debati

edi-paloka22.jpg
R D23:18 | 03/12/2019

Edi Rama e pati sërish sonte një thirrje për Lulzim Bashën, por në emër të këtij të fundit u përgjigj Edi Paloka.

Ai i thotë kryeministri se ky nuk është momenti që politikanët të bëjnë foto bashkë, por është koha që të ketë veprim konkret. Kësisoj Paloka i persëriti Ramës një nga tre kërkesat e opozitës: Të anulojë PPP-të dhe paratë e tyre ti vendosë në sherbim të situatës emergjente.

Statusi i Palokës në facebook:

Nuk eshte koha per foto te perbashket te politikaneve, por qe politika dhe politikanet te jete prane qytetareve! Opozita eshte ne sherbim te qytetareve dhe prane tyre.

Qeveria ka nje detyrim: Te lere fjalet dhe te kaloje ne veprime konkrete. Qytetaret kane nevoje urgjente per zgjidhje. 150 milion dollare te ndara kete vit per 10 oligarket duhet t’i kalojne menjehere nevojes qe kane qytetaret per strehim! Koha nuk pret!

Lexo edhe: Rama-Bashës: Mos bëj sikur ke humbur ti shtëpinë. Boll me zymtësi!

ceka.jpg
nev ila18:04 | 15/11/2019

Specialistët e cilësojnë planin e menaxhimit të Butrintit pa risi të mëdha nga plani i 20 viteve më parë, si dhe të pa zbatueshëm bë  terren. Arkeologu  Neritan  Ceka thotë se ka edhe gabime shkencore, pasi janë përjashtuar të gjithë arkeologët shqiptar.

Seanca e parë e diskutimit me specialistët e planit të menaxhimit të Butrintit u shoqërua me debate të forta. Ajo u zhvillua pa pranin e kamerave.  Arkeologu Neritan Ceka  nënvizon faktin se konceptimi i Butrintit si qytet grek dhe romak është gabim shkencorë i cili ka ardhur për shkak të politikës përjashtuese të specialistëve vendas sipas Cekës.

Ish -drejtori i parkut kombëtar tw Butrintit, Auron Tare i cili është pro planeve menaxhuese, për çdo sit arkeologjik   ky plan, sipas tij nuk përben risi krahasuar me atë të  krijuar prej tij 20 viteve më parë.

Ndërsa Ceka e cilëson të pazbatueshëm.

Menaxhimi i Butrintit nga fondacionet për Auron Taren është mënyra e duhur, por jo i mbikëqyr apo i drejtuar nga Ministria e Kulturës si në këtë rast , gjë që ky koncept  thekson Tare është kundërshtuar edhe nga ICOMOS.

Pas kësaj tryeze pritet që të zhvillohen edhe takime të tjera me grupet e interesit,  më pas plani i menaxhimit  do të kalojë në Kuvend për të marrë ose jo miratimin./abcnews.al

LR_I178880INT1W.mp4_snapshot_01.53.jpg
ent ela14:39 | 15/10/2019

Takimi i ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian ka hyrë në një fazë të ndezur të debatit. Gazetarja Erisa Zykaj raporton për “ABC News” se Franca nuk pranon të tregohet fleksibël as për Maqedoninë e Veriut dhe as për Shqipërinë.

Siç u shpreh publikisht para fillimit të takimit, ministrja për çështjet europiane, Amélie de Montchalin insiston, se nuk mjafton aprovimi i reformave të vendosura si kushte për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, por duhet edhe zbatimi i tyre.

Hollanda i bashkohet qëndrimit të Francës; sipas artikulimit të bërë nga ministri Stef Blok, se Maqedonia duhet të aprovojë ligjin për Prokurorinë Special, ndërkohë që Shqipëria ka ende punë për të bërë dhe nuk është  gati për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Presidenca finlandeze po përpiqet që të arrijë një kompromis midis ministrave të jashtëm, por deri tani, burime të ndryshme të shteteve anëtare konfirmojnë për ABC News, se arritja e një marrëveshje sot do të ishte tepër optimiste.

“Asnjë nuk pret marrëveshje sot” janë shprehur këto burime për ABC News.

Kjo konfirmohet edhe nga vetë qëndrimi i Francës dhe Hollandës, që flasin së pari për plotësimin e kritereve para së të hapen negociatat me të dyja vendet. /abcnews.al

 

debati-erisa-kumabro.mp4_snapshot_02.49-1280x720.jpg
ent ela21:52 | 25/09/2019

Është kthyer në një debat të ashpër dhe argumenta kundërshtues hapja e negociatave për Shqipërinë më 18 tetor, mes deputetes Mirela Kumbaro dhe gazetares së ABC News në Bruksel Erisa Zykaj. Deputeja socialiste Kumbaro i referohet dokumentit të Deutche Welles, ku thuhet që është dhënë OK nga deputetë gjermanë për të hapur negociata me Shqipërinë ashtu sikurse janë dhënë dy kushte që duhen zbatuar deri në komferëncën e parë të antarësimit dhe të tjerat në konferencën e dytë të anëtarësimit.

Ndërsa sipas gazetares Zykaj teksti i Bundestagut përmban 9 kushte, ndërsa për fazën e parë ka dy kushte, që janë gjykata kushtetuese dhe e lartë të jenë funksionale dhe reforma zgjedhore. Hapja zyrtare e negociatave do të ndodhë po të plotësohen këto dy kushte

Kumbaro: Data 18 tetor do jetë data për marrjen e vendimit për çeljen e negociatave. Referuar njoftimit nga Deutche Ëelle thuhet që është dhënë OK nga deputetë gjermanë për të hapur negociata me Shqipërinë ashtu sikurse janë dhënë dy kushte që duhen zbatuar deri në komferëncën e aprë të antarësimit dhe të tjerat në konferencëne dytë të antëarësimit.

Zykaj: Unë bazohem te teksti i Bundestagut nëse nuk i pëlqen zonjës Kumbaro nuk është interpetimim. Teksti i Bundestagut përmban 9 kushte. Për fazën e parë ka dy kushte gjykata kushtetuese dhe e lartë të jenë funksionale dhe reforma zgjedhore. Hapja zyrtare e negociatave do të ndodhë po të plotësohen këto dy kushte dhe mbledhja ndërqeveritare ndodh pas plotësimit të 7 kushteve.

Kumbaro: Unë i referohem Deutche Welle-s.

Zykaj: Për Maqedoninë e Shqipërinë ka ndryshim thelbësor. Për Shqipërinë është përpara se të hapen negociata, për Maqedoninë jepet drita jeshile dhe pastaj korniza negociuese. ka ndryshim  thelbësor, nuk kuptoj pse duhet mohuar. Kjo shpresoj zonja Kumbaro që të kemi lexuar të njëjtin tekst./abcnews.al

 

 

bernie-sanders.jpg
ad min12:40 | 13/09/2019

Ish zv/presidenti amerikan Joe Biden mund të quhet fituesi i debatit të tretë të demokratëve në kuadër të zgjedhjes së kandidatit për presidencialet e 2020-s. Por analistët shprehen se protagonist i vërtetë ishte ish presidenti Obama, i cili u lavdërua nga të gjithë.

Të gjithë kundër Donald Trump, i cilësuar si i rrezikshëm, presidenti më i keq në historinë amerikane, të cilit që nga 1 Janari 2021 amerikanët do i thonë lamtumirë. Por objektivi i përbashkët në sallën e universitetit të Houston, ishte Joe Biden, i cili deri tani konsiderohet si rivali kryesor i republikanit Trump. Debati i tretë i demokratëve nxori në pah dhe dy rrymat e ndryshme që ekzistojnë brenda partisë, ajo e moderuar dhe ajo më liberale. Por sipas analistëve një gjë e tillë nuk ka ndikuar aspak në zhvendosjen e ekuilibrave.

Sulmeve të senatorit socialist Bernie Sanders që e akuzoi se kishte votuar pro luftës në Irak, ish-zëvendës presidenti amerikan i është përgjigjur me vendosmëri, madje duke mbrojtur dhe programin e “Obamacare”. Madje Biden arriti të ruante qetësinë dhe përballë teksanit Julian Castro, i cili u tall me të për shkak të humbjeve të kujtesës; duke e akuzuar se fshihej pas hijes së Obamës.

Një taktikë kjo e Kastros që rezultoi në një bumerang. Dhe nëse janë 10 kandidatët që pretendojnë emërimin përfundimtar, nga debate i tretë u bë e qartë se Obama vijon të mbetet figura më e vlerësuar brenda demokratëve. Para debatit Biden publikoi një video ku lavdëronte ish-presidentin, duke akuzuar më pas kundërshtarët brenda partisë së tij se po rrezikojnë trashëgiminë e ish-presidentit që është aktualisht e kërcënuar nga Trump.

Duke marrë për shembull shëndetësinë, Biden propozoi zgjerimin e “Obamacare”. Ndërsa Bernie Sanders premton asistencë shëndetësore falas për të gjithë ata mbi 65 vjeç, Biden e pyet se kush do të paguajë faturat. Ndërsa teksani tjetër Beto O’Rourke, u përqendrua më shumë tek armët duke qenë se El Paso vetëm pak ditë më parë ishte skena e masakrës së radhës me 7 viktima.

Senatorja kaliforniane Kamala Harris ra në sy për kritikat e saj ndaj Trump duke thënë se ai po përhapte frikë, urrejtje dhe përçarje. Menjëherë pas përfundimit të debatit kreu i Shtëpisë së Bardhë, Trump reagoi me një mesazh në Tëitter ku shkruante se idetë e demokratëve bien në kundërshtim me vlerat dhe interesat e amerikanëve të zakonshëm: Nëse nuk do të ketë surpriza, kundërshtari im do të jetë Joe Biden./ABC News Albania 24/7

perplasja.jpg
ad min14:00 | 12/09/2019

Dy deputetë në Kosovë janë përfshirë në një përplasje fizike jashtë studios së televizionit “T 7” menjëherë pas përfundimit të debatit. Sherri ka ndodhur mes Haki Abazit nga lëvizja “Vetëvendosja” dhe Dardan Molliqajt nga PSD.

Gazeta “Express” në Kosovë raporton se mbrëmjen e së enjtes debati mes dy kandidatëve për deputetë, Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe ai nga koalicioni PSD-AAK, Dardan Molliqaj ka përfunduar në përleshje fizike.

Abazi dhe Molliqaj u përplasën disa herë verbalisht gjatë gjithë debatit në “Pressing T7”, duke ofenduar njëri-tjetrin. Abazi iu drejtua Molliqaj duke i thënë që të mos e thërrasë Hakia, pasi është gjini femërore, por ta thërrasë Hakiu.

Kurse Dardan Molliqaj ia ktheu se dukej pak si femër. Pas përfundimit të pjesës së parë të emisioni “Pressing”, Abazi dhe Molliqaj janë përplasur fizikisht. E nëse Abazi i Vetëvendosjes denoncoi rastin në polici, Dardan Molliqaj ka mohuar çdo akuzë duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë përplasje fizike./ABC News Albania 24/7

SHBA-DEBATI-ABC-1280x720.jpg
nev ila19:00 | 30/08/2019

10 janë kandidatët demokratë për Shtëpinë e Bardhë, të cilët janë kualifikuar nga partia për të marrë pjesë në debatin televiziv, ku do të prezantojnë platformat e tyre për fushatën e zgjedhjet presidenciale.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhjetë kandidatë janë kualifikuar për debatin e ardshëm të demokratëve në prag të zgjedhjeve paraprake në kuadër të presidencialeve.

Zgjedhjet do të mbahen në 2 shtator.

Kanidatët janë: Xho Bajdën, Kori Buker, Pete Batgieg, Julian Kastro, Kamala Harris, Ami Klobuka, Beto O Rurk, Berni Sanders, Elizabet Uoren dhe Endrju Jang.

Parametrat e vendosur nga partia për kualifikimin në debat përjashtuan menjëherë gjysmën e kaandidatëve ende në garë: çdo kandidat duhet të mblidhte deri mbrëmjen e së enjtes të paktën 130 mijë donator të vecantë dhe të merrte 2 për qind të paktën në katër sondazhe.

Mes kandidatëve më të rëndësishëm që mbetën jashtë debatit janë guvernatori i Montanës, Stiv Bullok, shkrimtarja Marian Uilliamson dhe deputetja Tulsi Gabard.

Për në tetor është parashikuar një debat tjetër me të njëjtat parametra pranimi, disa kandidatë janë shumë pranë kualifikimit, për këtë arsye numri i pjesëmarrësve mund të jetë më i lartë.

Zgjedhjet paraprake të demokratëve për të zgjedhur kandidatin që do të garojë me presidentin Donald Trump do të nisin zyrtarisht në 13 shkurt të 2020-ës në Ajoua./ABC News Albania 24/7

fieri-autobuse.jpg
ad min19:53 | 20/08/2019

Një person i identifikuar nga policia ka dalë nga mjeti i tij privat dhe ka gjuajtur 6 herë në ajër me armë zjarri duke i prerë rrugën një autobusi të linjës së plazhit në zonën e Semanit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kulla e Ujit” në Fier. Mjeti ishte i mbushur me pasagjerë. Sipas dëshmive të banorëve të zonës autori mësohet se kishte debatuar më herët me drejtuesin e autobusit, i cili ishte i ndaluar në rrugë duke i kërkuar që të hapte rrugën.

Në debat e sipër personi në fjalë ka marrë armën nga automjeti i tij dhe ka gjuajtur në ajër para autobusit. Policia është vënë në kërkim të autorit./ABC News Albania 24/7

debati-teatri.jpg
ad min11:36 | 29/07/2019

Ambasadori i delegacionit evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi këtë të hënë se çështja e teatrit kombëtar është shumë delikate dhe e politizuar. Gjatë një konference, Soreca tha se nuk i takon ambasadës të vendosë nëse duhet të bëhet një ndërtesë e re apo jo pasi kjo është diçka që u përket autoriteteve shqiptare.

Soreca theksoi se BE i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që të jenë në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik.

“Seriozisht dëshiroj të them se kjo çështje është shumë e rëndësishme dhe është pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare në të cilën janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja dhe interesa. Për këtë arsye kjo është një çështje delikate, por edhe e politizuar. Nuk duhet të jemi ne ata që duhet të themi nëse duhet të ketë një ndërtesë të re ose rinovim të së vjetrës këtë detyrë e kanë autoritetet shqiptare. Ashtu siç e dini dhe ju pozicioni jonë për këtë çështje ka qenë mjaft i qartë që nga muaji shtator i vitit të shkuar. BE i ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare që ata të jenë gjithnjë në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit publik të BE-së dhe të sigurohen që të kenë qasje jodiskriminuese në treg. Ky parim duhet të udhëheqë autoritet shqiptare dhe me ato që kemi kuptuar ne është lëshuar tender i ri për zhvillimin e mëtejshëm. Është e rëndësishme që të ketë kritere të qarta dhe transparente për aplikuesit, pra atij që do jetë i suksesshëm për këtë projekt dhe që të ketë një qasje të drejtë dhe të transparente për këtë çështje”, tha Soreca.

Ligji për teatrin u rikthye në Kuvend nga Presidenti, por u kalua sërish nga deputetët e mazhorancës. Megjithatë disa ditë më parë Presidenti i Republikës e kaloi këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.

Në lidhje me këtë gjë ka folur edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger, i cili në një letër drejtuar Aleancës së Mbrojtjes për Teatrin është shprehur se duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Për ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë është e rëndësishme që të respektohet ligji dhe shteti i së drejtës.

“E kam ndjekur deklaratat e Thomas Greminger, i cili më pas nxorri dhe një deklaratë tjetër për të qartësuar më shumë pozicionin apo qëndrimin e vet. Mendoj se kjo çështje është subjekt i një debati të madh në Shqipëri dhe për ne është e rëndësishme respektimi i ligjit dhe shtetit të së drejtës. Për këto procedura të tenderit duhet të jenë në përputhje me të BE-së. Me ç’di unë tenderi është i hapur deri në shtator. Edhe një gjë e rëndësishme është edhe çështja e konkurrencës së lirë dhe të drejtë. Procedura e tenderit do të jetë e hapur deri më 19 Shtator”, tha Soreca./abcnews.al

PROVOKACIA-5-KORRIK-DENAR-BIBA-PJESA-1.mpg_snapshot_01.38-1280x720.jpg
ent ela20:45 | 05/07/2019

I pyetur në lidhje me debatin e zhvilluar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, nënkryetari i KQZ-së denar Biba shprehet se në fillim kryetari kërkoi hetim administrativ dhe më pas ndryshoi qasje duke kërkuara hapjen e kutive në të gjithë vendin. Sipas tij kjo kërkesë nuk ka as bazë ligjore dhe as morale, teksa jep shpjegimet për secilën.

“Kryetari e ka kërkuar edhe gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ për të parë pse ka mospërputhje. Zguri duhet ta dijë më mirë se kushdo tjetër se në atë institucion ka që nga ’97, duhet ta dijë se informacioni nuk vjen në mënyrë elektronike. Kryetari kërkoi hetim, e kam mbështetur dhe kam thënë që të bëhet hetim me çka ndodhi në KQZ. Vetëm disa minuta më pas Zguri ndryshoi qasje dhe nga hetimi administrativ kërkoi hapjen e të gjitha kutive në rang vendi.

E di kur përfundon shpallja e rezultatit nëse hapen kutitë e votimit. Në tetor-nëntor. Kërkesa duhet të ketë moral dhe bazë ligjore. Kërkesa nuk ka bazë ligjore dhe nuk ka detyrim ligjor, nuk ka ansjë detyrim ligjor në kodin zgjedhor që të detyrojë a ngarkojë KQZ me detyrim për të dhënë informacion lidhur me pjesëmarrjen.

Te morali, Zguri që në fillim nuk i ka pranuar zgjedhjet. Dekreti i Presidenti vazhdon të jetë në fuqi dhe zgjedhjet janë nul për të. Këtu ka diçka që nuk shkon dhe tani kërkon të heqë njollën për një gjë që nuk ekziston sipas tij”.

I pyetur nëse e përjashton situatën ku komisionerë në terren të kenë futur letra në kuti më shumë se duhet, Biba shprehet se kjo do ishte vetëvrasje për ta. Ai nuk del dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por i beson llogjikes. Sipas tij nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë se në ato bashki ku u kontestua rezultati, ishin bashki me një kandidat të vetëm.

“Fletëvotimi është tjetër gjë dhe pjesëmarrja tjetër gjë. Aq njerëz sa kanë marrë pjesë në votim duhet të korrespondojnë më numrin në momentin që mbyllet votimi, komisioni mbyll procesverbalin ku shënohet dhe shifra e pjesëmarrësve dhe fletëvotimeve që u përdorën nuk u përdorën, të vlefshme, të pavlefshme dhe libri origjinal dhe një kopje futen në kuti dhe mbyllet e nuk hapet asnjëherë. Kutia me vota rihapet, bëhet numërimi dhe del rezultati.

Dhe do ishte vetëvrasje për ata komisionerë, operacioni do kërkonte super organizim. Çdo veprim kërkon një arsye. Në 6 nga 7 bashkitë e kontestuar ku kishte probleme dukshëm mes votave dhe pjesëmarrësve ishin të gjitha bashki me një kandidat të vetëm. Ishte krejtësisht i panevojshëm shtimi i votave. Përputhshmëria e tyre është matematikisht e pamundur. Dhe mbi të gjitha kjo nxjerr në pah një tjetër paradoks.

Nuk e përjashtoj dhe nuk dal dorëzanë për mbi 25 mijë komisionerë, por besoj dhe te llogjika më thotë që ka qenë e panevojshme dhe këto materiale zgjedhore janë aty dhe në 3 muaj janë te arkivi i shtetit dhe çdo gazetar në respekt të informimit mund t’i aksesorë”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono