dështoi

vucic-1280x717.jpg
Sej rie20:00 | 05/05/2019

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar në një intervistë televizive se plani i tij për Kosovën ka dështuar. Në këto kushte, Vuçiç ka paralajmëruar se Kosova do të fitojë pavarësinë në të gjithë territorin; ndërsa ka akuzuar rivalët e tij politikë për hipokrizi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se plani i tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka dështuar dhe se fqinji jugor do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin e tij në tërë territorin. Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Vuçiç ka akuzuar për hipokrizi ata që e sulmuan për planin e tij dhe që tani thonë se nuk e dinin cili ishte përmbajtja e tij.

“Tani ju pyes juve, cila është zgjidhja përveç faktit që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim sepse unë nuk do ta pranoj, do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj?”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka theksuar se, kjo nuk i sjell atij ndonjë lehtësim moral dhe nuk e bën të ndihet mirë për faktin se, siç ka thënë, ia kushtoi gjithë jetën politike gjetjes së një zgjidhjeje serioze të çështjes së Kosovës.

Më tej, ai u ka drejtuar një pyetje rivalëve të tij politikë: “Përse keni protestuar dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shihni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin?”, është shprehur Vuçiç.

Presidenti serb ka theksuar se për Kosovën u organizua një dialog i brendshëm, proces gjatë të cilit shumë pjesëmarrës propozuan ndarjen dhe bënë propozime të tjera, me përjashtim të opozitës, që sipas tij nuk tha asgjë. “Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme ekziston. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim. Pajtohem që nuk keni dëgjuar, por përse atëherë e keni sulmuar? Më keni prerë kokën, në mënyrë metaforike, por nuk keni  dëgjuar as çfarë është. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni?”, ka shtuar Vuçiç./ABC News Albania 24/7

mentor-Nazarko-1280x719.jpg
Sej rie21:30 | 03/05/2019

Mentor Nazarko i ftuar në studion e emisionit “Provokacija” ka folur mbi zhvillimet kryesore të samitit të Berlinit. Ai supozoi se arsyeja se pse liderët shqiptarë simuluan zhgënjim pas kthimit nga Gjermania, lidhej me mosçeljen e negociatave nga Shqipëria dhe mosmarrjen e liberalizimit të vizave nga Kosova në qershor.

 

“Udhëheqësia jonë, opozita, media nuk janë shkëputur ende nga sindromi i të përdorurit të forumeve të mëdha botërore, apo evropiane për konsum të brendshëm. Disa prej tyre janë përpjekur që të krijojnë idenë se në atë samit mund të merrej liberalizimi i vizave dhe çelja e negociatave,ose se ato nuk do merreshin. Por objektivi kryesor i fuqive organizatore me këtë samit ishin zhbllokimi i negociatave Kosovë-Serbi.  Në samit u bë e qartë  nga Franca posaçërisht se pa u zhvilluar zgjedhjet evropiane, këto çështje nuk do të trajtohen, sepse do të ushqenin me karburant elektoral të djathtën e Le Penit. Në këtë kuptim përgjigjia ishte negative para së të shkohej aty. Nga pikëpamja teknike elementi që përcakton çeljen e negociatave është raporti i Komisionit Evropian. Ky raport nuk ka dalë dhe madje thuhet se Franca e ka shtyrë qëllimisht daljen e tij për në fund të këtij muaji. Në momentin kur del ky raport në fund të muajit, shtetet e marrin në shqyrtim një nga një dhe pastaj Këshilli Europian- mbledhja e udhëheqësve të gjithë shteteve të Evropës mund të vendoste po ose jo për çeljen e negociatave. Për dy vendet që janë në radhë Shqipëria dhe Maqedonia për çeljen e negociatave do të flitet vetëm në vjeshtë”.

 

Me tej ai ka folur mbi dy rezultatet pozitive që u arritën sipas tij në samit.

“Nëse do të flasim për rezultate reale pozitive, më së pari është rikthimi i vëmendjes së Francës në Ballkan. Përkundër shfaqjes së aktorëve të tretë Kina, Rusia, Turqia në Ballkan, Franca e cila ngjante pak e tërhequr sot po shfaqet fuqishëm nëpërmjet një strategjie të quajtur “Strategjia e Francës për Ballkanin” dhe me marrjen e stafetës prej Gjermanisë. Zakonisht ka qenë Gjermania ajo e cila ka qenë protektore, mbikqyrëse e Ballkanit. Kjo është risia e parë,  shumë e rëndësishme. E dyta është fakti që u zhbllokuan negociata Kosovë-Serbi. Vuçiç tha disa muaj rresht se ne nuk ulemi pa zhbllokuar taksën ndërkohë që e vërteta është se bisedimet do të zhvillohen në fund të qershorit me moderimin e Presidentit Macron edhe pa e hequr taksën Kosova. Vuçiç u detyrua ta gëlltisë turpin duke thënëse pa heqjen e taksës suksesi i bisedimeve në Francë me Presidentin Macron është i pasigurt. Një shprehje relativizuese për të justifikuar në njëfarë mënyrë dështimin”- tha ai. Megjithatë ende nuk dihet se çfarë impakti ka refuzimi i kërkesës franceze për heqjen e taksës.

Duke folur gjithnjë për samitin e Berlinit, Nazarko u shpreh se atje nuk u mor qëndrim kategorik kundër shkëmbimit të territorit, i cili në fakt është një konvencion që në gojën e bashkëbiseduesve merr forma të ndryshme foljore: korrigjim kufijsh, shkëmbim territori, apo demarkacion. Tema kryesore e samitit ishin bisedimet Kosovë-Serbi, ndaj për suksesin e samitit, (zhbllokimin e këtyre bisedimeve) ishin ftuar edhe  udhëheqësit e shteteve fqinje, ambienti përreth këtyre shteteve, aq i domosdoshëm për suksesin e tyre. Gjermani e ka mbajtur qëndrimin e saj të palëkundur për çdo lloj hipoteze të prekjes së kufijve ekzistues, por ama në asnjë qëndrim publik të Kancelares, apo dhe të zëdhënësit të saj Siebert, nuk kemi pozicionim në këtë drejtim, përveç shprehjes  se “presimnjë marrëveshje që të mos lëndojë të tjerët”. Pozicionii Francës, publik dhe jo publik mbetet searritja e marrëveshjes është kryesorja, pavarësisht formës së saj. Me angazhimin e ri francez të nivelit të lartë, Çështja e Kosovës po trajtohet në nivelin më të lartë global dhe është diçka e pazakontë kjo në këto vite. Nuk duhet harruar dhe angazhimi unik i Presidentit Trump ndonëse kur ai erdhi në pushtet, filloi një politikē të tërheqjes nga vatra krize botërore”- tha Nazarko./abcnews.al

KOSOVE-SERBI-1280x694.jpg
Sej rie21:30 | 14/04/2019

Për studiuesin gjerman Bodo Veber, dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një rrugë pa krye dhe shkak për këtë është bërë paaftësia e BE-së për të menaxhuar procesin. Në një analizë të publikuar në “DOJÇE VELE”, Veber shton se është e nevojshme që dialogu të kalojë nën patronazhin e Gjermanisë dhe vetë kancelares Angela Merkel, e cila duhet të tregohet kategorike si me Beogradin edhe me Prishtinën.

Negociatat e fundit mes Kosovës dhe Serbisë shënuan një kthesë të fortë politike në kahun e gabuar. I këtij mendimi është Bodo Veber, studiues i asociuar pranë Institutit Transatlantik të Këshillit për Politikën e Demokratizimit. Sipas tij, hyrja në këtë kurs të mbrapshtë është pasojë e motivimeve të ndryshme që kanë protagonistët e këtij dialogu. Presidenti Aleksandar Vuçiç është i prirur të përdorë dobësinë aktuale politike të BE-së për të arritur sa më shumë të jetë e mundur nga dialogu, për të cilin sipas Veber është rënë në ujdi. Por ndërkohë, Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme të Serbisë, që janë pasojë e konsolidimit të pushtetit të tij autoritar me tolerimin e Perëndimit.

Nga ana tjetër, vijon Veber në një analizë të publikuar në “Deutsche Ëelle”, presidenti Hashim Thaçi i privatizoi negociatat pavarësisht protestave të partive të tjera në Kosovë vetëm e vetëm për t’i shpëtuar një inkriminimi nga Gjykata Speciale. Por për këtë devijim të negociatave, sipas Veber, përgjegjëse është edhe Federica Mogherini, paaftësia e së cilës si negociatore e futi procesin në një krizë ekzistenciale, të cilën dëshpërimisht po përpiqet ta kthejë në sukses.

Një tjetër faktor i degradimit të procesit, sipas studiuesit gjerman, është edhe qëndrimi i Uashingtonit, që çdo marrëveshje e arritur është një marrëveshje e mirë, duke nënkuptuar këtu edhe atë për shkëmbimin e kufijve. Tani, për të zgjidhur ngërçin dhe për të parandaluar një marrëveshje me shkëmbim territoresh, që sipas Veber do të ishte e dëmshme për Ballkanin, duhet që kancelarja gjermane Angela Merkel të rimarrë pozicionin e saj si lidere europiane.

“Në të njëjtën kohë, ajo duhet t’i lërë të kuptohet si Beogradit edhe Prishtinës që në rast të një nënshkrimi të marrëveshjes së shkëmbimit të territoreve do të shuhej për një kohë të gjatë perspektiva e anëtarësimit në BE”, thotë Veber. Ai shton se përveç kësaj Berlini duhet të grumbullojë pas vetes vende të tjera anëtare të BE-së për një iniciativë të rifillimit të dialogut në kuadrin fillestar. “Mbetet të pritet nëse samiti i 29 Prillit, i thirrur nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron do të jetë një hap i parë në këtë drejtim”, shton Veber në analizën e tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono