dekretim

ilir-meta111.jpg
nev ila16:27 | 05/08/2019

Presidenti i republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Në mesazhin e tij, presidenti deklaron se ka pritur 2 vite që të bëheshin ndryshimet përkatëse në ligjin “Për statusin e Gjyqtarëve dhe prokurorëve” nga Kuvendi.

Meta gjithashtu me dekretimin e ligjit “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë” thekson se ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Njoftimi i Presidencës për dekretimin e dy ligjeve:

“Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se, Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencave të Tij, në mbështetje të nenit 84 dhe 93 të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje të 2 (dy) ligjeve të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë, dhe konkretisht:

1.Me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, Presidenti i Republikës ka miratuar; “Shpalljen e ligjit nr. 48/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve në këtë ligj janë argumentuar nga Kuvendi si të nevojshme, në plotësim të vakumit të krijuar për shkak të Vendimit nr. 34, datë 10.04.2017 të Gjykatës Kushtetuese, që ka shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën disa dispozita të këtij ligji, dhe që kishin të bënin me:

Papajtueshmërinë ambientale;

Veprimtaritë e jashtme;

Vlerësimin;

Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;

Masat disiplinore plotësuese;

Aksesin në dokumentacion gjatë procesit disiplinor;

Pezullimin nga detyra;

Veprimtari këto të lidhura me funksionin apo procesin disiplinor që zhvillohet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, etj.

Përpos këtyre plotësimeve ligjore, Presidenti i Republikës konstatoi se ligjvënësi me ligjin nr. 48/2019 ka realizuar gjithashtu më shumë se 14 ndërhyrje të tjera në ligjin nr. 96/2016, me qëllim riparimin, përmirësimin, qartësimin dhe harmonizimin e dispozitave të ligjit nr.96/2016, në tërësinë e tij.

Kjo tregon se, në momentin e miratimit të ligjit nr. 96/2016, ky akt përveç se ka patur probleme antikushtetushmërie për të cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mangësi të tjera të karakterit të teknikës legjislative, shprehje të pasakta, gabime në referime etj, që nëse do të ishte gjykuar në mënyrë të thelluar dhe jo të nxituar nga ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë në momentin e hartimit të ligjit nr.96/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, nuk do të ekzistonin.

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka realizuar ndryshimet e domosdoshme në ligjin nr. 96/2016 në një kohë të vonuar, konkretisht pas më shumë se 2-vjet nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese (prill 2017), sërish Presidenti i Republikës i mirëpret këto ndryshime ligjore dhe për këto arsye me Dekretin nr.11249, datë 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

Presidenti i Republikës nxit dhe inkurajon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, apo organet e tjera të sistemit të drejtësisë që sipas përcaktimeve të ligjit nr.96/2016, datë 06.10.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, tashmë të ndryshuar, të bëjnë çmos që i gjithë sistemi gjyqësor dhe ai i prokurorisë të funksionojnë në mënyrën e duhur.

Pas plotësimit dhe përmirësimit të ligjit, tashmë është detyrë dhe përgjegjësi e organeve respektive të zbatojnë me rigorozitet, jo vetëm ligjin nr. 96/2016, por gjithë kuadrin kushtetues dhe ligjor të paketës në reformën e sistemit të drejtësisë, për të bërë të mundur që vendi ynë të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm dhe të përgjegjshëm, të aftë profesionalisht, të cilët duhet të pranohen, emërohen, dhe të zhvillojnë karrierën e tyre brenda sistemit të drejtësisë, bazuar mbi një sistem vlerësimi dhe promovimi që bazohet në meritë, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri.

Organet respektive nuk duhet të tolerojnë asnjë sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit të drejtësisë dhe duhet të marrin sa më shpejt të gjitha masat e nevojshme që sistemi gjyqësor të jetë funksional dhe në shërbim të qytetarëve.

Çdo veprim i magjistratit që cenon figurën e gjyqtarit dhe prokurorit në sistemin e drejtësisë shqiptare, duhet të verifikohet, hetohet dhe gjykohet në përputhje me standardet kushtetuese dhe sipas kërkesave rigoroze të ligjit.

2.Presidenti i Republikës gjithashtu me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ka miratuar “Shpalljen e ligjit nr. 54/2019 “Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë”.

Ky ligj u krijon mundësi qytetarëve që të dërgojnë në Kuvend propozime të ligjeve për miratim.

Ky ligj ka për qëllim të rregullojë procedurën e detajuar mbi ndërmarrjen e nismave ligjvënëse popullore nga 20 mijë shtetas me të drejtë vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit të nismës, deri në paraqitjen e tyre në Kuvendin e Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.

Ky rregullim me ligj është i domosdoshëm për shkak të zhvillimeve për rritjen e të drejtave të pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Në këto kushte, promovimi i nismës ligjvënëse popullore, si pjesë e institucioneve kushtetuese të demokracisë së drejtpërdrejtë, është vlerësuar si një nevojë e domosdoshme nga Presidenti i Republikës, dhe për këtë arsye me Dekretin nr. 11250, datë 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54/2019.”/abcnews.al

ilir-meta-1.jpg
G. P.14:38 | 16/01/2019

Gjatë konferencës me titull “Politika e mirë në shërbim të paqes” e zhvilluar në Universitetin Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë”, Presidenti Ilir Meta në fjalën e tij një mesazh ia drejtoi klasës politike.

“Meqenëse jemi në fillim të këtij viti por edhe të sesionit të ri parlamentar mbështes plotësisht mesazhin e Imzot Frendos për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ne interesin më të mirë komëbtar jo vetëm midis qeverisë dhe opozitës pore dhe më shumë dialog kudo, Kuvend, shoqëri, komunitet dhe familje”.

Në përfundim të aktivitetit ku u prezantua mesazhi i Papa Françeskut për ditën botërore të paqes për këtë vit, kreu i shtetit i pyetur nga gazetarët lidhur me përplasjen institucinale mes tij dhe shefit të qeverisë për ndryshimet në Kabinet, duket se vijon me linjën e tij pavarësisht komenteve dhe thirrjeve publike të antarëve të mazhorancës për dekretim të propozimeve të Kryeministrit.

“Kushtetuta e para”./abcnews.al

ilir-metaaaa.jpg
G. P.12:43 | 15/01/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur nga Lezha për arrestimin e Klement Balilit. Ai ka folur gjithashtu edhe për dekretimin e kryministrit Edi Rama si ministër i Jashtëm.

“Për këtë çështje besoj se e kam dhënë një përgjigje dje dhe do të jap një përgjigje të qartë, të përgjegjshme, shteruese me qetësi, por pa dashuri brenda afatave kushtetuese”, tha ai përsa i përket dekretimit të Ramës si ministër i Jashtëm.

Ndërkohë përsa i përket dorëzimit të Balilit, Meta thekosi: “Përshëndes ndalimin e Klement Balilit. Një person me probleme mjaft serioze të ligjit dhe me këtë rast dua të falenderoj jo vetëm agjencitë ligjzbatuese, por edhe partnerët ta ndërkombëtare për presionin e gjithanshëm për të arritur këtë rezultat sot”./abcnews.al

ILIR-META-1280x877.jpg
G. P.20:08 | 09/01/2019

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar katër nga pesë ministrat jo deputetë, të propozuar nga kryeministri Rama për kabinetin e tij. Mbrëmjen e të mërkurës, kreu i shtetit dekretoi Anila Denajn, si ministre e Financave e Ekonomisë; Besa Shahinin, si ministre e Arsimit, Sportit e Rinisë; Elva Margaritin, si ministre e Kulturës dhe Belinda Ballukun, si ministre e Infrastrukturës e Energjisë.

Në dekretet e presidentit bie në sy mungesa e një dekreti për emrin e Gent Cakës, i propozuar nga kryeministri si ministër i Jashtëm, e njëkohësisht edhe dekreti i shkarkimit të ministrit në detyrë Ditmir Bushati. Presidenti Meta e ka justifikuar mosdekretimin e shkarkimit të Bushatit, me argumentin se vendi nuk duhet të qëndrojë asnjë sekondë pa ministër të Jashtëm.

Kreu i shtetit dekretoi menjëherë ministrat që mbanin mandatin e deputetit, Erion Braçe, si zv/kryeministër, Bledi Çuçi, si ministër i Bujqësisë, Eduard Shalsi, si ministër për Sipërmarrjen dhe Elisa Spiropali, si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin. Për emrat e tjerë të propozuar, presidenti kishte bërë të ditur se po bënte verifikimet pranë institucioneve. Në pritje mbetet propozimi për ministrin e Jashtëm, Genti Cakaj, për të cilin ka patur debat publik mbi moshën dhe eksperiencën profesionale./abcnews.al

LAJME-20-00001.mpg_snapshot_04.47-1280x720.jpg
G. P.21:13 | 22/11/2018

I ftuar në “Mbrëmjë Ide” nga gazetarja Mirela Milori ishte kreu i grupit kuvendor të PS Taulant Balla. Një diskutim për protestat e dhunshme para parlamentit dhe çështjet e tjera të rëndësishme politike në vend.

“Është shumë e rëndësishme që të shpjegojmë a ka vertetë bazë kjo protestë dhe a është kjo një protestë tjetër për një problem social të një grupi të caktuar që po shfrytëzohet dhe vidhet nga opozita. E para është e qartë, janë disa persona të cilët uzurpojnë territorin. Të gjithë e dimë që ka pasur ndërtime pa leje pa fund, por të gjithë e dimë që sipas një ligji personat që kanë ndërtuar aty kanë qenë të skualifikuar për tu legalizuar”.

Balla tregoi për politikat sociale për familjet që nuk preken nga ky projekt dhe dënimet e abuzuesve, sipas tij.

“Uzurpuesit me 5-6 kate nuk kanë për të marrë kokërr leku. E rëndësishme për ne është që për familjet që nuk rezultojnë të kenë banesë tjetër ka një politikë sociale me një bonus qiraje për 3 vitet e para. Ata që realisht kanë nevojë, do të trajtohen. Ne nuk mund të mbajmë peng zhvillimin e Tiranës. Thirrja ime është: për qytetarët që kanë banesën e jetës, trajtimi do jetë i kujdesshëm, për uzurpuesit do jetë e turpshme”.

Ai tha se nuk është në dijeni të arsyes se përse opozita nuk e trajton këtë çështje në Parlament.

“Nuk di kush është arsyeja që deputetët e PD dhe LSI nuk vijnë ta bëjnë këtë diskutim në parlament. Kjo është tallje që bëhet nga ana e PD. Ajo që qytëtarët e dinë është se Lulzim Basha është një gjobaxhi”.

Kreu i kuvendit të PS gjithashtu tregoi dhe për gjyqin e tij me anëtarë të ndryshëm të opoztës.

“Kanë votuar një raport përfundimtar hetimor për çështjen CEZ, pavarësisht përpjekjeve për mbylljen e këtij hetimi. Bëj apel autoriteteve kosovare që Nuel Kalaj të gjendet. Ky person 12 ditë para zgjedhjeve në vitin 2009 ka tërhequr në bankë një shumë 6.8 milionë eurosh e paguar si një përqindje e OSSH nga CEZ. Unë kam besim që një ndër dosjet e byrosë kombëtare të hetimit të jetë kjo. Raporti i komisionit hetimor është publik”.

Balla u shpreh edhe për involvimin e tij nga opozita në çështjen Xhisiela dhe për dekretimin e Sandër Leshit si ministër i Brendshëm.

“Lulzim Basha e bëri këtë mal balte që rezultuan shpifje. Kam depozituar kallëzim penal. Për të gjitha çështjet kam bindjen e plotë që do të merret vendimi i duhur nga gjykata dhe Prokuroria. Rasti Xhisiela është më se e qartë që as unë as babai nuk kemi pasur as prezencën as në vijë ajrore me të.
77 vota mbështetëse për zotin Lleshi. Rezultatet e ministrisë së Brendshme janë të shkëlqyeshme, mbreslënëse. Vetëm gjatë këtij viti janë 10 aksione të sukseshme në bashkëpunim me policinë shqiptare dhe gjermane.”

Taulant Balla diskutoi dhe për zgjedhjet e ardhshme vendore. I pyetur nga gazetarja Milori se përse nuk rizyrtarizohet Velia si kandididat për kreun e Bashkisë së Tiranës, kreu i grupit parlamentar socialsit dha këtë përgjigje:

“Sepse ne jemi parti me rregulla. Ne kemi filluar procesin e vlerësimit të performancës. Në asamblenë e PS është raportuar performanca e çdo të zgjedhuri vendor. Në datën 25 maj drejtuesi politik i qarkut përkatës del dhe komunikon kandidaturën. Veliaj ka justifikuar besimin e dhënë nga PS dhe besimin e qytetarëve të Tiranës dhe i ka të gjitha kredencialet për të qenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme, por ky është një proces. PS kontratën e vlerësimit e ka vetëm me qytetarët.”

Në përfundim ai tregoi dhe për reformën zgjedhore të dhe nëse do të kemi një ndryshim të sistemit zgjedhor, bazuar nga udhëtimi i tij i fundit në Gjermani.

“Sistemi zgjedhor është përcaktuar në kushtetutë. Ne kemi paraqitur një draft më të mirë dhe të plotë të adresimit të rekomandiveve të OSBE-ODHIR për 3 palë zgjedhje. Një draft i përgatitur me shumë kujdes nga ekspërtët vendas. Pritshmëritë e partnerëve tanë janë që PD me datë 20 dhjetor të vijë në kuvend dhe ta votojmë me qëllim që ti lejmë kohë edhe përgatitjeve për të pilotuar në qendra votimi, numërimin dhe votimin elektronik. Besimi im është që fillim i sesionit të ri parlamentar do e gjejë opozitën në parlament.”/abcnews.al

leshaj.jpg
G. P.14:43 | 17/11/2018

Një ditë pas dekretimit nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë së Lezhës.

Në fokus të mbledhjes që zgjati prej më shumë se dy orësh ishte lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe goditja e grupeve kriminale në këtë qark.

Disa ditë më parë minstri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, zhvilloi takime me strukturat drejtuese të Elbasanit, Shkodrës dhe Tiranës. /abcnews.al

meta.jpg
G. P.08:23 | 17/11/2018

 Kreu i Shtetit Ilir Meta, i ftuar në Zonë e Lirë, ka shpjeguar dekretimin e Sandër Lleshajt në postin e kreut të ministrisë së Brendshme, të bërë publik vetëm 10 minuta përpara se të hynte në studio.

“Është e qartë në Kushtetutën e Shqipërisë që jemi vend demokratik që janë të ndarë pushteti civil nga ai ushtarak. Kështu që një dekret nga ana e Presidentit për emërimin pa këtë veprim, pa dekretin e mëparshëm për lirimin nga shërbimi aktiv, do të ishte një shkelje e hapur e qartë dhe flagrante e Kushtetutës, sepse nuk është thjeshtë një shkelje sipërfaqësore por është një shkelje e një parimi themelor mbi të cilin ngrihet Republika e Shqipërisë dhe qeverisja demokratike në këtë vend. Arsyeja ime është kjo dhe për mua kjo nuk është arsye e vogël, është arsye kushtetuese”.

Dekretimi i Lleshajt ministër i Brendshëm erdhi pas propozimit për herë të dytë të tij nga kreu i qeverisë Rama, duke krijuar idenë e një përplasje mes tij dhe presidentit. I pyetur nga gazetari nëse kjo pritet gjatë zgjedhjeve, Meta dha një përgjigje shteruese.

Arian Çani: Kujdes z. President! “Pyetja që vret” sonte është kjo. A do të ndodhë një përplasje e madhe Meta-Rama në zgjedhjet politike të vitit 2021? Apo pritet të ndodhë në vitin tjetër, në zgjedhjet lokale?

Presidenti Meta: Zero përplasje.

Një koment kreu i shtetit e bëri edhe për heqjen e shqiponjës nga sheshi ku pritet të vijojë ndërtimi i Unazës së Madhe.

Presidenti Meta: U kënaqa që bënë një ceremoni për ish-futbollistin e kombëtares tonë, Edvin Muratin. T’ia bëjmë Edvinit sepse ka luajtur për kombëtaren.

Arian Çani: Shqiponja u rrëzua.

Presidenti Meta: Jo, jo nuk rrëzohet shqiponja Edvinit.

Arian Çani: Shqiponja e Edvinit jo!

Presidenti Meta: Për Muratin!

I pyetur nëse dekretin për emërimin e Lleshajt ministër të Brendshëm e bëri në mënyrë që Vitore Tusha të merrte pëlqimin e parlamentit për të Kryesuar Kontrollin e Lartë të Shtetit, pas një bisede kokë më kokë të zhvilluar me kreun e kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Meta e mohoi duke e quajtur lajmin fals./abcnews.al

Lulzim-Basha-fitore-pd-2-1280x853.jpg
G. P.22:13 | 16/11/2018

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Edhe kreu i opozites ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur mendimin e tij në lidhje me dekretimin e Sandër Lleshajt në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Me a pa Llesh Ministria e Brendshme ka shkuar për dreq sa kohë kryeministër është ai që mbron me thonj kriminelët dhe politikanët e lidhur me krimin, nga Dako te Balla, nga Tahiri e Xhafaj te Gjiknuri, Rrahja, Çyrbja e Sejdini me shokë”, shkruan Basha.

Me tej kreu i opozites përfundon reagimin e tij duke shkruar: “Peshku është qelbur nga koka. Nga koka duhet pastruar!”

/abcnews.al

etilda-gjonaj-2.jpg
G. P.23:06 | 15/11/2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, nga studio e ABC News deklaroi se të premten pritet dekretim nga ana e presidentit Meta të propozimit të ribërë nga kryeministri Rama për emërimin e Sandër Lleshajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përballë gazetares Mirela Milori, Gjonaj tha gjithashtu se institucionet e reja të drejtësisë mund të ngrihen në fillim të vitit të ardhshëm nese kalojnë vettingun edhe 3 zyrtarët e mbetur në listën prioritare.

“Në opinionin tim zoti Meta duhet të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë që në fakt ja jep Kushtetuta dhe në rastin konkret për sa kohë është një dekret formal presidencial, duhet të miratohet dekreti”, tha Gjonaj.

Përsa i përket ngritjes së KLP-së dhe KLGJ-së, gjonaj tha se “nëse procesi i vettingut për tre kandidatët që kanë mbetur ende në proces në KPK, përfundon deri në fund të Nëntorit mbetet vetëm mbledhja e përgjithshme e gjyqatrëve dhe e prokurorëve, të cilët do të zgjedhin, anëtarët nga gjyqtarët dhe prokurorët dhe pastaj në fillim të vitit 2019 ngrihen të dy këshillat menjëherë”./abcnews.al

edi-rama-2.jpg
G. P.23:40 | 13/11/2018

Kryeministri Rama deklaron se presidenti Meta do e dekretojë Sandër Lleshajn për ministër të Brendshëm deri të premten. Gjatë një interviste në Report TV, kreu i qeverisë tha se pyetjet e ngritura nga presidenti për Sandër Lleshajn, janë sqaruar pas letrës së shefit të qeverisë, e vetë Lleshajt, që i kërkoi ç’dekretimin si Gjeneral i Forcave të Armatosura.

Dy janë mundësitë e kreut të shtetit sipas Ramës, ose të pajtohet me sqarimet, ose ta ç’dekretojë si Gjeneral. Por në të dy rastet, nënvizoi shefi i qeverisë, kjo çon tek dekretimi i Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Rama tha se ende nuk e ka kuptuar arsyen e mosdekretimit herën e parë, por këtë herë nuk ka arsye të besojë se presidenti nuk do bëjë lëvizjen e duhur.

Sipas Ramës, Lleshaj si ministër i Brendshëm do vazhdojë luftën kundër krimit pa dallim, pasi kjo është çështje e vullnetit të vetë kryeministrit. I pyetur për vrasjet mes bandave, shefi i qeverisë tha se ata po hanë kokat e njëri-tjetrit, e janë të lutur ta bëjnë atë gjë.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek protesta e banorëve të “Astirit” e tha se askush nuk mund t’i imponohet me forcë ligjit, e se opozita po i përdor ata banorë të cilët do dëmshpërblehen sipas ligjit, pasi unaza do bëhet e do i shërbejë qytetarëve të Tiranës.

Kryeministri tha se nuk ka komunikuar me homologun grek Tsipras pas ngjarjes në Lazarat dhe nënvizoi se autoritetet shqiptare mbajtën qëndrimin e duhur në respekt të traditës e ligjeve të vendit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono