derbi

Mou-Lampard.jpg
Veronik Istrefaj16:17 | 25/12/2019

Polemika në Angli mes trajnerit të Chelsea, Lampard, dhe ish-trajnerit të tij, Jose Mourinho.  Anglezi kritikoi portugezin për largimin e dy yjeve nga Blutë e Londrës. Frank Lampard nuk ngurroi të vlerësonte Jose Mourinhon, ish-trajnerin e tij te Chelsea, por pas përballjes në fushën e Tottenhemit, ndryshimi ishte i plotë.

Tekniku i “Bluve të Londrës” sulmoi portugezin për deklaratat e tij ndaj mbrojtësit Rudiger, por edhe për diçka tjetër: “Nëse ne nuk do të jemi të durueshëm dhe nuk mbështesim lojtarët, atëherë do të biem sërish në të njëjtën situatë ku ishim më parë.

Kur lojtarë absolutisht të klasit botëror ishin tek Chelsea në moshën 20-21-vjeçare, dhe trajnerët nuk i mbështetën sa duhet”, u shpreh mes të tjerash Lampard. Dy lojtarë të klasit vërtet botëror, që ishin te Chelsea dhe nuk u mbështetën sa duhet, ishin Mohamed Salah dhe Kevin De Bruyne.

I pari ishte në “Stamford Bridge” në sezonet 2014-2016, por nuk iu dha shumë shansi për të luajtur në ekipin e parë, që në atë kohë drejtohej nga Mourinho. Ndërsa Chelsea dilte kampion në 2015-ën, Salah u dërgua te Roma në Serinë A për 15 milionë euro./abcnews.al

Mourinho dhe Lampard (2004/05)
SOOOOON.jpg
Veronik Istrefaj15:22 | 23/12/2019

Derbi mes Tottenham dhe Chelsea ditën e diel, ishte sfida më e ndjekur në Angli dhe sot janë zbuluar shumë detaje sa interesante, aq dhe gazmore në lidhje më këtë sfidë. Një tifoz i pranishëm në “Tottenham Stadium”, është në qendër të vëmendjes dhe po bën xhiro në rrjet.`

Kjo për shkak se ky tifoz kishte fillimisht të veshur fanellën e Tottenham, duke mbështetur bashkëkombësin e tij, Heung-min Son. Por pasi Chelsea kaloi në avantazh të dyfishtë, falë dopietës së brazilianit Willian, ky tifoz ka bërë veprimin e papritur.

Fanella me emrin e Son u hodh tutje dhe tifozi zbuloi fanellën që kishte më poshtë. Aty shihej uniforma e Chelsea dhe me emrin e Lampard mbi shpinë. Me plot bindje, mund të themi se ky është tifoz për t’u marrë shembull…/abcnews.al

derbi-1.jpg
Vladimir Prenga14:05 | 16/12/2019

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim, ku bën me dije se një tifoz me inicialet A.B, është ndaluar nga forcat e rendit për shkak se në derbin Partizani-Tirana, hodhi fishekzjarre. Ndërkohë pritet të ketë të tjera ndalime, pasi të bëhet identifikimi i tifozëve që kanë bërë shkelje lidhjore në stadium të premten e 13 dhjetorit.

NJOFTIMI -“Hodhi fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania” gjatë derbit Partizani-Tirana, identifikohet nga kamerat e sigurisë. Vihet në pranga 26-vjeçari për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Në kuadër të masave të marra nga Policia e Tiranës, për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv që u zhvillua në “Air Albania Stadium”, mes ekipeve Partizani dhe Tirana, në lidhje me fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë ndeshjes, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. B, 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë sepse më datë 13.12.2019, rreth orës 19:10, ka hedhur fishekzjarrë në stadiumin “Air Albania”, Tiranë, në kohën që zhvillohej ndeshja e futbollit Partizani – Tirana. Ky shtetas u identifikua nga ana e Policisë nëpërmjet kamerave të sigurisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Gjithashtu, nga Komisariati i Policisë Nr. 1 vijojnë veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin e menaxhimit të stadiumit, për të identifikuar dhe proceduar penalisht e administrativisht të gjithë ata tifozë që kanë dëmtuar stolat në tribunat e stadiumit dhe kanë hedhur fishekzjarrë gjatë zhvillimit të ndeshjes”. /abcnews.al

Guerrils-Partizani.jpg
Igli Nikolli11:11 | 15/12/2019

Të gjithë përjetuan emocione në derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Dueli u zhvillua për herë të parë në “Air Albania Stadium” dhe atmosfera ishte e shkëlqyer. Rreth 20 mijë tifozë mbështetën ekipet e zemrës, një rekord absolut, teksa në fund pati lot gëzimi dhe hidhërimi.

Bardheblutë u rikthyen të festojnë pas shumë kohësh, ndërsa tifozeria e kuqe befasoi lojtarët në fund të ndeshjes. Të humbasësh derbin pas gati 6 vitesh, aq më tepër në minutat shtesë, është e rëndë, por ata gjetën forcë dhe duartrokitën ekipin pasi përballja mbaroi.

Një veprim i tillë e ka surprizuar Jurgen Bardhin, sulmuesin dhe autorin e golit të Partizanit në humbjen 1-2 kundër bardhebluve. 22-vjeçari ka postuar në rrjetet sociale një foto ku është ekipi dhe tifozët duke u përshëndetur pas disfatës.

Po shikoja mos ndoshta largohej ndonjë, por jo. Të gjithë ishin aty duke bërë atë që bëjnë më mirë. Kjo është dashuri dhe vetëm Partizani mund ta bëjë“, shprehet lojtari i kampionëve në fuqi. /abcnews.al

Postimi i Jurgen Bardhit
Ranieri.jpg
Igli Nikolli08:52 | 15/12/2019

Një gol i Manolo Gabbiadinit pesë minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi fitoren në derbi Sampdorias. Ekipi i Claudio Ranierit mposhti rivalët e Genoas dhe i dhuroi një mbrëmje emocionuese tifozëve.

Derbi është gjithmonë ndeshja më speciale e sezonit dhe triumfi ndaj “armiqve” të së njëjtit qytet është një detyrim për të gjithë. Ranieri mbetet një mjeshtër në këtë lloj sfide dhe kundër Genoas e konfirmoi sërish aftësinë për të dominuar në luftën brenda qytetit.

Festa e lojtarëve të Sampdorias pas fitores në derbi

68-vjeçari ka një eksperiencë të madhe, teksa në vitin 2016 mahniti botën me një grup lojtarësh “anonimë” por fantastikë, dhe ia doli të fitonte Premier League me Leicester City. Rikthehemi te derbi. Italiani ka shifra fantastike dhe nuk ka humbur kurrë një të tillë në stol.

Ranieri numëron 9 fitore dhe një barazim (kundër Torinos kur ishte në stolin e Juventusit) në 10 derbi të zhvilluara, teksa ia ka dalë të debutojë me fitore në derbi me Interin, Juventusin, Romën dhe Sampdorian. /abcnews.al

pixlr.jpg
Vladimir Prenga08:21 | 15/12/2019

Emocionet që përjeton në futboll janë nga më të ndryshmet. Herë ka lotë hidhërimi, herë gëzim dhe herë-herë edhe lot gëzimi. Kështu ka ndodhur në derbin e fundit të kryeqytetit, ku Tirana mposhti Partizanin pas më shumë se pesë vitesh.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, ku një i moshuar shfaqet duke qarë nga emocionet e golit të barazimit në derbi. Pasi Jurgen Bardhi realizon në portën e Ilion Likës, tifozi i “demave” nuk i mban lotët.

Më pas çohet në këmbë dhe thirrjet për Partizanin nuk mungojnë. Momente emocionuese, që futbolli t’i ofron çdo fundjavë. /abcnews.al

derbi-vajz.jpg
Vladimir Prenga08:56 | 14/12/2019

E premte, datë 13. Vetëm diçka e zezë në “Air Albania Stadium”, por vetëm për tifozët e Partizanit që panë skuadrën e tyre të mundej pas më shumë se pesë vitesh. Pjesa tjetër spektakël. Rreth 20 mijë tifozë të pranishëm në stadium, mesazhe dhe koreografi për të prekurit nga tërmeti, si dhe respekt për ata që u mobilizuan për ta përballuar atë situatë të vështirë.

Ushtria, FNSH-ja, RENEA, zjarrfikësja dhe urgjenca mjekësore, që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, parakaloi në fillim të ndeshjes në stadium dhe mori duartrokitjet e publikut, që gjithahstu dha kontributin e tij me pjesëmarrjen në stadium. Një derbi i vërtetë solidariteti.

ANGAZHIMI I FSHF – Thirrjet ishin të shumta për praninë e tifozëve në derbi. FSHF sigurisht që kërkon ta reklamojë atë që ka bërë me stadiumin e ri dhe të tregojë se edhe në Shqipëri mund të ketë ndeshje një niveli të lartë si në Europën e përparuar.

Derbi ia jep këtë mundësi, pasi tifozët janë të shumtë. Jo vetëm ultras, por edhe familjarë e femra. FSHF ka ndarë edhe disa foto të veçanta nga derbi, ku bien në sy edhe fëmijë të shumtë, që i japin përballjes më të rëndësishme në vend një tjetër hijeshi.  /abcnews.al

View this post on Instagram

“Air Albania Stadium” mirëpriti për herë të parë derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana Tempulli më i madh i futbollit shqiptar, “Air Albania Stadium”, ka mirëpritur sonte në një atmosferë festive derbin e kryeqytetit, Partizani 1-2 Tirana. Në një stadium të tejmbushur, plot 20 mijë sportdashës, ku nuk mungonin familjarët e fëmijët si asnjëherë në vendin tonë. Ata kanë duartrokitur ekipin e zemrës së tyre, për 90 minuta plot emocion. Data 13 dhjetor 2019 do të mbahet mend dhe do të futet në histori si ndeshja e parë e Kategorisë Superiore, që u luajt në investimin më të madh në sportin shqiptar, që ka parë vendi ynë. Derbi i kryeqytetit daton prej fillimit të vitit 1946 dhe që prej asaj kohe ka vijuar me një interes përherë në rritje, me grintë, duel sportiv dhe spektakël. Organizimi i kësaj super-përballjeje në impiantin e ri dhe modern të Shqipërisë, i dha derbit një imazh tjetër, si dhe sportdashësve një mbrëmje të paharruar. “Sot u ndjeva e mrekulluar. Jam shumë e kënaqur që skuadra ime e zemrës fitoi, por dhe për atmosferën që përjetova në stadium. Jam ndjerë si në Juventus Stadium, ku kam shkuar për të skuadrën që pëlqej në Itali. Ishte një mbrëmje europiane për futbollin tonë, një kartolinë e bukur në prag festash, na duhej kjo natë pas vështirësive qe kemi kaluar”, u shpreh Ina, një tifoze e Tiranës që kishte ardhur në “Air Albania Stadium” sëbashku me mikeshat e veta. E kënaqur dhe plot buzëqeshje e përshkruan mbrëmjen e Derbit edhe Xhilda, një tifoze e Partizanit e cila kishte ardhur me partnerin në stadium, dhe të vetmin problem e gjeti te humbja e skuadrës së saj. “Jam pak e mërzitur se skuadra ime humbi një ndeshje “jete”, por jam shumë e emocionuar për atë që përjetova në stadium. Një spektakël në çdo drejtim, fëmijë, femra, njerëz që kishin ardhur në stadium për një ditë ndryshe. Unë dua që tifozët të jenë në stadiumet shqiptare çdo ndeshje dhe ultrasët të shajnë më pak (qesh)”. #Derbi #Partizani #Tirana #KategoriSuperiore

A post shared by FSHF (@fshforg) on

Tirana-Partizani-1.jpg
Vladimir Prenga23:09 | 13/12/2019

Derbi i fushës dhe i tribunave u mbyll dhe tani ka nisur ai i rrjeteve sociale. Fanatics festuan më në fund ndaj rivalëve të përjetshëm, ndërkohë që Guerrils janë kundërpërgjigjur me një ngacmim.

Koha e gjatë pa fitore në derbi u kujtohet rivalëve. Nuk mungon edhe një ofendim i ultrasve të kuq. “5 vjet, 10 muaj e 6 ditë ! Humbët a fitut, ju prap do hani muti”, shkruhet në postimin e bërë në faqen zyrtare në Facebook.

Fanatics kishin ngacmuar më parë, tifozët e Partizanin dhe Federatën Shqiptare të Futbollit. “F$HF, morra…ta gëzoni stadiumin. I bukur duket kshu…”, shkruajnë ultrasit e Tiranës. /abcnews.al

Tirana-Selfie.jpg
Igli Nikolli22:05 | 13/12/2019

Pavarësisht vështirësive, kritikave dhe një kohe të gjatë pa fituar, futbolli të jep gjithmonë mundësinë për t’u rikthyer te fitorja dhe për të harruar vuajtjet e përjetuara më parë. Kështu po ndodh te Tirana. Bardheblutë janë dominuar këto vite nga Partizani dhe nuk ju dhuronin një fitore tifozëve prej shkurtit të vitit 2014. Shumë kohë e gjatë, kur e mendon se dy ekipet e kryeqytetit janë përballur katër herë në sezon gjatë një viti.

Shumë trajnerë kanë tentuar të thyejnë tersin e kuq, por në fund ia doli dikush që nuk është i tillë. Emanuel Egbo motivoi ekipin, guxoi me zëvendësimet dhe tifozët e Tiranës nuk do e harrojnë kurrë. Njësoj si Cobbinah, ganezin që në bashkëpunim me talentin Muçi, shënoi golin që tifozët e Tiranës prisnin prej vitesh.

Festa e bardhebluve në fund të ndeshjes ishte e madhe. Lojtarë, stafi teknik dhe drejtues, të gjithë bashkë me tifozët, siç dallohet edhe në videon e mëposhtme, me këta të fundit që rikthehen të buzëqeshin dhe ndihen krenar. Mërzitje dhe trishtim në kampin tjetër. Një moment do merrte fund edhe pathyeshmëria e “Demave”, ndërsa drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, u pa të debatonte me Enea Jorgjin në fund të ndeshjes.

Derbi dhuroi gjithçka, rekord tifozësh, pankarta me mesazhe fantastike dhe emocionuese, gola, shtylla dhe përplasje mes lojtarëve. Në fund feston vetëm njëra palë. Sonte janë ngjyrat bardheblu ato që ndriçojnë kryeqytetin, ndërsa e kuqja është gati për duelin e radhës, për të tentuar hakmarrjen e shpejtë. /abcnews.al

tirana-fest.jpg
Vladimir Prenga20:56 | 13/12/2019

Rekord tifozësh, atmosferë e zjarrtë, ritëm i lartë dhe dominimi i Partizanit merr fund. Cobbinah në minutat shtesë shënoi golin që i dha fitoren me rezultatin 2-1 Tiranës, që nuk triumfonte prej shkurtit të vitit 2014. Festë bardheblu.

Edhe pse mes shumë problemesh e me mungesa, skuadra e Emanuel Egbo ia doli ta thyente Partizanin kampion në fuqi, në një ndeshje ku ishin të pranishëm 20 mijë tifozë. Tanimë të kuqtë rrezikojnë vendin e parë, pasi Kukësi e Bylisi luajnë nesër sfida që mund t’i kalojnë me sukses.

NDESHJA – Takimi nisi me ritëm të lartë dhe Tirana zhbllokoi rezultatin pas tetë minutash lojë. Goli erdhi nga një aksion me protagonistë sy ish-lojtarë të Partizanit. Torassa, brenda zonës krosoi mjaft bukur dhe Idriz Batha me kokë e mposhti portierin Alban Hoxha. Festë që zgjati pak, pasi tre minuta më pas të kuqtë vendosën baraspeshën, me një gol që do të komentohet gjatë pas ndeshjes.

Solomon ishte në pozicion të parregullt kur gjuajti në portë, por anësori nuk mendoi ashtu dhe më pas Jurgen Bardhi e ngjyrosi me të kuqë “Air Albania Stadium”. 1-1 dhe një ndeshej mjaft e fortë, me Tiranën që është mirë në kontrollin topit. Gjithsesi në fund ishte Partizani, që me Cordeiro iu afrua golit të avantazhit.  Pjesa e parë u mbyll 1-1.

E dyta pati të njëjtin ritëm dhe pati disa episode që mund të sillnin golin e fitores. Shtylla i erdhi në ndihmë Partizanit, pas një gjuajtje të Cobbinah, kurse pak më pas ishte Trashi që devijoi një top që shkoi ngjitur me shtyllën pingule. Bardhi disa minuta nga fundi mund të shënonte me kokë, por ishin bardheblutë që me anë të Cobbinah ia dolën të realizojnë dhe të fitojnë derbin. Të kuqtë iu afruan golit të barazimit, por nuk ishte e thënë. Këtë herë derbi u vesh bardheblu.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono