dënimi

17a5289b251e70405cef50c058da53fd_L.jpg
nev ila11:10 | 18/11/2019

Mali i Zi dënon  shkodranin e mirënjohur Irfan Domnori për shkak të përdorimit të simboleve shqiptare në një aktivitet në Tivar. Ai ka rrëfyer ngjarjen me detaje duke e konsideruar paradoksal shkakun e dënimit që do ti kushtojë jo vetëm 300 euro, por dhe mos lejim të kalimit në Mal të Zi.

Një ngjarje paradoksale ka ndodhur me një ndër figurat më të njohura të Shkodrës në fusha të ndryshme për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktivitete kulturore dhe sportive.

Irfan Domnori pretendon se vetëm për shkak se në një festë në Tivar të Malit të Zi ka veshur simbole kombëtare dhe ka mbajtur një flamur shqiptar është ndaluar nga policia e shtetit fqinj dhe më pas gjykata e dënoi.

64 vjeçari me shumë të ngjarë nuk i njeh ligjet e Malit të Zi që në fakt nuk ndalon simbolet kombëtare të shteteve të tjera por bashkë me to duhet të ekspozohet dhe flamuri malazez. Ky është rasti i dytë që një shqiptar dënohet nga drejtësia e Malit të Zi për shkak të simboleve kombëtare në evente./abcnews.al

 

 

 

 

 

4C294989-FBC8-4F49-BB4D-4B9CA34CE0F5_w1023_r1_s.jpg
ent ela20:39 | 06/11/2019

Dy nga gjashtë personat e dëbuar nga Kosova në Turqi në mars të vitit të kaluar, janë dënuar menga shtatë vjet e gjashtë muaj burgim. lajmi është raportuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Osman Karakaya dhe Cihan Özkan janë shpallur fajtorë për “pjesëmarrje në organizatë të armatosur terroriste”, derisa janë liruar nga akuza,”spiunazh ndërkombëtar”.

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e 30-të të Krimeve të Rënda në Stamboll, Karakaya dhe Özkan kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

“Në aktakuzën e përgatitur nga Prokuroria Republikane e Stambollit, gjashtë të dyshuarit, ndër të tjera, ngarkoheshin me akuzat ‘drejtim i një organizate terroriste të armatosur’ dhe ‘Spiunim ndërkombëtar’ dhe për ta ishte kërkuar burgim nga 16 vite e gjashtë muaj deri në 28 vjet”, raportoi Anadolu.

Gjashtë turq ishin dëbuar nga Kosova në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar. Autoritetet turke kanë thënë se ata janë pjesëtarë të organizatës FETO, të cilën Ankaraja e konsideron terroriste.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, e lidhur ngushtë me klerikun turk, Fethullah Gylen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Më 28 qershor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës themeloi Komisionin Hetimor Parlamentar për këtë rast, i cili ka identifikuar 31 shkelje ligjore gjatë procesit të arrestimit dhe dëbimit nga Kosova të 6 shtetasve turq. Komisioni ka gjetur shkelje në secilën fazë, që nga revokimi i lejeve të qëndrimit për 6 shtetasit turq e deri te largimi i tyre nga Kosova.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj pati deklaruar atëkohë se nuk ka qenë në dijeni për këtë operacion.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar 22 kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me këtë rast. /abcnews.al

Bullgaria-UEFA.png
Veronik Istrefaj16:57 | 29/10/2019

UEFA ka dënuar Bullgarinë me 75 mijë euro gjobë, si dhe me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve të tifozëve në sfidën kundër Anglisë. “Tre Luanët” anglezë shkatërruar Bullgarinë me rezultatin 0-6, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Përgjatë gjithë takimit, pati kore raciste nga tifozët e Bullgarisë për futbollistët anglezë, që ishin shumë pranë ndalimit të ndeshjes.

Sot, ka ardhur dënimi dhe nga UEFA, e cila ka treguar një dorë të butë ndaj Federatës Bullgare. Për referencë, sulmuesi danez, Nicklas Bendtner, është dënuar me 90 mijë euro gjobë vetëm për një festim goli të pahijshëm.

Racizmi vazhdon të mbetet problem në futboll, sidomos kur luajnë dy kombëtare përballë njëra-tjetrës, pasi numri i tifozerisë është më i madh. Ndërsa UEFA, vazhdon të bëjë një “vesh të shurdhër” dhe të japë gjoba modeste./abcnews.al

agim-kajmaku-kqz.jpg
ad min15:16 | 29/10/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund ta shpëtojë Agim Kajmakun. Burimet i thanë ABC News  se anëtarët e KQZ-së janë të ndarë, dhe disa mendojnë që kryebashkiaku i Vorës duhet ta ruajë mandatin, pasi ka fshehur diçka, të cilën, po ta kishte deklaruar nuk do ta penalizonte. Vendimi është në dorë të Edi Ramës, pasi partia e tij ka shumicën në KQZ.

Nëse kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku do të kishte deklaruar se në vitin 2003 ishte ndaluar nga policia greke, tani, ai nuk do të rrezikonte mandatin. Pas vendimit të prokurorisë së përgjithshme, e cila vlerëson se Kajmaku ka fshehur ndalimin dhe procedimin në Greqi, KQZ, që në këtë rast luan rolin e gjykatës, ka 10 ditë kohë për të marrë vendimin.

Burimet i thanë ABC News, se 5 anëtarët e KQZ-së janë të ndarë. Disa mendojnë se Kajmakut duhet t’i ndërpritet mandati sepse ka gënjyer në formular, ndërsa të tjerët mendojnë se kryebashkiaku i Vorës duhet të ruajë mandatin, pasi ka fshehur diçka, të cilën, po ta deklaronte, nuk do ta penalizonte.

KQZ ka praktika të ndryshme për raste të ngjashme. Ajo ju ka hequr mandatin për mungesë sinqeriteti deputetëve Dashamir Tahiri, Shkëlqim Selami, Gledion Rehovica apo Aqif Rakipi. Nga ana tjetër, në raste të ngjashme, KQZ ka shpëtuar kryebashkiakët Adriatik Zotkaj apo Tërmet Peçi.

Vendimet në KQZ merren me 4 vota, aq sa e ka shumicën PS në këtë komision. E thënë ndryshe, Edi Rama ka në dorë të shpëtojë apo  të sakrifikojë Kajmakun e Vorës./ABC News Albania

Ribery-1280x648.png
Veronik Istrefaj21:14 | 28/10/2019

Franck Ribery bëri një ndeshje shumë të mirë në takimin kundër Lazios në fundjavë, duke dhënë asistin e golit të Chiesa, i cili barazoi provizorisht në 1-1. Megjithatë, Fiorentina do e humbiste këtë sfidë ndaj lacialëve, me një gol të Immobiles në minutat e fundit.

Ribery nuk ishte aspak i qetë në momentet e fundit të sfidës, madje edhe shtyu arbitrin kryesor. Sot, Federata Italiane ka vendosur ta dënojë sulmuesin francez. Plot 3 ndeshje pezullim dhe gjobë 20 mijë euro ka qenë dënimi që Federata i ka dhënë veteranit të Fiorentinës, i cili do të jetë një mungesë e madhe për “La Viola” në fazën më të ngarkuar të kampionatit.

Ribery ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Serie A këtë sezon, duke treguar se mosha është thjesht një numër./abcnews.al

tahiri-1280x720.jpg
Autor E13:10 | 28/10/2019

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënoje ish-ministrin Saimir Tahiri me 5 vite burg, e cila është konvertuar në 3.4 vite burg, e konvestuar në shërbim prove.

Pas shpalljes së vendimit, gjykatës iu deshën disa ditë për të listuar argumentet që i çuan ata të rrëzojnë akuzat për “grup të struktruar kriminal” duke e dënuar vetëm me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

“ABC News” siguron vendimin e argumentuar të gjykatësve se përse ata konstatuan vetëm “shpërdorim detyre” nga Saimir Tahiri duke rrëzuar akuzat e tjera.

Një ndër argumentet kryesore të gjykatës që e çuan trupin gjykues tek vendimi është edhe mos informimi i Ministrisë së Mbrojtjes për mosfunksionimin e radarëve që kontrollojnë detin.

Tahiri u shpreh se e ka informuar Minsitrinë e Mbrojtjes, por gjykata thotë se në dosje nuk gjendet një shkresë e tillë.

Mos informimi i Ministrisë së Mbrojtjes për efektet që sjell mos funksionimi i radarëve ka ndikuar në rritjen e kriminalitetit për sa i përket trafikut.

“Kjo ka shtrembëruar sundimin e ligjit, ka cënuar shtetin ligjor si edhe tek mirëqeverisja”, shkruan gjykata në vendim.

Gazetarja e ABC Neës Elidona Daci raporton se në vendimin e zbardhur tashmë lidhen me rrëzimin e tre akuzave lidhur me prokurorinë e Krimeve të Rënda,

Gjykata e Krimeve të Rënda  rrëzoi akuzat e prokurorisë se janë vetëm indicie dhe nuk janë të ndara në rolin e përcaktuar për personat e përfshirë në këtë çështje.

Në vendimin e  gjykatës vërtetohet se kultivimi i bimëve narkotike është e vërtetë që ka përfshirje të punonjësve të policisë, por nuk është i vërtetuar roli. Gjykata ka argumentuar se duke paraqitur këto prova, rolin që ka pasur secili prej këtyre të pandehurve, akuza për grup të strukturuar kriminal bie poshtë.

Përgjimet që flisnin për dekonspirime nga Policia e Vlorës dhe biseda mes dy vëllezve habilaj gj i ka rrëzuar me argumentin se nuk mund të merren si provë se janë indicie dhe organi i akuzës nuk ka kryer veprime të mëtejshme për përgjigmet e Habiljave ku flisnin për shefin e madh. Prokuroria nuk ka kryer hetimet që biseda mes dy personave ishte pikërisht Tahiri, shefi i madh.

Edhe për dhuratat që pretendohet se ka marrë Tahiri, gjykata ka arsyetuar  se Prokuroria nuk ka kryer veprimet e duhura për rolin  gjithsecilit. Ndërkohë që akuza e shpërdorimit të detyrës lidhet me mosveprimin e ministrit të brendshëm, Kur shqipëria ishte e kanabizuar, por nuk ka vepruar  e marrë masa për parandalimin e kultivimit

Gjykata për Krime të Rënda përfaqësuar nga Ardit Mustafaj e ka dënuar Ministrin e Brendshëm me dënim plotësues, që për 3 vite nuk duhet të mbajë asnjë post publik.

Edhe prokuroria e ka animuar vendimin gjykatës se nuk është dakord për shpërdorim detyre, por për kultivim kanabisi, prej 5 vitesh. Mbetet për t’u parë sesi do vijojë beteja ligjore e ish-ministrit Tahiri. /abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Screenshot_19-12-600x360.jpg
ent ela20:59 | 12/10/2019

Gjykata Themelore ka dënuar tre persona, dy vajza e një djalë me më shumë se 11 vjet burgim për një tentim grabitje, ku të dyshuarit kishin marrë veç një çamçakëz.

E gjithë ngjarja ndodhi në mars të 2018, kur E.D djalë dhe L.R vajzë tentuan të grabitin një dyçan në lagjën Kalabria.

Djali u dënua me 4 vjet edhe dhjetë muaj burg. Andaj, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, assesi të pajtohen më dënimin.

“Vepra e parë “vjedhje në tentativë”, faktikisht ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, ka thënë mbrojtësi i të pandehurëve.

Ai gjithashtu po thotë se pranimi i fajësisë është rrethanë lehtësuese, por kështu nuk veproi gjykata sipas mbrojtësit të të pandehurit.

ditran-hoxha.jpg
ent ela09:10 | 03/10/2019

Policia e West Yorkshire ka zbuluar një fermë masive kanabisi, gjatë bastisjes së një ndërtese në Halifax.

Në prangat e Policisë ra 38 vjeçari shqiptar Ditran Hoxha, i cili kishte mbjellë më shumë se 600 bimë kanabisi. Sipas mediave britanike 38 vjeçari shqiptar theu këmbën teksa u përpoq t’u shpëtonte oficerëve të policisë, duke u hedhur nga çatia .

Mediat britanike bëjnë të ditur se droga mund t’u kishte sjellë fitime tregtarëve deri në 1 milion paund.

Hoxha u burgos për 30 muaj dhe do të dëbohet në Shqipëri në fund të dënimit. Ai u deklarua fajtor për prodhim të kanabisit.

Gjatë kontrollit në banesë, shqiptarit i janë gjetur rrënjë të kanabisit, që po rriteshin. Oficerët e Policisë në total kanë sekuestruar  621 bimë kanabis, ndërsa panë që ambientet ishin të pajisura me kanale ventilimi dhe sisteme ngrohjeje.

Mësohet se Hoxha kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme. /abcnews.al

 

MASA-PER-PROTESTUESIT-KUKES_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
ent ela13:05 | 21/09/2019

Gjykata e Kukësit ka dënuar me 1 vit shërbim prove 8 protestuesit e rrugës së Kombit. Ata kanë pretenduar pafajësi para trupit gjykues duke u shprehur se çështjen do ta çojnë në Apel. Pas vendimit ka reaguar edhe dega e PD në Kukës, e cila deklaroi se dënimi është politik dhe i pambështetur në prova.

Pas disa seancave maratonë prej më shumë se një viti e gjysëm, Gjykata e Kukësit ka dënuar  me 6 muaj  burgim të konvertuar në periudhë prove një vit, tetë prej protestuesve kundër taksës në “Rrugën e Kombit”.

Ervis Oruçi, Armand Ademaj, Fatos Harulla, Mirdaim Nerguti, Lulzim Popa, Ahmet Tobli, Shpetim Todaj dhe Shaban Selmanaj, u akuzuan nga prokuroria për veprën  penale të “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimit të punonjësit policisë së rendit publik”.

Vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit ata nuk e kanë pranuar dhe do e apelojnë në Gjykatën e Apelit në Shkodër duke pretenduar pafajësi.

Pas vendimit ka reaguar edhe kreu i PD në Kukës Arif Rexhamati i cili e konsideroi të padrejtë dhe të pambështetur në prova.

Më 31 mars të viti të kaluar qytetarët e Kukësit dolën në protestë kundër pagesës pesë euro për kalim në “Rrugën e Kombit”. Protesta doli jashtë kontrollit kur protestuesit sulmuan dhe shkatërruan vendpagesën. Në qershor të vitit kaluar, Gjykata e Kukësit shpalli fajtorë edhe 25 protestues të akuzuar për dëmtimin e pikës së pagesës. Vendimi  u mor në një seancë të vetme gjyqësore. /ABC News Albania24/7

SINKRON-TAHIRI.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela11:46 | 21/09/2019

“Që ditën e parë që hyra në Politikë zgjodha rrugën e së vërtetës”. Me këto fjalë e nisi Sajmir Tahiri komunikimin parë me mediat pas dhënies së vendimit, ku u dënua, me 3.4 vjet burg për shpërdorim detyre.

‘Me ketë rrugë do edukoj fëmijët e mi, këtë rrugë zgjodha. Mbajta në kurriz akuza nga më monstruozet, më akuzuan se fitoja 5 mln euro në mua se harxhoja 20 mln euro në muaj. fati im ishte që prokuroria  italiane hetoi dhe e panë qartë. Kjo për mua nuk është drejtësi e plotë, beteja për të vërtetën  time është stacioni i parë, ka plot rrugë përpara. Do i shkoj deri në fund të vërtetës sime”.

Pjesë nga fjala e Saimir Tahirit

Pas dy vitesh hetimet nga prokuroria, karroca e prishur e dyshimeve mbi mua ndaloi në stacionin e parë. Heshta për të respektuar drejtësinë jo se nuk di të flasë. Unë kam besuar që ditën e parë që nuk duhet të ishte një gjyq popullor, por një gjyq shembullor. Unë heshta i bindur dhe e bëra vetëm në respekt të drejtësisë. Unë e kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit. Unë lash mandatin e deputetit.

Gënjeshtrat morën një përgjigje edhe pse as e plotë, as përfundimtare. Vendimin unë do ta ankimoj sapo të zbardhet.

Kush mendon para se të merrja unë detyrën, që kanabis kishte vetëm në Lazarat, gabohet rëndë. Unë sot akuzohem për shpërdorim detyre. Unë edhe mbrojtjen për këtë akuzë do e bëj përballë gjykatës siç më takon. Ka pasur Shqipëria ministra të Brendshëm të tjerë, ministrja, Kryeministra. Një ministër i Brendshëm kur u vranë 4 qytetarë nuk u akuzua për shpërdorim detyre. Shesin mend e dëngla në emër të popullit dhe më bëjnë mua gjyqin në emër të popullit. Mua më intereson vetëm e vërteta ime dhe do t’i shkoj deri në fund. Mua më takon të rri e të pres, të marr vendimin e zbardhur të gjykatës dhe ta apeloj urgjentisht.

Ka shumë qytetarë që sot më besojnë. Ka plot të tjerë që s’më besojnë dhe as do më besojnë kurrë me gjasë. I falenderoj dhe gazetarët, analistët dhe komentatorët që nuk janë kursyer. Ju them të gjithëe prisni, bëni durim, prisni! Në këtë vend që duket sikur parimet vlejnë pak, në këtë vend mund të bëhet dhe ndryshe dhe Shqipëria e fëmijëve të mi nuk mund të jetë kjo. Unë do vazhdoj ta bëj këtë betejë. /abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono