delegacion

5720e45e-1ee7-4ee2-93de-12d6bb379a3c-1280x808.jpg
ent ela17:50 | 18/11/2019

Menjëherë pas letrës që kabineti i Metës i ka dërguar selisë qëndrore  të OSBE-së,  një delegacion i asamblesë parlamentare të OSBE-së, ka zhvilluar një takim në Presidencë me kreun e shtetit. Në takim nuk ishte i pranishëm ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borshardt. Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Meta Meta theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të reformës në drejtësi vetëm sipas Kushtetutës së miratuar me konsensus tre vite më parë.

Në lidhje me procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe rajonit, Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e sinqertë të të gjitha vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë përsëri objekt shqyrtimi në Samitin e Zagrebit që do të zhvillohet në maj të vitit 2020”, – vijoi Presidenti i Republikës, “dhe, në këto 6 muaj, 9 kërkesat e Bundestagut duhet të shërbejnë si harta e vetme e rrugës për Shqipërinë që mund të çojë në një vendim pozitiv për çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE-në”.

Në lidhje me Kryesimin nga Shqipëria të OSBE-së për vitin 2020, Presidenti Meta u shpreh se, Shqipëria ka mundësinë që të japë një kontribut thelbësor për Organizatën. /abcnews.al

 

13A367DD-D175-4D1B-B13C-47B819770053_cx0_cy7_cw0_w1023_r1_s.jpg
ad min11:50 | 03/06/2019

Pas takimit me delegacionin franko-gjerman, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë pa kushte dhe se taksa ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet.

Kreu i shtetit të Kosovës ka kërkuar sërish liberalizimin e vizave duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar. Ai theksoi se Kosova nuk do të pranojë kushte tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në shkëmbim të kërkesave për tarifat apo për krijimin e asociacionit e komunave serbe në veri të vendit.

Pas takimit me Thaçin, delegacioni ndodhet në takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Gjatë ditës është parashikuar edhe takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli./ABC News Albania 24/7

parlamenti.jpg
ad min12:04 | 22/02/2019

Një delegacion i Parlamentit Europian pritet të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, në kushtet e një klime të ashpër politike në vend, pas vendimit të opozitës për të lënë parlamentin. Tetë eurodeputetët do të takohen me drejtues të qeverisë dhe të opozitës, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Djegia e mandateve ka detyruar Parlamentin Evropian të sjellë të mërkurën në Shqipëri një delegacion të Komisionit të Punëve të Jashtme të përbërë nga 8 deputetë të grupimeve të ndryshme politike të Parlamentit Europian.

Grupimi i socialistëve dhe demokratëve (S&D) përfaqësohet nga raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe Juan Fernando Lopez Aguilar, Cristian Dan Preda dhe Tunne Kellan nga grupimi i partive popullore. Grupimi i liberalëve dhe demokratëve (ALDE) përfaqësohet nga Ilhan Kyuchyuk. Grupimi i gjelbër (The Greens) nga Tamas Mezcerics. Grupimi i konservatorëve dhe reformistëve (ECR) do të përfaqësohet nga Bas Belder dhe grupimi i Europës së Kombeve dhe Lirive (ENF) Jean-Luc Schaffhausser.

Qëllimi i kësaj vizite është për t’u informuar në detaje mbi situatën e re në të cilën është futur vendi pas dorëzimit të mandateve parlamentare të opoziës dhe hapat që priten të merren në vjim.

Në krye të axhendës, qëndron takimi me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi. Më pas takimet vijojnë me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin në detyrë për Evropën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Delegacioni do të takohet me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe dy përfaqësues të shoqërisë civile, një për çështjet e mjedisit dhe një gazetar të BIRN.

Thirrjet për dialog të bëra së largu nuk u dëgjuan nga mazhoranca dhe opozita. Për gjetjen e një zgjidhje Parlamenti Evropian do të sjellë këtë të mërkurë 8 deputetët, të cilët do të këmbëngulin në arritjen e një marrëveshje mes opozitës së bashkuar dhe qeverisë./abcnews.al

limaj-1280x690.jpg
ad min13:16 | 04/01/2019

Një nga kryesuesit e delegacionit shtetëror të Kosovës, Fatmir Limaj, u shpreh se do të jenë në Bruksel në datën 8 Janar pa presidentin Hashim Thaçi. Limaj tha se takimi i radhës do të jetë informues dhe pritet të caktohet një datë për rinisjen e dialogut.

Delegacioni shtetëror i Republikës së Kosovës, në 8 Janar, do të udhëtojë për në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë, por pa pjesëmarrjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, i cili deri tani ka udhëhequr bisedimet Prishtinë-Beograd. Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë, nga një prej kryesuesve të ekipit negociator, njëkohësit zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj.

Limaj tha se në Bruksel do të shkojnë të vetëm, pasi sipas tij takimi do të jetë me tepër informues. Ai theksoi se pritet të caktohet një datë e saktë se kur do të rinisë dialogu. Ndërkohë, presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konferencën e fundvitit para gazetarëve, u shpreh se në 8 Janar do të ishte në Brezovicë për ski. Por kreu i shtetit sërish nuk është tërhequr nga ideja që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Në anën tjetër, lidhur me mundësinë që çështja e “korrigjimit të kufirit” të jetë temë diskutimi në Bruksel, kryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj tha se në Bruksel do të flitet për atë që do të vendoset nga ekipi negociator.

Përderisa në Kosovë po diskutohen temat të cilat duhet të prezantohen në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kjo e dyta ka bërë të ditur se nuk do të dialogojë me Prishtinën pa u hequr taksa prej 100 për qind ndaj produkteve serbe, vendim ky i marrë nga qeveria e Kosovës në fund të vitit të kaluar./abcnews.al

samiiti.jpg
ad min18:28 | 26/08/2018

Një vit nga takimi i parë, të hënën e 26 Gushtit kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të takohen sërish në ambientet e vilave qeveritare në Durrës.

Samiti nis në orën 10:00, ndërsa në fokus do të jenë krijimi i një vizioni të përbashkët mbi strategjinë e integrimit europian, zbatimin dhe Fuqizimin e Zonës Ekonomike Rajonale; marrëveshjen për komunikimet Roaming si dhe fillimin e negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimet akademike dhe profesionale.

Ardhja e delegacioneve është parashikuar për në orën 09.40 dhe pas fotos familjare pritet të fillojë sesioni i samitit, i cili është parashikuar që të vijojë të paktën dy orë. Rreth mesditës është parashikuar një konferëncë për shtyp me gazetarë vendas dhe të huaj. Zhvillimet kryesore të këtij samiti do të përcillen drejtpërdrejt edhe nga ekrani i ABC News./abcnews.al

romana-vlahutin-1280x960.jpg
ad min16:03 | 25/05/2018

Dy diplomatë të rëndësishëm do të lënë Shqipërinë këtë vit, kryesuesja e delegacionit të Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Luigi Soreca pritet të zëvëndësojë Romana Vlahutinin në krye të delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë. Ky lajm që ka qarkulluar në media ditën e sotme nuk konfirmohet zyrtarisht nga zyra e shtypit e delegacionit Evropian në vendin tonë. ABC News iu drejtua zyrës së shtypit të zëdhënëses së Bashkimit Evropian Maja Koçijançiç, e cila sqaroi se procedura e zëvendësimit është në vijim dhe njoftimi do të jepet pasi të përfundojë.

Luigi Soreca, italiani që pritet të zëvendësojë kroaten Romana Vlahutin, është Drejtor për Sigurinë në institucionin që kontribuon në objektivin e BE-së për të ofruar një nivel të lartë sigurie për qytetarët evropianë. Zëvendësimi i diplomatëve pritet të bëhet në fund të muajit Qershor.

Një tjetër zyrtar i huaj i rëndësishëm që do të lërë Shqipërinë këtë vit është ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu.

Shefi diplomacisë amerikanë në vendin tonë do të mbajë postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e të Gjithëpushtetshëm të Amerikës në Republikën e Kirgistanit. Njoftimi u dha në faqen e internetit  të Shtëpisë së Bardhë, ku sqarohet se të enjten iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh.

Ambasadori që kërkoi që në fillim të detyrës së tij kapjen e peshqve të mëdhenj në Shqipëri do të largohet në Gusht të këtij viti./abcnews.al

delegacioni-1280x648.jpg
ad min15:37 | 28/02/2018

Një delegacion i lartë i Bashkimit Europian ka mbërritur në Prishtinë në kuadër të një vizite zyrtare. Treshja e përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë për Politikat e Jashtme në BE, Federika Mogerini dhe Komisioneri Hahn do të priten nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.
Takimi i parë ka qenë ai me kreun e shtetit kosovar, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. Takimi u bë i hapur për mediat vetëm për pamje dhe jo për deklarata apo pyetje.
Pas takimit, është njoftuar një konferencë e përbashkët për media e presidentit të KE, Juncker me presidentin Thaçi.
Delegacioni i lartë do të përmbyllë vizitën me një takim që do ta mbajë me qytetarë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës nga ora 16:00./abcnews.al

vlcsnap-error334-1-1280x720.jpg
ent ela11:21 | 20/02/2018

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, zhvilloi një takim me delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s të kryesuar nga gjenerali Vito AUGELLI, komandant i Guardia di Finanza-s, i Rajonit të Pulias.

Gjenerali siguroi drejtorin e policise shqiptare vijimësinë e bashkëpunimit të shkëlqyer.

Vito Augelli veçoi ndër të tjera edhe punën e mirë të Zyrës ndërlidhëse të Policisë së Shtetit në Bari.

“Rezultatet e shkëlqyera kanë ardhur vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë dhe një shkëmbimi në kohë reale të informacionit- tha zyrtari italian. Nga të gjitha kapjet e kanabisit në Itali, 80% i ka bërë Guardia di Finanza e Pulias dhe këto falë një bashkëpunimi të ngushtë me Policinë shqiptare. Kemi arritur të ndërtojmë një rrjet shkëmbimi informacioni që bazohet në besim reciprok dhe profesionalizëm të lartë- përfundoi fjalën e tij komandanti i Guardia di Finanza i Rajoinit të Pulias, gjenerali Vito AUGELLI. Drejtori  i pergjithshem I policies shqiptare Ardi Veliu vlerësoi kontributin e Guardia di Finanza-s dhe Policisë italiane duke siguruar se të gjitha projektet e drejtuara nga Italia do të kenë mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit dhe angazhimin maksimal për arritjen e objektivave./abcnews.al

 

vlcsnap-error215-1280x720.jpg
ad min08:37 | 09/02/2018

I ftuar në ABC News, Glevi Dervishi ka folur për një nga çështjet më të nxehta javët e fundit.
Si anëtar I delegacionit shqiptar në bisedimet Shqipëri-Greqi, ai është shprehur në lidhje me marrëveshjen e detit e deri te cështja çame.
Sipas tij, pala shqiptare është e qartësuar në lidhje me çështjen çame, ku thekson se Shqipëria nuk synon të përfitojë territory në këtë rast..abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono