deputeti

Gutting_Olav_SVS4065_20x30_002-1280x853.jpg
ad min12:50 | 31/05/2019

Përmes një deklarate për shtyp, deputeti i CDU, Olav Gutting ka shprehur respekt për progresin e Shqipërisë, duke deklaruar njëkohësisht se vendo ka ende shumë rrugë për të bërë. “Problemet e brendshme janë shqetësuese, por ne duhet të jemi të kujdesshëm kur këshillojmë Shqipërinë, për shembull sa i përket datës së zgjedhjeve” – shkruan Gutting. Sipas tij politikanët atje mund vetëm të thonë se dalja nga parlamenti dhe hedhja e bombave molotov nuk janë opsion dhe nuk përputhet me vlerat evropiane. Ndasitë politike duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe debatit parlamentar – vijon Gutting, i cili vijon me përshëndetjen e progresit që Shqipëria ka bërë dhe njohjen e këtij përparimi nga raporti i Komisionit Europian. Në përfundim të deklaratës, Gutting pranon se rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces duhet shqyrtuar nga këndvështrimi i tyre për t’u analizuar më vonë, por kjo – përfundon deputeti i partisë së Merkel – duhet të ndodhë në dialog./ABC News Albania 24/7

myslim-murrizi.jpg
ad min21:54 | 17/05/2019

Deputeti Myslim Murrizi tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në të njëjtën linjë me të kur është kryer mbledhja e grupit parlamentar të PD-së për djegien e mandateve.

Sipas Murrizit, Berisha gjatë takimit është shprehur për djegien e mandateve se ndërkombëtarët do jenë kundër dhe se ky është një vendim i ashpër.

“Në qëndrimin formal edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, unë nuk e di se çfarë flitet nën tavolinë mes tij dhe Bashës, por që të jem i hapur ka qenë gati-gati në të njëtën linjë me të fjalës sime gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për dorëzimin e mandateve. Ka thënë që “ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Ky është një vendim i ashpër, luhet all-in, për të gjitha. O i humb, o i merr të gjitha”. Kanë qenë 13 deputetë që folën kundër djegies së mandateve në atë grup parlamentar. Nëse ne morëm një vendim kundër asaj që linçoi kryetari i PD-së të dielën i bie që kryetari të japë dorëheqjen. Në grup ka folur gati-gati në linjën time. Ajo që unë shikoj nga PD është që ka probleme që nga 2013 ka një krizë besimi”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nuk pranoi që të digjte mandatin e tij të deputetit. Për këtë arsye, Partia Demokratike vendosi ta përjashtojë. Ndërkohë një javë më parë, deputetët votuan që ai të ishte nënkryetar i Kuvendit./abcnews.al

deputeti-holandez-1280x720.jpg
ad min14:00 | 07/05/2019

Pritshmëritë e shqiptarëve se çdo të ndodhë me rikthimin apo jo të regjimit të vizave, vetë deputetët holandezë nuk pranuan t’i japin përgjigje.

“Ne jemi informuar dhe jemi të ndërgjegjshëm që votimi i Parlamentit holandez në lidhje me liberalizimin e vizave ka tërhequr shumë vëmendje në Shqipëri. Megjithatë më lejoni t’iu them që kjo nuk ka qenë arsyeja e vizitës sonë dhe as nuk ka qenë një temë të cilën e kemi ngritur apo diskutuar në takimet që patëm. Jam i sigurt që kjo çështje do të jetë një nga çështjet e agjendës gjatë vizitës së Parlamentit shqiptar në Holandë në fund të këtij muaji”, tha deputeti Anne Mulder.

Qëllimi i vizitës së delegacionit të parlamentit të Holandës është njohja me reformat që mundësojnë hapjen e negociatave. Vendimin e vendit që përfaqësojnë do ta japin pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian.

“Tashmë i takon Komisionit Evropian që të bëjë një rekomandim në lidhje me Shqipërinë. Ne presim me dëshirën më të mirë për raportin e progresit që do të publikojë Komisioni Evropian në javët që vijojnë dhe ne do ta diskutojmë këtë raport në parlament pasi të jetë publikuar”, tha deputeti.

Në një deklaratë për shtyp në ambasadën holandeze në vendin tonë, përfaqësuesi i këtij delegacioni u shpreh se mirëpresin çdo lajm të mirë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian./ABC News Albania 24/7

wade.jpg
ad min12:12 | 01/05/2019

Grupi parlamentar i CDU/CSU në parlamentin gjerman bën të ditur se vendimi për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të merret në Shtator. Johann Wadephul, nënkryetar i këtij grupi, në një intervistë për Deutsche Welle, flet edhe për situatën politike në Shqipëri.

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag Johann Wadephul inkurajon opozitën në Shqipëri të marrë pjesë në proceset politike. Në një intervistë për Deustche Welle ai shprehet se pa kompromis nuk ka demokraci.

“Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin pro-Basha,  janë në konflikt me njëra-tjetrën. Duhet bërë një afrim në një farë mënyre. Sesi do të arrihet kjo, kjo do të vendoset në Shqipëri. Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci”, tha ai.

I pyetur në lidhje me mundësitë e zgjidhjes së krizës politike në Shqipëri, pas djegies së mandateve nga opozita deputeti gjerman i partisë së Merkelit shprehet:

Zgjidhje ka gjithmonë. Zhvillimi aktual është i keq. Është problematike që PD-ja nuk mund të marrë pjesë në parlament me deputetët që janë zgjedhur në të vërtetë. Dikur ajo duhet të guxojë një fillim të ri. Unë besoj se është e rëndësishme që Shqipëria të gjejë veten. Prandaj u them partive pro-europiane që të arrijnë kompromise në nivel kombëtar dhe të vijnë së bashku në Evropë.

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU deklaron se vendimi në lidhje me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE do të merret në Shtator. Sipas Wadephul, rekomandimi i Komisionit Europian do të jepet pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian që mbahen në fund të Majit. Por koha që ka dispozicion Bundestagu për konsultime deri në 21 Qershor, kur mblidhet Këshilli është e pamjaftueshme për t’u shprehur. Ndaj nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU përmend Shtatorin si çastin e vendimit për negociatat.

Numri dy i grupit parlamentar të partisë së kancelares Merkel, shprehet në interviste se Bundestagu dëshiron hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe do të mbështesë këtë vendim. Sipas tij në Shqipëri po bëhen shumë përparime, por ka ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës./ABC News Albania 24/7

deputeti-gjerman-1.jpg
ad min16:33 | 26/04/2019

Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry e ka cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një hap të gabuar. Në një takim me gazetarët në ambasadën gjermane, Petry i ka bërë thirrje opozitës të mos bojkotojnë zgjedhjet vendore.

Opozitës jashtë parlamentit i drejtohet një tjetër thirrje, që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë herë nga Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry.

“Në takimet me përfaqësuesit e politikës mbështeta bindjen time për të gjetur një rrugë në mënyrë që ky proces të hyjë në rrugën e normalitetit. Në takime promovova në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet lokale veçanërisht të Partisë Demokratike”, tha Petry.

Djegia e mandateve nuk është lëvizja e duhur e opozitës sipas deputetit gjerman.

“Situata e zhvillimit të këtij vendi apo kultura politike e këtij vendi ka qenë në rritje dhe ndaj për mua si deputet i Bundestagut gjerman është e vështirë të kuptoj vendime të tilla si ajo e daljes nga parlamenti. Ashtu si edhe kritikat e ngritura për mua nuk janë shumë të kuptueshme. Si parlamentar i bindur unë nuk e konsideroj si një hap të saktë dhe hap të duhur vendimin për braktisjen e parlamentit. Sepse kësisoj i shmangen një procesi demokratik dhe mund të shfrytëzojnë vetëm instrumente që janë jashtë parlamentit”, deklaroi ai.

Në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, deputeti i Bundestagut ka nënvizuar gjithashtu se  reformat në Shqipëri do të konsolidohen më tepër pas hapjes së negociatave e cila pranoi se është një rrugë jo e lehtë./abcnews.al

paulin-Sterkaj.jpg
ad min21:38 | 12/04/2019

Vitin e kaluar, Paulin Stërkaj kaloi disa probleme të rënda shëndetësore. Për të atëherë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili i uroi ta kalonte sëmundjen si kampioni që të gjithë janë mësuar ta shohin.

I ftuar në emisionin “Provokacija”, Stërkaj foli rreth këtij momenti të vështirë të jetës së tij. Ai tha se prej disa muajsh po kujdeset për veten që të arrijë në formën që ka qenë.

“Me thënë të drejtën e kalova një problem shëndetësor vjet nga 22 Qershori, por kam shumë muaj që po merrem me veten dhe mendoj që e kam arritur një masë që të jem në pozitat që kam qenë”, tha Paulin Stërkaj./abcnews.al

54412547_531450147380862_7191514191272869888_n-933x445.jpg
ent ela10:13 | 21/03/2019

Deputeti i ri i LSI-së që prite të betohet sot në Kuvendin e Shqipërisë, Ralf Gjoni,  mëngjesin e sotëm është sulmuar përpara banesës së tij. Një protestues i hedhur bojë në fytyrë.

Në një dalje për media teksa i drejtohej hyrjes së Parlamentit, Ralf Gjoni u shpreh se sot do të betohet si deputet. Sipas tij  ai ka për  qëllim të përfaqësojë qytetarët që e kanë votuar. Teksa ka theksuar se do të bëjë opozitë përballë qeverisë.

“Më hodhën bojë me anë të një shiringe. Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë lloj sjellje rrugësh duhet ta dinë që kam ardhur këtu të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment. Jam këtu që të përfaqësoj të gjithë ata të rinj dhe të reja që kanë shpresë se ky vend mund të bëhet. Unë kam ardhur për t’u betuar, nuk kam ardhur për të marrë një rrogë të qelbur shtetit, por të përfaqësoj ata shqiptarë që ndihen të papërfaqësuar. Nuk do të lejoj kurrë që emri im të keqpërdoret. Mendoni që unë vij për t’i bërë fresk qeverisë”?

Ralf Gjoni ka theksuar ndër të tjera se sulmi ndaj tij me bojë ishte i porositur nga lart./abcnews.al

koka-1280x678.jpg
ent ela18:15 | 19/02/2019

Deputeti i LSI Lefter Koka bën të ditur se nuk do e dorëzojë mandatin e deputetit, pavarësisht vendimit të opozitës për të djegur mandatet parlamentare. Në një postim në Facebook, Koka thotë se nuk do djegë mandatin që mijëra durrsakë i kanë besuar për të qenë përfaqësues i tyre.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave, qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë”, shkruan deputeti i LSI duke nënvizuar se mandati i tij nuk mund të përdoret për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar./abcnews.al

depuet-1280x789.jpg
ent ela19:31 | 15/02/2019

Një deputet i Parlamentit slloven ka dhënë dorëheqjen për një arsye që pak kush do ta mendonte kur bëhet fjalë për një ligjvënës. Largimi nga dyqani pa paguar një sanduiç e ka prekur në ndërgjegje politikanin, i cili ka zgjedhur të braktisë mandatin.

Ky është Darij Krajçiç, deri dje deputet nga radhët e partisë së kryeministrit Slloven Marjan Sharec. Të mërkurën ai gjatë debatit në komisionin parlamentar lidhur me mekanizmin e kontrollit të produkteve ushqimore, mbase duke dashur të jetë sa më bindës, tha se këto mekanizma janë të mirë nëse respektohen nga të gjithë, por shtoi se mbikëqyrjes edhe i shpëton diçka. Pyetur kush, ai e kishte ilustruar këtë me një veprim të tijin: kishte hyrë në dyqanin afër parlamentit, kishte marrë një sanduiç dhe kishte kaluar arkën pa e paguar atë: “Prita të paguaj, sigurisht disa minuta, prita, por aty ke arka tre-pesë njerëz bisedonin, duke mos ma vënë veshin.

Prita prita dhe dola pa paguar. Dhe askush nuk vrapoi pas meje, megjithëse aty ka shumë kamera të mbikëqyrjes”, tha Krajçiç që është edhe doktor i shkencës dhe pedagog në Universitetin e Lubljanës.

Kolegët e tij, raportojnë agjencitë e lajmeve, fillimisht pandehën se fjala është për ndonjë anekdotë të pakripë, por shakanë e mori djalli: megjithëse më pas u sqaroi gazetarëve se kishte bërë një vjedhje virtuale, një eksperiment shoqëror, sepse më pas ishte kthyer, e kishte paguar sanduiçin duke kërkuar edhe falje, gjesti i tij u pasua me shumë zhurmë dhe pas disa orësh bëri të ditur se hiqte dorë nga mandati i deputetit. Nga grupi parlamentar i partisë së tij ndërkohë kanë bërë të ditur se dorëheqja është pranuar dhe se është caktuar edhe zëvendësuesi i tij.’ Është ekspert, njeri, koleg, mik dhe bashkëpunëtor i mirë, por ka bërë akt të patolerueshëm’- thanë nga partia e kryeministrit slloven./abcnews.al

pp-1280x703.jpg
ad min22:00 | 17/01/2019

I ftuar në studion e “Mbrëmja ABC”, deputeti i PS-së Pjerin Ndreu ka folur për shkallën e kriminalitetit në vend. Sipas tij, qeveria vitet e fundit ka punuar shumë dhe numri i vrasjeve është ulur.

Më tej deputeti i cili më parë ka punuar me policinë është shprehur se ka dy periudha kohore kur kriminaliteti është më i lartë në Shqipëri.

Ai ka folur për periushën kohore Dhjetor-Janar dhe Korrik- Gusht. Sipas tij gjatë këtyre muajve nëse do të bëhej një analizë do të vihej re se numri i vrasjeve është me i lartë në krahasim me periudhat e tjera.

“Në historinë e kriminalitet ka dy momente kur kriminaliteti trondit. Është Gushti që gjithmonë kemi pasur një nivel të lartë kriminaliteti. Gjithmonë në Korrik-Gusht atëherë kemi një nivel të lartë kriminalitëti. Moti i nxhetë, kthimi i emigrantëve, apo i personave me precedent apo atyre personave që atje ku jetojnë janë “skifterë”, mund të jenë indicie të rritjes së shkallës së krimit.

Por edhe në Dhjetor-Janar, moti i ftotë, ardhja e disa elementëve që jetojnë jashtë shtetit dhe vijë dhe ushtrojnë edhe kriminalitetin këtu, grricin plagë të konflikteve që kanë pasur. Këto janë dy momentet. Nuk është rritur kriminaliteti, por nuk ka shanse që në Shqipëri kriminaliteti të jetë zero. Vrasje do ketë, por që nga viti 2013 numri i vrajeve ka shkuar nën 50 kur numri ka qenë 100.

Kriminaliteti është si ai damari që shpërthen dhe duhet pak kohë për të ndaluar gjakun. Do kemi shpërthime të herëpashershme të kriminalitetit”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono