deputet

halit-valteri.png
ad min11:04 | 16/10/2019

Prej disa ditësh gupi parlamentar demokrat ka dhënë shenjat e një përçarje. Në një reagim në rrjetet sociale, Korab Lita publikoi një shkresë të mbledhjes së firmave drejtuar Kuvendit, ku anëtarët kishin vendosur atë në krye të grupit parlamentar.

Pjesë e firmëtarëve ishte dhe zëvendëskryetari i grupit Halit Valteri, më vonë bëri të ditur se e ka tërhequr firmën e tij dhe nuk ka asnjë shkarkim apo zëvendësim të Rudina Hajdarit.

Sot, deputeti opozitar ka folur për ABC News, ku ka thënë se grupi parlamentar është në këmbë.

“6 deputetë të tjerë ju shtuan grupit tonë. Grupi jo vetëm është në këmbë, por është dyfishuar. Kemi edhe 4 të tjerë në proces. Por 6 kanë firmosur dhe janë protokolluar”, tha Valteri./abcnews.al

damian-gjiknuri.jpg
ad min11:01 | 04/07/2019

Deputeti i mazhorancës Damian Gjiknuri deklaroi këtë të enjte se në pushtet të sjell vetëm vota e qytetarëve.

Gjatë replikës së tij ndaj deputetit të opozitës Ralf Gjoni, i cili kërkoi shkarkimin e Gjiknurit si bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore për shkak të përgjimeve, ish-ministri tha se çdo opozitë do armik ose qëllim për t’u bërë e rëndësishme.

Gjiknuri tha se është i gatshëm të propozohet si Presidenti për vetëzgjidhje, kur PD të shkojë në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

“Meqë mu përmend emri dua të përmend dy gjëra. Siç duket, çdo opozitë për t’u bërë e rëndësishme do ndonjë armik ose ndonjë qëllim. Ata jashtë parlamentit kishin “Rama ik”, këta këtu na paskan dalë me “Damiani ik”. Harrojnë që në pushtet nuk të sjell as sistemi, as ligjërimi që thua këtu në mikrofon e të duket sikur thua gjëra të mençura, por të sjell vota. Megjithatë nëse vjen PD në Komision të Reformës Zgjedhore ne kemi thënë që dialogu nuk bëhet fjalë vetëm për ju, dialogu është edhe për opozitën jashtë parlamentare. Edhe ajo “të rrini si çeçot” do jetë ajo. Kur të vijnë ata patjetër nga “Rama ik”, “Damiani ik”, unë propozohem si Presidenti për vetëzgjidhje, nuk ka problem fare, kështu që mos kini merak”, tha Gjiknuri./abcnews.al

425A3407-1280x853.jpg
ent ela17:59 | 29/05/2019

Përplasja fizike me uniformat blu në Drejtorinë e Policisë së Tiranës më 16 shkurt gjashtë ish deputetët e Partisë Demokratike thonë se nisi pas dhunës së ushtruar ndaj tyre nga zyrtarët e policisë. Ish-deputetët thonë se funksionarët e policisë ishin të dehur.

Këtë ngjarje ndodhur mbrëmjen e 16 Shkurtit në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ish deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka e tregon në këtë mënyrë.

Gjashtë ish-deputetët demokrat kishin shkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë informacion për protestuesit e arrestuar pas protestës së opozitës. Për rreth një orë e drejta e garantuar me ligj thotë ish deputeti Enkelej Alibeaj iu mohua. Ndërkohë ai hedh akuza ndaj zyrtarëve të Policisë së Shtetit.

Për këtë përplasje fizike në Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj gjashtë ish deputetëve të Partisë Demokratike. Demokratët e cilësojnë këtë një urdhër politik.

Alibeaj thotë se Prokuroria as nuk i ka vënë në dijeni dhe as nuk i ka marrë në pyetje lidhur me  procedimin penal që thotë se ka nisur ndaj tyre. /ABC News Albania 24/7

 

niyazi_kizilyurek_avrupa_parlementosunda_h67332_9d909.jpg
ent ela12:30 | 27/05/2019

Për herë të parë një turko qipriot mund të jetë deputet i parlamentit europian. Profesori 59-vjeçar është një mbështetës i bindur i bashkimit të ishullit në një federatë të vetme.

Nijazi Kızıliürek, shkrimtar dhe akademik i cili jep mësim në Universitetin e Qipros në Nikozia dhe përfaqësues i partisë kryesore të opozitës në vend, partia progresiste e punëtorëve, garon në zgjedhjet parlamentare europiane. Ai mund të jetë turko qiprioti i parë që merr një vend në parlamentin europian.

Qipro është një vend i ndarë në dy pjesë nga një linjë e gjelbër, e cila ndan territoret që qeverisen nga Republika e Qipros, nga ato nën pushtetin e republikës turke të Qipros së veriut, dhe kryeqytetit. Nikozia është i vetmi kryeqytet në vend ende i ndarë në dy zona. Pavarësisht ndarjes, i gjithë ishulli është territor në Bashkimin Europian që nga viti 2004.

Turko qipriotëve i takojnë dy nga gjashtë vendet e rezervuara për vendin, por deri tani nuk kanë zgjedhur asnjëherë një përfaqësues të tyre. Tashmë mund të jetë radha e Kızıliürek. Shkrimtari është 59 vjeç, flet frëngjisht, gjermanisht dhe anglisht, përveç turqishtes dhe greqishtes, jep histori politike në Universitetin e Qipros, është i specializuar në histori politike të Turqisë dhe Qipros, është dekan i shkollës së letërsisë dhe një mbështetës i bindur i bashkimit të ishullit në një federatë të vetme. /ABC News Albania 24/7

gjuzi-933x445.jpg
ad min23:59 | 15/05/2019

Kryetari i Partisë Konservatore i futur në parlament nga lista e PD-së, Kujtim Gjuzi, konfirmoi se mbante në duar një telefon celular që kushtonte 6-7 mijë euro.

Ndërsa kishte një mesazh edhe për gazetarin Enton Abilekaj: Kujdes me mua.

Gjuzi, sëbashku me deputetë të tjerë të rinj dhe gazetarë, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, në Tv Klan.

Enton Abilekaj: Në një portal, pashë që ajo kompania Atlantik e ka përgënjeshtruar atë që thatë ju…

Kujtim Gjuzi: Unë jam i kujdesshëm, e kam këtu celularin, Kujdes me mua.

Blendi Fevziu: Zoti Gjuzi ngrije pak celularin…Ai është një celular në mos gaboj Vertu, që kushton diku tek 30 mijë euro.

Kujtim Gjuzi: Jo nuk kushton aq,

Blendi Fevziu: Sa kushton? 6-7 mijë po

Kujtim Gjuzi: Aq. /tvklan.al

laert-vasili.jpg
ad min21:29 | 14/05/2019

Artisti Laert Vasili ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano. Prej pak kohësh, ai është bërë pjesë e debateve publike.

Aktori dhe regjisori u pyet nga moderatori Mustafa Nano nëse do donte të bëhej deputet. Vasili nuk përjashtoi asnjë lloj mundësie, për aq kohë sa i shërben interesit të qytetarëve shqiptarë.

Mustafa Nano: Mund të ndodhë që Laert Vasili të bëhet deputet?

Laert Vasili: Unë nuk e përjashtoj asnjë lloj mundësie nëse do i vija në ndihmë qytetarisë shqiptare.

Mustafa Nano: E ke përfytyruar ndonjëherë veten brenda këtij parlamenti dhe të duket vetja mirë atje?

Laert Vasili: Ndoshta brenda këtij parlamenti jo sepse nuk po pritet reforma në drejtësi, e cila ka filluar, Vettingu që do përfshijë dhe politikanët. Unë ëndërroj dhe shpresoj që një ditë nuk do të kemi politikanë që deri dje qarkullonin me biçikletë dhe nuk përligjin pronat dhe pasuritë e tyre. Për shembull, rasti i Kryeministrit të Holandës që shkonte për të takuar mbretin me biçikletë ishte domethënës. Ka nevojë Shqipëria për njerëz që do i shërbejnë qytetarëve shqiptarë dhe jo qytetarët shqiptarë t’i shërbejnë politikës./abcnews.al

lleshaj-5.jpg
ad min10:39 | 18/04/2019

Në seancën plenare të kësaj të enjteje deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me grabitjen në Rinas. Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, Lleshaj tha se nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.

Sipas tij, kjo ngjarje është një seri dështimesh e disa hallkash që janë përgjegjëse për sigurinë e aeroportit.

“Ngjarja është e rëndësishme sepse është e përsëritur dhe ngarkon me përgjegjësi shumëkënd. Kjo ngjarje ka marrë vëmendjen e duhur të Policisë së Shtetit, pavarësisht ngarkesave të shumta paralele që ka Policia e Shtetit për të menaxhuar situata të ndërlikuara që rrallë herë e kanë përqendruar fokusin e saj. Ka pasur një gatishmëri të madhe për të prodhuar skenarë apokaliptikë të ndërtuar me argumentit çfarë do kishte ndodhur.

Rëndësia e madhe e çdo diskutimi duhet të fokusohet në kuptimin e mirë ngjarjesh që është një episod e një serie ngjarjesh për të parandaluar në të ardhmen, për të nxjerrë përgjegjësitë personale dhe institucionale. Nuk është shkatërrim i sigurisë kombëtare të Shqipërisë. Siguria kombëtare e Shqipërisë nuk mund të cënohet nga 5 vetë”, tha ai.

Lleshaj tha se duhet përmendur fakti që siguria e aeroportit është transferuar në duar private. Gjithashtu Lleshaj theksoi se policia është njoftuar nga palë të treta, ndërsa operatori i sigurisë që funksion brenda aeroportit “Nënë Tereza” ka njoftuar me 5 minuta vonesë dhe nuk ka hapur portën për policinë.

“Është dëshmi e një seri dështimesh e disa hallkave që janë përgjegjësie për sigurinë e aeroporti. Përgjegjësia e sigurisë së aeroportit i është transferuar një operatori privat. Askush nuk e ka atakuar faktin bazë që çështja e rëndësishme e sigurisë së aeroportit të është transferuar në duar private.

Policia kishte marrë në rrugë të treta njoftimin për ngjarjen dhe cënimin e sigurisë. Në rrugë zyrtare salla ka njoftuar Komisariatin e Rinasit 6 minuta e 30 sekonda më vonë. Në të njëjtën kohë, TIA ka njoftuar Aviacionin Civil 30  minuta pasi ka ndodhur ngjarja. Kontraktori privat i sigurisë së aeroportit nuk ka lejuar FNSH të hyjë në aeroport për arsye se porta përkatëse nuk është hapur”, tha Lleshaj./abcnews.al

kqz.jpg
ad min12:01 | 04/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë një tjetër mandat deputeti, kandidatit të dalë nga lista shumëemërore e Partisë Demokratike për Qarkun Tiranë.

Korab Lita do të bëhet kështu deputeti i 100-të i parlamentit shqiptar, pas betimit të tij në seancën plenare të radhës. Lita është njëkohësisht zëvendëskryetar i Bashkisë Kamëz, pozicion të cilin do i duhet ta dorëzojë pas marrjes së mandatit të deputetit.

I 21-ti në listën e Partisë Demokratike, Lita zëvendëson kështu Dashamir Shehin, kreun e LZHK-së aleat i kryetarit të demokratëve Basha në Parlament./abcnews.al

deputetja-amra-barova.jpg
ad min10:39 | 03/04/2019

U betua në seancën plenare të kësaj të mërkure në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja më e re nga radhët e LSI-së, Amra Borova, në qarkun e Shkodrës.

Kandidatja në listat e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 2017-s, mori mandatin më herët nga KQZ, por nuk mundi të ishte në seancën e shkuar plenare, pasi kishte vetëm pak ditë që u bë nënë.

Në pritje për të marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë edhe dy kandidatë të tjerë, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit. Bashkë me ta, Kuvendi pritet të shkojë në 101 deputetë./abcnews.al

lefter-maliqii.jpg
ad min21:13 | 22/03/2019

Beson se në vitin 2021 do të jetë sërish deputet. Është kjo deklarata e deputetit Lefter Maliqi nga studioja e emisionit “Provokacija”. Deputeti, i cili zëvendësoi në parlament një nga deputetët pas dorëzimit të mandateve tha se nuk dihet nëse do të jetë me PD-në apo PS-në.

Mustafa Nano: Në 2021-shin Lefter Maliqi do jetë deputet i PS-së?

Lefter Maliqi: Po. Besoj se do jem deputet.

Mustafa Nano: I PS-së?

Lefter Maliqi: S’e di! Aktualisht jam te PD. Unë i mbështes simpatizantët e PD-së, unë thjesht kam thënë që nuk jam me frymën e lidershipit. Jo me emrin personal, por me lidershipin në PD.

Më tej, Maliqi tha në “Provokacija” se nëse do të jetonte Sokol Olldashi, do të drejtonë selinë blu. Përsa i përket marrjes së mandatit, Maliqi theksoi se Partia Demokratike ia ka pasur borxh.

“Po të ishte Sokol Olldashi në PD unë jam më se i bindur që do ishte në krye të PD-së dhe më se i bindur që PS nuk do ishte sot në këtë qeverisje.

Është e qartë, e saktë dhe e prerë. Mendonin se nuk do të futeshin të tjerët në parlament dhe mendonin që duke djegur mandatet jemi më pranë zgjedhjeve të parakohshme. Zhgënjimi doli dhe i pari qe Luan Rama që doli dhe u shpreh se Kushtetuta nuk e lejon ne do kthehemi prapë sepse ishin të sigurt që parlamenti nuk do mbushej me deputetë të radhës, pavarësisht se sa do rrimë. Për mua nuk e kam ndonjë qejf të madh që vajta deputet, por për mua duhet të ketë marrëveshje pavarësisht se mandati im është më i mirë dhe përfaqësues se atij që ishte deputet para meje. Dhe është krenari, PD ma ka pasur borxh në 2013-n dhe kësaj radhe kam thënë që ma ka dhënë vetë zoti Basha mandatin”, tha Maliqi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono