deshmitar

emiljano-shullazi-1280x683.jpg
G. P.17:44 | 13/03/2018

Emri i shoferit të biznesmenit Ylvi Beqja, Besnik Musai, dëshmia e të cilit rëndoi pozitën penale të Emiliano Shullazit u kthye në një “mollë sherri” mes palëve në seancën e të martës.

Avokatët u përfshinë në debate të ashpra me prokuroren, se përse dëshmitari Musai, bashkëjetueses së Beqjes, ishte marrë nën mbrojtje policore.

Gjuhës së tensionuar nuk i shpëtoi as i pandehuri Shullazi. Ai kërkoi llogari nëse dëshmitari Musai kishte dhënë deklarime në Prokurori, para se të pyetej në Gjykatë.

Prokurorja në sallën e gjyqit shpjegoi se Musai mbrohej si rreth familjar i Ylvi Beqjes dhe se ai nuk ishte pyetur prej saj në prokurori.

Pas kësaj përgjigje, Shullazi kërkoi rithirrjen në proces të dëshmitarit, për të sqaruar këtë moment.

Gjatë dëshmisë së tij në muajin Shtator 2017, Musai tha se kishte parë Shullazin t’i drejtonte pistoletën biznesmenit Ylvi Beqja./abcnews.al

vlcsnap-error648-1280x720.jpg
ent ela11:01 | 20/02/2018

Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa për pyetjen e Sali Berishës si dëshmitar në procesin që po zhvillohet ndaj tij ne gjykaten e krimeve te renda. Gjithashtu përveç Berishës, Shullazi ka hequr dorë edhe nga kërkesa për pyetjen e Ardian Çipës, ish drejtor i policisë së Tiranës.

Avokatët e Shullazit më parë kishin kërkuar dëshminë e disa figurave politike lidhur me kërcënimin e pretenduar nga prokuroria që Shullazi i bëri kandidatit për rektor të UT, Mynyr Koni, për t’u tërhequr nga gara. Po ashtu është kërkuar dëshmi edhe për akuzën tjetër që i është ngarkuar të pandehurit Emiliano Shullazi, kërcënimin e biznesmenit Ylvi Beqaj për “pazaret” me ish-hotel Vollgën./abcnews.al

vlcsnap-error940-1280x720.jpg
ent ela14:42 | 02/02/2018

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Mario Meshinin. Ai u arrestua të martën, si një nga personat e përfshirë në ekzekutimin mafioz të Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 Janarit në Tiranë. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, Meshini mohoi akuzën. Ai i kërkoi gjyqtares, Ardiana Bera, ta lironte nga qelia duke shpjeguar se nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit.

Ky është Mario Meshini, personi i parë i arrestuar nga policia si i përfshirë në vrasjen e Devi Kasmit, mbrëmjen e 29 Janarit në Tiranë.
Sipas një vendimi të gjykatës së kryeqytetit, ai do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 26 vjeçari Meshini ka mohuar me forcë akuzën. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit. Para gjyqtares, Ardiana Bera, i riu ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale. Në të njëjtën linjë ka qëndruar avokati i tij mbrojtës, sipas të cilit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabazuara.

Sipas avokatit, nëse Meshini do të ishte i përfshirë në ngjarje nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të përdorte telefonin e tij dhe nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit. I kundër ka qenë qëndrimi i përfaqësuesit të akuzës, i cili ka shprehur dyshime se Meshini është personi, që ka nxjerrë në pritë viktimën.

Mario Meshini është dëshmitar okular i vrasjes së Kasmit. Ai ishte duke folur me të në momentin që Kasmi u qëllua disa herë nga afër. 26-vjeçari u arrestua dy ditë pas ngjarjes, pasi kishte dhënë deklarime në cilësinë e personit që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjen.

Në dëshminë e tij, Meshini ka pohuar se agresori i ka drejtuar edhe atij armën, por nuk e ka qëlluar./abcnews.al

vlcsnap-error193-2-1280x720.jpg
G. P.14:46 | 31/01/2018

Enkelejd Alibeaj nga foltorja e selisë blu ka akuzuar institucionet shtetërore se kanë lejuar ekstradimin e financierit të Habilajve, kur kishte pranuar të fliste për çështjen TahiriNazer Seitaj është ekstraduar në kundërshtim me ligjin dhe për këtë demokratët kërkojnë interpelancë me shefen e dikasterit që firmosi ekstradimin e tij, Etilda Gjonaj./abcnews.al

 

vlcsnap-error467-1280x720.jpg
us er11:44 | 20/12/2017

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do marrë pjesë në seancën gjyësore të së mërkurës ku katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqiten përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi thyen masën e arrestit të shtëpisë. Katër deputetët e Vetëvendosjes akuzohen për përdorim të armës, ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono