dënimi

1_Untitled-1-810x445.jpg
ent ela13:57 | 30/12/2018

Britani- Gjykata e Caernarfon ka dhënë dënimin për një shqiptar, i cili u arrestua në 28 Nëntor 2018, pasi tentoi të fuste në territorin anglez, katër bashkatdhetarët e tij.

Dhurim Bucur, u përpoq përmes Holyhead Ferry Port të fuste ilegalisht katër shqiptarët, por nuk mundi dot ta çonte deri në fund “misionin” e tij.

Sipas “Wells Online”, Dhurimi u ndalua nga policia kufitare, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip “Benz” dhe brenda saji ishin 4 shqiptarët që tentuan të hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar në 28 Nëntor 2018.

Në 21 Dhjetor, Bucuri pranoi para gjykatës të Caernarvon se ata ishin emigrantë dhe ai po i ndihmonte për ti futur në territorin anglez. Më herët 27- vjeçari, kishte thënë se nuk i njihte pasagjerët, por i kishte marrë në një autostop në Irlandë, dhe mendonte se ata ishin shtetas italianë.

Por, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, rezultoi se ata ishin shqiptarë dhe po tentonin të hynin ilegalisht në territorin anglez.

Bucur ka pranuar se ka shkelur ligjin e imigracionit dhe është dënuar me 32 muaj burg, raporton, “Daily Post”. I riu, i cili jetonte në Barnet, Londër, ka hyrë në Britani në vitin 2013 dhe ka përdorur dokumente të vjedhura italiane.

Pasi u zbulua dhe dëbua, në vitin 2016 ai tentoi sërish për të hyrë në Britani, pasi u martua me një shtetase nga BE.

Tani ai do të vuajë dënimin në Britani, ndërsa 4 shqiptarët e arrestuar janë dërguar në Shqipëri./tvklan.al

dc-Cover-7rvh0mr6j0qi9bm98riuqsf3a5-20160206175924.Medi_.jpeg
ent ela13:25 | 24/12/2018

Ish kryeministri pakistanez Muhamad Sharif u dënua me 7 vjet burg pasi u shpall fajtor për korrupsion. Gjykata e ka dënuar dhe për të paguar një gjobë prej 25 milion dollarësh. Gjatë dhënies së dënimit ndërtesa e gjykatës u rrethua me agjentë të shumtë policië për të shmagur protestën e mbështetësve të ish kryeministrit të cilët ishin mbledhur jashtë gjykatës. Sharif u dënua me 10 vjet burg dhe në muajin korrik dhe u lirua sipas vendimit të gjykatës së lartë. /abcnews.al

SANKSIONET-E-REJA-1280x646.jpg
ent ela08:34 | 20/12/2018

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj Rusisë, duke vënë në shënjestër individë dhe kompani që dyshohen për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale. Sanksionet e reja prekin 15 anëtarë të shërbimeve sekrete ushtarake të Rusisë dhe 4 kompani që dyshohen për aktivitete dashakeqe ndaj Shteteve të Bashkuara në të gjithë botën. Konkretisht, personat në fjalë konsiderohen përgjegjës për sulme kibernetike ndaj profileve elektronike të eksponentëve të Partisë Demokratike dhe për përhapje të lajmeve të rreme në rrjetet sociale, për të krijuar përplasje në radhët e elektoratit amerikan. Lëvizja më e fundit e administratës amerikane vjen pas sanksioneve të vendosura në prill ndaj 7 oligarkëve rusë dhe 12 kompanive, të akuzuar për shkelje të normave ndërkombëtare për llogari të Kremlinit. Në sanksione kanë përfunduar edhe individë përgjegjës për sulme kibernetike ndaj Agjencisë Botërore të Anti-dopingut, Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike dhe organizatave të tjera në periudhën 2016-2018. /abcnews.al

BABAI-DENIMI-1280x720.jpg
ent ela15:08 | 06/12/2018

Në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një baba ka dënuar vajzën e tij 10 vjecare duke e detyruar të bëjë në këmbë rrugën për në shkollë, pasi kishte tallur për herë të dytë një shokun e klasës. Vogëlushja ka ecur për 8 kilometra në një temperaturë prej 2 gradësh.

Për të dënuar vajzën e tij 10 vjeçare, e cila u pezullua për herë të dytë nga shërbimi i autobusit të shkollës pasi u tall me një shokun e klasës, një baba vendosi që ta detyrojë të ecë në këmbë deri në shkollë. Tetë kilometra, me një temperaturë prej dy gradësh. Ngjarja ndodhi në qytezën e Suanton në Ohajo.

Në videon e postuar në profilin e tij në Facebook, Met Koks shkruan se ndoshta shumë persona nuk do të jenë dakord me vendimin e tij, por ai mendonte se kishte bërë zgjidhjen e duhur. Babai e ndoqi të bijën me makinë duke e filmuar gjithë rrugës, për ta publikuar më pas në Facebook. /abcnews.al

dash.jpg
ent ela14:03 | 15/11/2018

Një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit tha për Politiko.eu, se Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari duhet të vuajë  dënimin me burg në vendin e tij.

Në deklaartën për media të DASH shkruhet se Gruevski ka qenë i dënuar në nga gjykata e Maqedonisë me një proces të drejtë dhe transparent për keqpërdorimet e detyrës zyrtare me dy vjet burg.

Dënimi është konfirmuar dhe nga instanca të tjera gjyqësore. Gruevski është i akuzuar edhe në katër lëndë të tjera penale. “Ne vlerësojmë se proceset gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë, ndërsa Nikolla Gruevski duhet të përgjigjet para sistemit gjyqësor të Maqedonisë”, përfundon deklarata./ abcnews.al

NOBELI-DENIMI-1280x720.jpg
ent ela22:07 | 01/10/2018

Regjisori dhe fotografi, Jean-Claude Arnault i cili ndodhet në qendër të skandalit të Akademisë Nobel, është dënuar me 2 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunim. Për shkak të akuzave për ngacmime seksuale, nuk do të dorëzohet çmimi për Letërsinë.

Është dënuar me 2 vite burg për përdhunim Jean-Claude Arnault, regjisori dhe fotografi franko-suedez, i cili gjendet në qendër të skandalit që ka paralizuar dorëzimin e Nobelit për Letërsinë këtë vit. I akuzuar për disa ngacmime, artisti është shpallur fajtor për një përdhunim të kryer “gjatë natës mes 5 dhe 6 tetorit të 2011-s”. Skandali, që e ka përfshirë ka sjellë një sërë dorëheqjesh të komponentëve të Akademisë suedeze, mes të cilave edhe bashkëshortja e regjisorit, por edhe vendimin për të mos dorëzuar çmimin Nobel për Letërsinë në 2018, çmim i cili do të jepet vetëm vitin e ardhshëm.

Edhe trashëgimtarja e fronit të Suedisë, princesha Viktoria, është ngacmuar nga Arnault gjatë një feste në 2006.

Fotografi është bashkëshort i një ish antareje të Akademisë së Nobelit për Letërsinë, poetes Katarina Frosterson, figurë e lartë e Akademisë, e cila ishte dhe pjesë e bordit për zgjedhjen e kandidatëve për çmimin. Arnault ka mohuar gjithmonë akuzat. Në nëntor të vitit të shkuar, mediat suedeze publikuan artikuj për 18 femra që e akuzonin Arnault për ngacmime seksuale. /abcnews.al

MJEKU-NEBRASKA-ABC-1280x720.jpg
ent ela19:49 | 15/09/2018

Gjykata e Nebraskës dënoi me vdekje një ish mjek i shpallur fajtor për katër vrasje. Mes viktimave të tij dhe një fëmijë 11 vjeç. I dënuari vrau katër personat në shenjë hakmarrjeje pasi e kishin pushuar nga puna.

Një ish-mjek i cili në vitin 2001 ishte pushuar nga puna nga një universitet i Mjekësisë në Nebraska, është dënuar me vdekje pasi vrau katër persona në shenjë hakmarrjeje. Mes viktimave ishte dhe fëmija 11 vjeçar i një prej kolegëve të tij.

Antoni Garsia 45 vjeç, u shpall fajtor në 2016-ën për dy sulme që kanë ndodhur me pesë vjet diferencë njëri nga tjetri. Në vitin 2008 ai qëlloi me thikë duke lënë të vdekur fëmijën 11 vjeçar si dhe një grua 57 vjeçare, e cila punonte në të njëjtin institucion. Ndërsa në vitin 2013 ai ka vrarë një tjetër mjek të përfshirë në pushimin e tij nga puna dhe bashkëshorten e tij

Shteti i Nebraskës, ekzekutoi një muaj më parë, dënimin e parë me vdekje pas 20 vjetësh, ndaj Keri Den Mur, i cili kishte vrarë dy shoferë taksie në vitin 1979. /abcnews.al

SKENDERBEU-JASHTE-EUROPES-1280x720.jpg
ent ela18:45 | 14/06/2018

Skënderbeu nuk do të luajë këtë sezon në Europë. Ky ishte vendimi i KAS-it në Lozanë, ndonëse ende nuk është vendosur për dënimin 10-vjeçar të dhënë nga UEFA. Në Champions shkon Kukësi

Kjo festë nuk mund të ndodhë këtë vit.

Rrezikon edhe më shumë se kaq, por gjithsesi lajmi i konfirmuar është që Skënderbeu nuk do të marrë pjesë në Champions këtë sezon.

Vendimi I KAS-it është fatal, dhe hedh poshtë kërkesën e klubit shqiptar për ta lejuar në Ligën e Kampionëve, dhe për të vazhduar gjyqin ndaj dënimit 10-vjeçar të dhënë nga UEFA.

Kukësi do ta zëvendësojë Skënderbeun në kompeticionin-elitë kontinental, ndërsa ka festë edhe për Partizanin, i cili do të marrë pjesë në Ligën e Europës.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ende nuk ka vendosur për çështjen kryesore, përjashtimin e Skënderbeut me 10 vjet nga Europa dhe gjobën prej 1 milionë eurosh.

Për këtë dënim të konfirmuar nga të dyja shkallët e UEFA-s, KAS do të marrë vendim një herë tjetër.

Gjithsesi, edhe me një përgjigje të tillë, Skënderbeu merr një goditje të rëndë sportive dhe financiare, e cila mund të bëhet shkatërrimtare nëse konfirmohet edhe dënimi i UEFA-s.

Skuadra korçare e mori ndëshkimin e akuzuar për trukim të disa ndeshjeve në Champions dhe Ligën e Europës disa sezone më parë, dhe flitej për ndeshjet ndaj Krusejdërsit, Dinamos së Zagrebit, Sportingut të Lisbonës apo Lokomotivës së Moskës./abcnews.al

LEADERS-Nikola-Gruevski-Prime-Minister-Macedonia.jpg
ent ela13:51 | 23/05/2018

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski u dënua me 2 vite heqje lirie, pasi Gjykata Penale në Shkup e shpalli fajtor për rastin “Tanku”. Ndërsa ish zv/ministri i Brendshem Gjoko Popovski me 6 vite e 6 muaj burg. Gruevski nuk ishte i pranishëm në Gjykatë në momentin e vendimit, dhe përfaqësohej nga avokatët e tij.

Prokuroria Speciale në seancën e fundit kërkoi nga gjykata që Nikola Gruevski të shpallet fajtor për blerjen e automjetit të llojit Mercedesit me vlerë prej 600 mijë euro. Sipas akuzës së prokurorisë automjeti është blerë me paratë e buxhetit. Prokuroria ka vërtetuar me anë të provave se mercedesi i blinduar është porositur para se Ministria e Punëve të Brendshme të nënshkruante marrëveshjen me shpërndarësin zyrtar nga Maqedonia.

Në çështjen e njohur si “Tanku” e akuzuar është edhe ish-ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska, por procesi i saj u ndërpre pasi i rrezikohej mbarëvajtja e shtatzanisë. Por, sipas mediave maqedonase pavarësisht vendimit Gruevski, mund të dalë në liri me kusht, pasi nuk ka qene i dënuar  më parë. Ndërkohë një grup prej rreth 50 mbështetësish të ish-kryeministrit Nikola Gruevski u mblodhën para Gjykatës Penale në Shkup, ku protestuan kundër vendimit të kësaj Gjykate. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono