denim

deme4.jpg
Autor E11:22 | 09/10/2019

Ndërsa e mohoi akuzën tërë seancën, i dyshuari për vrasjen me çekiç në Wintersëijk të Deme Lulaj mund të dënohet me 18 vjet burg.

Nuk kam asnjë lidhje me të dhe as nuk e njoh familjen Lulaj, pohoi 38-vjeçari Xhevdet D. të martën gjatë çështjes gjyqësore në Zutphen, ku ishte i dyshuar për vrasjen horror me çekiç në Wintersëijk më 29 tetor 2017 .

Por në fjalën e tij të fundit, ai nuk mund të rezistonte duke i dhënë një goditje tjetër familjes së viktimës: “A e dini se sa vrasje kanë familja Lulaj në ndërgjegjen e tyre?” A e dini se Deme Lulaj vrau vjehrrën? »Me ato fjalë, ai anuloi pretendimet e tij të mëparshme se ai nuk e njihte fare familjen.

Gjakmarrja
Se vrasja e Deme Lulaj është çështje hakmarrjeje ishte e sigurtë për prokurorin publik. Lulajt dhe familja e Xhevdet D. jetuan ngjitur në Kosovë. Xhevdet D. kishte parë kur ishte 12-vjeç se si babai i tij ishte rrahur për vdekje me një shufër prej druri nga vëllai i Deme Lulaj.

Ai gjak u mor vetëm në 2017, si në traditën e vjetër të vrasjeve të nderit. Familjet kishin humbur kontaktet me njëri-tjetrin pasi kishin ikur jashtë gjatë luftës në Kosovë. Në vitin 2014 përsëri do të kishte një takim të parë në Gjermani. Deme Lulaj e dinte që kishte ende një gjakmarrje për familjen e tij dhe kurrë nuk ndjehej mirë gjatë vizitave të tij në Kosovë. Nuk mund të kishte pajtim mes dy familjeve

Brutale dhe e pamëshirshme
Vrasja e Deme Lulaj ishte brutale dhe e pamëshirshme, tha prokurori publik. Ai u godit me makinë dhe u godit të paktën pesë herë me një çekiç të mprehtë. Një lumë gjaku ishte në vendngjarje, thanë dëshmitarët më vonë.

Ai ishte transportuar gjallë në spitalin në Nijmegen, por kirurgët nuk mund të bënin më asgjë për të, tha vajza e tij dje në një deklaratë emocionale. “E urrej atë aq shumë sa shpresoj që ai të marrë një dënim të përjetshëm. Ai ka shkatërruar gjithë jetën tonë. ”, tha ajo.

aida-melano.jpg
G. P.16:48 | 05/10/2019

Janë publikuar pamjet e arratisjes spektakolare nga burgu të ish-deputetes kolumbiane, e dënuar me 15 vjet burg për blerje votash. Ajo është arratisur nga dentisti duke përdorur një litar për të dalë nga dritarja e klinikës. Ndërkohë policia ka arrestuar vajzën e saj, e cila pretendon se nuk ishte në dijeni të planit të nënës së saj, dhe pse atë ditë e kishte shoqëruar.

Ish-deputetja kolumbiane Aida Merlano, e cila vuante dënimin me 15 vjet burg për blerje votash, është vendosur në qendër  të vëmendjes, pas arratisjes si në filma, duke u hedhur nga dritarja e ndihmuar nga një litar.

Ajo ndodhej në një klinikë dentare në Bogota ku kishte shkuar për një kontroll. Merlano u shoqërua nga dy agjentë policie deri në derën e klinikës, dhe sapo ka hyrë brenda ka marrë një litar dhe e ka lidhur me një mobilie.

Në atë pikë, ish-deputetja ka dalë nga dritarja në kat të tretë duke zbritur në kat të parë ku e priste një person me motoçikletë që i lehtësoi arratisjen e suksesshme./ABC News Albania 24/7

luan-bundo.jpg
G. P.16:45 | 05/10/2019

Arrestohet në Spanjë një i dënuar me 10 vite burg në Shqipëri. Luan Bundo u prangos pas vendimit të formës së prerë dhënë nga Gjykata e Tiranës rreth 3 vite më parë.

62-vjeçari Bundo i ka dhënë ndihmë për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme një shtetasi për të shkuar në Australi. Këtë shërbim, Bundo e ka bërë kundrejt një shpërblimi prej 13.000 eurosh. Fillimisht itinerari ishte Maqedoni, Indonezi dhe më pas për në Australi.

Pas arrestimit,  Interpol Tirana po vijon proceduarat për ekstradimin e Luan Bundos në Shqipëri./ABC News Albania

ciftii.jpg
G. P.19:23 | 02/10/2019

Një çift vrasësish serial, të cilët mësohet se janë autorë të vdekjes së 20 grave, është dënuar me 654 vjet burg. Sipas asaj që shkruajnë mediat, çifti ushqente qentë me zemrat e viktimave. “Monstrat e Ecatepec” kanë marrë një dënim të ri me 40 vjet për vrasjen e një gruaje në Mars të 2018-s.

Si të gjithë viktimat e tjera, edhe kjo vrasje ndodhi në Ecatepec të Meksikës. Juan Carlos Hernandez Bejar, 38 vjeç dhe Patricia Martinez Bernal, 44 vjeç, u arrestuan në Tetor të një viti më parë, kur po hidhnin në rrugë një karrocë fëmijësh të mbushur me mish njeriu.

Kur policia ushtroi kontroll në shtëpinë e tyre, gjetën edhe mbetjet trupore të viktimave të tjera. Hernandez pranoi se kishte vrarë 20 femra. Ndërkohë Bernal ishte ajo që u afrohej viktimave, zakonisht femrave të reja dhe i bindte ato që të shkonin në shtëpinë e saj për t’i shitur produkte të ndryshme.

Sapo viktimat shkonin në shtëpi, vriteshin dhe copëtoheshin nga Hernandez. Ndaj çiftit rëndon edhe një dënim për trafik të qenieve njerëzore, pasi shitën fëmijën e një prej viktimave./abcnews.al

shqiptariii.jpg
G. P.11:05 | 27/09/2019

Gjykata në Itali ka dhënë dënimin për një të ri shqiptar, i cili dy vite më parë përplasi rëndë me makinë një italian. Mohamed Koni, 22 vjeç, u dënua me 3 vite burg, gjobë 1600 Euro dhe heqje patente. Me 11 Shtator të vitit 2016, i riu përplasi Mario Otello-n duke i shkaktuar vdekjen.

Italiani po lëvizte me biçikletë në kohën që u aksidentua me makinë. Nga ana tjetër, i riu shqiptar nuk ndaloi për t’i dhënë ndihmën e nevojshme të lënduarit, por u arratis. Ai u dorëzua disa ditë më vonë, në momentin që e kuptoi që nuk kishte më nga t’ia mbante, pasi hetuesit kishin rënë në gjurmët e tij.

Dënimi për të riun u dha të martën, ku gjykatësi vendosi gjithashtu dëmshpërblim për njerëzit e afërm të viktimës.

Përveçse e përplasi, Koni u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë italianit Mario Otella. Ky i fundit qëndroi në koma më shumë se një vit. Plagët që mori në aksident ishin shumë të rënda dhe ai vdiq më 31 Gusht të 2017-s në moshën 28-vjeçare./abcnews.al

pafajesi.jpg
G. P.12:40 | 29/08/2019

Pas 35 vitesh burg për vrasje, një grua në Nevada u shpall e pafajshme dhe u dëmshpërblye me 3 milionë dollarë. 68-vjeçarja premtoi se do të kërkojë dëmshpërblime të tjera nga shteti.

Një grua në Nevada e cila ka vuajtur 35 vjet burg për një vrasje që nuk e kishte bërë, tashmë është shpallur e pafajshme pas provave të ADN-së dhe është dëmshpërblyer me 3 milionë dollarë.

Keti Boski, aktualisht 68 vjeç, do të vazhdojë të kërkojë dëmshpërblim nga shteti dhe nga ish detektivi që ajo e akuzon se ka krijuar prova dhe një rrëfim të paqenë për të ndërsa ajo ishte paciente në një spital psikiatrik në vitin 1979.

Tashmë gruaja jeton me të afërmit e saj në Uashington, por është pjesë e historisë si gruaja që ka vuajtur dënimin më të gjatë me burg duke qenë e pafajshme.  Avokatja e saj u shpreh se asnjë shumë parash nuk do t’i kthejë jetën klientes së saj, por të paktën paratë do të përdoren për kurimin e 68-vjeçares.

Sipas avokates në momentin e marrjes në pyetje Boski ka qenë nën efektin e qetësuesve të fortë, ndërsa hetuesit përpiqeshin të zbulonin autorin e vrasjes së një studenteje 19-vjeçare./ABC News Albania 24/7

pasaport.jpg
G. P.09:13 | 26/08/2019

Një i ri shqiptar është dënuar të dielën në Maltë pasi tentoi të korruptonte një zyrtar atje. Sipas mediave, E.Hushi, 24 vjeç, pranoi se ka futur para në pasaportën e të vëllait dhe më pas donte t’ia jepte një zyrtari për emigracionin.

Sipas avokatit të shqiptarit, Hushi ishte në panik pasi punonjës për emigracionin morën në pyetje vëllain e tij gjatë kontrollit në aeroport. 24-vjeçari kishte pasur të gjitha dokumentet e nevojshme për të hyrë në Maltë.

Sipas prokurorit, ai kishte menduar se zyrtarët e emigracionit do t’i mbanin vëllain dhe nuk do ta linin të hynte në Maltë. Ishte ky momenti kur i riu tentoi t’i jepte 20 Euro brenda pasaportës një punonjësi. Sapo pranoi akuzat, Hushi u dënua me gjashtë muaj burg./abcnews.al

trumpo.jpg
nev ila18:37 | 05/08/2019

Me një fjalim të ri, ndryshe nga të mëparshmit kur villte vrerë ndaj emigrantëve, presidenti Donald Trump ka dënuar ideologjinë e supremacisë së bardhë dhe ka propozuar dënim me vdekje për autorët e vrasjeve në masë. Reagimi i tij lidhej me ngjarjet në Teksas dhe Ohajo, që lanë 29 të vdekur.

Presidenti Donald Trump ka dënuar racizmin, urrejtjen dhe supremacinë e bardhë, në një fjalim të mbajtur të hënën në lidhje me dy incidentet e armatosura që lanë 29 të vdekur.

Gjatë fjalimit, Trump bëri thirrje për reforma që parashikojnë kontrollin e shëndetit mendor për kë dëshiron të pajiset me armë, dënim me vdekje për kë kryen krime në masë dhe më shumë bashkëpunim ndërpartiak në lidhje me ligjet për armët.

“Shëndeti mendor dhe urrejtja e tërheqin këmbëzën e një armë, jo arma vetë”, tha Trump nga Shtëpia e Bardhë.

Ai nuk shprehu mbështetje për masat për kontrollin e armëve të propozuara në Kongres.

Me një zë të vetëm, kombi ynë duhet të dënijë racizmin, fanatizmin dhe supremacinë e bardhë. Këto ideologji dashakeqe duhen mposhtur. Urrejtja nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.

Komentet e tij erdhën pak përpara se autor i sulmit në El Paso të Teksasit të akuzohej zyrtarisht me vrasje në masë. Presidenti e vuri theksin tek një numër politikash, përfshirë këtu bashkëpunimin mes agjencive ligjzbatuese dhe kompanive të rrjeteve sociale, tek ligjet për shëndetin mendor dhe tek nevoja për ndryshimin e kulturës që lartëson dhunën.

Ai u shpreh gjithashtu në favor të paketës së ligjeve të njohur si “flamuri i kuq”, që u lejon forcave të rendit t’ua konfiskojnë armët individëve që dyshohet se përbëjnë kërcënim.

“Agjencitë qeveritare duhet të punojnë së bashku dhe të identifikojnë individët që mund të kryejnë akte të dhunshme. Ato duhet të parandalojnë aksesin e tyre tek armët”, vijoi Trump./ABC News Albania 24/7

cas.jpg
G. P.22:45 | 12/07/2019

Vendimi i CAS për dënimin e Skënderbeut ka bërë jehonë në mediat e huaja.

Vendimi i  CAS në Lozanë ka bërë jehonë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mediat e europiane dhe botërore. Dënimi i Skënderbeut ka bërë bujë nga Amerika e largët e deri në Arabi.

Media dhe portale të ndryshme kanë raportuar për ngjarjen e paprecedentë kur një skuader dënohet pa prova konkrete po vetëm mbi bazën e luhatjeve të koeficentëve të basteve.

Amerikania Fox Sport shkruan: Gjykata përkrah dënimin 10-vjeçar të UEFA-s për klubin shqiptar për fiksim rezultatesh.

I njejti titull edhe për Arab News që i kushton një shkrim të detajuar dënimit të Skënderbeut. Për të vazhduar me radhë me media të njohura në Europë, si “O’Zhogo” e Portugalisë ku ne titullin e artikullit shkruan: Përjashtuar për 10 vite nga sfidat europiane.

La Gazeta dello Sport: Cas konfirmon vendimin e UEFA, Skënderbeu jashtë.

Diajho rekord: Skënderbeu përjashtohet 10 vite nga kompeticionet evropiane.

Dënimi i Skënderbeut është pasqyruar edhe nga agjencia e lajmeve AFP për të vazhduar më pas me “Fanatik” në Turqi, në tëgjitha mediat theksohet se ky është vendimi me i ashpër që UEFA ka dhënë për një skuadër për trukime ndeshjesh./ABC News Albania 24/7

ardian-takaj.jpg
G. P.20:56 | 12/07/2019

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj deklaroi pas vendimit të CAS se do t’i drejtohet Gjykatës Federale në Zvicër për të kërkuar drejtësi. Numri një i klubit korçar zbulon se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Skënderbeut.

Gjykata e Arbitrazhit Sportivë në Lozanë la në fuqi dënimin e UEFA me 10 vite pezullim dhe një gjobë prej 1 milionë euro për skuadrën e Skënderbeut. Një dënim mjaft i rëndë për korçarët të cilët kanë edhe një shans të fundit për të apeluar.

Ajo është Gjykata Federale në Zvicër. Klubi korçar do të kërkojë pafajësinë në Gjykatën Federale. Të paktën kështu shprehet presidenti i skuadrës së Skënderbeut Ardian Takaj për Panorama Sport. Takaj hedh poshtë mundësinë e largimit nga juglindorët dhe beson ende tek drejtësia.

“Jam i shokuar, jo vetëm unë si president, por studio ligjore dhe të gjithë ata që janë marrë me këtë çështje. Unë Skënderbeun nuk e braktis, do vazhdoj luftën. Do e çojmë çështjen në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe aty do të marrim drejtësi. Kjo çështje ka kaluar të gjitha limitet, edhe avokatët që na përfaqësojnë e kanë tashmë personale, pasi janë befasuar nga vendimi i padrejtë”, ka deklaruar presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Takaj hedh poshtë mundësinë e shitjes së klubit dhe merr jetë varianti që mund të arrihet shumë lehtë. Akademia Skënderbeu i mjafton tre vite për t’u ngjitur në kategorinë superiore e më pas të projektohet skuadra drejt kompeticioneve europiane e natyrisht ku president do të jetë pikërisht Ardian Takaj.

Në planin e merkatos, Skënderbeu nuk ka financat e duhura për të nënshkruar me futbollistë të mëdhenj dhe fillimisht priten rinovimet e më pas disa transferime pa shumë kosto./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono