Denaj

DENAJ-PER-BUXHETIN-DHE-TERMETET.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 30/09/2019

Fondi i shpërndarë nga qeveria për emergjencat civile me vlerë 130 milion lekë nuk mjafton për të paguar faturën e dëmeve që lanë tërmetet.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj tha se pritet që vlera e dëmeve që u shkaktuan një javë më parë të nxirret e saktë së shpejti dhe më pas qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin duke i shtuar më shumë fonde emergjencave civile.

Akti normative për ndryshimin e buxhetit do të përfshijë rishpërndarjen e fondeve edhe të institucioneve të tjera sipas prioritetit të projekteve që kanë ecur më mirë. Deri tani shpenzimet për investime publike janë realizuar vetëm 40%, ndërsa edhe të ardhurat në buxhet kanë pësuar rënie krahasuar me planin. /ABC News Albania 24/7

KRONIKE-DENAJ-NE-FIER.mpg_snapshot_00.21-1280x720.jpg
ent ela12:26 | 15/09/2019

Qeveria do të fillojë testimin e kasave të reja fiskale në muajin tetor. Ministrja Denaj u takua me biznesmenë në Fier, për tu konsultuar mbi ligjin e ri, duke thënë se ky lloj raportimi direkt për cdo shitje, do të ulë informalitetin dhe do të ndihmojë integrimin evropian.

Kasat e reja fiskale që raportojnë cdo shitje në kohë reale pranë serverit të tatimeve do të fillojnë të testohen në muajin tetor. Anila Denaj, ministre për Financat dhe Ekonominë u takua me biznesmenë në Fier, për tu konsultuar për këtë sistem të ri.

“Pse doli e nevojshme mbledhja e informacionit? Së pari, doli e nevojshme sepse këto janë sisteme që progresojnë në çdo vend të botës, jo vetëm në Shqipëri. Përpara pesë vjetësh, i gjithë sistemi i marrjes së informacionit ishte në një standard, sot është në një standard tjetër dhe teknologjia e mundëson për më tepër, marrjen e këtij standardi”, sqaroi Ministrja.

Projektligji ende nuk është kaluar në parlament dhe aktualisht po konsultohet me grupet e interesit.

“Është një proces më i qëndrueshëm në luftën kundër informalitetit dhe nuk janë inspektimet objektivi ynë afatgjatë për të luftuar informalitetin.Objektivi kryesor është që ne këtë projekt ta kemi dhe si një parakusht për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Pse? Sepse sisteme të përditësuara me teknologjinë, por jo vetëm, edhe me mendësinë e analizës dhe luftës kundër informalitetit, duhet të jenë në të njëjtën mendësi që është ajo e vendeveeuropiane”, theksoi znj. Denaj.

Vendosja e detyruar e këtyre kasave të reja që raportojnë cdo shitje në kohë reale, është parashikuar të nisë në 1 janar. Kasat fiskale  aktuale që kanë bizneset, raportojnë shitjet totale vetëm në fund të ditës, kur mbyllet aktiviteti. Kritikët kanë ngritur shqetësimin se detyrimi për tu pajisur me kasa të reja, mund të shkaktojë kosto për bizneset. /ABC News Albania 24/7

5-1280x719.jpg
Sej rie11:00 | 09/08/2019

Qeveria është e vendosur t’i japë fund paligjshmërisë dhe informalitetit fiskal. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi ishin ne plazhin e Gjipesë në Jug të vendit, ku po lirohen për qytetarët hapësira e plazheve publike, të zaptuara në kundërshtim me ligjin nga privatët.

 “Jemi këtu për të treguar qartë se informaliteti dhe paligjshmëria do të marrin fund.  Këtu jemi në një zonë të mbrojtur dhe si në shumë vende të tjera të vendit njerëz të paligjshëm kishin zaptuar hapësirat publike. Sot jemi për të treguar qartë se paligjshmëria në këtë vend do të marrë fund përfundimisht.”
Sipas ministrit Çuçi, lirimi i këtyre plazheve te zaptuara nuk është  aksion, por një betejë kundër paligjshmërisë

 “Të gjitha hapësirat publike janë shfrytëzuar sipas ligjit dhe me përqindjet që i përcakton VKM-ja. Ky ishte bastioni i fundit që privati kishte zaptuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme”.

Gjatë  këtij operacioni në plazhin e Gjipesë në Himare u liruan rreth 3000 metra katror plazh, ndërsa 600 metra katrore të tjerë u liruan në Potam e Qeparo. Bëhet e ditur se ka nisur procedim penal për 4 zyrtarë bashkië dhe 5 pronarë subjektesh privatë.

Mes zyrtarëve të proceduar është një Drejtor i Drejtorisë së Tatim-Taksave pranë Bashkisë Himarë, i cili  dyshohet se ka lejuar dy nga këto subjekte tregtare të ushtrojnë aktivitet në plazh pa u pajisur me kontratë qiraje në Bashki dhe pa kupon tatimor.

Po ashtu po procedohen tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim- Taksave në Pogradec, pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilët kishin zënë hapësira publike në zonën e plazhit./ABC News Albania 24/7

denaj-3-1280x721.jpg
Sej rie14:30 | 08/08/2019

Çmimet që aplikonte ky biznes në Golem ndryshe zbatoheshin për konsumatorin dhe ndryshe reflektoheshin në faturën tatimore. Informacioni ka mbërritur në zyrën e Hetimit Tatimor inspektoret e të cilit shkuan për ta penalizuar. Ministra e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj gjatë verifikimit i drejtoi një thirrje të gjithë bizneseve. Të afishojnë çmimet reale që aplikojnë.

 “Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100%  detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës.  Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”.

Modelet që bizneset zgjedhin në raport me politiken e çmimeve janë totalisht përgjegjësi e tyre por ministrja e Financave dhe Ekonomisë kujtoi së ligji njeh detyrimin për t’i publikuar dhe afishuar ato. Një mënyre kjo për të mbrojtur konsumatorin./ABC News Albania 24/7

denaj-2-1280x711.jpg
Sej rie16:15 | 07/08/2019

Në Himarë ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj e çoi denoncimi i një qytetari.

“Dërgoi një faturë jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe ku ju do ta shikoni sepse dhe çmimet janë të krahasueshme më lartë se sa tregu.”

Argumenti i menaxherit nuk e ka bindur ministren e cila i Ben thirrje bizneseve të heqin dorë nga çdo faturë që nuk është miratuar nga tatimet.

 “Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga rregullat por edhe nga fakti që fatura e denoncuar është me çmime dhe qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.”

Në rast e se kuponi tatimor nuk ju vjen në tavolinë denonconi apelon ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Denaj gjithashtu paralajmëron se aplikacioni stop informalitetit I vlefshëm si për qytetarët ashtu dhe për biznesin do të nisë të funksionojë në fundjavë.

“Pjesa më e madhe tani është formalizuar me lëshimin e kuponit, me punonjësit, me deklarimet me të gjitha, po ka dhe vende që ka probleme si nga Booking që kanë godina të paregjistruara. Ministrja: Ende vazhdojnë? Po ndërkohë ju keni parë një ndërgjegjësim të rritur? Domethënë shikoni nga njëra herë që vini në tjetrën që ka përmirësim?”

Denaj kërkon respektim te ligjit ndërsa thotë se grupet e inspektimit do të vijojnë monitorimin e bizneseve përgjatë 24 orëve./ABC News Albania 24/7

denaj-1-1280x747.jpg
Sej rie15:20 | 05/08/2019

Tolerance zero dhe masa më të ashpra paralajmëron ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për të luftuar informalitetin. Denaj publikoi të dhënat e aksionit një mujor ndërmarrë në sektorët kryesore të ekonomisë në vend.

Rezultatet e muajit të fundit në luftë me informalitetin e kanë çuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në këtë përfundim.

“Ka raste që disa subjekte mund t’i kenë shpëtuar masave të pezullimit si pasojë vendimeve gjyqësore apo disa mekanizmave anashkaluese, duke na bërë të marrim masa për ndryshime në Kodin e Procedurave Tatimore. Dhe padyshim që përshkallëzimi i masave të gjobës do të jetë një alternativë për t’u konsideruar, përtej asaj të pezullimit”.

40% e subjekteve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorin e hoteleri-turizmit inspektuar nga administratat tatimore gjatë muajit Korrik kanë rezultuar me probleme.

“Në kuadër të procesit të formalizimit, jemi duke komunikuar me përfaqësuesit e platformës Booking.com,  të cilët nuk kanë ende përfaqësues tatimor në vendin tonë për të formalizuar procedurat e deklarimeve të subjekteve shqiptare të regjistruara në këtë platformë”.

Në sektorin e hidrokarbureve ministrja e Financave thotë se ka nisur ndërgjegjësimi ndërsa kontrollet po vijojnë.

Lupës së tatimeve nuk i kanë shpëtuar as produktet e tjera të akcizës ndërsa një tjetër sektor do të jetë objekt kontrollesh këtë muaj.

‘Në fushën e ndërtimit, nga sot ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori, 10 subjekte me shkelje”.

200 studentë të sapodiplomuar të përzgjedhur nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit kete muaj do te asistojnë në terren Strukturat e Monitorimit të Administratës Tatimore në kuadër të Planin Operacional kundër Informalitetit./ABC News Albania 24/7

denaj-1280x802.jpg
Sej rie14:15 | 04/08/2019

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë në një fabrikë me vendndodhje në Kashar. Detyrimet e papaguara të akcizës e kanë ndëshkuar subjektin me 70 milionë lekë gjobë nga ministria e financave dhe ekonomisë.

Hodhi për konsum 500 mijë litrave birrë por shmangu detyrimet e akcizës. Në derë i erdhi një gjobë e majme këtij subjekti në Kashar nga ministria e financave dhe ekonomisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre se do të kenë të njëjtin fat nëse nuk zbatojnë detyrimet ligjore.

Ministrja Denaj i bën thirrje subjekteve që të evidentojnë të gjithë mallin brenda një regjimi fiskal. Çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të voglat tek ato më të mëdha paralajmëroi ministrja e financave dhe ekonomisë sipas të cilës aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë muajit Gusht./ABC News Albania 24/7

DENAJ-PER-FISKALIZIMIN.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ent ela18:50 | 31/07/2019

Kasat fiskale do të zëvendësohen nga janari me faturën elektronike. Ministrja e Financave Anila Denaj prezantoi sot projektin e ri të fiskalizimit, që sipas saj do të sjellë një revolucion në administratën tatimore, pasi do të ulë evazionin dhe do të rrisë të ardhurat.

Biznesi do të ndryshojë mënyën e raportimit të xhiros, duke përdorur faturën elektronike dhe jo me sistemin e aktual të kasave. Ministrja Denaj shpjegoi lehtësitë që ofron modeli i ri i fiskalizimit.

Denaj tha se nuk pritet të sistemi i ri të krijojë kosto shtesë te bizneset dhe se do jetë në dorë të tyre për të përdorur ose jo kasat që do të përshtaten me sistemin.

Duke iu referuar përvojës që Kroacia pati me këtë sistem, Denaj tha se pritshmëritë janë të njëjta edhe nga administrata jonë tatimore.

Biznesi me xhiro nga zero  deri në 2 mln lekë do të duhet që të pajiset me nënshkrimin elektronik brenda 1 janarit 2020 ndërkohë që gjithë sistemi i ri i fiskalizimit do të jetë plotësisht funksional në vitin 2021. Nga reforma e re do të jenë të përjashtuar ambulantët. Drafti është hedhur për konsultim publik deri në fund të muajit gusht, ndërsa në tetor do të nisë faza e pilotimit në disa biznese. /ABC news Albania 24/7

 

DENAJ-NE-VELIPOJE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.33-1280x720.jpg
ent ela15:35 | 25/07/2019

Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij. Ky projekt sipas ministres së financave dhe ekonomisë Anila Denaj do t’i japë fund informalitetit dhe konkurrencës së pandershme.

Ka dhe nga ata që nuk kanë shkelur ligjin.

Kështu ka ndodhur me këtë biznes në Velipojë që iu nënshtrua inspektimit ku mori pjesë edhe vetë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se lufta kundër informalitetit, nuk mund të bëhet vetëm me ndërgjegjësim dhe inspektime në terren, ndaj Ministria e Financave dhe Ekonomisë po punon për zbatimin e projektit të Fiskalizimit, përmes së cilit do të monitorohen në kohë reale të gjitha transaksionet, ato që kryhen nëpërmjet sistemit bankar dhe jashtë tij.

Ministrja Denaj sqaroi se synimi i qeverisë nëpërmjet zbatimit të Planit kundër Informalitetit është të garantojë zhvillimin e konkurrencës së ndershme në treg, si dhe të mbrojë sipërmarrjen dhe konsumatorin. /ABC News Albania 24/7

 

INSPEKTIMET-E-DENAJ-NEPER-SHQIPERI-ABC-M4-T1.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ent ela14:20 | 22/07/2019

Plani operacional kundër informalitetit është shtrirë edhe pikat e shitjes me pakicë të karburanteve. Gjatë inspektimeve mori pjesë edhe ministrja e financave dhe ekonomisë Anila Denaj e cila i kërkoi bizneseve të zbatojnë ligjin nëse nuk duan të përballen me pasojat.

Në kuadër të zbatimit të Planit Operacional në luftë kundër Informalitetit, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj.Anila Denaj, zhvilloi një inspektim në disa pika të tregtimit me pakicë të karburanteve në aksin rrugor Fier–Tiranë. Nga verifikimi u konstatua rasti i një pike karburanti që operonte në regjim manual dhe që u penalizua sipas rregullave ligjore në fuqi.

Në këtë inspektim, ministrja Denaj shoqërohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Arlind Gjokutaj, dhe nga Drejtori i Hetimit Tatimor, z. Martin Mici. Janë rreth 420 subjekte të evidentuara me risk në fushën e karburanteve dhe të produkteve të akcizës, të cilat do të monitorohen dhe verifikohen nga të gjitha strukturat përkatëse.

Ministrja Denaj nënvizoi se Plani Operacion i luftës kundër informalitetit nuk ka si qëllim ndëshkimin e biznesit, por ndërgjegjësimin e tij dhe mbrojtjen e konsumatorit. “Dëshiroj të theksoj se jemi këtu për t’i ardhur në ndihmë konsumatorit. Ne, së bashku me Inspektoriatin Shtetëror Teknik dhe Industrial,  Doganën dhe Hetimin Tatimor, do të kemi në fokus të punës sonë cilësinë e karburantit, markimin e tij, pajisjen me kasa fiskale, si dhe evidentimin e rasteve të përdorimit të regjimit manual”, tha ministrja Denaj.

Ajo apeloi që biznesi të regjistrohet sipas të gjithë rregullave ligjore në fuqi dhe theksoi se zbatimi i tyre është me rëndësi, jo vetëm për sektorin e hoteleri-turizmit, por për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z.Arlind Gjokutaj, tha se Plani Operacional i përgatitur është koordinuar në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe synon kontrollin, si dhe kryqëzimin e të dhënave për të gjithë produktet e akcizës.

“Gjatë kësaj jave, në fokus do të jenë pikat e karburantit dhe tregtimi i produkteve të tjera të akcizës, si pjesë e planit të hartuar.  Grupet në terren, së bashku me koncesionarin e markimit të karburanteve, po ushtrojnë kontrolle që kanë si subjekt verifikimin, nëse pikat e karburanteve janë të fiskalizuara ose jo. Pra, merren mostra si në pompë, ashtu edhe në depozitë, për të parë nëse për këtë produkt janë paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit”, tha z.Gjokutaj.

Nga ana tjetër, edhe Drejtori i Hetimit Tatimor, z. Martin Mici, konfirmoi angazhimin e strukturave që ai drejton për të verifikuar që të gjitha kasat të funksionojnë në regjim automatik. “Në vazhdim të planit të përbashkët me Doganat, grupet tona do të vijojnë bashkëpunim për të kryer të gjithë procesin e plotë”, tha z. Mici.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë garantoi se kjo do të jetë një punë e vazhdueshme që do të ndiqet nga të gjitha strukturat përkatëse, ashtu sikundër është parashikuar edhe në Planin Operacional, që ka në fokus luftën pa kompromis kundër informalitetit. /ABC News Albania 24/7

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono