dekriminalizim

alibej-1280x636.png
in a16:04 | 11/01/2020

I ftuar në studion e “ABC News” ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj foli për denoncimin e kryebashkiakëve për dekriminalizimin.

“Si jurist, si qytetar i angazhuar politikisht dokumenti është marrë në rrugë zyrtare në shtetin grek. Duhet të ndihqet një orë e më parë për shkak të procedurave ligjore. Ministria e Drejtësisë shqiptare i ka vendosur stop korrespondencës. Kryeprokurori i ri, duhet ti zhvillojë sa më shpejt procedurat edhe si një premtim që vetë Prokurori i Përgjithshëm dha”, tha Alibeaj.

Më tej Alibeaj theksoi PD do ta ndjekë deri në fund çështjen.

“Të kryejë të gjitha procedurat, por edhe të fillojë procedimin penal për pengesë të drejtësisë, ti japë publikut shqiptar të vërtetën. Jeta publike shoqërore është e degraduar. Do ta ndjekim këmba këmbës këtë proces i cili mban emrin tonë. Për të gjithë ata që mendojnë se mund ti fshihet drejtësisë asgjë nuk mund të mohohet. PD është e gatshme në çdo rast për ta ndjekur. Është një dokument i Mallakstrës ka një datë, presim të dhëna edhe për krybashkiakë të tjerë brenda këtij qarku. Kur të vijë koha do ti publikojmë”, tha Alibeaj.

“Njerëzit me të shkuar kriminale janë shija e vërtetë e kryeministrit. Situta në të cilën ndodhemi tregon një mungesë vullneti për ta perfeksionuar procesin e dekriminalizimit. Sot Policia e Shtetit është shndërruar në një trupë që mbledh kufomat rrugës, krimi nuk ka asnjë lloj frike, sot fatkeqësisht është sypatrembyr. Si ka mundësi ky vend të mbretërohet tashmë prej krimit. Pafuqishmëria në fjalët e kryeministrit është prova më e fortë me këtë dështim spektakolar”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë ngritja e katër njësive të posaçme në Policinë e Shtetit, sipas tij nuk ka për të funskionuar.

Qeveria është kapur nga krimi, të gjithë në mënyrë kapilare kanë kapur drejtuesit e poliscisë. Një nga problemet kryesore sot është përfaqësimi i shqiptarëve, fomula më e mirë është mazhoritar i pastër. Procesi i votimit jep votë të pastër, e cila më pas është ajo që triumfon. Drafti i plotë i Reformës Zgjedhore ka kohë që është duke u punuar, pothuajse jemi në përfundim të saj, jemi në fazë të avancuar, do të gjenden ato që i kemi thënë”, deklaroi ai.

/abcnews.al

kuvend.jpg
nev ila13:30 | 03/11/2019

Ishte data 23 shtator 2014. Deputeti socialist Arben Ndoka grushtoi në korridorin e Kuvendit, Gent Strazimirin, pasi demokrati i kishte drejtuar gishtin e akuzës si i dënuar për prostitucion gjatë seancës plenare.

Nga ky moment, demokratët ndërprënë cdo marrëdhënie me parlamentin, duke akuzar Ramën se i kishte fituar zgjedhjet me 19 kriminelë në parlament.

Ndërkombëtarët ndërmjetësuan krizën politike, e cila u mbyll me miratimin në 17 dhjetor 2015, të ligjit të dekriminalizimit.

Por, përpara se ligji të miratohej, Arben Ndoka dha dorëheqjen. Në 7 shtator 2015, përmes një letre publike sqaroi se ishte dënuar në mungesë për prostitucion, pas një historie të stisur nga e dashurua e të vëllait dhe një polici italian.

Dy muaj më vonë, në 26 nëntor 2015, teksa në parlament diskutohej ligji i dekriminalizimit, mandatin e dorëzoi dhe Mark Frroku. Deputeti ndodhej në paraburgim për deklarim të rremë mbi një atentat që pretendohej se Ilir Meta kishte porositur për të vrarë Tom Doshin.

Pas një sherri me armë në Luginën e Patokut, për të cilën u arrestua, edhe deputeti tjetër socialist Armando Prenga dorëzoi mandatin, në 2 dhjetor 2017.

Edhe pse ligji i dekriminalizimit u miratua në fund të dhjetorit 2015,  viktimat e para të tij, u shënuan një vit më pas.

Elvis Roshi ishte i rënë i parë. Një dënim i fshehur në Itali për përdhunim, i dha fund mandatit të tij si kryebashkiak i Kavajës, në 29 dhjetor 2016. SINK RAMA Edi Rama që kishte dalë publikisht garant për Roshin, u distancua pas vendimit të KQZ-së.

Në të njëjtën ditë me Roshin, KQZ preu edhe kokën e Dashamir Tahirit të PDIU-së dhe Shkëlqim Selamit të LSI-së.

Në 5 janar 2018, pas hetimit të prokurorisë, KQZ shkarkoi për emra të padeklaruar dhe hesape të fshehura me drejtësinë italiane dhe dy deputetë të tjerë, një të LSI-së e një të PDIU-së.

Gjatë vitit  2018 dhe gjysmës së parë të këtij viti, rrjeta e vettingut kapi dhjetra këshilltarë bashkiakë të partive të ndryshme.

Në 30 qershor, Edi Rama zgjodhi një ekip kryebashkiakës, të cilët në shumicën e vendit, nuk patën asnjë rival përballë, pas bojkotit të zgjedhjeve nga opozita.

Në Shkodër Edi Rama rriti menjëherë politikisht Valdrin Pjetrin, të cilin nga drejtues i përgjithshëm i hipotekave, e bëri kandidat për Shkodrën, e më pas largoi Ditmir Bushatin, duke e bërë Pjetrin drejtues politik të të gjithë qarkut Shkodër. (23 korrik) Por shkëlqimi i Pjetrit nuk zgjati shumë.

PD e akuzoi se kishte fshehur një dënim për trafik droge në Itali, por Pjetri e mohoi kategorikisht.

Pjetri dha dorëheqjen në 15 gusht, kur PD publikoi dokumentin italian të dënimit të tij. Po atë ditë, Edi Rama u divorcua prej tij, por, sërish, duke mbrojtur në formën e tij.

Në të njëjtën formë, Edi Rama mbrojti dhe kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, të cilin PD e akuzoi se kishte fshehur një procedim në Greqi me emrin Jorgo Toto.

Por KQZ i hoqi Kajmakut mandatin në 1 nëntor, duke i zbehur shkëlqimin krenarisë kryeministrore.

Socialistët nuk kanë marrë asnjë përgjegjësi politike për përzgjedhjet e tyre, duke thënë se secili përgjigjet individualisht për veten.

Nën hetim nga prokuroria, është ende kryebashkiaku socialist i Vaut të  Dejës, Mark Babani. Edhe atë, PD e akuzon se ka pasur probleme me drejtësinë italiane./abcnews.al

MBULIM-PROKURORIA-THANZA.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ad min12:22 | 24/09/2018

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është thirrur sot në prokurorinë e Tiranës për t’u marrë në pyetje ne lidhje me hetimin e hapur ndaj tij për falsifikimin e formularit te dekriminalizimit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra në korrik të këtij vitit gjyqtarin Thanza, pasi ai nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në 1999.

Antari i Gjykatës së Lartë, sipas KPK-së, ishte dënuar në Itali me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Thanza nuk e kishte deklaruar në formular këtë dënim, por për rastin, përpara trupës gjykuese të KPK-së tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Në 11 korrik të këtij vitit edhe Prokuroria e Përgjithshme u vu në lëvizje në lidhje me këtë rast, duke dërguar edhe një letërporosi në Itali për të mësuar detajet mbi ngjarjën ku dyshohet se ka qenë i përfshirë gjyqtari Thanza./abbcnews.al

shkelqeim-selami-1280x897.jpg
ad min17:19 | 10/05/2018

Gjykata e Tiranës kaloi për gjykim dosjen penale në ngarkim të ish-deputetit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Shkëlqim Selami. Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorisë, e cila mbylli hetimin dhe kërkoi dërgimin e dosjes në gjyq.

Ish-anëtari i Kuvendit do të përballet me akuzën e “falsifikimit të formularëve”, vepër e konsumuar në formularët e dorëzuar prej tij për llogari të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë, ai nuk ka deklaruar disa probleme që ka pasur me drejtësinë në Itali në vitin 2006. Për të njëjtën arsye, Selamit iu hoq mandati nga ana e KQZ-së në Dhjetor të vitit 2016./abcnews.al

alfred-peza.jpg
ad min20:51 | 14/02/2018

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza është shprehur në Byro Politike se opozita ka meritë përsa i përket çështjes së dekriminalizimit. Sipas tij, ky është një rast kur opozita merret me kauzat e duhura arrin gjëra pozitive.

“Një meritë i duhet njohur opozitës këto katër pesë vitet e fundit, kur bëri kauzë çështjen e dekriminalizimit”, u shpreh Peza.

Përsa i përket çështjes së drejtësisë, Peza thotë se duhet pritur që të krijohen institucionet që të arrihet në përfundime.

“Në aspektin e drejtësisë duhet t’i lëmë kohë që të formësohet, të kristalizohet dhe insititucionet të krijohen sepse edhe zonja që ne po flasim është në funksionin e përkohshëm”, tha Peza./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono