dëmtimi

Ndoj-Brescia.jpg
Igli Nikolli12:34 | 15/12/2019

Emanuele Ndoj e nisi si titullar ndeshjen e djeshme kundër Lecces, por mesfushori i Brescias u detyrua të braktiste lojën në minutën e 29-të. Përplasje me ukrainasin Shakhov i shkaktoi dhimbje, por për fat të mirë nuk është asgjë më rëndësi.

Ndoj ka pasur një problem në kavilje gjatë verës dhe nuk doja ta rrezikoja më shumë. Një mungesë e mundshme e tij, do të na krijonte shumë vështirësi në të ardhmen“, deklaroi trajneri i “Dallëndysheve”, Eugenio Corini për mediat italiane.

Brescia fitoi 3-0 dhe siguroi trepikëshin e dytë radhazi në Serie A. Objektivi është qëndrimi në kategori dhe për momentin ekipi i Brescias renditet në vend të tretë nga fundi. /abcnews.al

Bentancur.jpg
Igli Nikolli16:16 | 08/12/2019

Juventusi pësoi humbjen e parë në këtë sezon kundër Lazios. Bardhekaltrit përmbysën golin e Ronaldos dhe fituan 3-1. Një mbrëmje për t’u harruar për ekipin e Sarrit, teksa sot ka ardhur një lajm i mirë.

Rodrigo Bentancur pësoi një dëmtim në gju dhe u detyrua të largohej nga fusha në fundin e pjesës së parë. Mesfushori uruguaian ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku tregon mbi gjendjen e tij dhe shkallën e dëmtimit.

I jam nënshtruar një rezonance për të njohur shkallën e dëmtimit që për fat nuk është i rëndë. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, do të rikthehem shumë shpejt. Pësuam një humbje që na dhemb, por do mësojmë nga gabimet dhe do ringrihemi“, shkruan Bentancur.

Rreth dëmtimit të lojtarit ka reaguar edhe klubi i Juventusit, që thekson se bëhet fjalë për një zgjatje të ligamentit të këmbës së djathtë dhe gjendja e Bentancur do të vlerësohet nga dita në ditë. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

È una sconfitta che fa male ma dobbiamo rialzarci, imparare dagli errori commessi e continuare a lavorare duramente per migliorare. Stamattina mi sono sottoposto a una risonanza per conoscere l’entità dell’infortunio di ieri e fortunatamente non è grave. Grazie a tutti per i messaggi di affetto, tornerò molto presto! #ForzaJuve #Olimpico #LazioJuve @juventus Es una derrota que nos duele pero hay que levantarse, aprender de los errores cometidos y seguir trabajando duro para mejorar. Esta mañana me he sometido a una resonancia para conocer el estado de la lesión que sufrí ayer y afortunadamente no es grave. Muchas gracias a todos por los mensajes de apoyo, volveré muy pronto! #ForzaJuve #Olimpico #LazioJuve @juventus

A post shared by Rodrigo Bentancur (@rodrigo_bentancur) on

edi-rama-mbledhja.jpg
nev ila10:15 | 02/12/2019

Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e radhës të Këshillit të Ministrave, nga ku bëri me dije se familjarët e familjeve më të goditura nga tërmeti do të marrin trajtim të veçantë financiar për të gjithë jetën.

Po ashtu, ai u shpreh se banorët që u janë dëmtuar banesat do të streohen në aprtamente deri në rindërtim të banesave të tyre. Rama njoftoi dhe një kuadrët të ri ligjor për ata që kanë abuzuar me ndërtimet.

Familjet që pësuan humbje të familjarëve të tyre më të afërt do të kenë një trajtim të veçantë nga shteti për të gjithë jetën.

Qëndrimi i të dëmtuarve nga tëremti në hotele nuk do të zgjasë shumë. Kryeministri Rama bëri me dije se ata do të vendosen në apartamente, qiranë e të cilave do të paguaj shtetit. Kjo do të zgjasë deri sa të rindërtohen shtëpitë e reja.

Një thirrje kryeministri Rama ia drejtoi atyre që kanë në pronësi pallate të cilat janë dëmtuar nga tëremti.

Ditën e premten do të prezantohet një raport nga ekspertët sa i përket banesave që mund të jenë të dëmtuara.

Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë ditëve në vijim do të nis procesi i regjistrimit në të gjithë vendin të kateve që janë shtuar pa leje. Rama tha se do të nis dhe përgatitja e një kuadri të ri ligjor dhe penal për abuzuesit në ndërtime./abcnews.al

 

 

 

Dembele-Messi.png
Igli Nikolli12:30 | 30/11/2019

Potenciali i Ousmane Dembele është i jashtëzakonshëm, por dëmtimet nuk po e lënë të qetë francezin e Barcelonës. Kundër Borussia Dortmund u ndal sërish dhe nuk ia doli të mbyllte ndeshjen e Champions League.

22-vjeçari ndjeu dhimbje në këmbën e djathtë, ky ishte dëmtimi i tretë gjatë këtij sezoni dhe i nënti në total gjatë aventurës në Spanjë. Rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth 6 javë, teksa nuk përjashtohet opsioni i një ndërhyrje kirurgjikale.

Diçka e tillë do e mbante minimalisht 3 muaj jashtë. Barcelona ka edhe një ide tjetër në lidhje me rikuperimin e Dembele. Sipas raportimeve të AS, klubi katalanas po mendon të ndihmojë lojtarin me një psikolog.

Dëmtimet e shumta e kanë lodhur psikologjikisht francezin dhe prezenca e një psikologu gjatë fazës së rikuperimit do ta ndihmojë për t’u rikthyer akoma edhe më i fortë. /abcnews.al

Fabinho.png
Igli Nikolli14:16 | 29/11/2019

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Napolit në “Anfield”. Kampionëve në fuqi u mjafton të mos humbasin ndeshjen e fundit përballë Salzburg në Austri për t’u kualifikuar më tej në Champions League.

Fabinho pësoi një dëmtim përballë ekipit italian dhe do i duhet të qëndrojë disa kohë pushim. Goal raporton se braziliani ka mbyllur këtë vit, teksa sipas Daily Mail lojtari do të mungojë rreth 6 javë.

26-vjeçari dëmtoi ligamentin dhe ka nisur fazën e rikuperimit. Një mungesë e madhe për Jurgen Klopp, pasi Fabinho po kalonte një formë fantastike dhe ishte kthyer në një pikë kyçe të ekipit të Liverpool. /abcnews.al

Dembele-Messi.png
Igli Nikolli22:32 | 28/11/2019

Ousmane Dembele u ndal sërish. Francezi i Barcelonës ndjeu sërish probleme në këmbën e djathtë në ndeshjen përballë Borussia Dortmund dhe u detyrua t’i linte vendin Antoine Griezmann në pjesën e parë.

Ky është dëmtimi i tretë gjatë këtij sezoni për 22-vjeçarin ofensiv dhe i nënti në total gjatë eksperiencës me klubin katalanas. Ditën e nesërme do të kryhen kontrolle të detajuara, por situata nuk është aspak pozitive.

Dembele rrezikon të qëndrojë jashtë rreth një muaj dhe duelet kundër Interit dhe Real Madrid i ka humbur. Klubi spanjoll po mendon edhe mundësinë e operimit të lojtarit sipas raportimeve të AS. Diçka e tillë do e mbante Dembele rreth 3 muaj larg fushave të blerta. /abcnews.al

votat-kosove-1280x713.jpg
nev ila15:31 | 20/11/2019

Prokuroria e Shtetit në Kosovë ka ngritur akt-akuza ndaj 18 personave që kryen vepra penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë.  Ata akuzohen për cënim të lirisë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Prokuroria e shtetit në Kosovë ka ngritur 14 aktakuza ndaj 18 personave në të gjitha rajonet e Kosovës në lidhje me shkelje të ligjit gjatë procesit zgjedhor të 6 tetorit.

Zëdhënësi Ekrem Lutfiu i tha medias në ata akuzohen për cënim të përcaktimit të lirë të votuesve, parandalim të ushtrimit të së drejtës për të votuar dhe cënim të fshehtësisë së votimit.

Shumica e akt-akuzave janë ngritur në Gjakovë. Lutfiu tha se Prokuroria po heton edhe zarfat e ardhura nga Serbia, nga të cilët, disa janë marrë si provë materiale për t’u dërguar për ekzaminim më të detajuar.

Përfaqësues nga shoqëria civile kërkojnë që ata që bëjnë shkelje gjatë procesit zgjedhor të marrin dënime maksimale nga drejtësia. Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se politika e dënimeve jo të përshtatshme, ka ndikuar që komisionerët të vazhdojnë të manipulojnë me vota edhe në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij deri tani asnjëherë nuk janë dënuar ata që i kanë nxitur komisionerët që të bëjnë vepra penale gjatë zgjedhjeve, qoftë liderët e partive politike apo edhe sponzorizuesit e fushatave zgjedhore të tyre.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017 Prokuroria e Shtetit kishte ngritur gjithsej 23 kallëzime penale për keqpërdorim në zgjedhje ku u përfshinë 27 persona./abcnews.al

TERMETI-KORCE_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.06-1280x720.jpg
ent ela14:39 | 02/11/2019

Shumë banesa në Vidohovë dhe Qafëzezë janë të pabanueshme nga tërmeti i një dite më parë në Korçë. Kurse për shtëpitë që kanë dëmtimet më të lehta kanë nisur procedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë përkatëse.

Një ditë pas tërmetit të fortë, që shkundi Juglindjen shumë banesa rezultojnë të pabanueshme në Vidohovë dhe Qafëzezë.

Pas verifikimit të grupeve të ekspertëve shtëpitë pritet të rikonstruktohen.

Mbi 30 banesa të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme, ndërsa për ato që janë dëmtuar më lehtë, kanë nisur proćedurat e dëmshpërblimit nga bashkitë e Devollit dhe Kolonjës.

Tërmeti i së premtes,që goditi sërish dy prej fshatrave, që u prekën edhe nga tërmeti i qershorit, ka kthyer frikën dhe pasigurinë tek banorët. Shumica e familjeve të prekura janë kthyer në çadra, të tjerët e kanë gdhirë natën në makina.

5 muaj pas tërmetit që i la të pastrehë, ende për një pjesë të familjeve të prekura nuk kanë filluar punimet për riparimin e shtëpive,të cilat nga goditjet e së premtes janë duke u shkatërruar.

Epiqendra e tërmetit prej 5.2 ballësh,që goditi të premten në mëngjes juglindjen, u lokalizua në malin e Gramozit, në kufirin midis bashkive Korçë, Kolonjë dhe Devoll.

Lëkundjet u ndjenë më të forta në fshatin Boboshticë, por dëme patën vetëm fshatrat Vidohovë në Devoll dhe Qafëzez në Kolonjë. /abcnews.al

Malcolm.jpg
Igli Nikolli12:42 | 10/10/2019

Malcom la Barcelonën në merkaton e verë për t’u transferuar tek ekipi i Zenitit për shumën e 40 milionë eurove. Aventura ruse ka nisur keq për 22-vjeçarin, i cili deri tani është aktivizuar vetëm 18 minuta kundër Krasnodarit dhe një pjesë loje kundër Dinamos së Moskës.

Marca raporton se problemet fizike për sulmuesin brazilian nuk kanë fund. Pas konsultave të shumta me stafin mjekësor, Malcom ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Mjekët kanë rënë unanimisht dakord për operacionin dhe lojtari i Zenitit do të qëndrojë jashtë fushave deri në janar. Drejtuesit e klubit dhe trajneri shpresojnë ta kenë të gatshëm për pjesën e dytë të këtij sezoni. /abcnews.al

elseid-hysaj-1280x726.jpg
Vladimir Prenga10:56 | 08/10/2019

Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, është rikthyer të flasë për klientin e tij. Fillimisht, gjatë lidhjes direkte në emisionin “Punto Nuovo Sport Show”, në Radio Punto Nuovo, ai ka folur për gjendjen shëndetësore të Hysajt pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Torinon.  Një tjetër temë e prekur është e ardhmja e shkodranit dhe Giuffredi është i qartë: “Ka ardhur koha për një ndryshim”.

DËMTIMI – “Hysaj është mirë. Ka pak dhimbje në kraharor dhe brinjë, pasi ka një frakturë.  Për fat të mirë nuk është aspak shqetësuese. Ansaldi e ndihmoi që të zbutej rënia. Duke pasur parasysh se si ra, kemi menduar për gjëra më serioze. I duhen rreth 25 ditë që të rikuperohet”, tregon menaxheri i Hysajt.

E ARDHMJA – Sa i takon të ardhmes së mbrojtësit, Giffredi shton: “Elseid ka provuar të jetë një lojtar i rëndësishëm në të dyja krahët. Ancelotti më tha që do të ishte i lumtur nëse do të qëndronte. I ka dhënë garanci. Qëndroi sepse nuk ishte në gjendje të mbyllnim marrëveshjen. Roma është një zgjidhje e mirëpritur për lojtarin.

Napoli mund ta humbasë Hysajn me parametra zero dhe do të ishte mëkat, sepse ne kemi një raport shumë të mirë. Nuk rinovojmë dhe Napoli e di se nuk janë kushtet për ta bërë diçka të tillë. Besoj se edhe për djalin është koha të ndryshojë ambient pas katër sezonesh e gjysmë”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono