demtohet

elseid-hysaj-1280x726.jpg
nev ila19:18 | 06/10/2019

Elseid Hysaj ka braktisur fushën e lojës pas një demtimi horror që pësoi kunder Torinos në minutën e 31′.

Në dyluftim me Ansaldin mbrojtësi i Kombëtares bie në një pozicion shumë të keq.

Dyshimet e para janë për një dëmtim në shtyllën kurrizore por akoma ska asgjë të konfirmuar nga infermieria e Napolit.

Shpresojmë që Elsi mos ketë asgjë serioze dhe të kthehet sa më shpejt në fushën e blertë.

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës. Një lajm i keq edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës ndaj Turiqisë, teksa me shumë gjasa, trajnerit Reja i duhet të bëjë pa kapitenin./abcnews.al

demti-i-memorialit-1280x629.jpeg
nev ila10:57 | 30/08/2019

Dëmtohet memoriali i vendosur te Parku i Liqenit, pak javë më parë në nderim të viktimave të grushtit të shtetit në Turqi. Ky memorial kishte ngjallur mjaft debate në opinionin publik, ndërkaq policia po heton për autorin.

Ky është sulmi i dytë kundër memorialit turk i ngritur më 15 korrik te parku i liqenit Artificial.

Këtë herë dëmi ishte më i madh. Autori sipas policisë ka vepruar i vetëm.

Ai ka thyer pjesën anësore të memorialit me mjete të forta dhe më pas është larguar pa u shqetësuar nga askush. Uniformat blu nuk kanë rënë ende në gjurmët e autorit të këtij akti, që nuk përjashtohet mundësia që të jetë me sfond ekstremist.

Për këtë arsye, përveç forcave të rendit për zbardhjen e ngjarjes janë angazhuar edhe agjent të anti terrorit në Policinë e Shtetit.

Gjithashtu u administrua dëshmia e rojes së një biznesi, i cili njoftoi i pari uniformat blu për këtë ngjarje.

Memoriali i kushtohet viktimave të tentativës për grusht shteti në Turqi, më 15 korrik të 2016-ës.

Vendosja e këtij memoriali në kodrat pranë liqenit artificial të Tiranës u shoqërua me reagime të shumta, nga shoqëria civile. Po kështu edhe në rrjete sociale duke u shprehur kundër vendosjes së këtij memoriali./ABC News Albania 24/7

 

ura-1280x718.jpg
ad min14:20 | 08/07/2019

Mijëra banorë të Fushë Krujës kalojnë lumin përmes një pasarele të ndërtuar përkohësisht nga bashkia, ngaqë në urën e vjetër por bëhen investime. Por njerëzit kanë frikë se mos pësojnë ndonjë aksident pasi ura e improvizuar lëkundet gjatë gjithë kohës.

Aq shumë njerëz kalojnë mbi këtë urë të improvizuar saqë gjatë gjithë kohës ajo lëkundet sikur do të këputet. Mori këmbësoresh prej ditësh lëvizin përmes kësaj pasarele në qytetin e Fushë Krujës.

Ata i tremben këtij investimi të përkohshëm të bashkisë, por është e vetmja mundësi për lëvizje. Numri i popullatës që qarkullon në çdo orë të ditës si duket nuk është marrë parasysh.

Ndaj të gjithë shpresojnë të mos ndodhë ndonjë aksident.  Ura e madhe i është nënshtruar rikonsturksionit për zgjerimin e saj.

Me kalimin e viteve ajo kishte pësuar dëmtime në të gjithë strukturën e saj. Vërshimi i lumit në kohë reshjesh e ka gërryer dhe deformuar në vazhdimësi. Deri në përfundimin e saj, banorët e Fushë Krujës luten që pasarela të mbahet./ABC News Albania 24/7 

tuuu-1280x699.jpg
ent ela19:38 | 21/02/2019

Berati dhe Kuçova nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme. Shkak është bërë dëmtimi i tubacionit kryesor që siguron uji për këto dy qytete.

Në afërsi të fshatit Pronovik, në Poliçan mesohet se është çarë tubi. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës për shkaqe ende të panjohura. Sipas drejtorit të ujesjellësit në Berat, Pelivan Sinaj specialistët dhe punonjësit ndodhen në terren për riparimin e dëmeve./abcnews.al

vlcsnap-error428-1-1280x720.jpg
ad min15:55 | 13/12/2017

Ndriçuesit e shtruar në pedonalen Murat Toptani pothuajse janë zhdukur të gjithë. ABC News ka kryer një vëzhgim mbi gjendjen e kësaj rruge që frekuentohet më së shumti nga banorët e kryeqytetit.

 

Është ndër rrugët më të frekuentuara nga këmbësorët.

Ndër më të pëlqyerat për të shkrepur një foto.

Por edhe ndër më të dëmtuarat.

Është përuruar që në tetor të vitit 2011 por nuk mundi ti rezistojë kohës restaurimi dhe rehabilitibimi i kësaj pedonale që u bë edhe me ndihmën e fondeve të Bashkimit Evropian.

Ndriçuesit në rrugë jo vetëm nuk ndicojnë por janë shndrruar në gropëza të vogla .

Do të ishim me fat nëse thonim që një është në rregull e një jo. Por llogaritë na dalin ndryshe. Ti numërojmë.

Një po, një jo, dy jo tre jo katër pesë gjashtë shtatë tetë nëntë dhjetë të dëmtuara. Më në fund edhe një tjetër në rregull.

Nuk gjen vetëm ndriçues të dëmtuar, por edhe stola.

Shkak nuk janë bërë këmbët e njerëzve por aktivitetet tregëtare që zhvillohen në këtë rrugë, më së shumti montimi dhe çmontimi i tregjeve dhe stendave.

Kjo pamje e shëmton pedonalen  “Murat Toptani” e cila si gjurmë rruge ka vlera historike dhe mund të konsiderohet si një galeri natyrore, muzeale dhe historike. Ajo përshkon disa objekte monumentale si Kalanë e Tiranës, selinë e Akademisë së Shkencave, lulishten që mund të konsiderohet lulishtja e parë e vendit të quajtur lulishtja popullore.

Së fundmi i është shtuar edhe mozaiku i pllakave të thyera që duhet të shërbenin si ndriçues jo si gropa mbeturinash./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono