deklarata

miranda-xhemalce-11-1280x720.jpg
nev ila13:48 | 14/11/2019

Arta Vorpsi u betua para noteres  Miranda Xhemalçe duke marrë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Në një prononcim për ABC Neës, noterja është shprehur se gjithçka e ka bërë sipas ligjit.

“Në praninë time duke më vënë në dijeni për çfarë bëhet fjalë. Në bazë të ligjit kam të drejtë të legalizoj nënshkrimet e shtetasve.

Kam legalizuar nënshkrimin e saj. M’u paraqit me kartë. Verifikova kartën dhe nga sistemi dhe kam bërë vërtetimin e nënshkrimit të saj, emër mbiemër.

Deklarata është 20 mijë lek të vjetra, 4mijë lek TVSh dhe 2 mijë lek taksa e pullave. Bëj mbi 10 deklarata në ditë të njerëzve të ndryshëm. Arta Vorpsi është klientja ime, që përpara 5 ose 6 vitesh ka ardhur ka noterizuar dokumente”, deklaroi noterja Miranda Xhemalçe.

Ajo gjithashtu tha se nuk është bërë asnjë ceremoni betimi në prani të saj. Nuk ka qenë një ceremoni betimi por thjesht ka legalizuar një deklaratë ashtu siç e dikton ligji.

Ndërsa për Arta Vorpsin, duke nënkuptuar qëllimin e saj nga formulimi i shkresës, këtë akt ajo e barazon me një betim të bërë sipas kërkesës së Kushtetutës, ndërkohë që për vetë noteren, ky është vetëm një deklarim i bërë në prani të saj, i cili nuk ka vlerën e një betimi, pasi ligji, sipas noteres, nuk i jep asnjë kompetencë të tillë./abcnews.al

 

petrit-vasili-lsi-1280x742.jpg
nev ila13:32 | 08/11/2019

Gënjeshtare dhe mashtruese është qeveria Rama për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Këtë e faktuan edhe në deklaratën e fundit të ministrisë së financave se rritja ekonomike për vitin 2020 do të jetë jetë 4,1 përqind vuri në dukje numri dy i kësaj partie.

Petrit Vasili argumenton edhe pse-në e kësaj akuze.

“Hap pas hapi Lëvizja socialiste për integrim sqaron se rritja ekonomike do të përgjysmohet krahasuar me çfarë deklaron qeveria. Në të dhënat e fundit që ka publikuar Banka Botërore, Petrit Vasili ka lexuar se bizneset shqiptare në masën 30 përqind ankohen se administrata tatimore publike u kërkon ryshfet. Këto shifra korrupsioni janë tre herë më të larta se mesatarja e vendeve të rajonit dhe dy herë më të larta se mesatarja në nivel botëror”– shprehet nënkryetari i Lsi.

Rritja ekonomike dhe mirëqenia imagjinare e qeverisë deklaron Petrit Vasili nuk duhet të pengojë shikimin e realitetit që sipas tij është shkatërrimi ekonomik dhe tronditja në themele të familjes shqiptare për shkak të varfërisë./abcnews.al

vucic-kurti.jpg
ent ela14:02 | 01/11/2019

Presidenti  i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha në intervistë të publikuar nga Express se nuk e sheh të arsyeshme të bisedojë me Albin Kurtin pas deklaratave të tij për mos-përfshirjen e Listës Serbe në qeveri. Vuçiç tha se vendimi i Kurtit është i kundërligjshëm dhe nuk është as në përputhshmëri me ligjet kosovare.

Presidenti serb pranoi se shqiptarët e shpallën pavarësinë, kanë elemente shtetësie dhe gati kanë vendosur kontroll në territorin me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha në intervistë të publikuar nga Express se nuk e sheh të arsyeshme të bisedoj me Albin Kurtin pas deklaratave të tij për mos-përfshirjen e Listës Serbe në qeveri. Vuçiç tha se vendimi i Kurtit është i kundërligjshëm dhe nuk është as në përputhshmëri me ligjet kosovare.

Vuçiç komentoi gjithashtu për televizionin serb Pink deklaratat e zotit Kurti për negociatat.

“Ai shah luan dobët për të luajtur kundër meje. Ka disa njerëz në Prishtinë që dinë të luajnë shah por ai nuk është njëri prej tyre.”

Vuçiç nuk e sheh se si do të mund të bisedonte me Kurtin dhe për këtë fajëson Kurtin.

“Nuk e di për çfarë të bisedoj, pasi, siç ka thënë Kenedi, të negociosh me dikë që thotë- ajo që është e imja, është e imja, eja të negociojmë për atë që është e jotja,- këtë lloj negociate nuk e pranoj”.

 

greqia-2.jpg
ent ela15:05 | 31/10/2019

Athina zyrtare reagoi pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev lidhur me problemet në zbatimin e kësaj marrëveshjeje pas jo-së së BE për dhënien e një date për hapjen e negociatave. Ministri i jashtëm grek Dendias tha se Greqia do vazhdojë të vëzhgojë nga afër plotësimin e kushteve të kësaj marrëveshje.

Greqia do të vazhdojë të vëzhgojë nga afër përmbushjen nga Maqedonia e Veriut të kushteve të vendosura në marrëveshjen e Prespës, tha ministri i jashtëm grek Dendias.

“Zoti Zaev po shfrytëzon edhe njëherë problemet e qenësishme të marrëveshjes së Prespës, të cilat ne i dinim dhe i kishim paralajmëruar tashmë. Marrëveshja tashmë ka dhënë rezultate dhe Maqedonia Veriore korr përfitime pasi rruga për integrimin në NATO është hapur. Qëllimi ynë është të zgjidhim problemet dhe të zbusim pasojat negative të marrëveshjes përmes rrugës evropiane. Për këtë arsye, ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër respektimin e plotë të përgjegjësive nga fqinjët tanë”.

Dendias kritikoi gjithashtu në deklaratën për Ekathimerinin të martën partinë kryesore opozitare SYRIZA, e cila nënshkroi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në 2018, duke kërkuar që ajo “të shqyrtojë përgjegjësitë e saj për një “Erga Omnes” problematike, duke përdorur një shprehje latine që do të thotë të drejta dhe detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë. Dendias tha gjithashtu se Syriza vazhdon ta paraqesë atë si një arritje.

Dendias e bëri deklaratën pasi kryeministri maqedonas Zaev tha në një deklaratë se pjesë të marrëveshjes që i dha fund një kontesti prej një dekade me Greqinë mund të ishte në rrezik, sepse disa nene lidhen me perspektivën e këtij vendi për anëtarësim në BE. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

KAJMAKU-PER-ARRESTIMIN.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela13:33 | 29/10/2019

Kryebashkiaku në detyrë i Vorës, Agim Kajmaku në kohën kur Partia Demokratike denonconte nga selia blu veprat e kryera prej tij në Greqi deklaronte se nuk ka qenë kurrë i arrestuar më parë. Përmes qëndrimeve publike, Kajmaku ka mohuar vazhdimisht një ndalim apo masë tjetër ndaj tij në kohën kur ka jetuar në shtetin grek, ndërkohë që personalisht kishte nisur betejën për të fituar pafajsinë. Pikërisht për këtë mosdeklarim të arrestimit të tij, Prokuroria i ka kërkuar KQZ-së t’i heq mandatin kryebashkiakut të Vorës.

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk përbën ndryshim nga ish-zyrtatë të tjerë që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit kur bëhet fjalë për reagimin që ka përballë akuzave për dënime të padeklaruara. Në kohën kur Partia Demokratike çdo ditë publikonte dokumenta që e implikonin Agim Kajmakun në vepra penale në Greqi nën identitetin Jorgo Toto, ky i fundit përbetohej në rrjetet sociale se nuk kishte qenë kurrë i dënuar në Greqi.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po s’ka problem se e vërteta vonon po nuk harron. Unë paskam urdhër arresti në Greqi dhe hykam e dilkam sa herë dua! Ja ku e kam që kam hyrë e kam dalë nga Greqia para se të dilte emri kandidat. E vërteta ime do vërtetohet siç e kam thënë, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Unë s’jam arrestuar dhe s’jam dënuar në Greqi po kam bërë punë me emër tjetër si gjithë shqiptarët. Po të isha në kërkim s’do hyja dhe dilja sipas qejfit!”

Por ndryshe nga reagimet e tij publike, Kajmaku në shtetin grek pas denoncimeve të PD nisi menjëherë procesin gjyqësor për të mbyllur hesapet për veprën e falsifikimit të monedhave për të cilën ishte arrestuar në 13 janar 2003. Në shtator të këtij viti kryebashkiaku i Vorës mori pafajësi nga Gjykata e Janinës. Por a do ta shpëtoj ky vendim Agim Kajmakun? Prokurori Arben Kraja në shkresën që ui ka drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i ka kujtuar këtij institucioini se drejtuesi i Bashkisë së Vorës përfshihet në përcaktimet e pikës 3, gërma “ç”, kreu III,  i vendimit nr.17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë.

“Vendimi nr.17/2016 i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për përcaktimim e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin Nr.138/2015.Vendimi Nr.17/2016 i Kuvendit ka miratuar Formularin e Vetëdeklarimit, sipas formatit të përcaktuar në Kreun III-të të tij. Ndërkohë në Kreun III-të, pika 3, gërma “ç”, thuhet se “pasyqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të, passjell përjashtimin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik”.

Në një rast të ngjashëm me këtë të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajamaku, KQZ i ka hequr mandatin ish-deputetit Dashamir Tahiri i cili edhe pse ishte dënuar për përdorim të parave të falsifikuara në Itali nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin e dekriminalizimit. /ABC News Albania 24/7

 

gazmed-bardhi-1280x694.jpg
nev ila16:12 | 28/10/2019

Partia Demokratike përmes një deklarate për shtyp nga Sekretari i saj i Përgjithshëm Gazmend Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e ka faktuar  që shenjat e gishtërinjve të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut dhe të Jorgo Totos përputhen.

“Agim Kajmaku u përpoq të mashtronte opinionin publik. PD solli fakte të pakundërshtueshme që Jorgo Toto i arrestuar në Greqi ishte kandidati i Ramës për Vorës. Sot denoncimi është provuar zyrtarisht nga Prokuroria, ku ka provuar denoncimin e PD. Rezulton që Interpol Tirana ka sqaruar se nga Interpol Athinë,nga krahasimi i gjurmëve të Agim Kajmakut ka përputhshmëri me Jorgo Toto. Më tej prokuroria ka sqaruar se Agim Kajmaku, kandidat i Ramës në Vorë, është i njëjti person me Jorgo Toton. Konfirmohet nga TIMS.Konfirmohet se Agim Kajamku ka patur dijeni se ka qenë në hetim në Greqi dhe se ndaj tij kishte proces gjyqësor në Greqi. Nga ana tjetër rezulton se ai ka kryer veprime për fshehjen e këtij fakti duke ndryshuar emrin e mbiemrin por as nuk ka deklaruar tek dekriminalizimi. Agim Ymer Kajmaku përfshihet. Pas vendimit të Prokurorisë, është rrëzuar. Rama nuk ka vullnet për të luftuar krimin pasi pushtetin e ka në lidhje me krimin. Të shkarkojë menjëher nga detyra, Agim Kajmakun i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar për një krim në Greqi ku duhej të dënohej deri në 10 vjet”, deklaroi Bardhi nga selia e PD./abcnews.al

PENDAROVSKI-PER-NEGOCIATAT.mpg_snapshot_00.15-1280x720.jpg
ad min16:11 | 20/10/2019

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski nuk do të ndërhyjë në vendimin e partive politike për zgjedhje të parakohshme. Zyra e Presidentit tha për ABC News se zoti Pendarovski pret lançimin e një forumi për dialog politik i cili do të ishte një platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme për vendin.

Zyra e Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, tha për ABC News se takimi i parë i liderëve i thirrur nga Presidenti, pas konkluzioneve të Këshillit Evropian, duhet të përqendrohet në riafirmimin e orientimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Zyra e shtypit e Presidentit Pendarovski vuri në dukje se në fjalën e tij drejtuar qytetarëve të vendit, Presidenti tha se me gjithë lajmin e marrjes në konsideratë të një marrëdhënieje speciale të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian, ky nuk është opsion për Maqedoninë e Veriut, e cila e konsideron integrimin euro-atlantik si të vetmen alternativë, dhe Presidenti pret konsensus nga udhëheqësit e partive politike në takimin e sotëm të liderëve.

Lidhur me shqetësimin e Francës për metodologjinë e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në, “Presidenti është i ndërgjegjshëm për shqetësimet dhe mbështet reformat e metodologjisë, duke pasur parasysh se Maqedonia e Veriut është plotësisht e përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të procesit negociues.”

Lidhur me deklaratat e udhëheqësve të partive politike për zgjedhje të parakohshme, Presidenti Pendarovski tha se ai nuk do të ndërhynte në atë vendim dhe ua lë partive politike.

Presidenti pret që takimi i lidershipit të sjellë lançimin e një forumi për dialog politik i cili do të ishte një platformë për diskutimin e çështjeve më të rëndësishme për vendin nën kujdestarinë e Presidentit në përputhje me pozicionin e tij kushtetues./ABC News Albania

Hajdari-Lita-1280x741.jpg
ent ela11:22 | 15/10/2019

Pas përplasjeve në grupin parlamentar demokrat Mes Korab Litës dhe Rudina Hajdarit ka reaguar sot edhe Korab Lita. Një ditë pas lajmit për zgjedhjen në krye të grupit parlamentar demokrat, Korab Lita ka sqaruar të vërtetën sipas tij. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e kuvendit, Lita u shpreh se Rudina Hajdari kishte dhënë dorëheqjen në mbledhje, ndërsa ai ishte zgjedhur përmes një procedure të rregullt.

Ai tha se në datën 10 tetor i është kërkuar zonjës Hajdari të largohet, gjë që është konfirmuar dhe nga vetë Hajdari në mënyrë verbale, ndërsa ai ishte zgjedhur përmes një procedure të rregullt.

“Sqaroj opinionin e më 10 tetor u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar të PD-së dhe u diskutua funksionimi i grupi parlamentar dhe i është kërkuar zonjës Hajdari të tërhiqet nga drejtimi i grupit. Hajdari deklaroi në mënyrë verbale dorëheqje. U propozuan 3 kandidatura”. /abcnews.al

memushaj-1280x720.jpg
Vladimir Prenga22:57 | 11/10/2019

Ledian Memushaj mbante shiritin e kapitenit ndaj Turqisë. Mesfushori, në lidhjen direkte me Supersport pas ndeshjes, u shpreh se Shqipëria mori një humbje të pamerituar.

“Na vjen shumë keq, nuk e meritonim të humbnim. Bëmë një ndeshje të mirë. Kishim raste, që duhet t’i shfrytëzonim më mirë. E dinim që do kishim raste. Në disa momente nuk shfrytëzuam pasim e fundit. Në fund morëm edhe golin, që nuk e meritonim”.

“Duhet të bënim më shumë dhe i kishim mundësitë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Na vjen keq që humbëm në momentin e fundit”, deklaroi mesfushori vlonjat, i cili është pjesë e Pescara në Itali. /abcnews.al

izet-haxhia-1.jpg
nev ila11:51 | 11/10/2019

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, ditën e sotme ka deklaruar se është tentuar eleminimi fizik i klientit të tij.

Në këto kushte, sipas Beqirit, ai e ka këshilluar Haxhinë, që të ndërpresë menjëherë deklarimet e tij përpara Prokurorisë së Krimeve të Rënda, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, derisa të merret në mbrojtje jeta e tij dhe e famijes, nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

Deklarata e Avokatit Idajet Beqiri:

“Izet Haxhia ndërpret menjëherë deklarimet kundër Sali Berishës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Jeta e tij dhe ë njerëzve të afërt të tij rrezikohet në mënyrë dramatike. Tentohet eliminimi fizik i tij .
Izet Haxhiaj, pasi ka deponuar plotë 4 ditë me radhë për 25 orë të qëndrimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë kundër krimeve të kryera nga Sali Berisha për periudhën 1991-1999, në datën 09.10.2019, kur është shoqëruar për të vazhduar deklarimit dhe për të paraqitur provat dhe faktet për çdo akuzë, makina që e shoqëronte ka bërë “aksident”, duke u përplasur. Izet Haxhiaj ka pësuar fraktura në kokë, ka patur të vjella dhe është çuar me urgjencë në Spital.

Për katër ditët që Izet Haxhia ka dhënë deklarimet e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pas kallëzimit penal të bërë prej tij kundër Sali Berishës në muajin dhjetor 2018, bota e krimit është aktivizuar me një egërsi të paimagjinueshme, sidomos në rrjetet sociale, kundër Izet Haxhisë, njerëzve më të afërt të tij si dhe mbrojtësve ligjor të tij. Strukturat e shtetit, institucionet përkatëse ligjzbatuese, megjithëse i shohin këto reagime, shantazhime, kanosje serioze për vrasje etj, nuk i marrin në mbrojtje, për t’u siguruar jetën, së paku Izet Haxhisë, këtij dëshmitari okular që me prova dhe me fakte të pakontestueshme po denoncon krimet më të rënda që janë kryer prej ish presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha në vitet 1991-1999, duke i sjell vendit dhe familjeve shqiptare plagë të rënda dhe tragjike.
Në kushtet e mësipërme mbrojtësi ligjor i ka rekomanduar Izet Haxhiaj ndërprerjen e menjëhershme të deklarimeve të tij para Prokurorisë së Krimeve të Rënda kundër Sali Berishës, derisa të marrim garancitë e plota nga institucionet ligjzbatuese të shtetit shqiptar për jetën e tij dhe të njerëzve të afërt të tij”, shkruan Beqiri në deklaraten e tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono