej një gusht festiv nëpër vijën bregdetare me aktiviete nga më të shumtat. Edicioni Veror u informua se Borshi ka një qytetrim 3000-4000 vjeçar. Adi Boçi na rrëfeu se në Borsh gjithashtu mund të gjesh edhe çmime të arsyeshme për një familje dhe jo vetëm abuzimet që propagandohen në media. Lajmi i mirë ishte se tashmë ishte vënë në zbatim ndërtimi i një rruge që lidh bregdetin magjepsës të Borshit me qytetin e Tirnës, duke na joshur akoma më shumë që të vizitojmë këtë zonë pa u munduar si më parë./abcnews.al

VLORA-FLUKSI-TURISTET.mpg_snapshot_00.56-1280x720.jpg
ad min13:42 | 02/08/2018

Ndryshe nga vitet e kaluara, në Portin e Vlorës është rritur numri i turistëve të huaj që vijnë për pushime në Shqipëri. Ndërkohë, Drejtoria e Monumenteve të Kulturës po orienton pushuesit edhe për pikat kulturore e historike të vizitueshme në qarkun e Vlorës.

Sapo zbresin nga tragetet në territorin e Portit në Vlorë njihen me një guidë jo vetëm det.

Të afishuara në murin rrethues, aty gjenden të gjitha objektet kulturore dhe historike.

Autoritetet e monumenteve thonë se kjo është një risi për të orientuar turistët e huaj dhe vendas, të cilët nuk janë të interesuar thjesht për detin.

Drejtuesit portual tregojnë se vetëm gjatë muajit korrik nga Vlora u futën në Shqipëri më shumë se tre mijë pushues të huaj.
Në një kohë që trendi i ditëve të para të gushtit tregon rritje të numrit të tyre.
Përmes kufirit të Vlorës, Drejtori i Portit njofton se krahasuar me një vit më parë këtë sezon kanë hyrë më shumë njerëz.

Për të përballuar fluksin e këtyre ditëve po punohet me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ankesa për zvarritje të procedurave. Nga Vlora dhe përmes saj përveç emigrantëve dhe të huajve, lëvizin një pjesë e mirë atyre që jetojnë në jug dhe në Shqipërinë e Mesme./abcmews.al

dashamir-shehi-1.jpg
ad min16:13 | 18/07/2018

Marrëveshja për detin midis Shqipërisë dhe Greqisë nuk është aspak transparente, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Dashamir Shehi. Kështu është shprehur Shehi në emisionin Provokacja në ABC News, ku nuk munguan edhe denoncimet ndaj kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar.

Nuk ka rëndësi për Dashamir Shehin në cilin krah të sallës së parlamentit ulet, deklaratat e tij mbeten opozitare.

Sot është më shumë se kurrë i tillë duke denonocuar qeverinë 1 dhe 2 të Edi Ramës.

“Ka 5 vjet, rroga e një oficeri, mësuesi, polici dhe doktori nuk ka lëvizur fare. Tallja më e fundit ishte rritja e pensionit me 2800 lekë. Kjo shishe ujë bën 800 lekë. Të blejnë 3 shishe ujë më shumë. Këtë ka bërë ky për këtë popull”.

Edhe atyre që thonë se opozita nuk po bën asgjë për ti ndalur,u rendit të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike duke i dhënë edhe një mesazh në fund.

“Ç’është ky popull që nuk e kupton sa kohë të bukur po jeton”.

Shqiptarët duhet të shohin me realizëm edhe marrëveshjen me Greqinë për të cilën kjo qeveri nuk po tregohet aspak transparente tha Shehi.

“Shqipëria është jashtë Europës. Nuk na futën fare. Kemi një marrëveshje me Greqinë që është e dyshimtë si do mbarojë.”

Prandaj ka ardhur koha që të fituesit të mos zgjidhen duke vuar partitë por individët sipas Dashamir Shehit.

“Nëse ti si parti vë një rrugaç, një bandit e ke vënë ti si kryetar partie”.

Kritik për të gjithë drejtuesit e partive në vend vazhdon të jetë edhe sot, porn ë vend të parë rendit kryetarin e partisë që qeverisë sot vendin.

“Nuk e pe ç’bëri Edi Rama i hoqi të gjithë prtofesorët që ishin në PS dhe vuri 30 të rinj. Kjo është Rilindja tha”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono