deputeti

ervin-salianji.jpg
ad min20:38 | 13/10/2019

Disa persona janë shoqëruar pas përfundimit të protestës në Unazën e Re. Mes tyre është edhe ish-deputeti Klevis Balliuu. Kjo ka bërë që përfaqësuesit e PD-së, por edhe qytetarë të kalojnë përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.

Në një prononcim të shkurtër për Abc News, ish-deputeti Ervin Salianji, tha se situata është ende e paqartë, pasi policia thotë se është në fazën e kryerjes së procedurave. Ai tha se opozita po pret se në çfarë statusi do të kalojnë të shoqëruarit. Gjithashtu sipas Salianjit, në protestën e së dielës nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore.

“Kemi çuar përfaqësues ligjor dhe ka një grumbullim i cili nuk është i organizuar për momentin. Pa diskutim nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe nuk mund të ketë një rregull të vjetër në një zonë që ka pothuajse një vit që proteston. Nuk ka ende një informacion të qartë nga policia pasi është në fazën sipas tyre të bërjes së procedurave dhe të marrjes së informacioneve nga operacionalja dhe nga policët që kanë pasur në terren janë shoqëruar disa persona për të treguar që po punojnë dhe për të treguar që ka një lloj terrori gjasme në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal të cilat janë në një parlament që nuk i ka 84 vota legjitime për të ndryshuar Kodin”, tha Salianji.

Ndër të tjera, ish-deputeti tha se pritet që të ketë më shumë persona që do të grumbullohet, të cilët do të qëndrojmë derisa të sqarohet situata ligjore./abcnews.al

KRONIKE-KESHILLTARET-PROBLEMATIKE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela16:10 | 07/09/2019

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe 6 këshilltarë bashkiakë janë vendosur në filtrin e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikim të thelluar për ta. Në dokumentet e siguruara nga ABC News, flitet për dënime jashtë Shqipërisë, të cilat komisioni nuk mund t’i hetojë vetë.

Prokuroria e Përgjithshme po verifikon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe 6 këshilltarë bashkiakë, të cilët mund të preken nga ligji i dekriminalizimit. Në dokumentet që ka siguruara ABC News, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar hetim të thelluar prokurorisë për këta 7 të zgjedhur, të cilët kanë deklaruar dënime jashtë vendit, por që vetë komisioni nuk mund t’i verifikojë në shtete të huaja.

Deputeti që po i nënshtrohet verifikimit, është Ervis Meço. Ai u bë deputet nga lista e PD-së në Vlorë pas djegies së mandateve, dhe  ka deklaruar një dënim në Gjermani, 30 ditë burg, e konvertuar në 300 euro gjobë për “regjistrim audio i paautorizuar i zyrtarit”.

Verifikim është kërkuar edhe për këshilltarin e Partisë Socialiste në Durrës, Alban Ramohitoj. Ai ka deklaruar dënim për vjedhje energjie me 2 muaj burg, dhe dënim me marrëveshje në Itali për përdorim patentë shqiptare jo të vlefshme në Itali.

Nën hetim është një tjetër këshilltar socialist për të cilin KQZ ka dyshime. Mirush Dema në Kamëz, ka deklaruar një ndalim për verifikim në Gjenevë, dhe dëbim në Suedi e në vendet e  BE-së deri në tetor 2019.

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Armand Rama, i Partisë Social Punëtore,  po verifikohet sepse ka deklaruar dëbim nga Norvegjia për disa javë.

Një dëbim nga vendi nordik ka deklaruar dhe Geri Zogu, këshilltar i Partisë së Gjelbër, në bashkinë Gramsh. Dëbimi i tij nga Norvegjia ka qenë për për 4 vjet.

Arbis Vjerdha është këshilltar në Shkodër nga Partia Socialiste e Moderuar. Ai ka deklaruar procedim penal në Itali dhe në Shkodër për “rrahje”.

Erin Gjoni këshilltar, Partia Social Demokrate, bashkia Lezhë, ka deklaruar dënim me burgim nga Gjykata e Shkodrës, një dënim me burgim nga Gjykata në Itali si dhe një dënim me 350 euro gjobë nga prokuroria italiane.

Këto rrethana me deklarime të paqarta, nuk i lejojnë KQZ-së të dalë në përfundimin nëse deptueti dhe 6 këshilltarët duhet apo jo ta gëzojnë mandatin, ndaj kërkon verifikim të thelluar përpara se të marrin një vendim. /ABC News Albania 24/7

cuko.jpg
ad min10:29 | 01/08/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”. Më herët togat e zeza e kishin kthyer dosjen e ish-deputetit të Partisë Socialiste për plotësim hetimesh, me argumentin se hetimet e këtyre 10 muajve kishin mangësi provash.

Arben Çuko u arrestua në kuadër të operacionit “VOL-VO4” që u zhvillua më 18 Tetor 2018. Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, ra në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi doli në përgjimet e dosjes 339, me grupin e “Avdylajve”, të Shijakut.

Në këto përgjime, Çuko u zbulua se merrte ryshfet në këmbim të lëvizjes së një të dënuari nga burgu i Bradasheshit, në burgun e Fierit. Gjithashtu Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari./ABC News Albania 24/7

pol-03-vladimir-djukanovic-.jpg
ent ela14:01 | 11/07/2019

Në 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, deputeti i partisë së presidentit serb Aleksandër Vuçiç, Vladimir Djukanoviç shkruan se kjo është një ditë festë për popullin serb si dhe falenderon gjeneralin famëkeq Mlladiç për operacionin e suksesshëm sipas tij

Vladimir Djukanoviç, deputet dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Përparimtare Serbe (SNS), të Aleksandër Vucic, e ka cilësuar genocidin e Srebrenicës si një festë për serbët. Në ditën e 24 vjetorit të masakrës në profilin e tij në Tuiter ai përgëzon popullin serb dhe falenderon Ratko Mlladic një nga përgjegjësit kryesor për genocidin në Srebrenicë.

“Dua të përgëzoj popullin serb në ditën e çlirimit të Srebrenicës, duke falënderuar gjeneralin Ratko Mlladic për operacionin ushtarak Krivaja ’95 të ekzekutuar shkëlqyeshëm”, shkruan Djukanovic.

Në postimin e tij ai ka publikuar dhe një video të ushtarëve të udhëhequr nga krimineli i luftës Ratko Mlladiç në Srebrenicë.

Pikërisht në 11 korrik pritet dhe varrimi i mbetjeve të 33 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. /ABC news Albania 24/7

lefter-maliqi.jpg
ad min18:30 | 08/07/2019

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi foli me tone të ashpra në fjalën e tij të mbajtur në seancën e posaçme parlamentare këtë të hënë. Ai deklaroi se deputetët e opozitës edhe pse thanë që do e abstenojnë rezolutën për shkarkimin e Presidentit të Republikës votuan pasi folën me drejtues të mazhorancës.

Në lidhje me zgjedhjet e 30 Qershorit, Maliqi tha se qeveria nuk e kupton gabimin dhe se humbjen e quan fitore. Ai i bëri thirrje opozitës që të ngrihen në revoltë demokratike që ta rrëzojnë qeverinë e lidhur me krimin sipas tij.

“Unë i bëj thirrje këtyre deputetëve të opozitës së re, meqenëse këta që thonë që nuk janë pjesë e PS-së, oksigjen i PS-së, të shikojmë sot si do votojnë prapë se i pashë dhe një ditë që të gjithë në një kohë thanë do abstenojmë dhe pas 40 minutash Taulanti me të tjerë i kapi grupe-grupe dhe votuan rezolutën për shkarkimin Presidentit të Republikës. Ky është një turp.

Unë i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve edhe opozitës jo të ngrihen me protesta një orë dhe dy orë, por me revoltë demokratike popullore deri në rrëzimin përfundimtar të kësaj qeverie të lidhur me krimin. Koha është sot, nesër është vonë. Këta nuk e kuptojnë gabimin, këta humbjen e quajnë fitore, dështimin e quajnë triumf. Është turp kush na drejton, është turp kush udhëheq këtë popull me krim, banda, korrupsion dhe me radhë”, tha Maliqi.

Kuvendi është mbledhur këtë të hënë në një seancë të posaçme parlamentare ku pritet të votojë për ngritjen e një komisioni hetimor që do të hetojë shkeljet e pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit Meta./abcnews.al

musa-ulqini-1280x715.jpg
ad min20:50 | 03/07/2019

Kryebashkiakët demokratë nuk pranojnë të dorëzojnë zyrat, të zgjedhurve të 30 Qershorit. Pas një takimi me kreun e Partisë Demokratike Basha, Xhelal Mziu i Bashkisë së Kamzës dhe Agron Kapllanaj i Bashksië së Mallakastrës, theksojnë se zyrat e tyre do të lirohen pas zgjedhjeve legjitime. Por, i ftuar në “Byro Politike”, deputeti socialit Musa Ulqini u shpreh se me 10 Gusht do të ndodhi saktësisht ajo që ka ndodhur më 30 Qershor.

Juli Xhokaxhi: Zoti Ulqini, ka pasur një vendim ditën e sotme pas takimit që ka pasur zoti Basha me krerët e bashkive të opozitës dhe është marrë vendimi që ata të mos i lëshojnë zyrat. Si do veprohet?

Musa Ulqini: Njëlloj si me datën 30 Qershor. Thanë 6 muaj që nuk do të këtë zgjedhje dhe u bënë zgjedhjet. Me datën 10 Gusht mbaron afati i tyre dhe janë procedura ligjore dhe do ndiqet gjithë rruga ligjore. Do shkojnë në Kolegj, pastaj në gjykatë do mbyllet procedura dhe do të ndodhë saktësisht ajo që ndodhi me datën 30 Qershor, por pa ngjarjen e Shkodrës sepse pati diçka në Shkodër. Me datën 10 Gusht nuk do ketë asnjë ngjarje as në Kamëz dhe asgjëkund./abcnews.al

alket-1280x719.jpg
ad min20:30 | 02/07/2019

Në një deklaratë për media Presidenti Ilir Meta deklaroi se me datë 13 Tetor në vend do të mbahen zgjedhjet lokale, presidenciale dhe ato të përgjithshme. Por për deputetin socialit Alket Hyseni nuk është Presidenti ai që cakton datën e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Së pari Presidenti i Republikës i ka të përcaktuara raste se kur mund të ushtrojë kompetencat e tij lidhur me çëshyjen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo varet tërësisht nga mazhoranca. Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se ne shkojmë kur të duan ata në zgjedhje parlamentare. Kjo nuk është çështje sfide dhe ne nuk jemi desh që do të ndeshemi se kush i ka brirët më të fortë. Por meqenëse opozita ka pretenduar se kjo mazhorancë nuk ka mbështetjen e shqiptarëve ne u kemi thënë që jemi gati që t’iu sfidojmë kur të doni. Ajo që nuk kemi pranuar ne është precedenti i rrezikshëm për demokracinë. Qeverisë nuk i hyn gjemb në këmbë nga kapriçot e forcave të cilat nuk kanë numrat e duhur në Parlament. Por vendit i vinte një e keqe shumë e madhe dhe ne gjykuam në të mirë të vendit. Po të ishte për interesin tonë personal kompromisi mund të ishte bërë. Opozita është e ftuar që të provojë në betejën e ardhshme elektorale veten. Ka qenë ajo që nuk ka pranuar asnjë kusht të kësaj natyre dhe iu bë edhe sfida ku iu tha merrni një bashki më tepër dhe shkojmë në zgjedhje të përgjithshme. Meqë e mbështeste populli sipas tyre, pse nuk erdhën?”./abcnews.al

dep.jpg
ad min18:00 | 29/06/2019

Deputeti gjerman, Manuel Sarrazin ka dënuar incidentet dhe sulmet dhunshme të ndodhura në disa nga KZAZ-të Shqipërisë, në bashkitë që drejtohen nga PD-ja. Ai ka reaguar në lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Ai shprehet se dhuna në zgjedhje do minojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“I dënoj të gjitha sulmet e dhunshme në Shqipëri që dëmtojnë zgjedhjet lokale nesër dhe progresin e bërë në procesin e integrimit në BE. U bëj thirrje të gjitha palëve që të mundësojnë dhe sigurojnë një protestë paqësore”,- shkruan Sarrazin.

arben-pellumbi.jpg
ad min20:38 | 12/06/2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi këtë të mërkurë se shkarkimi i Presidentit nuk është qëllim në vetvete i mazhorancës. Gjatë emisionit “Byro Politike” të Juli Xhokaxhi ai theksoi se PS po reagon pas vendimit të Metës për çdekretimin e zgjedhjeve, të cilën selia rozë e konsideron antikushtetues dhe në shkelje të rëndë me Kushtetutën.

“Qëllimi nuk është shkarkimi në vetvete i Presidentit Ilir Meta, ne nuk është se duam të shkarkojmë Presidentin e Republikës. Ne po reagojmë ndaj një vendimi që e gjykojmë antikushtetues dhe shkelje të rëndë të Kushtetutës nga ana e Presidentit dhe po nisim procedurat e shkarkimit që nisin nesër që vijon me një mocion me debat, të cilat pastaj do të përshkallëzohen me të gjitha hapat që ndiqen. Në fund fare fjalën për këtë e thotë Gjykata Kushtetuese në momentin kur ajo do të jetë funksionale.

Hapat ndërmerren sepse ne mendojmë që Presidenti i Republikës ka bërë një shkelje të rëndë kushtetuese dhe për të cilën ne duhet të reagojmë. Reagimi jonë njeh shkarkimin e tij, por nuk është se patjetër duam të shkarkojmë presidentin e republikës. Në rast se qëndrimi jonë do të mbështetet nga mazhoranca në parlament, dhe pastaj gjykata Kushtetuese veprimin tonë do ta quajë të drejtë, do procedohet me shkarkimin e tij. Kjo është rrugë. Nga ne varet që të reagojmë dhe të nisim këtë procedurë. Pastaj duhet të jenë të gjithë aktorët në përputhje me këtë gjë”, tha Pëllumbi.

Gjykata Kushtetuese , e cila do të marrë vendimin përfundimtar për shkarkimin po ose jo për Presidentin Meta, sipas Pëllumbit do të jetë funksionale në fund të Korrikut.

“Ne presim që Gjykata Kushtetuese në fund të Korriku të jetë funksionale. Procedurat kanë filluar për emërimin e anëtarëve të saj kështu që është çështje muajsh”, tha deputeti./abcnews.al

deputeti-1280x717.jpg
ad min14:40 | 12/06/2019

Një delegacion i Bundestagut gjerman që pati takime këto ditë në Tiranë, deklaroi gjatë një konference shtypi, se situata aktuale politike në Shqipëri mund të ketë ndikim në vendimin për negociatat. Deputeti Josip Juratovic tha se zgjedhjet duhet te zhvillohen siç përcaktohen në Kushtetutë.

Në këtë situatë që po kalon Shqipëria, vëmendjen e tërheqin të gjithë ndërkombëtarët që i drejtojnë mesazhe politikës, direkt apo indirekt. Kështu ka ndodhur edhe me delegacionin nga Bundestagu gjerman.

Të  pyetur nga gazetarët se sa i ligjshëm është anullimi i datës së zgjedhjeve dhe nëse duhet të gjejë zbatim apo jo nga institucionet e tjera, deputeti gjerman  Josip Juratovic thotë se nuk pranon të ndërhyjë në punët e brendshme por gjithsesi një përgjigje e jep.

“Nuk e konsideroj si përgjegjësi apo kompetence timen që t’i jap përgjigje  pyetjeve mbi zhvillimet e brendshme në Shqipëri. Ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një shteti. Të paktën në Gjermani është kështu. Kushtetuta është baza e të gjithë institucioneve  shtetërore dhe gjithsekush ka besim tek ajo që përcakton kushtetuta. Nëse kushtetuta parasheh që zgjedhjet do të duhet të zhvillohen në një moment të caktuar kohor, atëherë ato duhet të zhvillohen në këtë moment kohor. Vetëm në këtë mënyrë, këtë mund ta vendosin përfaqësuesit e zgjedhur të popullit, duke u bazuar në kushtetutë”.

Më i drejtpërdrejtë tregohet përfaqësuesi i delegacionit të parlamentit gjerman kur flet për bojkotin parlamentar.

E thënë thjesht parlamenti ka të njëjtën shenjtëri sa edhe Kisha, duke qene se jam i besimit ortodoks, nuk është një treg pazari. Mund të them se bojkoti është shndërruar në një sport të dashur për shqiptarët, po bojkotoj kur s’më pëlqen një gjë”.

Këshillon shqiptarët e  forcave politike që ti kushtojnë rëndësi integrimit të vendit për më tepër në këtë moment që jo të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian e shohin me sy të mirë Shqipërinë.

“Situata aktualë do të luaj një rol në vendimmarrjen e KiE. Duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE janë parlamentet që vendosin për çeljen  e negociatave, kemi nevojë të gjejmë sa më shumë argumente që të bindim që shqipëria është pjesë integrale e Europës. Kjo është dhe bindja ime. Por, sigurisht që do të flasim hapur si europianë. Duart ta themi qetësisht që jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziast për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Edhe në Shqipëri apo rajon nuk janë të tërë entuziastë për një anëtarësim të mundshëm. Besoj i referohem këtu të gjithe atyre që kanë një llojë droje përkundrejt kapitujve  23, 24”.

Delegacioni parlamentar i Bundestagut ka ndërmarrë këtë turne në rajon, duke filluar nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, dhe Kosova. Në vendin tonë kjo ndalesë ka patur për qëllim marrjen e informacionit rreth gjendjes dhe zbatimit të reformave e për të ditur me saktësi se sa e përgatitur është Shqipëria në kuadër të integrimit.

/ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono