dënimi

balla-opozita-1-1280x712.jpg
ent ela12:26 | 25/04/2019

Mazhoranca dhe opozita e re e kanë çuar në një stad të ri marrëdhënien e tyre parlamentare. Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari propozoi 3 amendamente zgjedhore për të çuar para reformën në drejtësi. Nga ana e tij, kryetari i grupit Socialist Taulant Balla u shpreh i gatshëm për bashkëpunim, ndërsa paralajmëroi ndëshkim për të gjithë ata që prishin zgjedhjet.

Bashkimi karakterizon parlamentarët pas dorëzimit të mandateve nga opozita. Këtë herë kanë marrë përsipër të çojnë deri në fund reformën zgjedhore, duke i zgjatur dorën njëri-tjetrit. Opozita e re parlamentare vjen më konkrete në këtë seancë, duke propozuar tre amendamente.

“Përtej adresimit të rekomandimeve të OSBE/ODHIR ne kemi si komision is detyrë për të garantuar një proces të rregullt zgjedhor, për të luftuar me të gjitha mënyrat shit-blerjen e votës, për të eliminuar çdo formë të keqpërdorimit të fondeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore dhe do marrim të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e listave zgjedhore dhe për manipulimin”, tha Hajdari.

Akoma më i ashpër tregohet kryetari i grupit parlamentar socialist me përcaktimin e ndëshkimit për ata që prishin zgjedhjet.

“Ndërkohë që kur kanë sjellë pasoja të rënda në mbarëvajtjen e zgjedhjeve kanë sjellë pavlefshmërinë e yre apo kanë cenuar rezultatin e votimeve të dënohen deri me burg nga tre deri në  tetë vite. Nuk ka më budallenj që të dëgjojnë Lulin dhe Monikën e që të guxojnë të ngrenë dorë kundër procesit zgjedhor”, tha Balla.

Urat e bashkëpunimit që kanë ngritur me opozitën në parlament janë të dukshme tashmë. Prandaj propozimet bujare për ta vazhdojnë nga ana e mazhorancës.

“Ajo që doja t’ju bëja thirrje të dyja grupeve politike ju lutem bëni propozimet sot për të rimarrë të gjitha pozicionet që i takojnë opozitës. Tre kryetarë komisionesh, nënkryetarin e Kuvendit dhe të gjitha delegacionet e tjera që me të drejtë i takojnë opozitës”, tha Balla.

Sipas Taulant Ballës kjo nuk do të thotë që të gjithë kundërshtarët e Lulzim Bashës janë aleatë të socialistëve.

“Ju s’keni faj, por partisë nënë thojini që Astrit Patozi është i tyre nuk është i yni”, tha ai.

Reforma zgjedhore është parashikuar të përfundojë në 28 Nëntor. Ata që do ta finalizojnë janë 10 anëtarët e rinj të komisionit të posaçëm e ndarë midis mazhorancës dhe opozitës parlamentare./abcnews.al

sk.png
G. P.15:20 | 16/04/2019

Skënderbeu është mbrojtur sot në Gjykatën Sportive në Lozanë të Zvicrës. Klubi korçar kërkon heqjen e dënimit të UEFA-s, ndërsa vendimi pritet të jepet pas disa javësh.

Udhëtimin drejt Lozanës e bënë me humor të mirë. Drejtuesit e Skënderbeut me presidentin Takaj në krye janë në Zvicër, ku patën seancën dëgjimore të gjyqit me UEFA-n. Kampionët e Shqipërisë në fuqi kërkojnë anulimin e vendimit me 10 vite përjashtim nga kupat e Europës, dhe të gjobës prej 1 milionë eurosh.

Takaj është shprehur se optimizmi është i madh dhe se është i sigurt se klubi I tij do të shpallet i pafajshëm nga akuza për trukim ndeshjesh, ndonëse vendimi i KAS-it pritet të merret më vonë.

Gjithsesi, burime pranë klubit janë shprehur për ABC News, se do të mirëpritej edhe një ulje e dënimit deri në 3 vjet, ndonëse kjo nuk duhet të thuhet publikisht.

Për të fituar gjyqin, korçarët kanë pajtuar një agjenci të specializuar zvicerane, për të cilën besohet se kanë paguar 500 000 euro, ndërsa do të mbështeten tek argumentet se nuk ka prova për trukimet, dhe se nuk është e vërtetuar se kush i ka përfituar paratë e basteve.

Skënderbeu ka bërë me dije se ka pasur ndryshime edhe në panelin e UEFA-s që mori vendimin për dënimin.

Skuadra korçare u akuzua se trukoi disa ndeshje në Ligën e Europës dhe në Champions, qoftë në turet kualifikuese, apo në fazën e grupeve, diçka që vazhdon të mohohet prej drejtuesve./abcnews.al

DENOHEN-GRABITESIT-E-BANKAVE.mpg_snapshot_00.39-1280x720.jpg
ent ela15:47 | 26/03/2019

Gjykata për Krime të Rënda ka shpallur fajtorë anëtarët e bandës së grabitjes së parave në Rinas, por edhe të disa grabitjeve të bankave të nivelit të dytë. Vendimi është marrë në seancën e djeshme, ku është shpallur fajtor për të gjitha akuzat, Dash Kupa dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda dënon në total me 156 vite burg 9 të pandehurit të akuzuar për grabitjet me dhunë të tre bankave në Tiranë dhe të autoblindave me para’ në rrugën e Rinasit.

Grupi i drejtuar nga Admir Murataj, person në kërkim dhe i vetmi ende i padenuar nga antarët e grupit, ka kryer një sërë grabitjesh nga 2015- 2017 ku kanë përfituar disa milionë euro.

Të hënën gjyakta e krime të vendosi të dënojë të prangosurit; Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja bashkëpunëtorë të drejtësisë u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Sipas prokurorisë së krimeve të rënda, grabitja e parë ndodhi më 12 shkurt të 2015 ku në një bank të nivelit të dytë, afër stacionit të “Trenit” në Tiranë, morën nën kërcënimin e armëve, 900 mijë Franga Zvicerane, 800 mijë Paund Britanik. Në dhjetor të po atij viti, u grabitën në Qafë Kashar nga i njëjti grup ndodhur në  kohën kur paratë transportoheshin me mjete të blinduara në drejtim të Rinasit, 1. 8 Milion Paund Britanik, 800 mijë Dollarë Amerikanë, dhe 400 mijë  mijë Dollarë Kanadezë dhe Australian.

Por shkurti i 2017 ishte më frytëdhënësi për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal. Në fshatin Domje, në rrugën e Rinasit, u grabitën duke goditur me një mjet të blinduar, makinën që transportonte paratë, ku u morën më  shumë se 3 milion euro. Në të gjitha grabitjet anëtarët e grupit kishin si veshje kamoflazhi, si ato të ushtrisë, ndërsa idenifikimi i tyre u bë pasi shumë shumë se 2 vitesh ndjekje. /abcnews.al

 

mm-1280x698.jpg
ent ela15:31 | 09/03/2019

Të premten Gjykata Penale në Shkup ka shqiptuar rreth 20 vjet burgim për gjashtë të akuzuar: ish-shefin e shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijalkov, kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, dhe katër ish- anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ata u dënuan për shkak të rolit të tyre në parregullsitë e procesit të zgjedhjeve vendore në vitin 2013.

Procesi gjyqësor i koduar si ‘Titaniku 2’ u kërkua nga Prokuroria Speciale Publike. Pavarësisht se avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar ankimim në Gjykatën e Apelit, parashikohet se vendimi do të tensionojë situatën politike në vend

Rasti ‘Titanik’ në të cilin u dënuan me burgim dy eksponentë të lartë politik – Sasho Mijalkov, ish-shef i shërbimit sekret maqedonas, dhe Menduh Thaçi, kryetar i PDSh-së, dhe katër ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, është pasuar nga dy vlerësime katërcipërisht të kundërta: Sipas të parit, dënimi është provë se – drejtësia vonon ama nuk harron.

Me fjalë të tjera, aktgjykimi i Gjykatës Penale në Shkup, është ajo drita e shumëpritur në fund të tunelit – për vendosjen e shtetit të së drejtës. Mirëpo, përtej kësaj, fakti se gjykatat speciale, jo rrallë nuk i shpëtojnë damkës si ‘gjykata politike’, verdikti i Gjykatës sikur lë një shije mosbesimi.

Në fakt, sipas një këndvështrimi tjetër, dënimi i së premtes, sikur flet për pozitën e vështirë të qeverisjes së kryeministrit Zoran Zaev, në radhë të parë për ruajtjen e shumicës së dy të tretave në Parlament, që i është shumë e nevojshme për bërjen e detyrave të shtëpisë – për epilogun e pasigurt të zgjedhjeve Presidenciale të 21 prillit, por edhe për thellimin e reformave në pritje të dritës jeshile për çeljen e negociatave për t’u bërë anëtar me të drejta të plota në BE.

Kryeministri Zaev ashiqare ka nevojë për ‘tetëshen e artë’ të shkëputur nga VMRO-DPMNE-ja, për të cilën thuhet se është e afërt me Mijalkovin, por edhe për dy deputetët e PDSH-së së Thaçit. Së këndejmi, nuk janë të paktë ata të cilët mendojnë se me dënimet e shqiptuara, sikur Mijalkovi, po edhe Thaçi, po paralajmërohen për atë që quhet politikë e ‘kulaçit dhe kërbaçit’.

Me fjalë të tjera, të jenë të kujdesshëm për veprimet që do të mund të ndërmarrin, për shkak se – dihet: ‘pushteti e zë lepurin edhe me qerre’! Dhe gjithë kjo, pavarësisht se nga diçka duhej të niste, e zbeh betejën për shtetin e së drejtës. Kjo aq më tepër kur edhe raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 2013-tës, për të cilat u dënua gjashtëshja e prirë nga Mijalkov e Thaçi, fliste për parregullsi që nuk patën ndikim në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve!/abcnews.al

menduh-thacii.png
ent ela14:08 | 08/03/2019

Në kuadër të procesit “Titanik 2”, Gjykata Penale në Shkup ka dënuar me burg kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, 5 ish-anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete të Maqedonisë, për parregullsitë e verifikuara në zgjedhjet vendore të vitit 2013.

Zotit Thaçi iu caktua dënimi me 3 vjet e dy muaj burg. Bedredin Ibrahimit, po ashtu zyrtar i lartë i PDSH-së dhe ish-anëtar i KSHZ-së, 4 vjet e gjashtë muaj burg. Edhe ish-drejtorit të shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, 3 vjet burg. Prokurorja e Prokurorisë së Posaçme, Fatime Fetai kërkoi masën e paraburgimit për zotërinjtë Mijallkov dhe Ibrahimi deri në hyrjen në fuqi të dënimit, për shkak të mundësisë së arratisjes së tyre.

Fatimi Fetai, prokurore e Prokurorisë Speciale: “Për këto arsye, për shkak të ekzistimit të rrethanave që japin indikacione për arratisje, nga i akuzuari Bedredin Ibrahimi me qëllim që ai ti ikë dënimit që i ngarkohet, mendoj që mekanizëm i vetëm për sigurimin e prezencës së tij në procedurën e mëtutjeshme është paraburgimi”.

Mijallkov e morri qetë kërkesën e Prokurorisë Speciale, por jo edhe Ibraimi. Tha që këtu ka lindur dhe këtu do të jetë për t’i qeshur në fytyrë Fatime Fetait, kur apeli do ta lirojë nga akuzat.

Bedredin Ibraimi, ish-anëtar i KSHZ-së: “Derisa në instancat më të larta gjyqësore nuk e dëshmojë se unë dhe kolegët e mi nuk kemi asnjë faj, nuk kam nevojë të ikë askund. Këtu do të mbetem, që kësaj nesër ti qeshem në fytyrë, sepse ky vendim është i shkallës së parë”.

Sasho Mijallkov, ish-shef i shërbimeve sekrete: “Unë disa herë para këtij trupi gjykues, mendoj që njëherë edhe para jush i nderuar gjykatës e kam thënë filozofinë e mendimit tim, e ajo është se me ikje problemet nuk zgjidhen. Stili i jetesës time nuk është ikja”.

Trupin gjykues pranoi kërkesën e Speciales që këta të dy të shkojnë në paraburgim dhe në orët e pasdites, ata janë transferuar në Burgun e Shkupit./abcnews.al

olesia-duka.jpg
ent ela12:29 | 08/03/2019

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vjet heqje lirie stomatologen Olesia Duka, e cila përmes mashtrimit u ka marrë disa miliona euro biznesmenëve në Durrës dhe Tiranë.

Mësohet se Duka ka përfituar nga ulja e dënimit me 1/3, pra nga 15 vite heqje lirie u dënua me 10 vite pasi ka pranuar akuzat.

Gjykata njohu edhe borxhet që stomatologia ju ka marrë biznesmenëve përmes mashtrimit.

Duka u arrestua vitin e kaluar, pas denoncimit të parë të bërë në prokurori nga pronari i një zyre këmbimi valutor dhe agjencie udhëtimi.

Nëpërmjet mashtrimit ajo ka mundur t’i marrë afro 900 mijë euro, ndërsa të njëjtin fat patën edhe disa biznesmenë të tjerë. /abcnews.al

SINKRON-ETILDA-GJONAJ-PER-DRITAN-DAJTIN.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela14:11 | 10/02/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda që pranoi kërkesën e Dritan Dajtit për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg. Gjonaj njoftoi se do i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për procedimin e trupës së gjyqtarëve që dha vendimin.

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për pranimin e gjyaktimit të shkrtuar ndaj Dritan Dajtit është skandaloz dhe i papranueshëm. Kështu u shpreh Ministrja e  drejtësisë, Etilda Gjonaj,  duke e ciluar si vendim të paprecedent për Dajtin, i cili 10 vite më parë vrau 4 efektiv të policisë së shtetit.

 “Vendimi i trupës së gjyqtarëve për pranimin e gjykimit të shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vjet për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e 4 policëve tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me Kodin e procedurës penale.

Prej 48 orëve kemi punuar intensivisht për të adresuar një skandal të papranueshëm të përmasave të tilla të patolerueshme të gjyqtarëve që kanë dhënë vendimin tërësisht në kundërshtim me ligjin për personin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve”.

Gjonaj nuk u ndal vetëm te deklarata e fortë, por kërkoi edhe procedim displinor për 5 gjyqtarët Apelit për Krimet e Rënda, të cilët ndryshuan vendimin për Dajtin.

“Ministria e Drejtësisë do t’i drejtohet KLGJ-së për të marrë masat e menjëhershme për procedimin disiplinor të gjyqtarëve lidhur me këtë rast të paprecedent të shkeljeve në kundërshtim me çdo standard të gjykimit të shkurtuar dhe procesit penal.

Pasuria është një element i rëndësishëm për t’u vlerësuar nga institucionet e vettingut por mbi të gjitha i kërkoj Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ONM-së që në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të fokusohen në elementë të tillë që çdo gjyqtar ose prokuror me vendimmarrjen e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale t’i shpëtojnë forcës së ligjit”.

Ministrja e Drejtësisë shprehu mbështetje për prokurorinë në ankimimin e bërë në Gjykatën e Lartë për ndyshimin e vendimit të dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda.

“Mbështes prokurorinë në ankimimin në Gjykatën e Lartë me qëllim që parregullsitë e procesit në apel të rivendosin drejtësinë në vend.

Qytetarët shqiptarë meritojnë një sistem drejtësie ku gjyqtarët dhe prokurorët me kurajo, përgjegjshmëri dhe në zbatim të ligjit të marrin vendime të drejta të pandikuara nga asnjë lloj rrethane tjetër dhe të japin drejtësi!”.

Dritan Dajti ka vuajtuar deri më tani 10 vite burg por, të gjithë këtë kohë e ka kryer në paraburgim që llogariten me rreth 15 vite. Në gusht të 2009, Dajti akuzohet nga prokuroria për vrasjen e ish-oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj dhe Saimir Duçkollarri gjatë një shkëmbimi pranë pistës Iliria në Palzhin Durrësit./abcnews.al

sajmir-cullhaj.jpg
G. P.12:17 | 07/02/2019

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin me 8 vite burg për Saimir Çullhajn. Sëbashku me një tjetër person në Gusht të 2017, ai tentoi të kalonte përmes aeroportit të Rinasit drejt Anglisë 3 armë automatike me anë të pakove postare.

Pavarësisht se Çullhajt iu gjetën gjurmat e gishtave në pakot postare, ai e mohoi fillimisht përfshirjen e tij në këtë rrjet duke pretenduar se nuk e dinte se çfarë kishte brenda në pako dhe se po niste një dërgesë tek miku i tij në Angli.

Prokuroria ka bërë me dije se dyshohet për përfshirje të dy personave të tjerë në këtë trafik armësh, por për ta nuk ka ende prova të mjaftueshme./abcnews.al

223520577-7727e44f-b398-4551-a66b-56883281a2e7.jpg
ent ela19:45 | 25/01/2019

Dy hajdutë shqiptarë janë kthyer në makthin e drejtësisë italiane, e cila nuk është në gjendje t’i dënojë ata për vjedhjet e shumta. Shkak për këtë dështim të autoriteteve të vendit fqinj është bërë fakti se vëllezërit Trushi, përveç se binjakë në pamje kanë edhe një ADN identike.

Eduard dhe Edmond Trushi, vëllezërit shqiptarë të njohur edhe si “binjakët Lypen”, i kanë shpëtuar sërish ndëshkimit të drejtësisë italiane. Në procesin e fundit të mbajtur ndaj tyre në Gjykatën e Veronës historia është përsëritur, të dy ata janë shpallur të pafajshëm për mungesë faktesh. Shkak për shfajësimin e radhës nuk është bërë paaftësia e autoriteteve italiane, por trashëgimia gjenetike e dy vëllezërve. Binjakët Trushi kanë një kurrikulum të gjatë bëmash kriminale në veri të Italisë, ku kanë kryer një seri grabitjesh të suksesshme, për shkak të të cilave janë pagëzuar me emrin e hajdutit të famshëm. Gjurmët e ADN-ve të rekuperuara në vendngjarje të ndryshme nuk kanë shërbyer kurrë për t’i futur në grackë, pasi hemozigotët e tyre janë identikë. Sipas hetuesve italianë, ajo që mund t’i dallojë dy 33-vjeçarët janë karakteristika thuajse të padukshme, që mund të zbulohen vetëm përmes analizave të thella dhe të vështira. Deri atëherë, se cili e kreu vjedhjen, Eduardi apo Edmondi, do të mbetet një mister edhe për faktin se as gjurmët e gishtave, që dy vëllezërit i kanë të ndryshme, nuk kanë shërbyer për të hedhur dritë mbi krimet e tyre. Në çdo vjedhje ata janë treguar të kujdesshëm duke përdorur doreza./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono