deklarate

lamallari.jpg
G. P.22:55 | 10/09/2018

Zv/ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka ngritur alarmin se në vendin tonë platforma mediatike po përdoren nga grupet kriminale.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar për situatën kriminale në Shqipëri, e sidomos në Shkodër, Lamallari deklaroi se grupe kriminale përdorin platforma mediatike për të goditur rivalët.

Zv/ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari: “Platforma mediatike paguhen nga grupe kriminale për të goditur grupe rivale”.

Blendi Fevziu: “Po kjo është e rëndë”.

Zv.ministri Besfort Lamallari: “Shumë e rëndë”.

Në emision po diskutohej për vrasjen e biznesmenit Arian Ferracakut në Shkodër, pistat e hetimit që po ndiqen dhe për disa vrasje që kanë ndodhur seri në këtë qytet verior. /tvklan.al

DC56C6D9-352A-4690-BEE5-B1C3CA703B41_w1597_n_r1_s-1280x720.jpg
G. P.17:23 | 20/07/2018

Qeveria e Malit të Zi ka reaguar për deklaratat e bëra nga presidenti amerikan, Donald Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i konsideroi qytetarët e Malit të Zi si shumë agresivë dhe të aftë për të nisur një Luftë të Tretë Botërore.

Për këtë, ministri i jashtëm i Podgoricës, Sërdan Darmanoviç në një prononcim për CNN tha se marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe SHBA janë të forta dhe kështu do të jenë dhe në të ardhmen.

“Mali i Zi nuk mund të nisë Luftën e tretë BOTËRORE, pasi nuk e kemi këtë kapacitet”, u shpreh kryediplomati duke nënvizuar dhe njëherë se Mali i Zi është shtet paqësor./abcnews.al

taip-mata.jpg
G. P.15:41 | 12/06/2018

Familja e Xhafer Matës në Tiranë, i kërkon besë dhe pajtim familjes së 19-vjeçares Xhuljeta Çuni. Duke folur me ABC News, babai i 31-vjeçarit, nuk e përligj krimin e të birit, ndonëse pranon se lidhja e dy të rinjve vazhdonte prej më shumë se 3 vjetësh.

Për herë të parë pas vrasjes së dyfishtë në zonën e “Don Boskos” ka folur për ABC News babai i të ndjerit, Xhafer Mata, Taip Mata.

Duke qenë se ngjarja është ende e nxehtë ,siç e quan ai, nuk pranon të dalë para kamerave, por tregohet i gatshem për të dhënë intervistë pasi të ketë mbyllur çështjen e gjakut me familjen Çuni.

Taip Mata thotë se një ditë pas krimit të rëndë që shkaktoi i biri, ai  dërgoi negociator tek të familja e vajzës së vrarë Xhuljeta Çuni, duke i shtrirë dorën e pajtimit. Por prej tyre ende nuk ka një përgjigje përfundimtare.

Taip Mata: “U shokuam nga ngjarja. Nuk ma merte mendja se mund ta bënte djali im një veprim të tillë. Unë i di mirë kodet e kanunit dhe dërgova te familja e vajzës (Xhuljeta Çuni), them e vajzës se, e konsideroja si vajzën time, një negociator. Familjarët e Xhuljetës në fillim nuk e pritën brenda, por pas pak çastesh ata biseduan. Deri tani nuk kemi marrë një përgjigje përfundimtare. Unë e porosita negociatorin që t’i thoshte babait ose nënës së vajzës së vrarë: Dy vetë i futëm në dhé, ndaj nuk duam më gjakderdhje. S’di ç’të them tjetër jemi në pritje, ata do të vendosin se si do të shkojë ky muhabet. Por unë jam kategorikisht kundër gjakmarrjes”.

Babai i Xhafer Matës thekson se me të ëmën e vajzës kishte biseduar shumë herë për lidhjen e çiftit, që kishte nisur prej 3 vjetësh dhe ajo ishte në dijeni të gjithçkaje.

Taip Mata: Unë jam takuar disa herë me të ëmën e Xhulit dhe kemi folur në lidhje me të ardhmen e fëmijëve tanë. Jam i sigurt që babai i vajzës nuk ka ditur gjë për lidhjen që ka pasur goca e tij me djalin tim. Madje në një moment kur gjërat nuk po shkonin mirë e kam takuar vetë vajzën dhe i kam thënë: Më thuaj nëse do të duhet gjë, dhe nëse të mungon gjë. Ti je nusja e kësaj shtëpie, pasi djali im ka mbi tre vite i lidhur me ty”.

Babai i Xhafer Matës akuzon edhe policinë, që e ka cilësuar Xhulietën si ish-bashkëshorten e Xhaferit në denoncimin që djali i tij kishte bërë në Komisariatin nr. 3.

Taip Mata: “Në denoncimin në polici, djali im kishte thënë që Xhuljeta e kishte ndarë nga ish-bashkëshortja e tij dhe i kishte shkatërruar familjen. Por ata kishin shkruar tjetër për tjetër në komunikatë. Edhe një diçka tjetër. Djali im u ndje i shfrytëzuar dhe i përdorur nga vajza. Kjo mendoj që mund të ketë qenë shkaku i gjendjes së tij të rënduar para se të kryente atë veprim”.

Disa ditë pas krimit të dyfishtë, pranë banesës së Taip Matës qarkullon ende një patrullë e policisë së rendit, e cila kontrollon në mënyrë periodike situatën./abcnews.al

albana-vokshi.jpg
G. P.15:15 | 27/04/2018

Nga foltorja e selisë blu, kryetarja e komisionit të medias Albana Vokshi përshëndeti qëndrimin e organizatës Reporterët pa Kufij për raportimin lidhur megjendjen e medias në Shqipëri. Lidhja me pushtetin, censura ndaj gazetarëve dhe induktimi i gjuhës së urrejtjes ndaj tyre, e nxitur nga kryeministri, thekson Vokshi, janë pjesë edhe e rezolutës së inicuar nga grupi parlamentar demokratik kundër gjuhës së urrejtjes së shefit të ekzekutivit ndaj gazetarëve. Rezoluta pritet të kalojë në seancë plenare./abcnews.al

edi-rama-financial-times.jpg
G. P.14:28 | 23/03/2018

Zhgënjimin për mos hapjen ende të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama e ka shprehur edhe në një intervistë që ka dhënë për “Financial Times”. Kreu i qeverisë ka folur edhe për marrëveshjen me Greqinë, duke bërë të ditur se në verë dy vendet fqinjë kanë të gjitha mundësitë të bien dakort për kufijtë detarë dhe kompesimin e pronave të çamëve.

Duket se Shqipëria dhe Greqia e kanë vendosur, që të nënshkruajnë marrëveshjen deri në verë ndonëse negociatat ende nuk kanë përfunduar. Kryeministri Edi Rama këtë e ka shprehur në intervistën që ka dhënë për “Financial Time”.

“Deri në verë shpresoj se do të zgjidhim gjithçka”.

Kreu i qeverisë ka përfshirë në këtë zgjidhje edhe kompensimin për pronën e çamëve duke shtuar se Shqipëria dhe Greqia ishin ende teknikisht në luftë falë një tjetër trashëgimie të dytë botërore të luftës.

“Pra, 70 vjet histori nuk do të jetë më pengesë për rrugën drejt së ardhmes”.

Kryeministri Rama ka përsëritur edhe dëshirën për t’u shpërblyer për gjithçka Shqipëria ka bërë për të nisur bisedimet për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.

“Ne do ta gjejmë shumë të çuditshme nëse Shqipëria nuk do të fillojë menjëherë negociatat, pasi ka bërë saktësisht gjithçka që kërkohet të bëjë”.

Rama i bëri thirrje Komisionit Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve të pranimit në kohë në mënyrë që krerët e BE-së ta miratojnë atë në samitin e tyre të Qershorit. Ai vuri në dukje rëndësinë e Shqipërisë dhe vendeve fqinjë në uljen e flukseve të emigrantëve në bllok, duke shtuar se interesi dhe ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor, ndonëse ndonjëherë ekzagjeruar, ishte i vërtetë.

“Moska kurrë nuk hoqi dorë nga pikëpamja e rëndësisë gjeopolitike të rajonit, e cila nuk shihet nga shumë në Bashkimin Europian, me përjashtim të kancelares gjermane, Angela Merkel. Është çmenduri të mendosh se Ballkani Perëndimor mund të lihet mënjanë, të vetëm jashtë Europës”.

Disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian mbeten skeptikë rreth perspektivave të anëtarësimit mes “lodhjes së zgjerimit” pas krizës financiare të vitit 2008, problemeve të borxhit të eurozonës dhe votimit të Brexit në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëheqësit e bllokut do të takohen me homologët e tyre ballkanikë në një takim të posaçëm në Sofje në Maj./abcnews.al

IMG_1242-1280x854.jpg
G. P.15:45 | 13/03/2018

Edhe Partia Demokratike i kërkon kryeministrit transparencë, për ato që i quan lidhje me Rusinë. Nga selia blu, deputetja Oriola Pampuri, i ka kërkuar shefit të qeverisë, të zbardhë takimin që vetë pranoi, me pronarin e një biznesi rus, në listën e zezë të SHBA.

Oriola Pampuri: “Edi Rama pranoi drejtpërdrejt në TV mbrëmë, se ai është takuar me kompani ruse në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por ai, qëllimisht e anashkaloi emrin e kompanisë dhe detajet.

Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Kush i solli rusët e Gunvorit në zyrën e tij në Tiranë?
2. Çfarë u diskutua dhe u ra dakord me ta?
3. A ka Gunvor në Shqipëri një kompani të përbashëkt me Besnik Sulajn, mikun e ngushtë të Edi Ramës?
4. Çfarë marrëveshje ka bërë Edi Rama me Erdoganin për ndërtimin e Aeropotit të Vlorës nga një kompani që ndërton centrale bërthamore me kompani shtetërore ruse?

Gjithashtu Edi Rama duhet të përgjigjet:

1. Çfarë ka biseduar Damian Gjiknuri në Shën Petërsburg me Robert Noëikoskyn e Jurimexit, një personazh të cilësuar nga Senati Amerikan dhe Bashkimi Europian si person që rrezikon pavarësinë energjitike të Evropës?
2. Çfarë i është premtuar Jurimexit?

Të gjitha nyjet e drogës, krimit, pastrimit të parave, ndikimeve të paligjshme përfundojnë tek Edi Rama dhe familja e tij”./abcnews.al

lulzim-basha-2-1280x664.jpg
G. P.15:36 | 12/03/2018

Kryetari e PD Lulzim Basha ka përsëritur se shpenzimet e PD janë transparente dhe të rregullta.Kërkesës së mazhoracës se duhet të shkojë në prokurori, Basha i përgjigjet duke i kërkuar të kenë durim, e të presin rezultatin e hetimeve. Nga ana tjetër kryetari i PD tha se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe mbyllja e hetimeve për kokainën e Durrësit. Deklaratat i bëri pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku është përcaktuar strategjia e debatit të enjten në kuvend.

Lulzim Basha: “PD i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës, as dëshpërimet e Taulant Ballës nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë korruptivë po përgatiten dy mënxyra të mëdha: Sabotimi total i hetimeve të kokainës në Maminas dhe lirimi i Saimir Tahirit. Ndaj fokusi ynë është te interesi publik. Tek lufta ndaj krimit dhe lufta kundër drogës. Për të tjerat ju kujtoj që kemi qenë ne të parët, që kemi kërkuar verifikimin te prokuroria. Të presë Edi Rama verifikimin te prokuroria. Dje na doli një lajm që po na verifikoka dhe FBI-ja. Kur të verifikon FBI-ja, zakonisht nuk e di as presidenti i Amerikës. Nëqoftëse është ashtu të presim hetimet. Pse ngutet? Presim rezultatet e hetimit. Por ndërkohë mos të harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit, po përgatitet sabotimi total për hetimin e kokainës në Maminas”.

Pyetje: Keni të dhëna konkrete për këtë çështje?

Lulzim Basha: “Kemi të dhëna dhe denoncime jashtëzakonisht shqetësuese”./abcnews.al

alibeaj-1280x661.jpg
G. P.15:15 | 11/03/2018

Akuza qesharake për konspiracion rus janë deklaratat e përditshme të deputetëve socialistë në sytë e demokratëve, të cilët i thonë Kryeministrit Edi Rama se nuk mund ta ndihmojnë të fshehë dy të vërteta të mëdha.

Enkelejd Alibeaj: “Se ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane”.

Sipas deputetit Alibeaj, që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër. Por kryeministri nuk ka heshtur vetëm për këtë thonë demokratët nga selia blu.

Enkelejd Alibeaj: “Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish-ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian”.

Kërcënimi më i madh për Shqipërinë është bashkëqeverisja me krimin paralajmërojnë demokratët jo historitë me me rusë, spiunazh dhe destabilitet./abcnews.al

juncker-ne-tirane.jpg
G. P.16:01 | 26/02/2018

Komisioni Europian sqaron deklaratën e Presidentit Juncker bërë një ditë më parë në daljen publike me kryeministrin Edi Rama në Tiranë.
Zëdhënësi i Komisionit Europian, Alexander Winterstein, tha në një konferencë për shtyp se viti 2025, të cilit i është referuar Presidenti Juncker, është një datë indikative, e mundshme për zgjerimin e ardhshëm të BE-së.
Sipas tij, Presidenti Juncker e ka cilësuar 2025-n si datë motivuese për procesin e reformave të integrimit të vendeve të Ballkanin në BE, por anëtarësimi ëshë një proces i bazuar në meritën e secilit vend./abcnews.al

vlcsnap-error596-1280x720.jpg
G. P.21:46 | 26/01/2018

Polemika të ashpra pas ndeshjes së kampionatit në Vlorë. Trajneri i Flamurtarit, Duro, pretendoi për 3 penallti, ndërsa ai i Partizanit, Starova, akuzoi gjyqtarin për humbjen.

Kur vjen në fund fitorja shijon më shumë.
Padyshim kështu i ndodhi edhe trajnerit të Flamurtarit, Shpëtim Duro, që arriti një sukses të madh ndaj Partizanit.

Sukses për një sezon edhe më pozitiv në Superligë, por edhe ndaj ish-shokut dhe sot rivalit të tij, Starovës.
Duro nuk bën polemika në këtë pjesë.

Shpëtim Duro: “E kishim parashikuar si ndeshje e vështirë. Ndeshje që do përcaktohej nga episode dhe ashtu ndodhi. Sigurisht arritëm në këto momente shumë e rëndësishme eshte fitorja ndaj një kundërshtari direkt si Partizani. Po bëhet kampionati shumë i bukur. Sinqerisht them, por ne nuk kemi pretendime, sinqerisht të them, për titullin kampion sepse kemi përballë një Skëndërbe që është një skuadër e konsoliduar”.

Gjithsesi, polemikat nuk munguan kur u fol për gjyqtarin.

Shpëtim Duro: “Kemi marrë dy penallti në dy ndeshje miqësore në Turqi. Paskan qenë tre penallti për Flamurtarin. Kjo paska qenë e fundit. Të gjithë ata analistët e kanë gjykuar që kanë qenë të treja penallti, kështu që mua më vjen mirë sepse jam trajner vetë dhe humbje të tilla në momente të fundit nuk janë të mira akoma më shumë se nëqoftëse nuk janë të drejta”.

Shumë më i ashpër me arbitrin Enea Jorgji, ashtu siç pritej, trajneri i Partizanit, Sulejman Starova.

Sulejman Starova: “Zotëria i Elbasanit! Se çfarë ka pasur gjynahe me Vlorën, e nxorri me neve. Penallti 100 për qind për ne nuk e jep. Faull 100 për qind për ne te aksioni dhe për rrjedhojë të dy rastet e presionit që vjen nga publiku për prekjen me dorë janë kundër rregullores”./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono