dekret

dekreti.jpg
G. P.15:58 | 11/09/2019

Rrëzohet një tjetër dekret i Presidentit të Republikës. Komisioni i Medias ka rrëzuar sot me shumicë votash të mazhorancës kthimin e ligjit për Akademinë e Shkencave.

Duket se vetëm kryetarja e Komisionit të Medias u interesua për praninë e akademikut Skënder Gjinushi e në mënyrë të veçantë për mospraninë e numrit dy të Akademisë së Shkencave Vaso Tola.

Kështu nisi shqyrtimi i dekretit të presidentit mbi rishqyrtimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Kryetarja e këtij komisioni Fatjona Dhimitri ishte i vetmi zë kundër që kërkonte sqarime e ngrinte gishtin ndaj atyre që i konsideronte fajtorë të hartimit të ligjit.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave sqaroi se zgjedhja e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë ishte mëse e rregullt dhe nuk ka shkelur asnjë ligj.

Debati mes numrit dy të Akademisë së Shkencave dhe numrit një të komisionit, vazhdoi edhe pasi Fatjona Dhimitri sugjeroi se komisioni hetimor do të ishte zgjidhja më e përshtatshme për veprimtarinë e kryer nga institucioni numër një i shkencave në Shqipëri.

Pa surpriza dekreti i Presidentit rrëzohet nga 12 votat e anëtarëve të komisionit./ABC News Albania 24/7

hashimthaci.jpg
G. P.13:07 | 26/08/2019

Presidenti Hashim Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё 6-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Ai tha se do tё vendosë sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё jashtëzakonshme.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, kreu i shtetit sqaron se pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, do tё vendosë sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.

Sipas Thaçit ky ёshtё testi i radhës për forcimin e demokracisë nё Kosovë, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarët do ta kalojnë me shumë sukses. Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mbledhjen e kryesisë ku pritet të caktohet kandidati për kryeministër nga kjo parti.

Emri i Vjosa Osmanit është më i lakuari madje ka përkrahjen e kryetarit të partisë Isa Mustafa. Por për këtë kandidature përmenden edhe emri i Lutfi Hazirit e Agim Veliut. Këta dy të fundit patën bojkotuar mbledhjen e fundit të kryesisë së LDK-së.

/ABC News Albania 24/7

akademia-e-shkencave.jpg
G. P.16:00 | 19/07/2019

Akademia e Shkencave i kërkon institucionalisht Presidentit Ilir Meta  që të rishikojë dekretin për Skënder Gjinushin. Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë deklaroi se në kohën kur Gjinushi u zgjodh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri ligjore. 

Akademia e Shkencave të Shqipërisë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të asamblesë, e cila zgjati 2 orë  ka marrë vendimin  që t’i drejtohet institucionalisht Presidentit Ilir Meta që të rishqyrtojë edhe një herë dekretin që refuzon akademikun Skënder Gjinushi si kryetar i Akademisë së Shkencave i zgjedhur më 24 Maj me 36 votat e akademikëve nga 44. Edhe në këtë mbledhje, ky vendim është kundërshtuar nga Akademiku Artan Fuga.

Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole, tha se kohën kur Gjinushi u zgjidh kryetar nuk ka qenë në papajtueshmëri ligjore, ai e argumenton me rishqyrtim të dosjes dhe dokumentacionit te paraqitur nga Gjinushi. Ndërkohë që edhe në rast se presidenti Meta e rrezon kërkesën e Akademisë, Tole thotë se vendimin përfundimtar e merr asambleja.

Asambleja e Akademisë vlerësoi edhe vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, i cili miratoi ligjit të ri të Akademisë së Shkencave me  82 vota pro, 25 kundër dhe 0 abstenim./ABC News Albania 24/7

edi-rama-7.jpg
G. P.18:48 | 27/06/2019

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë një takimi elektoral në bashkinë e Vorës se data e re e zgjedhjeve që u dekretua nga Presidenti doli pasi opozita nuk arriti të ndalojë dhe bllokojë dot 30 Qershorin.

Por me dekretin e Presidentit, Rama tregoi se ka një lajm të mirë dhe ky është fakti se ditën e votimeve të dielën sipas tij nuk ka për të pasur probleme. Ndër të tjera, kryeministri deklaroi se e ka parashikuar këtë vendim të Presidentit, duke rikujtuar edhe njëherë shprehjen se është tre lëvizje para opozitës.

“Zgjedhjet do bëhen me 30 Qershor. Unë kur e parashikova te filxhani imagjinar 21-shin ishte akoma situata e tensionuar shumë për njerëzit se unë e kam dit si shkon kjo punë. E kam thënë se jam tre lëvizje para se e para jam i gjatë dhe i shoh nga lart, e dyta këta janë se normalisht të jesh tre lëvizje para duhet të jesh shumë i zgjuar që unë nuk jam ose duhet t’i kesh kundërshtarët shumë të lodhur, por sot mund t’ju them që data re doli sepse nuk u ndalua dot, nuk u bllokua dot dhe nuk u vra dot 30 Qershori. Ata e kuptuan shumë mirë që 30 Qershorin e humbën, që në 30 Qershor nuk bëjnë dot asgjë nga ato që kanë menduar që kanë imagjinuar dhe që kanë treguar gjithë kohës, do dalim këndej, do vriten këtu, do plagosen andej, 97-a.

E kuptuan që kjo lojë mbaroi, kështu që lajmi i mirë i kësaj datës së re është vetëm një, që në 30 Qershor votimet do të jenë qetësi, s’ka për të pasur probleme. Ndonjë budalla këtu, ndonjë budalla atje që akoma s’e ka marrë vesh që kjo punë ka vdek dhe kjo data e re është vetëm muhabet filxhani edhe mund të dalë, por në tërësi të gjithë ata që e kanë kuptuar që zgjedhjet nuk janë thjesht për të zgjedhur kryetarët e bashkive, por janë për t’i dhënë një shuplakë historike karnavaleve të kësaj politike, të gjithë atyre karnavaleve që u mblodhën te shtabi i revolucionit të dalin dhe ta zhysin votën fort fare pa asnjë lloj ngurrimi pavarësisht janë socialistë a janë demokratë. Madje demokratët duhet të dalin pasivisht pasi o duhet t’ia çojnë mesazhin Lulit që kështu nuk shtyhet o Lul dhe t’i japin një mesazh PD-së që të rilindë ose pastaj Lulin kanë aty me rrenat e Lulit do shalohen përditë, me ëndrrat e Lulit do jetojnë përditë dhe me dështimet e Lulit do përfundojnë çdo herë”, tha Rama./abcnews.al

Edi-rama-me-gazetaret.jpg
G. P.17:26 | 27/06/2019

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish pas dekretimit të datës së re të zgjedhjeve që bëri Presidenti Ilir Meta. Kreu i qeverisë e krahason këtë të fundit me Haxhi Qamilin. “Data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën”, shkruan Rama në Facebook.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte një togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës. Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30 QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, shprehet Rama.

Presidenti Ilir Meta dekretoi këtë të enjte një datë të re, atë të 13 Tetorit, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale./abcnews.al

SHEHIII-1280x714.jpg
Sej rie13:20 | 27/06/2019

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi foli pas përfundimit të takimit me Presidentin Ilir Meta. Shehi dhe aleatët patën takim me Presidentin, ku ata kanë mbajtur sërish qëndrimin se zgjedhjet nuk do bëhen më 30 Qershor. Ai tha se gjatë ditës mund të ketë një dekret për datën e zgjedhjeve.

“Presidenti ka një ide të tillë si ka qenë me kohë që zgjedhjet me datë 30 nuk bëhen sepse kemi një dekret të Presidentit. Besoj se dekreti për datën e zgjedhjeve do të jetë gjatë ditës në vijim. Situata e sotme afekton edhe problemin e zgjedhjes mes nesh dhe Maqedonisë. Besoj se nga pasditja ose nga darka do dalë një deklaratë. Mendimin tonë do të kemi një mendim unik me PD dhe aleatët e tjerë”, tha Shehi./abcnews.al

ilir-metaa.jpg
nev ila16:27 | 22/06/2019

Presidenti i Republikës nuk do të shkojë përpara Komisionit të Ligjeve për t’u mbrojtur në procedurën e nisur për shkarkimin e tij. Në një letër drejtuar Ulsi Manjës, Presidenca e konsideron këtë proces të rremë, verbërisht politik dhe një përpjekje e shfrenuar për thellimin e krizës.

Ilir Meta nuk priti të hënën, për të marrë mungesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që ishte caktuar si dita kur Presidenti mund të mbrohej përpara socialistë që e kanë ndarë mendjen ta shkarkojnë.

Me një letër drejtuar Ulsi Manjës, Presidenca e konsideron këtë procedurë të rreme dhe verbërisht politike.

“Presidenti i Republikës vlerëson se gjithë veprimtaria aktuale parlamentare që përpiqet të godasë veprimtarinë e Presidentit të Republikës, por pa mundur të rrëzojë përmbajtjen e dekretit të tij, është një proces i rremë, i pambështetur në argument kushtetues, por vetëm i orientuar verbërisht politikisht”.

Kreu i shtetit e sheh shkarkimin e tij si rrëzimin e një ure që mund të mundësonte dialogun ndërpartiak.

“Ky proces i rremë dhe verbërisht politik, nuk i shërben aspak zgjidhjes së krizës së thellë në të cilën ndodhet vendi, por përkundrazi e rëndon më tepër atë, si një përpjekje e shfrenuar për të thelluar ndasitë mes palëve, dhe për të asgjësuar çdo mundësi për krijimin e klimës së dialogut e bashkëpunimit, që Presidenti i Republikës prej kohësh po ju kërkon palëve”.

Duke përsëritur se dekreti i tij që anuloi 30 Qershorin shmangu konfliktin civil, Ilir Meta thekson se në tavolinën e tij ka ende gurë shahu pa lëvizur.

“Presidenti i Republikës garanton Kuvendin e Shqipërisë se është në detyrë, i gatshëm që me përgjegjësi të plotë të ndërmarrë të gjitha veprimet e rëndësishme që do të diktojë situata dhe interesi më i lartë i vendit”.

Pa e shmangur ironinë, në fund të letrës, duke ju uruar gjykim më të shëndoshë deputetëve socialistë, Presidenca i dërgon një kopje të dekreti Komisionit, duke pandehur se ligjvënësit nuk e kanë lexuar atë./ABC News Albania 24/7

astrit-patozi.jpg
G. P.21:17 | 14/06/2019

Për Astrit Patozin, situata aktuale në vend nuk është e papritur. I ftuar në emisionin “Provokacija”, ai deklaroi se momenti kur Ilir Meta u zgjodh President, ky ishte fundi i Republikës.

“Kjo është situatë surreale e cila nuk është e papritur për mua të paktën. Unë kur u zgjodh Ilir Meta President kam bërë një status asokohe që është fundi i Republikës sepse Ilir Metën gati po e çonin me barelë në institucionin më të lartë të shtetit dhe socialistët ishin shumë të mërzitur, ndërsa Ilir Meta ishte më i mërzitur vetë se ata që e kishin zgjedhur. Kjo lojë me Republikën është fundi i sistemit. E kam shkruar atëherë që është fundi i sistemit sepse socialistët e trajtuan atë sikur po e internonin. Socialistëve iu është bërë shumë mirë që iu është kthyer në kokë ajo shaka që bënë atëherë dhe pavarësisht se Edi Rama thotë sot “se nuk kam asnjë lloj pendese që zgjodha Ilir Metën President se nuk mund ta dija ça do bënte ai”, unë jam shumë i sigurt se ai e ka ditur shumë mirë se kë po çonte në Presidencë. Por e ka çuar si hileqar, e ka çuar si pazarxhi, e ka çuar për ta hequr qafe dhe ndërkohë e ka mbas qafe sot”, tha Patozi.

Për sa i përket zgjedhjeve, Patozi tha se ato do të mbahen, por për Bindjen Demokratike nuk ka rëndësi data. Sipas partisë më të re në vend, dekreti për anulimin e zgjedhjeve është anti-kushtetues.

“Besoj që do mbahen, por tek e fundit ne e kemi theksuar që në fillim që nuk ka rëndësi data. Ne kemi marrë vendimin e parë politik që do të hyjmë në këto zgjedhje kurdo që të mbahen dhe sigurisht ne kemi pasur 30 Qershorin si stacion sepse ka pasur një dekret për këtë Presidenti i Republikës, i cili pastaj ka ndryshuar mendje. Sipas nesh ishte anti-kushtetues, por tek e fundit qeveria ka një opinion tjetër, presidenti opinion tjetër, PD opinion tjetër. Tek e fundit nuk e ndajnë palët se kur duhet të jenë zgjedhjet, duhet të jenë institucionet shqiptare. Këto që janë me gjithë rezervat që mund të kemi me gjithë deficencat që ata kanë, por kështu ka ndodhur gjithmonë në Shqipëri. Nuk mund ta ndajnë dot palët se kush është kushtetuese, kush nuk është kushtetuese apo kush është e drejtë, kush është e padrejtë”, tha Patozi./abcnews.al

oerd-bylykbashi.jpg
G. P.19:45 | 13/06/2019

Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në prokurori në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor. Por sipas ish-deputetit të PD-së, Oerd Bylykbashi, ky është veprim i pastër politik.

Ai deklaroi gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin se sa herë që Kryeminstri ka pasur probleme ka nxjerrë në skenë këtë histori.

“Ajo që është shumë interesante është që sa herë Edi Rama ka nevojë, Arta Marku vepron menjëherë. Kjo është hera e katërt. Arta Marku ankohet se i është zvogëluar kompetenca kontrolluese mbi pjesën tjetër të prokurorisë , por ia ka dhënë mesazhin prokurorisë se me shkarkimet e paligjshme që ka bërë deri më sot kush nuk vepron sipas asaj që kërkon ajo ka probleme. Ta lemë mënjanë këtë histori. Ky është veprim i pastër politik. Do ju jap shembuj të vegjël. Kur iu desh me Saimir Tahirin e nxorrën këtë histori. Doli përsëri rasti ishin përgjimet e Agron Xhafaj, e nxorrën. Doli rasti Dako, e nxorrën përsipër. Sa herë i duhet Edi Ramës të heqë vëmendjen nga problemet e mëdha që i dalin nxjerr këtë çështje. Basha ka bërë reagim të drejtpërdrejtë sot. Ka dy gjëra, e para është një shmangie vëmendje nga çështja e madhe sot. Çështja e madhe sot nuk është dekreti i Presidentit, por përgjimet e Bildit. E dyta është rasti tipik, goditet kundërshtari me instrumentet që ka. Që është e pastër politike për të goditur kundërshtarin besoj se shqiptarët nuk duan shumë për ta kuptuar këtë gjë”, tha Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit pritet të dalin edhe përgjime të tjera ku përfshihet vetë kryeministri. Prandaj sipas tij, kjo është arsyeja pse u urdhërua publikimi i përgjimeve të tjera të dosjes 339 në media.

“E rëndësishme është të kuptojmë në mesin e kësaj beteje të madhe ku i kanë dale raste që duhet të çojë në burg njerëzit më të afërt dhe po të fillojnë të këndojnë ata, këndojnë dhe për Edi Ramën. Siç thonë, në regjistrime del dhe vetë Edi Rama. Në regjistrime të tjera që priten të dalin. Ka shumë mundësi që urdhri që ai dha nëpërmjet kryetarit të Komisionit të Ligjeve, i dha kryeprokurores së përgjithshme që të ndalohet ndalja e publikimeve është për ato që do dalin më pas. Tani i duhet një histori tjetër, hidhet kjo në treg për ta çuar debatin aty”, tha Bylykbashi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono