dedikim

BRUNO-SHLLAKU-PER-SHFAQJEN-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.31-1280x720.jpg
ent ela16:15 | 15/06/2019

Shfaqja “Të korrat e gjelbërta” vjen nga Bruno Shllaku në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë. Shllaku këtë pjesë e ka shkruar vetë, frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumbit “Rrno për me tregu” .  Këtë dramë  Bruno Shllaku e ka dedikim për intelektualët e persekutuar.

Bruno Shllaku vjen kësaj here si dramaturg, regjisor dhe aktor në dramën “Të korrat e gjelbra”.

Ngjarjet e së cilës zhvillohen në harkun kohor 1945-1967.

Të gjithë personazhet në letër i ka patur të projektuar se kush do i interpretonte.

Kjo vepër është një dedikim për të pafajshmit, të cilët as dje dhe as sot nuk marrin vendin e merituar sipas  Bruno Shllakut.

Ndërsa vetë i jep frymë memories kombëtare. Shfaqja pas Tiranës do të rrugëtojë në disa qytete evropiane. /ABC News Albania 24/7

fjolla-juxhin-dauti-933x445.jpg
nev ila19:10 | 24/05/2019

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të përfolura në mediat rozë, jo vetëm për këngët e saj, por edhe për jetën private. Bëhet fjalë për Fjolla Morinën. Projekti i saj i fundit muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi, “Si ta pranoj” po komentohet prej disa ditësh në media për tekstin e këngës po ashtu edhe për klipin.

Këngëtarja ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ku zbuloi më tepër detaje rreth këngës dhe klipit të saj të ri.

“Kjo këngë nuk është bërë vetëm për një person, por për njerëzit që i humbim nga jeta, të dashurit tanë. Rozana Radi e ka bërë tekstin. Jam ndjerë mirë, por ka qenë edhe e vështirë për mua sepse kjo pjesë është e ndjeshme. Ne s’duam ta pranojmë vdekjen, por është diçka që na përfshin të gjithëve. Unë e kam bërë për të gjithë njerëzit që kam humbur nga jeta, miqtë e mi, familjarët, ia dedikoj njerëzve të mi të dashur që nuk jetojnë më. Kemi xhiruar në orën 22:30 në varreza. Nuk deshëm të xhirojmë natën në fakt, por ashtu ndodhi sepse nuk na premtoi koha. Ka qenë shumë i vështirë realizimi i këtij projekti dhe ka marrë 8 muaj kohë”, tha këngëtarja./tvklan.al

ismalil-mqemali.jpg
G. P.18:28 | 12/01/2019

Akademia e Shkencave ngre një grup pune për të nderuar themeluesin e shtetit shqiptar Ismail Qemalin për 100-vjetorin e vdekjes. Anëtari i Akademisë, Myzafer Korkuti, thotë se përgjatë këtij viti do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për Ismail Qemalin.

Asambleja e Akademisë së Shkencave në mbledhjen e saj ka marrë vendimin për ngritjen e një grupi pune, për të realizuar disa aktivitete për nderimin e figurës së Ismail Qemalit në kuadër të 100-vjetorit të vdekjes së tij. Anëtari i Akademisë dhe ish-kryetari i këtij institucioni, Myzafer Korkuti thotë se Akademia do të bashkëpunojë me institucionet e tjera për realizimin e një konference shkencore, ku do të pasqyrohet e plotë figura e themeluesit të shtetit shqiptar në këtë përvjetor.

Korkuti është i mendimit se në këtë vit duhet të realizuar edhe një konkurs për realizimin e një shtatorje  për Ismail Qemalin, por kujtojmë se edhe për festimet e 100-vjetorit të pavarësisë u organizua një konkurs dhe veprat e paraqitura u vlerësuan si të parealizuara nga juria, ndaj u vendos që shtatorja e Ismail Qemalit, e cila ndodhej në muzeun Historik Komëbtar të vendosej në sheshin afër presidencës.

Krahas Akademisë së Shkencave edhe Muzeu Historik Kombëtar ka deklaruar më herët se ky vit do t’i kushtohet figurës së Ismail Qemalit, i cili ka qenë firmëtari i parë i aktit të pavarësisë. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono