demshperblim

familja-lala.png
R D18:08 | 05/12/2019

Qeveria i trajton njësoj familjet e viktimave të tërmetit të 26 nentorit, pavarësisht numrit të familjarëve të humbur. Në Fletoren Zyrtare është zbardhur vendimi për t’u akorduar financiarisht 1 milion lekë familjeve me pasoja në jetë njerëzish.

Më 30 nëntor qeveria ka vendosur t’i akordojë ndihmë financiare në shumën e 1 milionë lekëve familjeve të 51 viktimave të termetit të 26 nentorit.

Por, Abc News veren se ky vendim i trajton njësoj si familjet që kanë humbur një anëtar dhe ato që kanë patur më shumë viktima.

Ndihma financiare do të jetë e njëjte si për të afermit e familjes Reçi me katër viktima, ashtu dhe për familjen Qato që ka humbur një anetar te saj.

Një milion lekë do levorohen dhe për familjen Cara nga Thumana me 6 jetë te humbura, por dhe per Diena Karanxhen me te bijen si dhe te e emen Roza Mecaj që gjeten vdekjen nga termeti që goditi Durresin.

Vendimi qe ë trajton njesoj familjet e 51 viktimave pavaresisht anetareve te humbur u mor kater dite pas fatkeqesise natyrore.

Tashmë që ka kaluar më shume se se një jave prej ngjarjes e situata është qartësuar, mos ka ardhur koha për ta riparë atë?

Më poshtë familjet që patën numrim më të madh të viktimave:

1. Familja Lala nga Durrësi: Sahadete Lala, Ilir Lala, 52 vjeç i paralizuar prej vitesh, Marjeta Lala, nëna e gjashtë fëmijëve, Griselda Lala motra e Ramë Lalës, Amelia Lala 9 vjeçe, Emilio Lala 6 vjeç, Dionis dhe Dionisa 2-vjeçare.

2. Familja Cara nga Thumana: Fatmira Cara 53 vjeç, Hasan Cara 18 vjeç, Anthi Cara 72 vjeç, Almir Cara 29 vjeç, Stela Zvergeci 21 vjeç (e fejuara e Almir Cares) dhe Erisa Cara, 28 vjeçe.

3.Familja Reçi nga Durrësi: Eduard Reci 54 vjeç, Dolora Reci 49, Kristi Reci 25 vjeç, Klaus Reci 21-vjeçar.

4. Familja Çupi nga Thumana: Klement Çupi, 37 vjec Hajredin Cupi 66 vjeç dhe e ëma Lutfie Çupi.

5. Familja Greku nga Thumana: Saimir Greku, 31 vjeç dhe prindërit e tij Pëllumb Greku 57 Vjeç, dhe Çelike Greku

6. Familja Cakoni nga Thumana: Drita Cakoni 15 vjeç dhe i ati Kastriot Cakoni 58 vjeç.

/abcnews.al

 

bashkise.jpg
ad min21:42 | 17/04/2019

Qeveria vendosi sot të lëvrojë rreth 1.2 miliard lekë për të shpronësuar për interes publik pronat që preken nga projekti i Unazës së Madhe nga Pallati me Shigjeta te rrethrrotullimi i “Sheshit Shqiponja”.
Fondi është i destinuar për ata që kanë dorëzuar dokumentacionin pranë ARRSH dhe përfshin truall, toka dhe ndërtesa.  Në mbledhje u mor edhe vendimi për të miratuar Kartën e Studentit e cila ishte një nga premtimet e paktit për universitetin. Një tjetër vendim është dhe miratimi i një grandi të KFV prej 2.9 milionë euro për rehabilitimin e godinave të studentëve. Qeveria miratoi edhe njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Kosovën./abcnews.al

PANUCI-FLET-PER-SKOCINE-1280x720.jpg
ad min19:25 | 13/02/2019

Gjykata e Tiranës hodhi poshtë padinë e trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ndaj ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Panuçi kishte kërkuar dëmshpërblim nga ish-kreu i shtetit për prishje të imazhit.

Nishani e quajti Panuçin “sharlatan që po shkatërronte atë që ishte ndërtuar”, pas ndeshjes mes Shqipërisë dhe Kosovës ku kuqezinjtë u mundën thellë me rezultatin 3 me 0. Për këtë koment trajneri italian kërkoi 100 mijë Euro dëmshpërblim, por që u rrëzua nga Gjykata e Tiranës./abcnews.al

1453027581-0-firenze-presentata-la-fondazione-giuseppe-gulotta-1280x720.jpg
ad min21:17 | 26/01/2019

Vetëm pas 22 vitesh në burg, Xhuzepe Gulota është shpallur i pafajshëm, pasi rrëfimi i marrë prej tij për vrasjen e dy agjentëve të policisë, i është marrë nëpërmjet torturave dhe kërcënimeve. Tashmë ai i kërkon shtetit italian një dëmshpërblim prej 66 milionë Eurosh.

Kreu 22 vjet burg dhe pse ishte i pafajshëm. Tashmë ai i kërkon shtetit italian 66 milionë Euro. Protagonist i kësaj historie është Xhuzepe Gulota, ish-murator nga Firence, viktimë e një prej gabimeve më të rënda të drejtësisë italiane. Ai u arrestua në Janar të 1976-s për vrasjen e dy agjentëve të policisë.

Në atë kohë 18 vjeç, ai u dënua me burgim të përjetshëm, por pas nëntë proceseve gjyqësore dhe 22 vitesh burg, në vitin 2012 ai u shpall i pafajshëm nëga gjykata e Rexho Kalabria, pasi u vërtetua se rrëfimi i tij ishte përfituar nëpërmjet torturave dhe kërcënimeve nga ana e policisë.

Gulota ka marrë një dëmshpërblim prej 6.5 milionë Eurosh për burgim të padrejtë, shifra më e madhe e paguar mdonjëherë nga shteti italian për të korrigjuar një gabim gjyqësor. Ndërsa në kërkesën e re për dëmshpërblim prej më shumë se 66 milionë Eurosh, përfshihen të gjitha dëmet morale dhe ekzistenciale. Sipas avokatëve të tij, kjo është hera e parë që policia është palë e paditur për përgjegjësi penale./abcnews.al

termeti-mat.jpg
ad min15:41 | 26/12/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile ka lëvruar fondin për dëmshpërblimin e rreth 314 familjeve që u dëmtuan nga termeti me 11 Gusht të këtij viti në qarkun e Dibrës. Prefekti i Qarkut Nexhbedin Shehu tha se fondi prej afro 75 milionë lekë të rinj ka kaluar në thesar dhe do të shpërndahet nëpërmjet Postës Shqiptare për familjet e dëmtuara.

Prefekti tha se, sipas ligjit, dëmshpërblimi nga qeveria është në masën 50% të vlerës së dëmit, kurse  me 1% të vlerës dëmshpërblen pushteti vendor. Tërmeti i rënë me 11 Gusht të këtij viti kishte epiqendër në Mat, ku shkaktoi më shumë dëme kryesisht në banesa.  Disa familje mbeten në qiell të hapur pasi shtëpitë e tyre u rrënuan nga lëkundjet e tërmetit./abcnews.al

bregu-i-lumit.jpg
ent ela18:33 | 04/12/2018

Protesta ka pasur sot edhe në Shkozë dhe në Bregun e Lumit në Tiranë, nga banorët që do t’u shemben shtëpitë në funksion të dy projekteve atij të Unazës së Madhe dhe Bulevardit të ri të Tiranës.

Banorët e Shkozës shtëpitë e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe vazhdojnë të protestojnë. Gjatë pasdites dolën sërish në rrugë me pankarta e thirrje, si dhe u vunë zjarrin disa koshave të mbeturinave. Deputetë të PD-së shkuan sërish në mbështetje të tyre.

“Nuk u vjen keq që i nxjerrin njerëzit mes katër rrugëve. Nuk iu jep një copë letër që të ankohen në gjykatë. Brenda ditës ta prish shtëpinë dhe nuk njofton. Si mund të sillesh me këtë njeri? Vetëm me e nxjerrë nga ajo zyrë. Se nuk është i denjë për atë zyrë. Se nuk mund të sillesh si pushtues. Gjëja e parë të mbrojmë qytetarët. Gjëja e dytë të mblidhen të gjithë, nga Astiri, studentë, biznesi i vogël, ta rrethojmë dhe të mos e lemë më në atë zyrë”, tha Bumçi.

Edhe banorë të zonës së “Bregut të Lumit” në kryeqytet, shtëpitë e të cilëve preken nga ndërtimi i “Bulevardit të Ri” bllokuan rrugën në shenjë proteste.

“Loti i fundit nuk i pranon që të shkojnë në VKM se VKM-ja është vlerësuar që në 2013. Në 2018 tani del i skualifikuar loti i fundit. Nuk jemi edhe ne të barabartë para shtetit? Të gjithë i kanë marrë deri aty, ndërsa poshtë thotë stop”, tha një banor.

Banorët pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer, ndërsa në mbështetje të tyre ishin edhe deputetë të opozitës

“Kjo është klithmë e këtyre banorëve pronarë në të drejtën e tyre për të mbrojtur pronën. Unë nuk besoj se ka gjë më të shtrenjtë se jeta dhe se prona. Në qoftë se këto të dyja shkelen nuk e di se çfarë i mbetet në dorë këtyre banorëve. Unë jam këtu për ti mbrojtur banorët bashkë me kolegët e mi të PD. Do të bëjmë një betejë ligjore deri në pikën e fundit për ti mbrojtur këto banesa”, u shpreh Tabaku.

Banorët e Shkozës dhe të Bregut të Lumit në kryeqytet kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat deri në një zgjidhje përfundimtare me qeverinë dhe bashkinë për dëmshpërblimin e banesave./abcnews.al

damian-gjiknuri.jpg
ad min12:18 | 21/11/2018

Banorët protestojnë më kot, pasi qeveria nuk ka nxjerrë asnjë vendim për prishje. Kështu e shpjegon ministri i Industrisë dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili sqaron procedurat që përcaktojnë kur dhe sa objekte do të prishen.

“Nuk ka një proces prishjeje të godinave përkatëse. Gjithçka është e stisur politikisht për t’u kapitalizuar në një kauzë, e cila për mendimin tim nuk do të ketë shumë vlerë për ata që e mbështesin”, tha gjiknuri.

E konceptuar për t’u ndërtuar që në vitin 1989, Unaza e Madhe e Tiranës sot nuk duhet të shndrrohet në një arenë përplasjesh tha ministri Gjiknuri.

“Kështu që në këtë pikëpamje nuk ka pasur asnjë devijim të projektit. Projekti është nisur në gjurmët e konceptit të Unazës së Madhe”, u shpreh ai.

Me qetësi ta presin lajmin banorët që preken nga projekti, këshillon Damian Gjiknuri, i cili përsërit se kush ka certifikatë pronësie do të shpronësohet, të tjerët do të trajtohen me bonus qeraje.

“Banorët një pjesë që kanë dokumentet kanë vajtur në zyrat e ARRSH-së, mbi 40-50 përqind e tyre dhe bëj thirrje që nuk shkon shteti të ulet dhe të trajtojë dokumentacion zyrtar. Të gjithë banorët që kanë dokumente apo kërkojnë zgjidhje kanë zyrat hapur te ARRSH për të vajtur me dokumentacion përkatës”, tha ministri.

Shpjegimet ia dha kolegëve të tij socialistë në komisionin e ekonomisë ku raportoi mbi afatet dhe kostot e rrugëve  që janë në proces. Një prej tyre është autostrada Tiranë-Elbasan që pavarësisht dëshirës së kryeministrit për ta mbyllur në fund të vitit, mund të dojë edhe disa muaj sipas ministrit Gjiknuri.

“Brenda disa muajve ajo rrugë do të jetë jo e hapur, por e dorëzuar. Ne synojmë që të hapet deri në fillim të Janarit, pra të jetë e kalueshme në njërin krah, por si përfundim i veprës unë mendoj që pranvera e vitit tjetër e gjen të përfunduar se nuk shoh ndonjë të papritur, veçse po qe dështimi i kontraktorit”, tha ai.

Një tjetër rrugë që po shihet me përparësi në tavolinën e qeverisë është Qukës-Qafë Plloçë. Duhen më shumë para për ta përfunduar tha ministri Gjiknuri, se sa i është lënë në dorë specialistëve dhe ekspertëve të rrugëve të bëjnë përllogaritjet e fundit./abcnews.al

edi-raaa.jpg
ad min12:04 | 21/11/2018

I ka ashpërsuar tonet kryeministri Edi Rama në raportimin javor të zgjidhjeve të ankesave qyetarëve pasi i adresohen platformës së bashkëqeverisjes. Duke iu referuar protestave të banorëve të Unazës së Re kreu i qeverisë i dha mesazhin se zaptuesit e pronës publike nuk do të dëmshpërblehen.

Nuk ta zgjidh çdo hall platforma e bashkëqeverisjes. Kjo vlen edhe për banorët që protestojnë në Unazën e Re në Tiranë. Arsyet pse janë në një udhë pa krye për kërkesat e tyre ia sqaron kryeministri Edi Rama në ditën e falenderimeve që qytetarët i bëjnë pasi kanë marrë përgjigje pas 10 ditëve nga koordinatorët e bashkëqeverisjes.

“Dëmshpërblim nga ku? Nga buxheti i shtetit, i cili është kontributi i të gjithëve për të ndërtuar çerdhe, kopshte, shkolla, rrugë, spitale, për të rritur pagat, pensionet, nga gjithë ky buxhet duhet të marrim para për të dëmshpërblyer zaptuesit profesionistë me nga 5, 6, 7, e deri 8 vila e biznese të ndërtuara gjatë gjithë periudhës së rrumpallës së madhe? Kjo është e papranueshme dhe sigurisht që kjo nuk gëlltitet dhe as nuk tretet në asnjë formë dhe në asnjë mënyrë”, tha Rama.

Këtë të mërkurë tonet e qeta të kreut të qeverisë kanë ndryshuar kur i drejtohet banorëve që protestojnë për rreth 17 ditë.

“Kështu që thirrja ime është që ata njerëz të largohen nga rruga që kanë bllokuar dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe të mos turpërojnë veten dhe familjen e tyre duke u bërë për më tepër gazi i botës dhe ‘mish për top’ i atyre tjerëve që s’u ka mbetur asgjë në kokë dhe në shpirt, por vetëm flamurin e shqyer të një opozite që shkon, bllokon rrugën dhe bën thirrje për paligjshmëri”, tha Rama.

Kjo nuk do të thotë që ata që kanë hall të mos shkruajnë në platformën e bashkëqeverisjes, përkundrazi, aty marrin një herë e mirë përgjigjen se problem i tyre ose zgjidhet pas 10 ditësh ose hiq dorë se shtetin e ke kundër./abcnews.al

SALVINI-EMIGRANTET-1280x720.jpg
ad min13:25 | 18/07/2018

Ministri i brendshëm italian, Matteo Salvini, ka denoncuar dhe ka kërkuar 20 mijë euro dëmshpërblim, nga një 32-vjeçar nga Milano. Në profilin e tij e në Facebook, ai kishte kërkuar Salvinit që të vriste veten.

Matteo Salvini, aktualisht ministër i Brendshëm i Italisë, ka kërkuar një dëmshpërblim prej 20 mijë eurosh një qytetari milanez, i cili në 25 Prill të 2016-s kishte shkruar në profilin në Facebook të liderit të Legës: “Salvini në emër të bukurisë dhe inteligjencës, bëj një gjest fisnik: qëllo veten në gojë. Herët a vonë do të të varin, a je i vetëdijshëm për këtë”?

Autori i këtij mesazhi është Valerio Ferrandi, 32 vjeç, i cili njihet për bindjet e tij fashiste. Pas denoncimit të Salvinit, i riu u gjykua në Milano për akuzën e shpifjes dhe kërcënimit.

Menjëherë pas përfundimit të seancës së parë, sapo doli nga salla e gjyqit, 32-vjeçari u shpreh se Salvini duhet ti’ shmangë provokimet pasi mesazhi i tij nuk ishte një kërcënim, por një ftesë për të studiuar historinë. Dhe në këtë mënyrë për të shmangur përsëritjen e saj. Seanca e radhës kundër tij është caktuar në 30 Janar të 2019-s./abcnews.al

terovaa.jpg
ad min15:37 | 11/07/2018

Ish-kryetari i Hipotekës së Korçës, Klajdi Terova dhe pse u shkarkua live nga kryeministri Edi Rama është shpërblyer me 10 milionë lekë të vjetra nga Gjykata e Apelit. Kjo gjykatë la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideroi largimin e Terovës nga detyra, të pa mbështetur në ligj.

Shkarkimi nga Rama i ish-kreut të Hipotekës u pasua edhe nga dorëheqja e Terovës, i cili paditi Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar edhe dëmshpërblim. Terova është një prej 5 zyrtarëve të hipotekës, për të cilët KLSH ka bërë kallëzim në Prokurori, për shpërdorim detyre. Ata akuzohen për tjetërsim pronash si dhe një dëm prej 400 milionë lekësh shkaktuar buxhetit të shtetit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono