demokracia e re

dad.jpg
ad min19:00 | 07/07/2019

Pas mbylljes së qendrave të votimit në Greqi publikohen dhe rezultatet e sondazheve të para. Demokracia e Re e drejtuar nga Qirjakos Mitcotaqis pritet të fitojë 38 – 42% të votave. SYRIZA e Aleksis Ciprasit  26,5 – 30,5%,  Lëvizja për Ndryshim, Pasoku, pritet të marrë 6 – 8%  të votave, Komunistët 5 – 7%,  Agimi i Artë: 2,8 – 4,8% dhe partia Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varufakis: 2,5 – 4,5%.

Në parlamentin me 300 deputetë të Greqisë, Demokracia e Re përllogaritet që të marrë në mes 155 dhe 167 vendeve, SYRIZA nga 77-82 vende, Pasoku 19-22 deputetë dhe partia komuniste 16-19 vende ne kuvend. Në pikëpyetje është hyrja në kuvend e Agimit të Artë dhe e Partisë Zgjidhje Greke, të cilat sipas exitpolleve mund të marrin 13 deri në asnjë deputet.

Demokracia e Re pritet që të fitojë shumicën e vendeve. Sondazhet e para tregojnë se SYRIZA humbet të paktën 6% të votave në krahasim me rezultatin e zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2015. Duke siguruar rreth 40% të votave dhe 155-167 vende në parlament, fitorja e Demokracisë së Re pritet të jetë vendimtare edhe përsa i përket dhënies fund të një epokë koalicionesh që datojnë që nga 2012 dhe karakterizuan katër zgjedhjet e fundit të përgjithshme në Greqi.

Të drejtën për ushtrimin e votës e patën rreth 10 milion grekë, por sipas të dhënave të para pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe pjesa dërmuese bojkotuan votimet./ABC News Albania 24/7

greqi-1-1280x722.jpg
ad min17:30 | 07/07/2019

Që prej mëngjesit, qytetarët grekë po votojnë në zgjedhjet e parakohshme. Procesi elektoral është një betejë mes kampit të majtë të udhëhequr nga kryeministri Aleksis Tsipras dhe ai i qendrës së djathtë i drejtuar nga Qirjakos Micotaqis, i konsideruar favorit në sondazhe.

Në votimet që kanë filluar normalisht mëngjesin e së dielës, në më shumë se 21.000 qendra votimi, marrin pjesë rreth 10 milionë votues. Mes tyre janë edhe 500.000 që votojnë për herë të parë dhe pikërisht këtyre iu drejtua me një mesazh Aleksis Tsipras.

 “Iu drejtohem posaçërisht të rinjve dhe të rejave, që mos ta lënë në duar të të tjerëve vendimin kruçial për të ardhmen e tyre. Të jenë ata që të vendosin për rezultatin”, tha Tsipras pasi hodhi votën e tij. Nga ana tjetër, lideri i opozitës Qiriakos Micotaqis u shpreh i sigurt se në përfundim të zgjedhjeve do të jetë fituese partia e tij, Demokracia e Re.

“Sot qytetarët marrin në duart e tyre fatet e vendit. Jam i sigurt se nesër do të gdhihet një ditë më e mirë për atdheun tonë”, deklaroi Micotaqis. Pjesëmarrja në votime paraqitet e ulët deri në këto momente, ndoshta sepse temperatuat e larta i kanë shtyrë njerëzit që ta kalojnë ditën në plazhet e shumta të vendit. Në kampet partiake druhen se kjo situatë do të vazhdojë deri në përfundim të votimit, duke shënuar një rekord të ri mospjesëmarrjeje.

Këto janë zgjedhjet e para që zhvillohen pasi Greqia doli nga programet e shpëtimit, por vendi vazhdon të mbetet nën mbikëqyrjen e kreditorëve. Qytetarët grekë ftohen sot të vendosin nëse do t’ia besojnë qeverisjen e vendit kryeministrit aktual, Aleksis Tsipras, apo do të mandatojnë liderin e opozitës, Kyriakos Mitsotakis. Sondazhet kanë treguar një avantazh të qartë, që shkon deri në 10% për Demokracinë e Re të opozitës. Por një pamje e qartë do të jepet rreth dy orë pas përfundimit të votimit, kur do të fillojnë të shpallen rezultatet e para zyrtare”, tha gazetari i ABC News nga Greqia./ABC News Albania 24/7

kostas-bakojanis.jpg
ad min12:35 | 03/06/2019

Një tjetër goditje për kryeministrin grek Aleksis Tsipras. Demokracia e re në opozitë, ka fituar zgjedhjet vendore në balotazhin e së dielës. Kryebashkiaku i ri i Athinës është Kostas Bakojanis, djali i kryebashkiakes së parë femër të kryeqytetit grek, Dora Bakojanis.

Apeli i bërë nga kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, lider i “Syrizës”, që grekët të zgjidhnin një kandidat progresist në balotazhin për zgjedhjet vendore, nuk u dëgjua. E majta greke ka pësuar një humbje të re. Partia greke e qendrës së djathtë, “Demokracia e re”, në fakt ka fituar bashkinë e Athinës si dhe në shumë qytete të tjera të vendi, duke konfirmuar fitoren e radhës pas zgjedhjeve evropiane parlamentare ndaj së majtës së kryeministrit Tsipras.

Dhe pse të dhënat nuk janë ende zyrtare, rezultatet e marra nga” Demokracia e re” janë në një avantazh të ndjeshëm të moderuarve në prag të zgjedhjeve të parakohshme  të përgjithshme që do të mbahen në 7 Korrik. Në Athinë u zhvillua dhe sfida më e fortë për marrjen e bashkisë së kryeqytetit, Kostas Bakojanis, 41 vjeç, ish-guvernator i rajonit qendror të vendit, fitoi me 65% ndaj kandidatit të “Syrizës”, Nassos Iliopoulos.

Kostas Bakojanis përfaqësues i brezit të tretë të një prej familjeve më të njohura në skenën politike të së djathtës në Greqi, dhe djali i Dora Bakojanis, gruas së parë të zgjedhur kryebashkiake e Athinës në vitin 2003, dhe nipi i ish-kryeministrit Konstantin Mitsotakis (1990-1993), është dhe nipi i liderit aktual i “Demokracisë së re”, Kiriakos Mitsotakis, rivalit kryesor të Aleksis Tsipras në zgjedhjet e ardhshme.

Mitsotakis u bëri apel të gjithë votuesve në Athinë që të merrnin pjesë në festën e demokracisë, duke votuar. Ndërsa Kostas Bakojanis u shpreh se Athina nuk po ndryshonte vetëm kryebashkiak, por po ndryshonte epokë.

Bakojanis i cili bëri apel për bashkim në mënyrë që të ndryshohej qyteti, zëvendëson kryebashkiakun në largim Jorgos Kaminis i qendrës së majtë i cili fitoi dy mandate radhazi duke filluar që nga momentet e e para të krizës në vitin 2010.

Dora Bakojanis, nëna e fituesit të garës në kryeqytet u shpreh se populli grek për herë të dytë ka dërguar një mesazh për ndryshim politik dhe besimin që kanë për Kiriakos Mitsotakis. Kandidatët e mbështetur nga “Demokracia e re” kanë fituar në 11 nga 13 rajonet në vend sipas rezultateve.

Që në zgjedhjet parlamentare evropiane të 26 Majit të kaluar, kryeministri i së majtës Tsipras, kishte dalë i humbur: partia e tij “Syriza” mori 6 vende me 23.85% të votave, ndërsa “Demokracia e re” mori 9 vende me 33.27% të votave. Për sa i përket Selanikut, qytetit  të dytë në vend, fitorja është e kandidatit të pavarur Konstantinos Zervas, i mbështetur nga fronti progresist./ABC News Albania 24/7

aleksis-tsipras.png
ad min13:58 | 09/10/2018

Opozita në Greqi akuzon kryeminstrin Aleksis Tsipras, se ka bërë gabime kombëtare, në lëshimet e bëra për nënshkrimin e marrëveshjes me Maqedoninë. Lideri i Demokracisë së re, Micotakis theksoi se qeveria Tsipras ka bërë atë që asnjë qeveri greke s’do të kishte guxuar të bënte.

Sipas liderit të Demokracisë së Re, në opozitë në Greqi, Misotakis, Greqia ka bërë më shumë lëshime se cduhej në marrëveshjen me Greqinë. Misotakis madje akuzon Tsipras se ka bërë atë që asnjë qeveri tjetër në Greqi s’do të kishte guxuar të bënte.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në Greqi theksoi se Tsipras nuk ka dëgjuar vullnetin e popullit grek. Kjo, sepse nëse do e kishte bërë një gjë të të tillë, atëherë nuk do të kishte asnjë marrëveshje me Maqedoninë. Akuza më e fortë që i bëhet kryeministrit grek ka të bëjë me lëshimet e bëra për gjuhën dhe kombësisë maqedonase të vendit fqinj. Një lëshim që Misotakis e konsideron si një gabim kombëtar.

Demokracia e Re vazhdon të përsërisë se nuk do e ratifikojë marrëveshjn e Prespës në parlament, as tani dhe as më vonë. Misotakis tha se opozita në vend ka shfrytëzuar çdo mundësi për të ndaluar marrëveshjen, duke përmendur dhe nismën për mosbesimin e qeverisë Tsipras në parlamentin grek./abcnews.al

GREQI-MAQEDONI-1280x720.jpg
ent ela12:36 | 05/07/2018

Partia e Demokracisë së re në Greqi këmbëngul se do të kundërshtojë marrëveshjen e arritur për emrin mes kryeministrit grek Tsipras dhe atij maqedonas Zaev.

Në një deklaratë për shtyp, Demokracia e re në Greqi u shpreh se propaganda e qeverisë së Tsipras rreth marrëveshjes për emtin me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, është rrëzuar pas deklaratave më të fundit të kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev. Ky i fundit është shprehur të mërkurën se ushtria e Maqedonisë do të bashkohet me NATO-n.

Zëdhënësi i demokracisë së re u shpreh se vetëm me anë të një deklarate, Zaev ka provokuar Greqinë si dhe ka rrëzuar argumentet dhe propagandën e Tsiprasit dhe Kotcias. Në të njëjtën kohë ka poshtëruar dhe Panos Kamenos, e për këtë arsye Demokracia e re ka të gjitha të drejtat që të kundërshtojë marrëveshjen për emrin.

Ministri i jashtëm grek zhvlerësoi komentet e kryeministrit maqedonas duke thënë se marrëveshja thotë qartë se emri i ri i vendit sipas saj do të përdoret dhe për entitetet publike.

Dhe në këtë rast duhet të thihet ushtria e maqedonisë së veriut. Zaev bëri deklaratën e tij gjatë një ceremonie të trupave ushtarake në vend./abcnews.al

vlcsnap-error931-1280x720.jpg
ad min22:36 | 23/02/2018

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka reaguar ndaj deklaratave të opozitës helene për marrëveshjen e detit me Shqipërinë, duke kërkuar më shumë përgjegjshmëri prej saj.

Duke iu përgjigjur deputetëve të partisë “Demokracia e Re”, Kotzias ka kërkuar që çështjet e politikës së jashtme të mos trajtohen si biseda kafeneje.

“Politika e jashtme greke duhet të ushtrohet me qartësi, përgjegjësi, seriozitet dhe efikasitet e jo përmes një komunikimi emocional”, ka thënë Kotzias. Ai i ka bërë thirrje opozitës që të riformulojë qartë qëndrimet e saj, në mënyrë që çështjes t’i jepet serioziteti i duhur./abcnews.al

novartis-1280x608.jpg
ad min15:27 | 22/02/2018

Parlamenti grek miratoi vendimin për të nxjerrë para një komiteti parlamentar hetimor 10 politikanë të përfshirë në skandalin “Novartis”. Mes tyre është ish-kryeministri grek, Samaras dhe guvernatori aktual i bankës greke, Sturnaras.

Pas një seance maratonë që zgjati të paktën 20 orë, parlamenti grek vendosi mëngjesin e të enjtes që 10 politikanë të përfshirë në skandalin “Novartis” të hetohen nga një komitet parlamentar i veçantë. Debatet në sallën e parlamentit ishin të ashpra me personat e akuzuar që fajësonin qeverinë se po kryente një gjueti politike shtrigash dhe se po sulmoheshin vetëm për arsye politike. Votimi ishte i fshehtë dhe miratonte vendimin për hetime të mëtejshme për të gjithë ata që janë përmendur si pjesë e skandalit të firmës farmaceutike.

Dhjetë personat do të paraqiten para një komisioni hetimor. Ndër politikanët nën hetim është dhe komisioneri europian për emigracionin, Dimitris Avramopoulos, lideri i PASOK, Evangelos Venizelos, Adonis Georgiadis i Demokracisë së re, Koutroumanis i PASOK, Andreas Loverdos i PASOK, Andreas Lykourentzos i Demokracisë së Re, ish-ministri Pikrammenos, Marios Salmas i Demokracisë së Re, ish-kryeministri Antonis Samaras, dhe ish-ministri i Financave aktualisht guvernator i bankës së Greqisë, Jannis Stournaras.

Në ditët në vijm, parlamenti do të vendosë për 21 anëtarët e komitetit parlamentar, që do të ketë një muaj kohë për të përfunduar hetimet, dhe pse mediat greke shkruajnë se do të kërkohet një zgjatje e afatit. SYRIZA, partia e kryeministrit Tsipras do të përfaqësohet nga 10 deputetë, Demokracia e Re nga pesë dhe partitë e tjera me nga një./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono