Dermaku

dermaku.png
Vladimir Prenga14:54 | 24/11/2019

Bologna-Parma u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë që në fushë nga minuta e parë ishte edhe mbrojtësit Kastriot Dermaku. Skuadra e tij pa t’i iknin dy pikë nga duart në minutat shtesë, ndërkohë që Dermaku u bë protagonist.

Te goli i Blerim i Xhemailit, mbrojtësi i kombëtares shqiptare përfundoi i shtrirë në tokë dhe pasi pa kundërshtarët të festonin, u çua në këmbë dhe po protestonte. Arsyeja? Pretendonte se ndaj tij u shkaktua faull dhe goli ishte i parregullt.

Në fakt Dermaku është rrëzuar nga shoku i tij i skuadrës, por nuk e ka parë diçka të tillë. Pozicionimi i tij në momentin që mori të shtyrën nuk ia lejonte dhe mendoi se mund ta shpëtonte skuadrën e tij tek ai gol. /abcnews.al

Dermaku.png
Veronik Istrefaj20:29 | 03/11/2019

Është mbyllur takimi në Serie A mes Fiorentinës dhe Parmës, me të dyja skuadrat që kanë ndarë nga një pikë pas barazimi 1-1. Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, duke shokuar tifozerinë vjollcë. Në minutën e 40-të, ishte lojtari nga Bregu i Fildishtë, Gervinho ai që shënoi. Pjesa e parë, u mbyll me avantazhin 0-1 të Parmës.

Në të dytën, Fiorentina provoi gjithçka për gjithçka dhe insistimi i tyre do të shpërblehej. Në minutën e 67-të, Castrovilli barazon gjithçka, duke përfituar mjaft mirë nga krosimi i Dalbert. Kastriot Dermaku luajti 90 minuta për Parmën dhe mbrojtësi shqiptar bëri një ndeshje shumë të mirë, duke ndalur shpeshherë sulmuesit e Fiorentinës.

Me këtë rezultat, Fiorentina ngjitet në kuotën e 16 pikëve në vend të tetë, ndërsa Parma vazhdon të bëjë një kampionat të qetë, duke u renditur në mes tabelë, me 14 pikë pas 11 javëve të para./abcnews.al

Serie A, java 11

Fiorentina – Parma  1-1
Castrovilli 67′ / Gervinho 40′

Parma-Verona.png
Veronik Istrefaj20:59 | 29/10/2019

Takimi mes Parmës dhe Hellas Verona është mbyllur me fitoren minimale të miqve, 0-1. Ka mjaftuar një gol i LAzovic në minutën e 10-të të sfidës, që Verona të marrë tri pikët e plota në transfertë. Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla luajtën titullarë për skuadrën e Verona, duke arritur të mbanin rrjetëne tyre të paprekur.

Gjithashtu, edhe Dermaku luajti 90 minuta për Parmën, por nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij të shmangë humbjen. Kjo ishte ndeshja e dytë në Serie A për Dermakun, i cili po bën ndeshje të mira për Parmën.

Verona mori fitoren e tretë këtë sezon në Serie A, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve, në vend të 11-të. Kumbulla u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 26-të, por për asnjë moment nuk rrezikoi të marrë karton të kuq, duke treguar pjekuri në fushën e lojës./abcnews.al

Serie A, java 10

Parma – H. Verona  0-1
Lazovic 10′

lenjani.jpg
ad min23:00 | 20/10/2019

Si çdo fundjavë, edhe sot pati shumë sfida në kampionatet evropiane. Si pasojë, edhe futbollistët shqiptarë që zbritën sot në fushë ishin të shumtë. Në Spanjë, Sadiku dhe Bare u aktivizuan titullarë për Malagan.

Sadiku arriti të gjejë dhe golin në takimin kundër La Coruna, rrjeta e tij e tretë në La Liga 2. Ndërsa Rey Manaj ishte “spektator” për Albacete, pasi qëndroi 90 minuta në stolin e rezervave.

Në Bjellorusi, mesfushori shqiptar, Azdren Llullaku, luajti vetëm 6 minuta në humbjen 2-0 të Soligorsk përballë Dnyapro, ndërsa Dermaku u aktivizua titullar dhe luajti 75 minuta për ekipin e Parmës në Serie A.

Edhe Etrit Berisha luajti titullar për SPAL-in në takimin kundër Cagliari. Në Kroaci, Uzuni, Kastrati, Mersinaj dhe Cokaj u aktivizuan titullarë për Lokomotivën e Zagrebit, ndërsa Tuci e ndoqi nga stoli sfidën ndaj Hajduk Split.

Mesfushori Klaus Gjasula luajti 90 minuta për ekipin e Paderborn kundër Koln, sfidë e vlefshme për javën e tetë në Bundesligë. Vedat Muriqi arriti të shënojë sërish për Fenerbahce në Turqi, duke i dhënë fitoren 1-2 ekipit të tij në sfidën ndaj Denzlispor.

Në kampionatin zviceran, Lenjani vazhdon të jetë ndër më të mirët, pasi dhe sot ishte protagonist për Sionin, duke dhënë një asist të përkryer për sulmuesin Doumbia./abcnews.al

Dermaku.jpg
Veronik Istrefaj20:18 | 20/10/2019

Parma ka marrë një fitore të thellë 5-1 ndaj Genoas, duke bërë një ndeshje të shkëlqyer. Njeriu i takimit ishte padiskutim sulmuesi Cornelius, që shënoi tripletë brenda 8 minutash. Mbrojtësi ynë kuqezi, Kastriot Dermaku, luajti titullar në këtë takim, deri kur u zëvendësua në minutën e 75-të për shkak të një problemi fizik.

Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 38-të, kur mesfushori Kucka gjeti rrjetën. Më pas, do të niste spektakli nga Cornelius. Sulmues gjeti golin e parë personal në minutën e 42-të, për të shënuar sërish 2 minuta më vonë.

Më pas, në minutën e pestë të pjesës së dytë, Cornelius do të shënonte sërish, për të mbyllur përfundimisht historinë e takimit. Pinamonti shënoi golin e nderit për Genoan, në minutën e 52-të, ndërsa Kuluvevski vendosi rezultatin final të sfidës në 5-1, me golin e tij në minutën e 79-të.

Serie A, java 8

Parma – Genoa  5-1
Kucka 38′, Cornelius 42′ 45′ 50′, Kuluvevski 79′ / Pinamonti 52′

DERMAKU-PER-PARMEN_ABC-1280x720.jpg
ent ela19:45 | 16/07/2019

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku është entuziast për aventurën në kampionatin italian me skuadrën e Parmës. Dermaku zbulon se ka marre disa oferta të tjera në Serinë A, por në fund zgjodhi Parmën.

Mbrojtësi Kastriot Dermaku është futbollisti i radhës i Kombëtares që i shtohet Serisë A. Shtatlarti do të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e Parmës çka përbën edhe ngjitjen më të lartë në karrierën e tij. Në intervistën e tij të parë për skuadrën italiane, Dermaku zbulon objektivin e tij në sezonin e parë si dhe prapaskenat e merkatos, pasi në drejtim të tij ka patur oferta edhe nga klube të tjera.

Kam ardhur tek Parma më shumë entuziazëm dhe besimin se kam arritur në këtë ligë për të qëndruar gjatë. Arma ime më e fortë është aspekti fizik dhe shpresoj të përshtatem shpejt. Kam ende shumë për të mësuar dhe do të përfitoj nga futbollistët e mëdhenj që kam në skuadër. Vij me përulësi dhe do të zbuloj të gjitha pikat e forta dhe të dobëta në Serinë A. Kam patur disa oferta të tjera nga skuadrat italiane, por kur u informova për interesimin e Parmës e konsiderova si mundësinë më të mirë për mua dhe nuk hezitova ta pranoja. E rëndësishme në futboll është të kesh mentalitetin pozitiv pasi çdo sezon do ta nisësh nga e para.

Dermaku ka qenë më parë pjesë e Empolit, një aventurë e cila nuk ishte aspak pozitive për 27 vjeçarin. Sa i përket ekipit kombëtar, Dermaku cilësohet mjaft i rëndësishëm nga trajneri Edi Reja. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono