denoncimi

VG11928-2.jpg
nev ila22:18 | 11/11/2019

Një vajzë shqiptare 33 vjeçe, ishte paraqitur duke qarë, me foshnjën e saj në krahë, përpara Komandës Vendore të Policisë së Romagna Faentina, në provincën e Faenzas, Itali. Mes lotëve ajo denoncoi burrin e saj për dhunë fizike dhe psikologjike.

33 vjeçarja deklaroi se kishte frikë të kthehej në shtëpi sepse bashkëshorti, edhe ai shqiptar, e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe fëmijët, pas vendimit të saj për ta divorcuar.

Vajza, e cila ishte e martuar për 16 vjet, ka jetuar në Faenza për vite me radhë. E dëshpëruar  ajo u tha oficerëve të policisë për gjithë dhunën dhe traumën që i kishte shkaktuar burri i saj i cili vazhdimisht ishte nën efektin e alkoolit.

Ju lutem më ndihmoni, jeta ime është shndërruar në një ferr të abuzimit fizik dhe psikologjik, kam vajzën e vogël ende në shtëpi”, deklaroi ajo përpara oficerëve të policisë .

Policia lokale në Manfreda menjëherë reagoi duke marrë masa mbrojtjeje për 33 vjeçaren. Agjentët menjëherë shoqëruar 33 vjeçaren në shtëpi duke bërë të mundur që ajo të marrë edhe fëmijën tjetër që ndodhej në shtëpi.

Pas kësaj gruaja së bashku me 2 fëmijët e saj, iu besuan shoqatës për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve “Sos Donna”, e cila garantoi jetën e tyre, duke bërë të mundur shmangien e një tragjedie të vërtetë.

Nga hetimet policia e Faenzës konfirmoi se, vajza kishte denoncuar edhe më parë, se ishte kërcënuar me vdekje burri i saj, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 33 vjeçares./abcnews.al

SINKRON-SALIANJI-PER-DAKON.mpg_snapshot_00.52-1280x720.jpg
ent ela12:56 | 02/11/2019

Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi e ka ndihmuar në fushatë, ndërsa ka kërcënuar përfaqësues të PD në bashkinë e Sukthit. Përmes një postimi në facebook një ditë pas atentatit ndaj prokurorit Ndoi te mbikalimi i Shkozetit, Salianji shprehet se PD i ka denoncuar në fushatë, por policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese.

Postimi i plotë në facebook

Autoriteti i shtetit është vënë përfund nga lidhjet e qeverisë Rama me krimin e organizuar.

Nuk ka ngjarje kriminale që mos të ketë të përfshirë individe me rekorde të rënda kriminale dhe mafioze që janë përdorur në fushatë nga Rama.

Më kujtohet se si ky “Rrumi” që sot trumbetohet me të madhe nga mediat pranë PS si person me rekorde të tmerrshme, jo vetëm që nuk arrestohej por kontrollon zona influence në administratë publike.

Parimi është i qartë: ndihmo Ramën në fushatë dhe kontrollo më pas administratën publike, asetet, burimet natyrore dhe trajtimin e popullsisë si skllevër.

Sot konflikti është mes bandave që mbështesin Ramën dhe kur qeveria bëhet palë me njërën tjetra ka guxim dhe të kërkojë eleminim fizik!

Në 2015 denoncuam me emër dhe mbiemër “Rrumi” allias Land/Pëllumb Muharremi dhe Bert dhe Gezim Hoxha, të tre në krye të një strukture kërcënonin me armë mbështetës të Partisë Demokratike dhe shkuan deri aty sa kërcënuan me jetë çdo përfaqësues të PD në komisione, duke lënë bosh shumicën e komisioneve në ish Bashkinë Sukth! Ne i denoncuam ne fushatë, policia i mori në mbrojtje dhe pavarësisht urdhrit të arrestit të lëshuar nga prokuroria ata vazhduan të qetë fushatën kërcënuese! Pas zgjedhjeve si shpërblim Bert Hoxha u emërua administrator i Njësisë Sukth si shpërblim për vjedhjen e votave!

Prandaj është imediate ndëshkimi i gangesterëve me pushtet, se s’ka asnjë rrugë tjetër për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin!

Prandaj gangesterët marrin guximin të ngrenë dorën ndaj punonjësve publikë!

Ne nuk i harrojmë, me forcën e ligjit do t’i shtypim bandat dhe mafian që po i pijnë gjakun Shqipërisë dhe po e bejnë të pabanueshme për qytetarët! /abcnews.al

brace-ashk-1280x674.jpg
ent ela12:19 | 05/10/2019

Me dokumenta dhe fakte, zëvendëskryeminsitri Erjon Braçe ka denoncuar prokurorin Arjan Ndoji se ka gënjyer dhe mashtruar dje gjykatën gjatës seancës kur u dha masa për drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Braçe ka hedhur poshtë akuzat ndaj kreut të kadastrës.

“Një prokuror ka ngritur akuzë ndaj punonjësit të Kadastrës. Është detyra ime që të gjej arsyet.

Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është ajo që ka deklaruar në publik prokurori, nuk është ajo që kanë raportuar në mirëbesim të prokurorit disa media, nuk ka lidhje me ish drejtorin e Aluzinit që është në arrati sot nuk ka lidhje me grabitje e tjetërsim pronash.

Është një tjetër. Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme kompleksin “Lura 3” ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe i është shërbyer konform ligjit,

Është shërbyer konform ligjit dhe në këtë rast.

Kjo është çështja nuk ka lidhje as me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit e legalizimesh.

Askush nga palët nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrën e shtetit. As investitorit, as ndërtuesit nuk i është shkaktuar ndonjë dëm.

Po kush ka kallëzuar?

Një njeri anonim, as investitor, as ndërtues, as pronari i truallit, të gjithë të padëmtuar po ka kallazuar një anonim pa lidhje

Kallëzimi i është drejtuar këtij prokurori. Prokurori ia fshehu dje gjykatës.

Ky është kallëzimi drejtuar Arjan Ndojit. Janë 5 faqe, në asnjë rresht të tijinjn kallzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK në Durrës, në asnjë rresht akuzon drejtorin e ASHK në Durrës.

Ky prokuror ka marrë kallëzim nga një anomim, por njohës i AKSH, pra procedimi penal ka nisur është regjistruar dhe drejtori ASH K nuk përmendet nuk akuzohet e kallëzohet gjëkundi janë të tjerë që përmenden. Ky fak iu fsheh dje gjykatës. Prokurori mashtroi gjykatën kur tha se kontrata e sipërmarrjes janë me përqindje, duke synuar të mbështesë akuzat për tjetërsim. Unë kam të gjitha kontartat e depozituata në ASHK”.

Reagimin e Braçes e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama në Facebook duke e cilësuar se prokuroria e Durrësit është duke punuar në shërbim të një grupi kriminal.

“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”?

Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim?

Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”, shkruan Rama. /abcnews.al

prokuroria.png
nev ila18:06 | 16/09/2019

Pas këtij denoncimi të ri të Partisë Demokratike, prokuroria e përgjithshme ka nisur verifikimet për kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Mark Babani.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se prokuroria e përgjithshme ka kërkuar informacion nga drejtoria e Gjendjes Civile, drejtoria e gjendjes gjyqësore, nga prokuroritë e shkallëve të para e të apeleve, si dhe nga ministria e drejtësisë për kryebashkiakun e Vaut të Dejës.

Në ditët e ardhshme prokuroria e përgjithshme do dërgojë letërporosi për marrje informacioni për Mark Babanin në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut./ABC News Albania 24/7

STOP-PROSTITUTAT-MBULIM_ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela23:30 | 10/09/2019

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një rast skandaloz të prostituimit në një nga akset kryesore të Tiranës. Përmes kameras së fshehtë, “Stop” ka zbuluar se një grua ushtron ilegalisht aktivitetin si punonjëse seksi, në rrugë tek kthesa e Kamzës.

Gjithçka ndodh prej muajsh çdo natë, pas orës 22:30. Nga kjo situatë janë shqetësuar banorët e zonës, të cilët janë ankuar disa herë në polici, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Ajo që e bën këtë ngjarje akoma më të rëndë, është prania e dy fëmijëve të mitur të gruas që prostituon në rrugë. Djali i saj i madh 12 vjeç negocion me drejtues automjesh dhe klientë të mundshëm te nënës se tij. I pranishëm është edhe djali tjetër 6 vjeçar.

Një person i infiltruar i “Stop”, që shfaqej si klient, ka zbërthyer përmes kamerës së fshehtë të gjithë këtë aktivitet kriminal. Pak metra më tutje qëndron një patrullë policie, e cila nuk ndërhyn. Gruaja që prostituon thotë se i njeh policët dhe nuk i shkaktojnë probleme. /ABC news Albania 24/7

DHUNA-NE-FAMILJE.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela15:40 | 12/07/2019

Dhuna në familje vijon të një jetë një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. E tillë është edhe rasti i Elisabeta Picarit nga periferia e Tiranës. Edhe pse ajo u divorcua nga ish-burri i saj përsëri, kalvari i vuajtjeve nuk ka mbaruar.

Elisabeta Picari është një grua e dhunuar sistematikisht nga ish-bashkëshorti, por nuk ka dashur që problemi saj të dalë jashtë katër mureve të shtëpisë. Nëna e dy fëmijëve jeton me qira në zonën e Vorës në Tiranë, ndërsa u divorcua 10 vite më parë për shkak të abuzimit fizik të ish-burrit.

Elisabeta Picari, Denoncuese: “Të them të drejtën unë kam dash me i dhënë jetës fund, dhe kështu nuk kalohet jeta me dy fëmijë rrugëve. Donte lekë të pinte, të punoja unë, të mbaja dru në krah, arsye që kam pirë dhe sulfat groshe. Një fëmijë më ka vdek, sado e kam denoncuar, Policia  e ka shtru, por prapë kam vuajtur dhe prapë më ka rraf”.

Problemet nuk do të mbylleshin për Elisabetën vetëm me divorcin. Ajo iu drejtua përsëri gjykatës së Tiranës, pasi ish-bashkëshorti i dhunon fëmijët nga që nuk do të paguaj detyrimet mujore për ta.

Elisabeta Picari, Denoncuese: “Ka ndenj në burg 3 muaj nëbur gprapë i njëjti avaz. Nuk e kam prit që do godiste dhe fëmijën e vogël. Dua të më lërë të qetë. I bëj thirrje shtetit për një ndërtesë për këta fëmijë mos të jem rrugëve”.

Më herët edhe pse e ka denoncuar dhunën, përsëri kryefamijarja e ka tërhequr kallëzimin e bërë në komisariat për ish- burrin.

Elisabeta Picari, Denoncuese: “Denoncimin e kam tërheq se thashë se do më lërë të qetë e do paguajë fëmijët, por nuk e bëri atë gjest dhe nuk i pagoi asnjëherë. Rroga ime nuk më del as për qiranë e as për shkollën e fëmijvëe, me zor, me zor me ble vetëm një copë bukë”.

Ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave të dhunuara që denoncojnë dhunën ka ardhur në rritje jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin.

Sipas Psikologes së policisë së Tiranës Besmira Muçaj, e cila asiston nga afër çdo situatë dhune në familje, fëmijët e përjetojnë më keq tensionet e prindërve të tyre.

Bismira Muçaj, Psikologia e Policisë së Tiranës: “Policia e Tiranës në bashkëpunimin me komisariatet ka organizuar dhoma intervistimi të posaçme, ku në fokus ngelin viktima të dhunës në familje, përpos personave adultë që mund të jenë vajza, gra ose burra”.

Në dy komisariate janë krijuar kushtet për të intervistuar në privatësi, jo vetëm fëmijët e dhunuar, por edhe të abuzuar seksualisht.

Bismira Muçaj, Psikologia e Policisë së Tiranës: “Në komisariatin 5 në Kamëz dhe 6 në Kombinat, ndarja e sekretit personal nuk mund të dëgjohet nga të gjithë që janë aktorë bashkëpunues në Policinë e Tiranës”.

Gjatë 6-muajve të parë të 2019 janë denoncuar në policinë e Tiranës për dhunën në familje 225 raste. Për viktimat  janë lëshuar urdhër i mënjëhershëm i mbrojtjes, ndërsa për shkaktarët e dhunës në familje ku pjesa më e madhe ishin burra, gjyakta ka caktuar masën e sigurisë atë të “arrestit në burg”. /ABC News Albania 24/7

endi-hasa-1280x661.jpg
ent ela17:58 | 06/07/2019

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot Komisioni Qëndror të Zgjedhjeve se ka manipuluar zgjedhjet për qarkun e Elbasanit, për të mbuluar manipulimin e pjesëmarrjes, duke prodhuar dokumenta falco. Ka qenë Endri Hasa nga selia blu i cili denononcoi se në website-in e KQZ sot ka 2 rezultate për Elbasanin.

Deklaratë Partia Demokratike, Endri Hasa

Sa më shumë Partia Demokratike, mediat dhe shoqëria civile zbulojnë skandalet nga manipulimi që iu bë pjesëmarrjes së votuesve në 30 Qershor, aq më shumë fallsifikime detyrohet të bëjë Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.

Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe falsfikimit të 30 Qershorit.

Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.

Kjo është matematika e kryeministrit në ikje që nuk di çfarë janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që manipulon votat edhe kur është i vetëm në votime.

Këtë matematikë prej hajduti nuk mund ta mbulojë as Edi Rama, as Komisioni Qendror i Vjedhjeve dhe as Taulant Balla.

Për të kuptuar se çfarë është në gjendje të bëjë banda e Edi Ramës për të mbuluar skandalin e mbushjes së kutive dhe të procesverbaleve, po demonstroj disa të dhëna të thjeshta, që provojnë manipulimin.

Me publikimin e skandalit të rezultatit të Elbasanit me 2861 vota më shumë për kandidatin socialist sesa janë gjendur vota në kuti, Komisioni Qendror i Vjedhjeve fallsifikoi një dokument posaçërisht përTaulant Ballën dhe Partinë Socialiste, në mënyrë që banditët me kollare të Edi Ramës të bënin propagandë, duke fallsifikuar të vërtetën.

Dokumenti i parë që zbuloi skandalin është publikuar në faqen e KQZ-së më 5 korrik, në orën 10.39.  Linku i këtij dokumenti, të cilit iu referua media sot, gjendet akoma në ëebsite-n e KQZ-së.

Pas publikimit të skandalit, Komisioni Qendror i Vjedhjeve, shtoi sot një dokument të ri, të prodhuar posaçërisht për Taulant Ballën, me rezultate të ndryshuara. Ky dokument është shtuar sot në orën 12.14, siç provohet qartë nga të dhënat që gjenden në faqen e KQZ-së në internet.

Pak minuta pas shtimit të këtij dokumenti të fallsifikuar nga KQZ-ja, numri dy i Partisë Socialiste, Talant Balla, e publikoi atë në facebookun e tij, duke thelluar me mashtrime të pacipa dhe të paprecedenta krimin e manipulimit të 30 Qershorit.

Ky skandal është unik në llojin e manipulimeve të vëna në zbatim që në orët e para të votimeve të paligjshme dhe antikushtetuese të 30 Qershorit.

Manipulimi është kryer në çdo qendër votimi në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo është arsyeja pse Edi Ramës, Taulant Ballës dhe Denar Bibës nuk I dalin llogaritë. Kjo është arsyeja përse 5 ditë pas mbylljes së numërimit, nuk janë publikuar të dhënat për çdo qendër votimit.

As prodhimi i një dokumenti fallco për të mbajtur në këmbë kryeministrin e refuzuar nga 85 % e shqiptarëve, as propaganda bajate, nuk ka për ta shpëtuar dot pushtetin e kriminalizuar të Edi Ramës.

Shqiptarët nuk kanë për t’u ndalur derisa të largojnë Edi Ramën për t’i dhënë Shqipërisë shansin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Me këtë vendosmëri, do të jemi të hënën në protestë, pa asnjë hap pas! /abcnews.al

paloka1.jpg
ent ela09:40 | 30/06/2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka denoncuar përmes një videoje blerjen e votës. në video shfaqe një vajzë që voton për ehrë gtëparë dhe komisionari dhe administratori Edmond Hajro. Ai akuzon Kryeministrin Rama se ka vënë në funksion skemën e blerjes së votuese.

“Votimet për partinë si në dikaturë. Një operacion kriminal për blerjen e votuesve. Edi Ramës i duhet të blejë sërish votues, i duhet të vjedhë e manipulojë rezultatin i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen e shqiptarëve. Ka vënë në funksion skemën e blerjes së votuese. PD ka marrë mijëra denoncime që zbulojnë këtë skemë.

Në video një skuadër kriminale kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe moral të shpirtit të një vajze të re. Vajza duket se e ka për herë të parë kryerjen e një operacioni të tillë kriminal.

PD ka identifikuar Emdond Hajro, komisoner në kopshtin 9 dhe administrator pallati në një lagje”.

Paloka u bëri thirrje qytetarëve që të bojkotojnë votimet dhe të bashkohen me protestuesit.

“Bojkotoni Ramën, Bashkohuni me protestat”. 

Deklarata e plotë e Palokës

Përtej panoramës që po u kujton sot shqiptarëve votimet për partinë si në kohën e diktaturës, Edi Rama ka kryer një operacion kriminal për blerjen e votuesve.

Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin.

Këtë herë Edi Ramës i duhet pjesëmarrja për të fshehur braktisjen masive të shqiptarëve. Për këtë arsye, ai ka vënë sërish në funksionim skemën kriminale të blerjes së votuesve.

Partia Demokratike ka marrë me mijëra denoncime që demaskojnë këtë skemë, por ajo që zbulon më mirë fytyrën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, është video që do të ndiqni pas pak.

Është një skuadër kriminale, me njerëz të Partisë Socialiste dhe të punësuar të Bashkisë së Tiranës, që kryejnë krimin penal të blerjes së votës dhe krimin moral të korruptimit të shpirtit të një vajze të re. Për fat të keq, vajza duket që e ka për herë të parë një operacion të tillë kriminal.

Video tregon qartë me zë dhe me figurë dhënien e parave për blerjen e votës nga një grup i strukturuar kriminal i Partisë Socialiste dhe i Bashkisë së Tiranës. Partia Demokratike ka mundur të identifikojë deri tani se njëri nga personat I përfshirë në këtë krim zgjedhor është Edmond Hajro, Komisioner I PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai ëhstë administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës.

Të nderuar qytetarë të Tiranës dhe të Shqipërisë!

Mbajeni mend mirë këtë video! Kjo është fytyra kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt, që blejnë votues për pushtetin e tyre personal me para të krimit, me para të korrupsionit që ua kanë vjedhur ju dhe fëmijëve tuaj!

Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëni sot është ta bojkotoni Edi Ramën! Bëni rezistencë!

Bashkoheni me protestat e qytetarëve të tjerë kundër votimeve kriminale, të paligjshme, kundër blerjes së të rinjve, në vend të shkollimit apo punësimit të tyre dinjtoz! /abcnews.al

 

 

Fundi i bashkëbisedimit
gazetari-rus-1280x736.jpg
nev ila23:59 | 07/06/2019

Një gazetar që denonconte korrupsionin në nivele të larta të politikës është arrestuar në Rusi. Ngjarja, përveç se ka indinjuar shtypin lokal, ka shkaktuar edhe protesta në Moskë e Shën Pietërburg.

Një gazetar rus, autor i një seri shkrimesh mbi korrupsionin në nivelet e larta, është arrestuar në Moskë.

Ivan Golunov, 36 vjeç, u ndalua nga policia nën akuzën e përfshirjes në një linjë të trafikut të drogës të përmasave të mëdha. Avokati i reporterit, që punon për portalin e lajmeve Meduza, me bazë në Letoni, ka deklaruar se klienti i tij është dhunuar brutalisht nga agjentët e policisë, të cilët sipas tij ia kanë vendosur dhe drogën.

Ndërsa portali i lajmeve Meduza reagoi duke thënë se 36-vjeçari po persekutohet për shkak të aktivitetit të tij si gazetar. Golunov do të paraqitet në gjykatën e Moskës ditën e shtunë. Vazhdimisht ai ka ekspozuar me shkrimet e tij korrupsionin në radhët e politikanëve dhe biznesmenëve të nivelit të lartë.

Ne do ta gjejmë kush ia bëri këtë gazetarit tonë dhe do ta publikojmë informacionin”, paralajmëruan drejtuesit e portalit të lajmeve për të cilën Golunov punon.

Ata shtuan se ai kishte marrë një seri kërcënimesh në muajt e fundit, në lidhje me një histori që ai ende nuk e ka shkruar, por për të cilën po punonte. Arrestimi i tij shkaktoi protesta në Moskë dhe Shën Pietërburg, gjatë të cilave dhjetëra njerëz, mes të cilëve gazetarë, u arrestuan dhe u liruan më vonë./ABC News Albania 24/7

ASSANGE-PLANI-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x712.jpg
ent ela14:21 | 20/05/2019

Pas rihapjes së çështjes për përdhunim në Suedi, prokuroria ka lëshuar një mandat arresti për themeluesin e Uikiliks, Julian Asanzh. Ky i fundit aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Britaninë e Madhe.

Prokuroria suedeze ka lëshuar një mandat arresti për akuzën e përdhunimit, kundër themeluesit të Uikiliks Julian Asanzh. Një javë më parë u konfirmua rihapja e çështjes, edhe pse ishte mbyllur dy javë më parë. Zv/prokurorja e përgjithshme e Suedisë, deklaroi se nëse gjykatësi do të firmosë kërkesën e prokurorisë atëherë do të lëshohet një mandat arresti europian.

Gazetari Australian u arrestua një muaj më parë nga policia britanike në ambasadën ekuadoriane në Londër, kur ishte strehuar në vitin 2012 për të shmagur ekstradimin në Suedi, pasi Kuito i kishte hequr të drejtën e azilit politik. Asanzh i cili ndodhet në një burg të sigurisë së lartë, u dënua nga gjykata britanike me 50 javë burg për shkelje të rregullave të arrestit shtëpiak në vitin 2012, dhe është në pritje të kërkesës për ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rihapja e çështjes së Asanzh në Suedi, sipas prokurorit, vjen pas ndryshimit të situatës. Prokuroria suedeze theksoi se në rast të një konflikti mes mandatit europian të arrestit dhe ekstradimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atëherë autoritetet britanike duhet të vendosin për rendin e prioriteteve. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono