deputetet

parlamenti-euro-peesione.jpg
nev ila12:23 | 21/04/2019

Paprekshmëri, pensione të arta dhe shumë avantazhe të tjera. Të gjithë ata që synojnë të zenë një vend në parlamentin europian kanë disa arsye më shumë se politika, për t’u bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve parlamentare.

Që nga heqja e shpenzimeve deri tek pensioni i artë. Ka shumë avantazhe në të qënurit një deputet në parlamentin europian. Të paktën dy muaj para zgjedhjeve evropiane, mediat bëjnë disa llogari në xhepin e eurodeputetëve duke hartuar një listë me përfitimet që e bëjnë kaq të dëshirueshëm një vend në parlamentin evropian.

Çdo anëtar i parlamentit evropian ka një rrogë prej gati 9 mijë euro në muaj pavarësisht kohës që ka në atë post. Duke hequr taksat, paga shkon rreth 7 mijë euro.

Për pjesën më të madhe të anëtarëve të parlamentit evropian ka dhe një taksë më shumë, duke qenë se shumë vende anëtare u kërkojnë deputetëve të tyre evropianë që të paguajnë një taksë kombëtare shtesë.

Ndërkohë çdo deputet merr çdo muaj një shumë prej 4500 eurosh për shpenzime të përgjithshme. Shumë që i shërben për të mbuluar shpenzimet e zyrës, qerasë, kompjuterit, telefonit etj.

Në momentin që largohen nga parlamenti, deputetët në detyrë për të paktën një vit kanë të drejtë për një pagesë tranzitore e barabartë me një pagë mujore, për çdo vit që kanë mbajtur postin. Kjo do të thotë se çdo deputet mund të marrë deri në 210 mijë euro.

Ish deputeti ka të drejtën e një page tranzitore të plotë dhe nëse punësohet në sektor privat, pavarësisht arsyes për të cilën është larguar nga posti i tij në parlament.

Deputetët në parlamentin evropian marrin rimbursime për shpenzimet e udhëtimit për të marrë pjesë në mbledhjet e parlamentit, por vetëm në rast se dorëzojnë faturat.

Ata gjithashtu marrin 320 euro për çdo ditë që qëndrojnë në Bruksel apo Strasburg për arsye pune.

Çdo deputet ka një buxhet mujor prej 25 mijë eurosh për rekrutimin e asistentëve personalë, dhe secili mund të punësojë maksimumi tre asistentë.

Por ka një rregull shumë të qartë, asnjë deputet nuk mund të punësojë një të afërm. Euro-deputetët mund dhe të përdorin automjetin e parlamentit evropian.

Në moshën 63 vjeçare deputetët e parlamentit evropian përfitojnë një pension prej 3.5 për qind për çdo vit që kanë mbajtur postin. Shpenzimi i pensioneve mbulohet nga buxheti i bashkimit evropian.

Gjithashtu Brukseli mbulon dy të tretat e shpenzimeve mjekësore të deputetëve të parlamentit evropian./abcnews.al

bushati-1-1280x718.jpg
Sej rie17:30 | 17/04/2019

Hapja e negociatave të Shqiërisë me Bashkimin Evropian nuk rezikohet nga çështjet e brendshme të politikës holandeze. Kështu e kanë parë deputetët e mazhorancës vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave me vendin tonë.

Duke iu rikthyer fjalimit të ministrit të Jashtëm të Holandës në vizitën që zhvilloi në vendin tonë, zëvendës ministrja e Brendshme Rovena Voda tha se qeveria shqiptare ka ulur shifrat e azilkërkuesëve dhe kriminalitetit.

Jo të gjithë deputetët pranuan të japin mendimin e tyre, një prej të cilëve është edhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

Pas votimit në Kuvendin e Holandës për rikthimin e vizave lëvizja e rradhës i mbetet qeverisë holandeze nëse do t’ia dërgojë apo jo rezolutën Komisionit Evropian./abcnews.al

deputett-1280x686.jpg
Sej rie10:24 | 11/04/2019

Sot në seancën plenare të Kuvendit janë ulur tre deputetë të rinj të opozitës. Ata vijnë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike. Korba Lita nga qarku Tiranë, Arlind Çaçani nga qarku Korçë dhe Halil Jakimi nga qarku Dibër bënë sot betimin.

Numri i deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë arrin në 102, nga të cilët 79 janë nga mazhoranca dhe 23 nga opozita. Një ditë më parë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dorëzuan formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë të tjerë. Andi Përmeti nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike në qarkun Korçë dhe Eugen Bojaxhiu nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit./abcnews.al

rama-10-1280x772.jpg
ent ela15:31 | 25/03/2019

Grupi Parlamentar dhe kryesia e Partisë Socialiste,  zhvilluan mbledhjen e radhës këtë të hënë, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Porosia kryesore e kreut të qeverisë ka qenë vazhdimi i normalitetit të jetës parlamentare, pavarësisht deklaratave të opozitës së dorëhequr.

Në seancën që do të zhvillohet të enjten, kryeministri Rama ka kërkuar që diskutimet të bazohen tek rendi i ditës dhe të mos bëhet asnjë kundërpërgjigje për protestat që zhvillohen jashtë godinës së parlamentit. “Fokusi i punës së socialistëve duhet të jetë edhe fitorja në zgjedhjet e 30 qershorit”, i ka këshilluar kryetari i qeverisë deputetët e mazhorancës./abcnews.al

Murrizi-1280x694.jpg
ent ela12:38 | 21/03/2019

Deputeti Muslim Murrizi, i cili nuk pranoi të dorëhiqej bashkë me kolegët e tjerë të Partisë Demokratike kërkoi ndryshimin e reformës zgjedhore. Mënyra se si u hartua në vitin 2008 nga të dy forcat e mëdha politike në vend janë edhe një arsye më shumë thotë ai që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetit.

Myslym Murrizi gjatë fjalës së tij gjithashtu u kërkoi deputetëve të rinj të cilët vijnë nga radhët e PD dhe LSI, që të votojnë reformën zgjedhore dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Kryetari i grupit Parlamentar Taulant Balla foli për Kodin Zgjedhor. Për mua duhet prishur sistemi politik që në Prill 2008, largoi të zgjedhurit nga zgjedhjet. Atje jashtë në protestë flasin në emër të popullit. Këtu brenda flasim në emër të popullit. Pse i fshihemi me kaq frikë popullit. Tre palë zgjedhje që i fshihemi votës së këtij populli. Hyjmë në lista si struci dhe rrisim servilizmin, edhe kur jemi në pushtet, jemi në opozitë”, tha Murrizi.

Ndërsa deputeti më o ri i LSI-së në Kuvedn  Enver Roshi theksoi se misioni i deputetëve të rinj është ta çojnë Shqipërinë në Evropë.

 “Jemi qytetarë të lirë. Kemi të drejtë të shprehemi dhe mendimi ynë nuk është në aspektin personal që kemi ardhur në këtë parlament.Ne duam të shkojmë në Evropë, populli do të shkojë në Evropë dhe politikanët duhet ta bëjnë këtë, ta çojnë Shqipërinë në Europë dhe kjo është thirrja pse ne kemi ardhur në Kuvend”, shtoi ai.

Po ashtu, deputeti Roshi ka shprehur dakortësinë në lidhje me marrëveshjen mes qeverisë gjermane dhe qeverisë shqiptare për t’i dhënë një impuls zhvillimit rural./abcnews.al

GJYLAMETI-1280x760.jpg
ent ela20:44 | 12/03/2019

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është shprehur se deputet e rinj të opozitës me pranimin e mandatit po i rikthejnë normalitetin Parlamentit shqiptar. Këto deklarata deputetja socialiste i ka bërë mbrëmjen e sotme nga emisioni “Provokacija” në “ABC news”.

“Çështja është se një pjesë e mirë e atyre kolegeve që kanë qenë në listat e dyta ose në pjesën e dytë të listës të PD dhe LSI po rikthejnë edhe një herë në normalitet Parlamenti shqiptar. Ky ishte një vendim që nuk duhej ndërmarrë nga ata dhe në momentin që është ndërmarrë nga ata ne duhet”.

Më tej deputetja e PS-së është shprehur se opozita dhe mazhoranca kishin debate të mira pa praninë e kamerave sesa me praninë e tyre nëpër komisionet parlamentare.

“Jo vetëm ato 5 minuta të një debati që mund të përçohet që nuk ka asgjë të përbashkët me një debati që duhet të ndodhi, është për t’u dënuar. Puna janë e përditshme përtej atij debati 5 minuta pavarësisht se i dënoj me shumë forcë dhe unë jam nga ato që jam ngritur disa herë edhe pse kam qenë shumë  e re në parlament, për të dënuar gjuhën që përdoret kundër grave. Për të gjitha gratë që janë në politike por jo vetëm. Sepse unë mendoj në momentin që përdorim nj gjuhë të tillë jo etem dhunojmë atë që mund t’i drejtohemi por të gjithë ato që përfaqëson secili prej nesh. Puna që behet e përditshme është shumë herë më e madhe sesa ajo që shfaqet. Edhe parlamenti nuk do bëjë dallim nga ajo që ka shoqëria shqiptare një shoqërie e cila është në tranzicion. Dhe besoj si në media ashtu edhe në çfarëdolloj sektori tjetër kemi ato momente ku nuk është krenar askush për çfarë ndodh por kemi dhe ato momente e tjera që shikojmë që gjërat ecin para. Që nga pjesa e komisioneve, puna që bëhet me votuesit puna që behet në terren me njerëzit gjithë ajo pjesa që bëhet pas për të arritur në projektligje që kur të arrihet në fund të ketë ndikim. Jam e bindur dhe mua tua them këtë sekret por të gjithë e dinë është sekret që nuk e themi me zë të lartë por ndërkohë është , që kur nuk janë kamerat diskutimi që kemi të dyja kahet e politikës është tërësish ndryshe nga ai që kemi kur shikojmë kamerat”.

Gjylameti duke komentuar punimet gjatë seancave parlamentare dhe e ka cilësuar ditën e enjte si të tmerrshme.

“Ajo dita e enjte në Parlament është nga ato ditët e tmerrshme. Ajo që duam të themi është se nuk kemi përballje të alternativave por kemi njërën palë që merret me përbaltje dhe një pjesë se çfarë duhet të bëjë”./abcnews.al

rama-1-1280x680.jpg
ent ela12:32 | 09/03/2019

Kryeministri Edi Rama  është pritur me Protesta në Fier. Dhjetëra simpatizantë të opozitës zhvillonin protestë në anë tjetër.

Kreu i Qevesisë nga atje u shpreh se Partia Demokratike nuk do të mbajë dot as gjysmat e bashkive që ka aktualisht, ndërsa PS do fitojë më shumë bashki sesa ka.

“PD, ka frikë nga zgjedhjet, ata nuk do të fitojnë dot asnjë nga bashkitë që në kemi dhe nuk do mbajnë dot as gjysmat e atyre që kanë”.

Rama i cilësoi si ‘100 petritat e Saliut’ që po kërkojnë që të bëjnë revolucion.

“Atje ku  ishim, ku duan të na kthejnë ata pas. Në Fier ka edhe demokratë dhe njerëz të zakonshëm që asnjëherë nuk e kanë vlerësuar PS-në, por jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 petritat e Saliut atje te kthesa, të cilët përfaqësojnë ekzakësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij që tani ka mbetur aty ku i takon rrugëve.
Sikur la rrugët, rrugëve e nxori PD-në rrugëve”,  tha Rama.

Opozita ka akuzuar Ramën se ka blerë kandidatët nga listat e tyre vijuese që të pranojnë mandatin e deputetit. Por, Rama sot iu përgjigj Bashës dhe Kryemadhit nga Fieri.

 “Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension. Pse do të rrijë pas Luanit. Mirë që nuk kanë ide në parlament, por kanë edhe Saliun dhe thanë po ikim. Keni parë ju që kandidati për kryeministër i Shqipërisë vjen me xhup me vezë në xhep dhe ai tjetri vjen edhe m’i hedh mua. Shumica këtu janë normalë jo si këta që po bëjnë revolucion aty jashtë. Pak e nga pak ata po treten rrugëve” tha ai.

Gjithashtu, kryeministri Rama u shpreh se opozita proteston pasi ka hallin e drejtësisë së re.

 “Kujt ti dorëzohemi? Atyre te kthesa? Që në kthesë, janë do të mbeten dhe nuk kanë për ta marrë dot nëse kohët nuk do të ndahen nga kush i ka marrë peng. Peng i ka marrë koka që nuk di ku i çon. Ne iu kujtohet shumë mirë. U lodh nëpër Shqipëri dhe gjithë verën fjeti gjumë. Ndërsa tani prapë nga e para, jo në çadër, por rrugëve. Kur duan të vijnë në Tiranë mbyllin bashkitë e Kamzës, Shkodrës, Kavajës dhe të tjerë. Vijnë edhe ata që u mbyllën lojërat e fatit se kushedi mund të na dalë fati rrugëve. Se po vijnë zgjedhjet, se do të vijnë në Fier, do të kandidojnë Luanin, me ata 100 veta atje? Çfarë do të thotë, se do e kthejmë Gjanicën sikur ishte? Duan të krijojnë gjithë alibinë se zgjedhjet janë kot, blihen dhe shiten. Kanë edhe një hall tjetër, ajo e shkreta reforma në drejtësi, se po ngushtohet laku. Disa halle ata i kanë ua di tërë populli” tha ai.

Ai u premtoi qytetarëve se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e një pallati sporti, si dhe po shikohet mundësia për një stadium të ri.

“Do fillojmë punën për pallatin e sporti, ndërkohë kemi folur dhe për stadiumin e ri”, tha Rama./abcnews.al

basha-fjala.jpg
ent ela12:38 | 05/03/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij  nga protesta para Kuvendit, deklaroi se koha e Ramës ka mbaruar dhe duhet të largohet.

“Kjo është ora e bekuar e shpresës dhe besimit te vetja jonë që shqiptarët kanë ëndërruar. Për vite me radhë thundra e krimit, korrupsionit, perversitetit dhe mashtrimit me fytyrën dhe gojën e Ramës shkeli mbi dinjitetin e çdo shqiptari. Ora kur një njeri i vetëm me ndihmën e krimit po shtronte një popull të tërë, kjo orë ka mbaruar këtu ku buçet verdikti i popullit sovran ‘Rama ik”, u shpreh Basha. 

Basha gjithashtu ka falenderuar kandidatët në listën e shumë -emërore që nuk kanë pranuar të shkojnë në Kuvend. Ndërsa për ata që u betuan sot si deputetë nga radhët e opozitës në Kuvend, kryedemokrati tha se ata kanë shitur shpirtin dhe nuk do kenë fytyrë t’u dalin përpara shqiptarëve.

“Ka infektuar me joshë me karrigen e pushtetit ata të mjerët që futen në atë godinë dhe ata shesin shpirtin, ata janë i shqiptarëve. Zoti pastë mëshirë për shpirtat e tyre se fytyrë nuk kanë më përpara shqiptarëve. Për muaj dhe vite zëri juaj ka kërkuar herë me mbrojtje e herë me mbledhje dhe herë me mirëkuptim dhe herë më pikëpyetje se kur do ti digjni mandatet. Opozita iu përgjigj diktati të sovranit. Unë në emër të popullit sovran shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë kandidatë të listës vijuese që djegin sot mandatet e tyre. Kjo është beteja për Shqipërinë e vlerave. Kjo është beteja për Shqipërinë evropiane. Nuk ka Evropë me Shqipërinë si Kolumbia. Nuk ka integrim në korrupsionin në nivele më të larta”, tha Basha. /abcnews.al

ERSIA-XHIXO-1280x696.jpg
ent ela12:07 | 05/03/2019

E ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, opozita e bashkuar është mbledhur në protestë. Ish-deputetë dhe përfaqësues të opozitës kanë mbajtur fjalime në protestën përpara Kuvendit. Pjesë e personave të cilët kanë folur janë Gerti Bogdani, Erisa Xhixho, dhe të tjerë. Kandidati i PD-së tha se ky Kuvend është Kuvendi i votave të vjedhura dhe jo i shqiptarëve dhe për këtë arsye ka refuzuar mandatin e deputetit. Edhe Erisa Xhixho tha se nuk e pranoi mandatin e deputetes, pas dorëheqjes së opozitës. Ajo tha votat u blenë nga qeveria.

Parlament i votave të vjedhura, një parlament që ka prodhuar një qeveri të oligarkëve dhe një qeveri të bandave që absolutisht, ka sjell një vuajtje çdo ditë të qytetarëve të mi sepse Edi Rama sot është vetëm ndërsa ne jemi shumë në këtë shesh dhe në të gjithë Shqipërinë. Sot taksat tona rriten çdo ditë e më shumë, ndërkohë të oligarkëve pakësohen. Këtu mbyllen bizneset, papunësia është në rritje dhe çdo gjë ka shkuar si mos më keq. Unë mendoj që ka vetëm një zgjidhje për njerëzit e lirisë: dhe ajo është që Rama të ikë.  Sepse ne do të ndërtojmë shtëpinë tonë në Shqipëri. Unë nuk do të largohem nga Shqipëria  në asnjë mënyrë dhe as ju. Unë do të ndërtoj të ardhmen time dhe të fëmijëve të mi këtu në Shqipëri. Nuk do të lejoj që familja ime ashtu sikundër përjetoi largimin e motrës sime vite më parë të përjetojë largime të tjera. Prandaj jam këtu dhe do të jem këtu deri në ditën e fundit që ky kryeministër do të largohet njëherë e mirë. Unë isha në listat e LSI-së, shumë dinjitozë në Qarkun e Fierit. U përballëm me blerje votash, me një demotivim në masë të njerëzve të mirë që duan të merren me politikë. Dhe kjo ishte dhimbja më e madhe që përjetova, jo humbja. Sot na erdhi një mundësi që të djegim mandatet dhe të tregojmë me forcën e karakterit që jemi për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri që mendon për njerëzit. Sepse votat e LSI-së ishin një shans për të gjithë, janë vota gjaku dhe votat e mijëra të rinjve dhe grave. Ata nuk përfaqësojnë votat e LSI-së, ata përfaqësojnë votat e tradhtisë absolutisht”– tha Xhixho.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono