debat

vlcsnap-error506-1280x720.jpg
us er15:12 | 05/01/2018

Kryeministri polak Mateus Moraviecki dhe babai i tij deputet si dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit në vend, janë përfshirë në debat për sa i përket cështjes së emigrantëve.
Një debat familjar mund të konsiderohet ai në Poloni për sa i përket pritjes së emigrantëve në vend. Kornel Moraviecki, deputet dhe kryetar i dhomës së ulët të parlamentit, si dhe babai i kryeministrit aktual Mateus Moraviecki, në intervista të ndryshme mbështeti idenë e pranimit nga ana e Polonisë të 7 mijë refugjatëve të cilët nuk kanë pse të përbëjnë një problem për vendin. Ai tha se djali i tij është bindur që të pranojë në Poloni një grup të vogël emigrantësh. Por kryeministri polak, nga ana e tij përgënjeshtroi babain e tij duke u shprehur se e njihte shumë mirë deputetin në fjalë. Ai shtoi se babai itij mund të kishte mendime interesante dhe radikale por ato nuk mund të ndryshonin qëndrimin e qeverisë që ai drejton. Kryeministri këmbënguli se motoja e ekzekutivit të tij është: të ndihmojmë vendin dhe të krishterët në radhë të parë pasi ata vuajnë më shumë.
I pyetur nëse ekzistonte ndonjë mundësi për refugjatët që synojnë të qëndrojnë në Poloni, kryeministri tha se nëse do të ndodhte ai do e lejonte vetëm me një kusht: që brenda pak kohësh të ktheheshin në vendet e origjinës.
Edhe zëdhënësja e qeverisë polake përgënjeshtroi deklaratat e babai të kryeministrit duke thënë se deputeti Kornel Moraviecki ka të drejtë si deputetët e tjerë të shprehë mendimin e tij. Por ky mendim nuk ndikon në qëndrimin e qartë të qeverisë ndaj çështjes së emigrantëve./abcnews.al

vlcsnap-error626-1280x720.jpg
us er16:47 | 07/12/2017

Pas tre orësh debat, Komisioni i Ligjeve ka miratuar procedurën për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm me një prokuror të përkohshëm dhe zgjedhjen e këtij të fundit me shumicë të thjeshtë.
Opozita braktisi komisionin në momentin e votimit pas një debati të gjatë ku palët sqaruan me detaje pozicionet e kundërta.
Kryetari socialist i komisionit dhe deputetët socialistë kanë përcjellë qëndrimin e mazhorancës se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 7 dhjetor, e sipas nenit tranzitor të ligjit për prokurorinë, vendimi për zëvendësimin me një prokuror të përkohshëm, në kushtet kur KLP, organi që e zgjedh, ende nuk është ngritur. Socialistët deklarojnë se zëvendësuesi i përkohshëm i Llallës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë, bazuar edhe në memot rekomanduese të OPDAT e EURALIUS.
PD dhe LSI kanë qëndrim të kundërt. Sipas tyre, ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë është Kushtetuta, sipas të cilës, është KLP e jo Kuvendi ai që cakton mbarimin e mandatit të Llallës, si dhe propozon prokurorin e ri të përgjithshëm. Oerd Bylykbashi dhe antarët e PD e LSI në Komision kërkojnë referencë në Kushtetutë edhe për zgjedhjen e prokurorit, qoftë ky i përkohshëm./abcnews.al

vlcsnap-error862-1280x720.jpg
us er21:20 | 04/12/2017

Publikisht deklaron se mban në duar dokumente që vërtetojnë se janë vjedhur 220 milionë euro.

Sipas ish kryeministrit Sali Berisha historia fillon në vitin 2015 kur një kompani ofrohet të ndërtojë impiantin e përpunimit të mbetjeve në Elbasan. Dhe qeveria Rama brenda një dite bën 9 veprime në kundërshtim me ligjin tha berisha.
Të njëjtit person i dhanë edhe impiantin e Fierit, ku sipas tij përsëritet e njëjta histori shitblerje.
Nuk mbaron këtu afera sipas Sali Berishës.
Të gjitha këto për kreun e grupit të deputetëve socialist janë thjesht gënjeshtra e rradhës.
Debati për të vërtetën apo jo dhe shifrat e deklaruara u mbyll me replika e kundër replika./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono