deputetet

brace-1-1280x693.jpg
Sej rie13:00 | 10/08/2019

Aksioni kundër atyre që ju shmangen taksave vijon në të gjithë vendin. Erjon Braçe tha se tregu më problematik ka rezultuar ai i karburanteve, teksa ju kujtoi biznesmenëve që shpëtimi i vetëm është të paguajnë detyrimet, sepse asnjë telefonatë me miq politikanë nuk do t’i ndihmojë.

Qeveria vijon aksionin e saj kundër informalitetit, ku rezulton se abuzuesit më të mëdhenj janë në tregun e karburanteve. Zëvendës kryeministri Erjon Braçe raportoi se këto kompani nuk shisnin çdo litër me kupon, duke shmangur pagimin e taksave.

Teksa njofton se të gjitha këto kompani karburantesh do të detyrohen të paguajnë të gjitha taksat e shmangura, Brace thotë se organizatorët e kësaj vjedhjeje do të përballen me ligjin.

Nën filtrin e qeverisë kanë kaluar të parat kompanitë e mëdha.

Por sjellja e biznesmenëve VIP nuk ka qenë e njëjtë.

Në fund, numri dy i qeverisë ka një apel për pronarët apo administratorët e bizneseve që i nënshtrohen kontrollit.

Erjon Braçe ju bën thirrje dhe gjykatësve administrativë të rreshtohen në mbrojtje të interesit publik dhe jo të atyre që bëjnë evazion fiskal./ABC News Albania 24/7

aoc-trump-kamala-1280x853.jpg
nev ila13:59 | 16/07/2019

Katër deputetet amerikane të sulmuara në Twitter nga presidenti amerikan Trump për origjinën e tyre, në një dekkaratë të përbashkët u shprehën se është moment i duhur për impeachment të Donald Trump.

“Mos bini në kurth”’, objektivi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është ai i shmangies së vëmendjes nga kaosi dhe politika e korruptuar e kësaj administrate.

Është kjo deklarata e përbashkët e katër deputeteve demokrate që janë pjesë e kongresit amerikan pas zgjedhjeve të mes mandatit në nëntor të një viti më parë, e që u bënë objektiv i akuzave raciste të kreut të shtëpisë së bardhë. Trump në një postim në profiling e tij në Twitter u kërkonte atyre që të ktheheshin nga kanë ardhur.

Të gjitha qytetare amerikane, deputetet e sulmuara nga Trump janë: Alexandria Ocasio-Cortez e Nju Jork, Rashida Tlaib e Micigan, gruaja e parë muslimane e zgjedhur në kongres, Aiana Pressli e Masacusets dhee Ilhan Omar e Minesotës, e cila fitoi nënshtetësinë amerikane në vitin 2000.

Presli u shpreh se vëmendja duhet të përqendrihet në politikat e Tramp dhe jo në fjalët e tij. Omar e Tlaib nga ana e tyre kërkuan që Trump të ndiqet ligjërisht për komente raciste dhe ksenofobe. Presli ka refuzuar të pranojë përpjekjen e Trump për ti nbyllur gojën pasi ato nuk janë vetëm katër persona.

“Skuadra jonë është e madhe”, u shpreh ajo, “dhe kupton të gjithë ata që përpiqen të ndërtojnë një botë më të drejtë”.

Omar shtoi se sytë e historisë janë mbi ato dhe operacionet e deportimit në masë dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në kufi. Ato gjithashtu theksuan se ky është moment i duhur për të kërkuar impeachment për Trump. Ato thanë se ky nuk ishte prioriteti i mandatit të tyre por tashmë është momenti për të detyruar presidentin që të mos sfidojë më kushtetutën amerikane./ABC News Albania 24/7

TE-HENEN-NE-PS-NIS-SHKARIMI-I-METES.mpg_snapshot_00.23-1280x720.jpg
ent ela13:35 | 15/06/2019

Partia Socialiste do të depozitojë të hënën kërkesën për shkarkimin e presidentit të republikës me argumentin se ka shkelur Kushtetutën duke anulluar datën e zgjedhjeve. Pasi parlamenti të ndjekë procedurat e tij deri në votimin e shkarkimit të kryetarit të shtetit do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të thotë fjalën e fundit.

Të hënën do të nisë procedura për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Lajmin e dha kryetari i komisionit të ligjeve Ulsi Manja gjatë një takimit me banorë të njësisë 11 në Tiranë.

“Ditën e hënë futet në furrë. Ka qenë në ngrirje, fillon dhe shkrihet nga e hëna”.

Partia Socialiste do të depozitojë në Kuvend kërkesën me firmat e deputetëve. Ndonëse mjaftojnë 35, mazhorancës i janë bashkuar edhe deputetë të opozitës parlamentare duke e cuar në 55 numrin e firmave të mbledhura.

Ky është hapi i parë që parashikon Rregullorja e Kuvendit, neni 112 I të cilës detyron që : “Jo më pak se një e katërta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mund të propozojë shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës”.

Kërkesa do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve nga ku pritet të shihet nëse do të merret vendim për ngritjen e një komisioni hetimor apo jo.

Brenda 15 ditëve raporti i komisionit të Ligjeve paraqitet për votim  në Kuvendin e Shqipërisë bashkëngjitur me propozimin ose jo të ngritjes së komisionit hetimor. Pasi të përfudojnë të gjitha këto procedura konferenca kryetarëve përcakton datën e votimit në Kuvend të kërkesës për shkarkim të Presidentit të Republikës dhe kohën e debatit.

Në rast se kërkohet nga Presidenti i Republikës për t’u dëgjuar në seancë plenare, Kuvendi është i detyruar ta dëgjojë atë. Kuvendi vendos për shkarkimin e Presidentit të Republikës me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe me votim të fshehtë.

Vendimi për shkarkimin e presidentit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese. Është kjo gjykatë që hedh firmën e fundit mbi qëndrimin ose jo në detyrë të presidentit Ilir Meta. / ABC News Albania 24/7

presheve-1280x728.jpg
Sej rie22:15 | 05/06/2019

Një grup deputetësh nga Kosova, gjatë një takimi me banorë të Luginës së Preshevës, kanë deklaruar se mbështesin referendumin për bashkim. Gjithashtu, ata kanë premtuar ndihma për banorët, të cilat deri më sot kanë qenë të pakta e të pamundura.

Tri komisione të Kuvendit të Kosovës kanë vizituar Luginën e Preshevës dhe kanë takuar përfaqësuesit politik të shqiptarëve nga Medvegja, Bujanoci e Presheva. Deputetet nga Prishtina kanë premtuar ndihmë në arsim, administratë publike, qeverisje lokale dhe në kujdesin për ta. Gazetarët shqiptarë të këtushëm i ka interesuar çfarë konkretisht dhe a do të bëhet bashkimi me Kosovën.

Përfaqësuesit shqiptarë që i kanë pritur në Këshillin Kombëtarë të Shqiptarëve dhe në Komunën e Bujanocit kanë falënderuar delegacionin dhe kanë kërkuar që Kosova, por edhe Shqipëria të mos i harrojnë.

Ndihmat kanë qenë të vogla dhe pak të mundshme deri më tani. Së fundmi qeveria shqiptare ka premtuar mbështetje. Deputetët e Kosovës që arritën këtu u kanë premtuar se kërkesat e tyre do ti delegojnë në Kuvend dhe do të lobojnë në qeveri që të bëhen të aprovuara zyrtarisht./ABC News Albania 24/7

Kuvend-1280x716.jpg
Sej rie13:50 | 30/05/2019

Numri dy i socialistëve Taulant Balla nga foltorja e parlamentit shprehu bindjen se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian do të hapen këtë vit, por pa përmendur muajin Qershor.

 “Shpreh bindjen se Shqipëria brenda vitit 2019 do të hapë negociatat me BE. Është fakt që vitin e kaluar KE mori të njëjtin vendim ndaj Shqipërisë, por Këshilli Evropian vendosi shtyrjen, për shkak se  vendimmarrja në këtë organizëm politik nuk është vetëm teknike, por shkon dhe është mbi të gjitha politike”.

Sipas kryetares së grupimit demokrat Rudina Hajdari, faji nuk është i Bashkimit Europian, por politkës shqiptare në mazhorancë dhe opozitë.

“Ndërsa këta të mazhorancës faksojnë BE për vonesën e negociatave, ne nuk dimë a kuptojmë çfarë është integrim…  A thua e dinë këta çfarë është integrim kur i thonë shqiptarëve që rroga këtu është më lartë se në Gjermani? A thua se kryetari kësaj opozite jashtë parlamentare e di se çfarë ka bërë për Integrimin Evropian?”

Përgjigja për këtë i erdhi nga kolegët e mazhorancës dhe opozitës edhe pse tërthorazi. Për socialistët, është opozita ajo që nuk ka përmbushur pjesën e saj. Diskutimi u zhvillua nën drejtimin për herë të parë nga nënkryetari i grupimit të ri opozitar, Myslym Murrizi, në mungesë të kreut të kuvendit Ruçi i cili ndodhej në një takim zyrtar./ABC News Albania 24/7

MBULIM-BETOHEN-DEPUTETET.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela11:30 | 23/05/2019

Janë betuar dy deputetë të rinj sot në Kuvend. Komisioni i Rregulloreve dhe mandateve ka verifikuar mandatet e dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Ervis Meço nga lista shumë emërore e Partisë Demokratike në qarkun Vlorë dhe Artemis Dralo Malo mori mandatin pasi Flamur Golemi dorëzoi mandatin e deputetit për të kandiduar si kryebashkiak i Bashkisë Gjirokastër. Me betimin e dy deputëtëve në seancën e sotme plenare arrin në 122 numri i deputetëve në Kuvend. /ABC News Albania 24/7

 

vizat-1280x710.jpg
Sej rie20:15 | 21/05/2019

Deputetët holandezë janë të vetëdijshëm që Rezoluta e Parlamenti të tyre për rivendosjen e vizave nuk mund të realizohet, por e interpretuan atë si një veprim sensibilizues për nxitjen e luftës kundër krimit. Kjo bëhet e ditur në njoftimin për shtyp që Kuvendi i Shqipërisë shpërndau pas seancës dëgjimore që zhvilloi delegacioni i parlamentit shqiptar me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian në Parlamentin e Holandës. Kjo seancë dëgjimorë u vlerësua nga Kryetari i Komisionit Ëeldman si mjaft e dobishme për vazhdimin e dialogut dhe për të informuar mbi përpjekjet reale që po bën Shqipërisë për realizimin e prioriteteve kyçe të integrimit. Në seancë ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrimit Rudina Hajdari dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë Adia Sakiqi./abcnews.al

 

Edi-rama-kandidateve.jpg
ent ela12:41 | 20/05/2019

Zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë në fokus të takimit të përjavshëm të kryeministrit Rama me deputetët socialistë. Shefi i qeverisë u ka kërkuar që të regjistrojnë çdo incident dhe autorët e tyre.

 

Nuk janë nën ethet e garës për të fituar por të arritur që ti zhvillojnë zgjedhjet vendore të 30 qershorit e mbi të gjitha për ti mbrojtur ato. Këto porosi u jep kryemistri Edi Rama deputetëve të tij në takime me dyer të hapura e të mbyllura siç ishte edhe mbledhja e fundit e grupit parlamentar.

“Mos u provokoni. Regjistroni ata që mund të shkaktojnë incidente. Të provojmë që nuk jemi ne shkaktarë. Të denoncojmë këdo që cënon zgjedhjet. Çdo njeriu i duhet thënë që kush cënon apo dëmton procesin nuk shkel më në Amerikë apo vende të Bashkimit Europian”, tha Kryeministri.

I ka këshilluar të tregojnë kujdes edhe me fushatën elektorale, të zbatojnë kodin e të mos e nisin më herët. Data 31 maj është lënë dita kur do të prezantohen edhe 61 kandidatët e Partisë Socialiste për kryebashkiakë. /ABC news Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono