deshmia

lefter-alla-12.jpg
nev ila17:46 | 24/01/2020

Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla do të paraqitet sërish në Prokurorin e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai do të japë sqarime më të detajuara në lidhje me videon e publikuar ne ABC News, ku shihet duke konsumuar kokaine në një lokal.

Sipas burimeve, Lefter Alla është shprehur mbrëmjen e të enjtes se donte kohë që të mendohej për disa detaje, që do të japë përpara grupit hetimor. Gjithashtu Alla ka sqaruar përpara prokurorit Eneid Nakuçi, se nuk e kujton se ku ka qenë në periudhën në të cilën është regjistruar videoja, dhe se kur ka qenë në atë lokal.

Po ashtu, kryebashkiaku i Bulqizës mësohet të jetë shprehur se videoja e publikuar i përket kohës para se ai të merrte mandatin e qytetarit të parë të Bulqizës.

Alla është shprehur se nuk është përdorues i lëndëve narkotike, dhe se nuk ka arsye që ti nënshtrohet testit të drogës. Sipas ligjeve në fuqi duke qenë se Alla nuk është kapur në kushtet e flagrancës është e drejta e tij të vendosë nëse do ti nënshtrohet ose jo testit të drogës.

Po i njëjti burim ka saktësuar se Alla ka mohuar që në videon e publikuar të jetë ai. Ndërsa avokati i tij është shprehur se video është e paqartë dhe nuk kuptohet se kush është personi në videon e publikuar nga “ABC News”.

Burime pranë grupit hetimor kanë bërë me dije se kanë nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin e personave të pranishëm në video, dhe lokalin ku pretendohet që ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa prokuroria ka dyshime se bëhet fjalë për një lokal në kryeqytet ku Alla ka qenë në shoqërinë e disa personave të tjerë. Prokuroria e posaçme ka marrë gjithashtu edhe dëshminë e gazetarit Artan Hoxha, i cili publikoi videon në ABC News.

Hoxha u shpreh se do të bashkëpunonte me prokurorinë për çdo rast,  nëse prokurorëve do u duhej ndihma e tij. SPAK e ka nisur hetimin kryesisht për nenin 283/b, por që do të jetë një rrugë e vështirë për të provuar juridikisht të vërtetën./abcnews.al

 

 

vilsontafciu-1280x720.jpg
R D10:16 | 24/01/2020

Pas vetëdorëzimit në polici, Noel Dishi , autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Tafçiut ka pranuar autorësinë dhe ka shfaqur pendesë.

I pyetur nga grupi hetimor për ngjarjen, 29-vjeçari ka pohuar se e ka qëlluar me armë shokun e tij për shkak se Tafçiu, sipas tij, e kishte ofenduar në sy të të gjithëve.

“Në Francë kemi qëndruar dhe kemi punuar bashkë, por që atje kemi pasur konflikte. Të hënën e lamë për t’u takuar, për t’u sqaruar, e kërkova unë. Më tha ku ishte, shkova ta takoja , por u zumë, pasi më shau dhe më ofendoi, nga motra dhe nga nëna. Nuk doja ta vrisja por për shkak të marrëdhënies që kemi pasur familjare u ndjeva i ofenduar. Jam penduar për vrasjen që kreva, pasi Vilsoni ishte si njeri i familjes sonë” , është shprehur autori Noel Dishi para grupit hetimor.

Sipas policisë, dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive xhelozie, konflikti ka nisur për një vajzë.

Vrasja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Astirit. Vilson Tafçiu, i njohur për precedentët në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, u qëllua me 3 plumba teksa ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një lokal.

Në nëntor të 2018 viktima ishte deportuar nga Franca pasi kishte kryer 8 muaj burg për trafik narkotikësh. Për këtë arsye 28-vjeçari kishte ndryshuar edhe mbiemrin e tij nga Noka në Tafçiu.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim policor edhe 2 persona të tjerë të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në vrasjen e 28-vjecarit me origjinë nga Peshkopia. /abcnews.al

tafciu-1-1280x720.jpg
nev ila17:17 | 23/01/2020

Ndërsa policia njoftoi vetëdorëzimin e autorit të dyshuar, sipas saj, Noel Disha, ky i fundit nuk ka pranuar akuzat.

Sipas gazetarit Andi Qosja, Noel Disha mësohet të ketë thënë përpara grupit hetimor se nuk ka lidhje me vrasjen.

“Skam lidhje me vrasjen, nuk e di pse më ngatërroni në këtë histori”, ka thënë Disha.

Ndërsa policia po vazhdon hetimet, sipas raportimit të gazetarit Andi Qosja, një pistë tjetër ku grupi hetimor po punon është edhe ajo e xhelozisë.

Hetimet janë përqendruar në pistën e xhelozisë pasi dyshohet se viktima Vilson Tafçiu ka patur lidhje dashurore me një grua të martuar.

Nuk janë bërë me dije detaje të tjera për deklarimet e Dishës përpara oficerëve të policisë.

Noel Disha dyshohet si autori i vrasjes së 28  vjecarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e të hënës në zonën e “Astirit” në Tiranë./abcnews.al

4c50768a-570d-43c0-bd97-d232fb116385.jpg
R D19:35 | 18/01/2020

Dy persona mbeten të plagosur pasditen e sotme në Vlorë dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë. Ata janë kunetër me njëri tjetrin, përkatësisht Nikollaq Çepaj 36 vjeç dhe Roland Çepaj, 28-vjeç. Dy të rinjtë kanë qenë duke konsumuar një kafe sëbashku kur janë qëlluar me breshëri plumbash në lokal. Policia tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi”, pas një konflikti të çastit. Ndërsa xhaxhai i njërit prej të plagosurve, konkretisht 28 vjeçarit Rolandit Cepaj tha se ka qenë dëshmitar në vendin e ngjarjes. Sipas tij është qëlluar në distancë nga një makinë me breshëri automatiku dhe mendon se nipi i tij është plagosur aksidentalisht.

“Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas me breshëri. Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu”, – tha xhaxhai i Rolandit.

Gazetari i Abcnews.al, Elton Nika dha se dyshohet se shënjestra e këtij atenati ka qenë Nikollaq (Niko) Çepaj, i cili 4 ditë më parë kishte dalë nga burgu. Nikollaqi, apo Niko siç e thërrisnin kishte ndryshuar mbiemrin nga Taullaraj në Çepaj (mbiemri i gruas). Roland Çepaj i cili mbeti i plagosur aksidentalisht është kunati i tij.

Vlorë/Informacion paraprak i policisë

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç. 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

*Pamje nga vendi i ngjarjes dhe dëshmia e xhaxhait të Roland Çepajt

adoleshente-1280x720.jpg
nev ila19:50 | 08/01/2020

Pas arrestimit, tre të rinjtë, edhe pse kanë hezituar fillimisht të flasin, nuk kanë rezistuar gjatë. Nipi i burrit të viktimës, L. S., ka filluar të qajë gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë.

Burimet njoftojnë se ai është shprehur para hetuesve se e ka frikë burgun. Ai ka arritur ta pranojë edhe krimin, duke thënë se u duheshin paratë, por çdo gjë u iku nga kontrolli pasi gruaja e kishte njohur dhe kishte nisë të bërtiste.

Neve donim vetëm të merrnim paratë. Ajo më njohu dhe filloi të bërtiste, duke na trembur se mund ta na gjente Policia brenda. Nuk e kishim menduar ta vrisnim. Na doli jashtë kontrollit situata. Ju lutem, më falni se e kam frikë burgun”, mësohet të ketë thënë për hetimin 16-vjeçari L. S.

Krimin e kanë pranuar edhe shokët e tij, bashkëpunëtorë. Edhe ata kanë thënë se nipi i familjes i ka orientuar duke u thënë se në shtëpi nuk ka njerëz, por kur kanë ndeshur në rezistencën e gruas, kanë bërë edhe lidhjen e saj dhe më pas vrasjen dhe hedhjen në rezervuar.

Sipas informacioneve të grupit hetimor, gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rëndë, ndërsa gjatë gjithë kohës 16-vjeçari, i cili është edhe nipi i burrit të viktimës, ka qenë duke qarë. Pas zbardhjes së krimit të rëndë, në Polici janë shoqëruar edhe familjarët e viktimës dhe autorëve të dyshuar.

Të afërmit e 50-vjeçares që bënë edhe denoncimin mëngjesin e djeshëm për zhdukjen e saj, kanë hedhur akuza të rënda ndaj të rinjve. Ata janë shprehur se autorët duhet të vuajnë dënimin më të rëndë për veprimin që kanë kryer. Ndërkohë, familjarët e autorëve janë pyetur nëse kanë pasur dijeni rreth veprimeve të të rinjve.

Po ashtu, ata mësohet të jenë shprehur se ditët e fundit i mituri ka qenë mjaft i heshtur dhe rrinte i menduar. Por kjo nuk i ka shtyrë ata që ta pyesnin se çfarë kishte ndodhur me të. Ngjarja ka ndodhur më 5 janar, ndërsa Policia bëri me dije se janë arrestuar tre persona për vrasjen, nipin e burrit të viktimës dhe dy shokë të tij./abcnews.al

kastriot-2-1280x720.jpg
nev ila17:05 | 08/01/2020

Hetimet në lidhje me vrasjen e Kastriot Reçit, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e së martës në qendër të qytetit të Rrëshenit ka vënë në lëvizje prokurorinë e Lezhës dhe ekspertë të kriminalistikes në Policinë e Shtetit. Për ngjarjen ka dhënë dëshminë edhe vëllai i viktimës, duke shtuar se ngjarja ndodhi, sapo ishte ndarë nga 47-vjeçari.

Në deponimin e tij, vëllai i viktimës ka shtuar se ata kanë mbërritur së bashku në hyrje të sheshit të pedonales, e më pas shkuan në drejtim të lokalit.

“Kastrioti  qëndroi në makinë dhe unë e pashë që po fliste në telefon. Ai u qëllua sapo zbriti nga makina e parkuar fare pranë lokalit”, tha për grupin hetimor vëllai i viktimës.

Hetuesit kanë referuar kryesisht ngjarjen e rëndë tek pista e hakmarrjes dhe e larjes së hesapeve ndërmjet grupeve kriminale, që operojnë jashtë vendit, në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Burime të ABC Neës konfirmojë se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e autorit apo bashkëpunëtorëve të tij të mundshëm.

Në drejtorinë  vendore Lezhë behët e ditur se është identifikuar një mjet, nga i cili zbret një person që ka paruke dhe me vete ka edhe një çante. Këto prova që dyshohet se i përkasin autorit të vrasjes, janë sekuestruar nga policia dhe po analizohen për gjurmë papilare në laboratorin e policisë Shkencore.

Gjetja e parukes është një tjetër provë për ekspertet, pasi mund të ketë lenë gjurmë që do të analizohen për përftimin e ADN-së së autorit.

Familjaret e viktimave, për të cilat dyshohet se janë përfshire në vrasjen e  vëllezërve Reçi, tashmë të ekzekutuar që të dy, kanë mohuar të kenë lidhje më vrasjen e tipit mafioz.

Policia ka administruar edhe të kaluarën e Kastriot Reçit, i cili rezulton se nuk ka bërë denoncime në komisariatin e Rrëshenit, që mund të jetë kërcënuar më herët për jetën./abcnews.al

selami-shimshek--1280x720.jpeg
nev ila16:39 | 08/01/2020

Selami Shimshek, është një tjetër turk që pritet të ketë të njëjtin fat me Harun Çelik, i cili u dëbua nga autoritetet shqiptare me 1 janar..

Shimshek ka treguar para grupit hetimor rrethanat se si e kishte siguruar vizën kanadeze, ndërsa përballjen me gjykatën do ta ketë më 13 janar.

“ABC News” siguron dëshminë e shtetasit turk Selami Shimshek, i ndaluar në 8 gusht pas ka hyrë nga Kosova në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës. Në 13 janar, Simsek pritet të dalë përpara Gjykatës së Tiranës në seancë paraprake pasi prokuroria ka mbyllur hetimin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.

Në  pasaportën e tij autoritetet shqiptare konstatuan një vizë të falsifikuar për në Kanada.

Burime janë shprehur për “ABC News” se ka dyshime të forta për spiunim të Shimshek, por edhe të Harun Çelik, i dëbuar ditën e parë të janarit.

Në dëshminë e siguruar nga ABC News, shtetasi turk Selami Shimshek ka shpjeguar edhe mënyrën se si është pajisur me vizë. Ai ka deklaruar se pagesën e ka kryer kushëriri i tij nëpërmjet bankës.

Simsek identifikon një shtetas me emrin Kursat, të cilit i ka dërguar foton dhe pasaportën e tij. Pas kësaj shtetasi turk Kursat i ka kërkuar Shimsek të shkonte në Kosovë ku do t’i dërgonte dokumentin për të udhëtuar drejt Kanadasë.

Komunikimi mes Shimshek dhe Kursat është bërë në gjuhën turke. Në dëshminë e siguruar nga ABC Neës, Shimsek ka deklaruar se pasi ka mbërritur në Prishtinë ka qëndruar në një banesë për 3 ditë,  së bashku me shtetasin turk Harun Çelik.

Pasi ka marrë pasaportën me vizë kanadeze, Shimsek ka prenotuar biletën e udhëtimit me intinerarin Rinas-Vjenë-Toronto.  Harun Çelik u deportua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit.

Bashkë me mikun e tij ata dyshohet se janë pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.

Ndërkohë në vesh të shurdhër duket se ka rënë kërkesa e avokatëve të Harun Çelik për të marrë informacion se çfarë është vendosur për mësuesin 42 vjeçar, deportim apo dëbim.

Ministria e brendshme dhe Policia e shtetit nuk kanë kthyer një përgjigje zyrtare, duke i kryer veprimet në mungesë të theksuar transparence./abcnews.al

 

 

dwa.jpg
in a13:05 | 25/11/2019

Pas hetimeve 1-vjeçare nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, është vënë në pranga Hermes Nikaj, 28 vjeç. Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga Hermes Nikaj, njohur si “Zogu i Tiranës” i cili siguronte vajzat për klientë në hotele dhe banesa të ndryshme në kryeqytet, deri në 20 mijë lekë për dy orë.

abcnews.al mëson nga Prokuroria se në momentin kur ka ndërhyre policia, në dhomën e hotelit ka gjetur Hermes Nikaj dhe Artur Gjinin.

“Zogu i Tiranës” ka deklaruar se nuk ka lidhje me veprat penale. Ndërkohë Anjeza Beno pronarja e një qendre estetike e arrestuar në date 9 nuk është bërë publike për shkak që të mos prishen hetimet Gjykata, e cila e ka lënë në arrest shtëpie.

Gjithashtu mësohet se më date 9 është arrestuar dhe Armando Nushi, klient.

Anjeza gjente femra dhe ua dërgonte klientëve kryesisht emigrantë me taksi të rastit ose me makinat e klientëve. Ndërkohë po hetohen në gjende të lire dy vajza.

Mësohet se  vajza me iniciale D.M ka treguar te gjithe historine se si ka ndodhur shfrytezimi.

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” u arrestua ditën e djeshme për shfrytëzim prostitucioni. Policia njofton se për arrestimin e tij ka realizuar një hetim 1 vjeçar në bashkëpunim Prokurorinë e Tiranës. Përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren Nikaj u arrestua në akuzën e prostitucionit.

Së bashku me  ‘Zogun e Tiranës’ në pranga kanë rënë edhe tre persona të tjerë A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të “prostitucionit” dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në dëshminë e dhënë ditën e sotme pas arrestimit ai ka mohuar akuzën e prostitucionit, pasi sipas tij vajzat kryenin marrëdhënie me dëshirë, dhe nuk kishin qëllim përfitimin financiar.

Vajzat kërkonin vetë të shkonin nëpër hotele, nuk i dërgoja unë, ai është shprehur se vajzat shkonin me dëshirë dhe jo kundrejt pagesës, ky nuk quhet prostitucion“, mësohet të ketë thënë Nikaj.

Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), është një emër i njohur i ekranit për shkak të pjesëmarrjes në disa emisione televizive, dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërkohë edhe një 43-vjeçare me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznesin  e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Hermes Nikaj gjithashtu ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, “Te Zogu”, por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion./abcnews.al

 

redjani.jpg
nev ila14:09 | 06/11/2019

Redian Rraja ka mohuar të jetë përfshirë në ngjarjen ku iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoji së bashku  me dy të tjerë. Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij në sallën e gjyqit.

Sipas gazetares së ABC News Glidona Daci, Rraja në këtë proces është i përfaqësuar nga avokati Besnik Çerekja. Avokati u shpreh se ditën e djeshme në drejtorinë e policisë së Tiranës, janë dhënë 2 orë sqarime, ku Redjani ka mohuar se ka lidhje me ngjarjen. Atë ditë ai ka lëvizur si gjithmonë, në intinerarin e tij, Durrës-Tiranë-Fushë Krujë.

Ka dyshime se Redian Rraja është kapur nga valët e celularëve diku afër vendit të ngjarjes.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest në burg por avokati i tij ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të jepet një masë e tillë vetëm me këto prova./abcnews.al

prokurori-durres.mp4_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela08:59 | 02/11/2019

Prokurori Arjan Ndoji ka dhënë dëshminë e tij të parë për hetuesit pas ngjarjes. Ai ka treguar se para atentatit ndodhej në një restorant duke drekuar. Ndoji ka pohuar se teksa ndodhej në restorant, aty ka mbërritur Aleksandër Laho i njohur ndryshe si “Rrumi i Sukthit” dhe një tjetër person.

“Më pas, pasi qëndruam pak u nisëm drejt Tiranës. Unë isha ulur në vendin e parë, ndërsa Maloku në drejtim të makinës. Muharreni pas. Nuk pikasëm ndonjë gjë të dyshimtë deri në momentin që jam qëlluar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kam ndonjë të dyshuar. Nuk besoj që atentati ka të bëjë me mua”, ka pohuar prokurori, i cili ndodhet ende në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën së bashku me Pëllumb Muharremin.

Ky i fundit nuk ka mundur të dëshmojë për ngjarjen për shkak të plumbit që ka marrë në nofull./abcnews.al 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono