dënohet

krimet-e-renda-1280x701.jpg
nev ila17:20 | 17/10/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 4.6 vite burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi. I akuzuar për korrupsion pasi të gjyqtarëve dhe kërkese për favore seksuale. Për shaka të gjykimit të shkurtuar Hysi u dënua përfundimisht me 3 vite heqje lirie. Togat e zeza kërkuan dënim plotësues që për 5 vite Roland Hysi të mos ushtrojë funksione publike.

Kërkoi para dhe favore seksuale një nëne, në këmbim të dhënies së kujdestarisë së vajzës, togat e zeza të Krimeve të Rënda të kryesuar nga Sandër Simoni dënuan me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarin e Fierit Roland Hysi.

Gjyqtari ishte i akuzuar për korrupsion pasiv të gjyqtarëve dhe favore seksuale. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Hysit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 3 vjet heqje lirie. Gjithashtu, Gjykata për Krime të Rënda i ka vendosur Hysit dënim plotësues duke i hequr të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Gjyqtari Roland Hysi që kërkoi favore seksuale nga një palë në proces nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësua vetëm nga avokati i tij. Mbrojtësi i Roland Hysit, Ardi Leka, gjatë konkluzioneve u shpreh se prokuroria nuk ka kryer ekspertimin e zërit nga materialet origjinale që është regjistruar përgjimi, por nga videot e publikuar nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan.

Leka u shpreh se teknologjia ka përparuar dhe se aty mund te jetë modifikuar zëri i të mbrojturit prej tij, në përfundim ai kërkoi që Roland Hysi të lirohet nga qelia.  Prokuroria për Krime të Rënda gjatë seancës për konkluzionet përfundimtare kërkoi 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit.

Bashkë me gjyqtarin Hysi është nën procedim edhe psikologia Elona Mecani, e akuzuar për ushtrim ndikimi të paligjshëm. Çështja për psikologen është veçuar dhe hetimet ende vijojnë nga Prokuroria e Fierit.

Gjatë seancës paraprake, Gjyqtari Hysi ka pretenduar se video e përgjimit të transmetuar në emisionin “Stop” nuk mund të shërbejë si provë për akuzat e ngritura ndaj tij./abcnews.al

 

irani-1280x722.jpg
nev ila22:40 | 01/10/2019

Një gjykatë iraniane ka dënuar me vdekje një person të akuzuar për aktivitete spiunazhi në favor të Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i magjistraturës së Teheranit, që ka saktësuar se i pandehuri e ka apeluar vendimin.

Autoritetet në Republikën Islamike nuk kanë bërë të ditur identitetin dhe as kombësinë e personit të dënuar.

Përveç tij gjykata ka dënuar me nga 10 vjet burg edhe 3 shtetas iranianë, dy për spiunazh për llogari të Shteteve të Bashkuara dhe një për llogari të Britanisë së Madhe./ABC News Albania 24/7

 

british-police.jpg
nev ila19:56 | 27/08/2019

Një 23 vjeçar shqiptar është dënuar me tre vite e gjysmë burg për posedim dhe shpërndarje kokaine në Britaninë e Madhe.

Abdul Cakali, u kap teksa po ngiste një makinë tip ‘Vauxhall Astra’ në Southborough pranë Mançesterit. Policia britanike gjatë kontrollit i gjeti 23-vjeçarit 42 pako çamçakëza, brenda së cilave kishte fshehur kokainën. Cakali kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht. Autoritetet britanike gjatë hetimeve zbuluan se Cakali kishte falsifikuar patentën me të cilën udhëtonte. Ai posedonte një patentë të falsifikuar portugeze me emrin Alfred Santos.

Ai pranoi akuzat dhe deklaroi se kishte qenë i detyruar të shiste drogë, pasi i duheshin të hollat, për të mundësuar operimin e nënës së tij në Shqipëri.

Por megjithë deklaratat e Cakalit, gjykata nuk i mori parasysh justifikimet e tij dhe e deklaroi fajtor, për veprën penale të “posedimit të lëndëve narkotike” dhe “falsifikim dokumentash” dhe vendosi ta dënojë me 3 vite e gjysmë heqje lirie. Pritet që pas shlyerjes së dënimit Cakali të deportohet./abcnews.al

prokue-1280x719.jpg
ad min16:15 | 17/08/2019

Kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, në Maqedoninë e Veriut, Vilma Ruskoska, do të marrë në pyetje shefen në dorëheqje të Prokurorisë së Posaçme Publike, Katica Janeva. Paraqitja e kësaj të fundit pritet me interes për shkak se dëshmitë e saj do të hedhin më shumë dritë, si për rastin ‘Zhvatja’, por edhe për spekulimet se në Prokurorinë Speciale mund të jenë zhdukur shumë prova për raste shumë të ndjeshme.

Ekspertët e fushës nuk ngurojnë ta ndërlidhin këtë krizë më të re institucionale me atë që quhet gatishmëri e shtetit për të luftuar krimin e organizuar. Kjo për shkak se në regjistrimet-audio, të publikuara në gazetën italiane ‘La Verita’, rezulton pa pikë dyshimi se në skandalin ‘Zhvatja’ është e implikuar edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva nga e cila pritej që ta zhbllokojë shtetin e kapur prej vitesh.

Të martën, kjo zonjë, që ndërkohë humbi epitetin ‘e çelikt’, do të dëshmojë në Prokurorinë e Shkupit dhe deponimet e saj do t’u japin përgjigje shumë pyetjeve, temave e dilemave, të shtruara e të hapura pas skandalit më të fundit. Kjo për shkak se ‘Zhvatja’ rezulton të na dalë një aferë shumëdimensionale, sikundër u shpreh presidenti Pendarovski në paraqitjen e fundit publike të tij. Të rikujtojmë: Javëve të shkuara ka pasur lajme për kompjuterë, për telefona të fshirë, jo dikur tjetër, por pikërisht në Prokurorinë Speciale Publike.

Burime të Televizionit Klan thonë se zbardhja e së vërtetës mund të përshkallëzojë edhe më këtë krizë ngaqë në ‘trezorët’ e saj kanë qenë ose ka qenë dashur të jenë ‘bombat’ politike të dorëzuara nga opozita e para tre vjetëve, Lidhja Socialdemokrate, sot në pushtet, e kryeministrit Zoran Zaev.

Risetimi i kompjuterëve nënkupton edhe zhdukjen e provave për rastet për të cilat Kryeministri me shokë rrihte gjoksin se ka për t’i zbardhur e që kanë të bëjnë me keqqeverisjen e qeverisë së kaluar të Nikola Gruevskit, por edhe me rastin e incidentit të rëndë të armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë apo ‘Monstrën’ – me shumë viktima në njerëz.

Prandaj është me rëndësi dëshmia e prokurores Katica Janeva që, ndër të tjera të heq dilemën e shtruar në median maqedonase dhe jo vetëm maqedonase, nëse projekti politik i quajtur Prokuroria Speciale Publike, është pasuar me ndonjë pazar, po ashtu politik, mes kreut të saj Katica Janeva, dhe shefit të ekzekutivit, Zoran Zaev.

Komuniteti ndërkombëtar euro-amerikan nuk është se, jo njëherë, nuk ka tërhequr vërejtjen që mazhoranca dhe opozita në Shkup të bëjnë punën e tyre, pa veprime e manovrime për interesa thjesht politike-partiake, por të japin kontributin e tyre për vendosjen e shtetit të së drejtës, para së gjithash, dhe për llogaridhënie e përgjegjësi, çfarëdo natyre qoftë ajo. Shi për këtë menaxhimi juridik i skandalit ‘Zhvatja’ ka për të qenë busull orientuese se nga do të shkojë Maqedonia e Veriut./ABC News Albania 24/7

108217396_petermartinvan1obscure-1.jpg
ad min10:30 | 07/08/2019

Një 51-vjeçar është dënuar pasi ishte përpjekur të fuste ilegalisht 11 shtetas shqiptarë në Angli.  Peter Martin, 51 vjeç, u ndalua nga oficerët e kufirit në Coquelles në vitin 2016. Kur policia kishte hapur derën e pasme të furgonit tip “Ford Transit”, gjeti 10 burra dhe një grua. Martin, u shpall fajtor për kontrabandë njerëzish dhe u burgos me pesë vjet e gjysmë.

Një gjyq ndaj ti ishte mbajtur në Maj të vitit 2017 dhe ishte lënë i lirë, por më vonë u arrestua në Ipsëich. Peter Martin pretendoi se një bandë e kishte kërcënuar se do ta vriste nëse ai nuk do të kontrabandonte shqiptarët për në Britani.

Në fillim të gjykimit të tij, ai pranoi se po përpiqej të trafikonte njerëz në Britani të Madhe, por tha se kishte vepruar nën presion dhe u deklarua se nuk ishte fajtor.

Ai  tha në gjykatë se një bandë shqiptare e paidentifikuar e kishte kërcënuar se do ta vriste atë dhe familjen e tij nëse nuk i merrte njerëzit nga Franca për t’i dërguar në Britani të Madhe.

David Fairclough, nga Implementimi i Imigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Kjo ishte një përpjekje e sofistikuar për të kontrabanduar njerëzit në MB në mënyrë të paligjshme. Martin e dinte se çfarë po bënte dhe pretendimet e tij bien poshtë. Ai nuk po vepronte nën presion”./abcnews.al

chapo-9999.jpg
nev ila14:20 | 18/07/2019

Një gjykatë në Nju Jork ka dënuar me burgim të përjetshëm si dhe me 30 vjet të tjera burg trafikantin e njohur të drogës El Kapo. Ai u shpall fajtor për 10 akuza. Gjithashtu ai duhet të paguajë dhe 12.6 miliard dollar, një shumë e fituar nga trafikimi i drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hoakin Guzman “El Chapo”, trafikanti meksikan i drogës më i njohur në botë, u dënua nga një gjykatë në Nju Jork me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për dhjetë akuza. Duke folur nëpërmjet një përkthyesi, ai e cilësoi burgosjen e tij një torturë psikologjike, emotive dhe mendore 24 orë në ditë.

Dënimi parashikon dhe një 30 vjet të tjera burg. Gjykatësi ndër të tjera i ka urdhëruar të paguajë 12.6 miliard dollar. Një shumë e barabartë me paratë e fituara nga trafiku i drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para arrestimit të tij.

“El Chapo”, 62 vjeç, ishte shpallur fajtor në muajin shkurt për trafikun e disa ton kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe disa vrasje si bosi i kartelit të Sinaloas, një prej organizatave meksikane më të mëdha dhe të dhunshme.

I arrestuar në Meksikë, Guzman u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në marrëveshjen për ekstradimin mes Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të firmosur në 2017-ën, është përjashtuar mundësia e dënimit me vdekje./ABC News Albania 24/7

meccanico-696x360.jpg
ad min09:00 | 28/06/2019

Tetë vjet burg për italianin Carlo Diana, një mekanik në Villa Literno, i cili natën mes 20 dhe 21 Marsit të vitit 2016 kishte qëlluar dhe vrarë një hajdut shqiptar. Ai kishte hyrë në shtëpinë e mekanikut bashkë me dy persona të tjerë dhe në momentin kur italiani ka qëlluar ata ishin në përpjekje për të vjedhur makinën.

Dënimi ndaj mekanikut italian u dha nga gjyqtarët e Gjykatës së Assizes të Napolit. Carlo Diana ishte hetuar nga zyra e prokurorisë së Napolit për “vrasje vullnetare në kushtet e vetëmbrojtjes”, pas vdekjes 37- vjeçarit me origjinë shqiptare, me precedentë të shumtë për krime kundër trashëgimisë. Shqiptari kishte mbetur i varrë nga të shtënat, ndërsa italiani e posedonte ligjërisht armën.

Hajduti u la në tokë nga dy bashkëpunëtorët e tjerë, të cilët arritën të largoheshin nga shtëpia ku jetonte Carlo Diana me familjen. Lajmi u raportua nga Mattino./abcnews.al

Guaido-1280x736.jpg
ent ela16:51 | 29/03/2019

Qeveria e Venezuelës ka vendosur të dënojë tashmë ish kryetarin e parlamentit njëkohësisht liderin e opozitës Guaido. Ai duhet të qëndrojë larg çdo posti zyrtar në 15 vitet e ardhshme. Vendimi u mor pasi sipas qeverisë, stili i jetesës dhe shpenzimet e tij nuk përputhen me të ardhurat e një deputeti

Një teatër. Kështu e ka komentuar lideri i opozitës Huan Guaido vendimin e qeverisë venezueliane që e dënon atë të qëndrojë larg çdo posti zyrtar për 15 vjet.

Akuza që rëndon ndaj tij është se ai nuk ka deklaruar origjinën e fondeve për të paguar misionet jashtë vendit në fillim të mandatit të tij parlamentar. Bëhet fjalë për rreth 84 mijë euro.

Gjatë një mitingu në Karakas, Guaido u kërkoi venezuelianëve që të protestojnë sërish këtë të shtunë kundër presidentit Nikolas Maduro, i cili refuzon të japë dorëheqjen pavarësisht se nuk e ka më mbështetjen e parlamentit.

Lideri i opozitës u shpreh ndër të tjera se, populli nuk mund të gënjehej nga akuzat e rreme që i bëheshin atij.

Sipas vendimit të qeverisë, shpenzimet e Guaido dhe stili i tij i jetesës nuk përputheshin aspak me të ardhurat e një deputeti, dhe për këtë arsye presidenti Maduro e pezulloi atë nga posti i kryetarit të parlamentit.

Në këtë klimë të tensionuar, përfaqësuesja e lartë për politikat e jashtme në Bashkimin Evropian, dënoi vendimin e marrë nga Guaido duke kërkuar dhe një herë më shumë mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të lira, transparente dhe të besueshme, sa më shpejt të jetë e mundur.

Ajo kërkoi gjithashtu dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve politikë.

Edhe pse energjia elektrike në vend është kthyer, shkollat vijojnë të qëndrojnë të mbyllura në pjesën më të madhe të vendit./abcnews.al

 

763.jpg
ent ela21:10 | 14/03/2019

Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 30 muaj burg në Bryzh, pasi akuzohet se shiste kokainë. Bëhet fjalë për Endri. K, i cili në vendin tonë punonte si kontrollues i trafikut ajror, por në Holandë përfundoi duke punuar si shitës droge. Dënimi 30-vjeçarit i është dhënë nga një gjykatë në Bryzh të Holandës, shkruajnë mediat e huaj.

Ai kishte mbaruar studimet universitare në Shqipëri dhe kishte filluar punë si kontrollues i trafikut ajror. “Ai sigurisht ka një të ardhme”, argumentoi avokatja e tij Nadia Lorenzetti.

“Më 1 Mars të vitit të kaluar klienti im dha dorëheqjen nga puna. Nëna e tij në atë kohë vuante nga kanceri i mitrës. Ai kishte marrë një hua për të paguar për trajtimin e saj, por për shkak të humbjes së punës së tij, ai ishte në vështirësi financiare. Endri K. erdhi në Holandë ku filloi të punonte për një firmë ndërtimi. Më pas ai mori një propozim nga një bandë për të shitur drogë dhe kështu u përfshi në atë mjedis”, tha më tej avokatja e tij. 

“Ne sapo kemi goditur një bandë shqiptare që shiste drogë kur morëm informacione se një tjetër tregtar shqiptar po punonte. Si bashkatdhetarët e tij, i pandehuri shiste drogë me biçikletë. Kur u arrestua, ai kishte jo më pak se 54 pako kokainë në xhepin e tij. Ai deklaroi se punonte në emër të “Mohamed Molenbeek”, por nuk ishte e vërtetë. Tregtia e kakaos rezulton të ishte shumë fitimprurëse për atë. Ne nuk i nxjerrim ata nga Bruges”, tha prokurori./abcnews.al

romeo-1280x632.jpg
ent ela17:50 | 21/01/2019

Gjykata e Tiranës vendosi të shpallë të fajshëm avokatin Romeo Kara për “shpifje” kundër Shkëlzen Berishës. Juristi Kara u padit nga djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, për shkak të disa deklaratave të thëna në lidhje me emrin e tij në një studio televizive. Gjyqtari Gerdi Hoxha vlerësoi se juristi Kara ka konsumuar veprën penale të “shpifjes”, së kryer botërisht kur kishte pohuar në publik se Shkëlzen Berisha kishte luajtur rolin e sekserit në privatizimin e kompanisë OSSH nga CEZ.  Sipas vendimit, Kara është i detyruar të paguajë një gjobë prej 50 mijë lekë brenda gjashtë muajsh nga dita kur vendimi merr formë të prerë./abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono