delegacioni

alimani.jpg
G. P.12:50 | 06/10/2019

Regjisori Bujar Alimani në një intervistë për Abc News pranon kënaqësinë e nominimit të “Delegacionit” për në Oscar. Por nga ana tjetër, ai thotë se ky përfaqësim kërkon lobim dhe mbështetje financiare nga Ministria e Kulturës.

Filmi artistik  “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit brenda 1 viti ia ka dalë të rrëmbejë 11 çmime duke nisur me Varshavën dhe tashmë është nominuar për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscar. Regjisori e cilëson kënaqësi, por rruga është e gjatë dhe gara e fortë mes 87 vendeve.

Gara në Oscar shpesh është shoqëruar me të papritura dhe surpriza këtë e kujton Alimani, por ai është i vetëdijshëm se kërkon promovim të madh, e kjo sipas tij duhet bërë nga Ministria e Kulturës.

Përzgjedhja  e filmave kalon në tre faza, por edhe kalimi i fazës së parë është mjaftueshëm, sipas regjisorit. Që në fillim si armë të fortë e këtij filmi ka qenë thjeshtësia. Por duke nënvizuar mesazhin e fortë mes pushtetit dhe individit.

Ndërkohë që regjisori Bujar Alimani ka filluar xhirimet për filmin  e ri që e cilëson si projektin më të madh filmik  të tij. Xhirimet e filmit janë në veri të Shqipërisë në zonën e Pukë-Fushë Arrëz dhe bëhet fjalë për një dramë familjare./ABC News Albania 24/7

Veliaj-CSU-1280x718.jpg
nev ila17:55 | 02/10/2019

Tirana është një qytet me zhvillim dhe me të ardhme të mirë. Kështu e vlerësoi kryeqytetin shqiptar kryetari i Grupit Parlamentar të CSU-së në Landtagun e Bavarisë, Thomas Kreuzer.

Kreuzer bashke me  një delegacion parlamentarësh të kësaj force u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Temë diskutimi mes tyre ishin marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe perspektiva evropiane të Shqipërisë.

Kreuzer falënderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen, ndërsa theksoi zhvillimin që ka pësuar Tirana dhe mundësitë që ky qytet ka për një të ardhme më të mirë.

Ndërsa Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i falënderoi për mbështetjen që CSU i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe sidomos për vendimin për çeljen e negociatave./ABC News Albania 24/7

 

FILMI-DELEGACIONI.mpg_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 24/09/2019

Filmi artistik “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit dhe regji të Bujar Alimanit është nominuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në Oscar. Filmi sapo mori çmimin e 12-të brenda një viti.

Filmi “Delegacioni“ nga regjisori shqiptar Bujar Alimani mori çmimin e filmit më të mirë në edicionin e 5-të të Festivalit të Filmit Seanema, të mbajtur në Ulqin të Malit të Zi.

Në qendër të filmit  është një intelektual që nuk bëhet vegël e pushtetit, por reziston deri në fund.

Delegacioni u nis nga i ndjeri  regjisori Artan Minarolli dhe u realizua me sukses nga miku i tij regjisori i njohur Bujar Alimani. Filmi që në premierën e parë botërore në  Varshavë rrëmbeu çmimin e parë  dhe pasoi me 12  të tillë brenda një viti.

Pak ditë më parë Komisioni i ngritur nga QKK ka vendosur unanimisht me shumice absolute votash, në votim të hapur, që filmi «Delegacioni», me regji të Bujar Alimanit dhe skenar të Artan Minarollit, të përfaqësoi Shqipërinë në garën Oscar.

Pas premierës fitores së çmimit të madh në Varshavë, Delegacioni është përzgjedhur ndërkohë në mbi 16 festivale ndërkombëtare, në të cilat ka fituar 12 çmime. /ABC News Albania 24/7

komisioni-venecias.jpg
G. P.15:36 | 10/09/2019

Një delegacion i Komisionit të Venecias ka takuar të gjitha palët politike sot në Tiranë, në një vizitë për të mbledhur qëndrime mbi kërkesën e socialistëve për të shkarkuar Ilir Metën. Ekspertët nuk kanë dhënë deklarata, por kanë mbajtur shënime dhe do të shprehen me një opinion zyrtar në Tetor.

Komisioni i Venecias ka dërguar në Tiranë një  grup ekspertësh, përpara se të japë në Tetor opinionin e tij nëse Ilir Meta duhet shkarkuar si President Republike.

Delegacioni i nisi takimet me opozitën jo parlamentare, e cila mbrojti qëndrimet e presidentit, duke thënë se anulimi i 30 qershorit ishte një përpjekje pozitive e Ilir Metës. Më pas, ekspertët dëgjuan këndvështrimet e deputetëve të mazhorancës dhe më pas të opozitës parlamentare.

Rreth 50 minuta takim patën edhe me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, Ruçi i ka falënderuar ekspertët për kontributin dhe përgjigjen me shpejtësi ndaj interesimit të Kuvendit të Shqipërisë.

Delegacioni i Venecias u takua edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili është person nën hetim parlamentar. Mësohet se kreu i shtetit, përveç shpjegimeve në tavolinë, ju ka dhënë  ekspertëve edhe një relacion shpjegues me shkrim me arsyet që e detyruan të çdekretojë 30 Qershorin.

Në Tëiter, presidenti shkroi shkurtimisht se ishte i kënaqur që kishte pritur një përfaqësi të Komisionit të Venecias dhe se nëse do ishin respektuar rekomandimet e tyre në të kaluarën, Shqipëria kurrë nuk do të ishte në këtë situatë.

Komisionerët kanë takime edhe me ministrin e Brendshëm, kryeministrin, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe anëtarë të komisionit hetimor./ABC News Albania 24/7

komisioni-i-venecias.jpg
G. P.09:30 | 10/09/2019

Komisioni i Venecias ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme pas kërkesës së Komisionit Hetimor për të dhënë opinionin e saj në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mëngjesin e kësaj të marte, delegacioni i “Venecias” zhvilloi një takim me dy përfaqësues të opozitës joparlamentare, respektivisht Oerd Bylykbashin për PD-në dhe Klajda Gjoshan për LSI-në. Ish-deputetët patën një prononcim të shkurtër për mediat në përfundim të takimit.

Ata thanë se kanë sqaruar pozicionin e tyre, që sicc e quajtën ata për tentativën në lidhje me shkarkimin e Presidentit. Gjithashtu, Bylykbashi dhe Gjosha i kanë thënë komisionerëve të “Venecias” që Presidenti nuk e shkeli ligjin dhe se ai mund të shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

“Komisioni i Venecias ka ardhur këtu me ftesë të Kuvendit për të dhënë një opinion në lidhje me procedurën e turpshme për shkarkimin e Presidentit të Republikës që Parlamenti ka nisur. Ne ua bëmë të qartë se kjo është një përpjekje e qeverisë që, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, në themelet e një krize kaq të madhe, Parlamenti përpiqet që të tërheqë Komisionin e Venecias dhe Këshillit të Europës në lojën e tij të turpshme për të kapur të gjitha pushtetet, përfshirë Presidentin e Republikës. Kushtetuta është e qartë. Presidenti i Republikës shkarkohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, nëse ka shkelur rëndë Kushtetutën. Presidenti i Republikës është përpjekur të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, unitetin e popullit dhe pluralizmin politik në Shqipëri dhe kjo është një nga detyrat fisnike që ka luajtur në këtë rast Presidenti i Republikës. Presidenti i Republikës u dha garancinë zgjedhësve shqiptarë që zgjedhjet të bëheshin në një moment të dytë, në kushte më të mira. Parlamenti përpiqet që të shkarkojë Presidentin dhe në këtë lojë të turpshme përpiqet të bëjë palë institucionet ndërkombëtare, të cilat janë shumë të qarta në lidhje me këtë”, tha Bylykbashi.

“Sot diskutuam për një çështje që është e paprecedentë, aq më tepër për një vend që kërkon të çelë negociatat, për një vend që dëshiron të jetë anëtar i BE-së dhe në momentet kyçe, kur të gjitha palët sidomos qeveria do duhej të përqendrohej në plotësimin e kushteve për të marrë çeljen e negociatave në tetor ne merremi me një çështje që është jashtëzakonisht e rëndë edhe për imazhin e vendit. Aq më tepër të ftosh institucionet ndërkombëtare për të zgjidhur një çështje që në fakt për mua është për të mbuluar gjithçka që sot shkon keq me qeverisjen shqiptare”, tha Gjosha.

Ndërkohë, delegacioni është duke zhvilluar një takim në këto momente me një grup deputetësh të Partisë Socialiste. Më vonë ata do të takohen me deputetët e opozitës parlamentare. Gjithashtu një takim është planifikuar me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Pas tij, komisionerët do të takohen me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i cili po hetohen nga komisioni parlamentar nëse ka shkelur ligjin apo jo me shfuqizimin e dekretit të 30 Qershorit.

Pas drekës, do të jetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj që do të presë delegacioni, ndërsa më vonë ata do të shkojnë në kryeministri për t’u takuar me kryetarin e qeverisë, Edi Rama.

Gjatë së martës është rezervuar gjithashtu takim edhe me anëtarët e KQZ-së si edhe me anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha. Delegacioni i Komisionit të Venecias do ta përfundojë punën e saj nesër pas takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe shoqërisë civile.

Në Tetor pritet përgjigja e Komisionit Hetimor nëse Meta e shkeli ose jo Kushtetutën kur firmosi anulimin e datës së zgjedhjeve në 30 Qershor./abcnews.al

1958389_983475671722236_7100065200155219871_n.jpg
nev ila16:25 | 08/06/2019

Delegacioni i Bashkimit Europian ditën e sotme ka deklaruar se, rëndësia e ushtrimit të së drejtës së qytetarëve shqiptarë, për të protestuar në mënyrë të rregullt dhe paqësore, është themelore. Delegacioni i BE më tej thekson se dënojnë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e kaluara dhe se përgjegjës për mbarëvajtjen e protestës janë drejtuesit e saj, të cilët duhet të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të rregullt.

Deklarata e plotë:

“Deklaratë në prag të protestës së sotme, 8 qershor 2019

Ndërkohë që respektojmë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të demonstruar, ritheksojmë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.

Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunshme që kanë ndodhur në protestat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i eksplozivëve ose i ndonjë sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është krejtësisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e drejtuesve të protestës të sigurojnë që demonstrimet të mbahen në mënyrë të sigurt si për pjesëmarrësit ashtu dhe për banorët e tjerë Tiranës, si dhe për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave. Autoritetet e zbatimit të ligjit gjithashtu kanë përgjegjësi për të vepruar me përmbajtje, edhe nëse provokohen.

Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”./abcnews.al

delegacioni-franko-gjermane.jpg
nev ila15:30 | 03/06/2019

Delegacioni franko – gjerman është takuar në Prishtinë fillimisht me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi e më pas me kryeministrin Ramush Haradinaj e zyrtarë të tjerë. Prishtina zyrtare njëzëri përsëriti se nuk do të heqë taksën e vendosur ndaj Serbisë, dhe që pret liberalizimin e vizave.

Dialogu Kosovë Serbi sipas presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do të vazhdojë pa kushte.

Pas takimit me delegacionin e këshilltarëve diplomatikë të presidentit të Francës dhe të kancelares së Gjermanisë Thaçi tha se taksa do të mbetet në fuqi ndërsa nuk do të pranojnë kushte shtesë për liberalizimin e vizave.

Theksuam shumë qartë se tarifa duhet  të mbetet në fuqi, është një vendim legjitim në anën tjetër duhet të respektohet të gjitha marrëveshjet që janë arritur në vitin 2013 nga të gjitha palët. Shpresoj që do të ketë një angazhim serioz edhe për javët e ardhshme që kanë mbetur në mënyrë që të jetë një koordinim i plotë”, tha Thaci.

Zyrtarë të këtij delegacioni kanë zhvilluar takim edhe me krerët e tjerë të shtetit të Kosovës.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj ka mirëpritur angazhimin e Gjermanisë dhe Francës për të rikthyer dialogun siç ka thënë ai në binarët e duhur./ABC News Albania 24/7

meta-4-1280x720.jpg
ent ela11:40 | 28/05/2019

Presidenti Ilir Meta priti në një vizitë zyrtare një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtuese të Senatit dhe Kongresit Amerikan, si dhe këshillit të atlantikut, kryesuar nga Damon Wilson. Pasi i njohu ata me situatën aktuale në vend duke vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Meta ka diskutuar me delegacionin amerikan mbi zgjidhjen e krizës së brendshme, zbatimin e reformës në drejtësi duke u mbështetur në parashikimet Kushtetuese si dhe për rolin që Shqipëria ka në rajon si faktor kyç për stabilitetin. /ABC news Albania 24/7

soreca.jpg
G. P.16:33 | 25/05/2019

Në një deklaratë në rrjetet sociale delegacioni Bashkimit Europian dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së në Shqipëri bën thirrje që e drejta për të protestuar të ushtrohet në mënyrë paqësore. Ata dënojnë aktet e dhunës dhe kërkon që të gjitha palët e përfshira të garantojnë sigurinë e protestuesve që do dalin në rrugëtr e Tiranës.

“Ne dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protestat e mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të sigurojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të garantuar sigurinë e atyre që janë në rrugët e Tiranës sonte. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë përgjegjësinë për të vepruar me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen”, shkruhet në deklaratën e delegacionit.

BE bën thirrje që të gjitha palët t’i shtrohen dialogut për të gjetur një rrugëdalje nga situata politike ku ndodhet e vendi.

“Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi të bëjë përpara me procesin e reformave dhe të ecë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të mbështeten në ofertën ekzistuese për dialog me synimin për të gjetur një rrugëdalje nga situata aktuale politike si një çështje urgjente”, mbyllet deklarata e delegacionit të Bashkimit Europian./abcnews.al

basha-12-1280x666.jpg
ent ela15:15 | 28/02/2019

Në përfundim të takimit me strukturat e partisë në qytetin e Shkodrës, kreu i selisë blu Lulzim Basha refuzoi të komentonte në mënyrë direkte deklaratat e eurodeputetëve të deleguar nga parlamenti Europain, por një mesazh ja përsëriti.

“Rrugën drejt Evropës e pengon krimi dhe korrupsioni, hajdutëria qeveritare dhe ortakllëku me krimin e organizuar, të gjithë në Shqipëri e dinë dhe të gjithë në botë po e dëgjojnë. Detyra jonë është që me durim dhe vendosmëri të shpalosim të vërtetën dhe faktet që për një kohë kaq të gjatë janë helmuar nga propaganda. E vërteta dhe faktet na çojën drejt Evropës, jo me hiena. Sakrifica e opozitës është pikërisht për të rikthyer demokracinë e vërtetë duke mos qenë fasadë e një Parlamenti të krimit i faktuar tashmë”.

Kjo do të ketë vetëm një përfundim, sipas kryedemorkatit Basha, atë për të cilin foli prerë raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstein i cila tha: “Në asnjë mënyrë”.

“Ka vetëm një përfundim, çuarjen përpara drejtësisë të atyre që vodhën zgjedhjet, çuarjen përpara drejtësisë të Edi Ramës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Sa i përket legjitimitetit të Parlamentit, të theksuar nga kreu i delegacionit Tunne Kelam, Basha tha:

Nuk ka Parlament Republika e Shqipërisë ka një bandë ku një në tre deputet është produkt i lidhjes së Edi Ramës me krimin”.

Gërshetimi i protestave me mosbindjen civile dhe çdo akt të revoltës dhe zemërimit qytetar me turin e alternativës që forca e tij politike ofron, përbëjnë edhe hapat me të cilat opozita shprehet e vendosur të vijojë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono